Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 126
  1. #81
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Me demek sipas Bizantineve (ie ALBO) Grekia qenka 'partner strategjik' i Shqiperise e jo 'kercenim strategjik'.

    Pa he more Albo, na i shtjello pak idete ne 'point form' qe ta dime. Mbi te gjitha,
    interesat e Shqiptareve u shtjelluan para 135 vjetesh nga Eterit e Kombit dhe te garantoj une nuk jane ne nje linje me shtetet Bizantine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qafir Arnaut : 24-02-2005 mė 13:37

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e hi82
    Anėtarėsuar
    11-01-2005
    Vendndodhja
    ATHINE, GREQI
    Postime
    15
    Citim Postuar mė parė nga Seshat
    Falemnderit per konfirmimin. Nuk ishte nevoje, megjithate suksese djale i mbare. Na u befsh ndonje avokat qe ta rishkruash sa me mire dhe ti historine.
    ironi e bukur e? nejse.
    shume bukur e beke politiken dhe historine zotrote. sepse ato qe thoni jane dotrat e pseudonacionalizmit te shkolles se partise. Kush ju tha te lexoni historine greke? lexoni historine e nje shteti tjeter, psh france zvicer (zvicra eshte shtet asnjeanes keshtu qe bombe fare).
    Librat qe beme ishin angleze Richard Clog dhe jo te Enver Hoxhes apo Abdi Baletes

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Greqia e fitoi pavaresine e saj ne 1820, e di kush ishin ne krye te levizjes per pavaresi greke? Vete arvanitasit shqiptare qe nuk i shohin greket si armiq por si vellezer pasi ndajne me ta nje fe, nje tradite dhe kane bashkejetuar per mijra vet ne te njejten toke. E di cila ishte enderra e arvanitasve shqiptare? Bashkimi i Shqiperise me Greqine e pavarur ne menyre qe edhe shqiptaret ti shpetonin pushtimit turk. E ke idene se cfare viti jane debuar camet nga Greqia dhe sa vjet camet kane jetuar e punuar ne shtetin grek si shtetas greke me pasuri, pune e zakonet e tyre? Gati 100 vjet. Por ti nuk e ke idene pasi te pelqen te perseritesh si papagall parrulat e xhaxhit Enver dhe propoganden italo-turke qe jane ne nje linje kunder Greqise.
    Pushtuesit turko-italiane u mesojne shqiptareve qe te ruhen nga rreziku grek, kur Greqia ka 2 milion shtetas se saj me kombesi shqiptare, pasi vetem keshtu largohet vemendja nga pushtuesit dhe shkaterruesit e vertete te Shqiperise.
    Plotesisht dakort. Arvanitasit te zbritur ne greqi dhe kryesisht ne zonen e peloponezit ose sic quheshe "greqia e vjeter" (Palaia Ellada ndryshe nga "shtetet e reja" te cilat hyne ne greqi me luftat ballkanike), pothuajse gjysma e popullsise ishin arvanitase dmth te origjines dhe gjuhes shqipe te cilet kishin perqafuar pasaporten greke dhe prej te cileve dolen nacionaliste te medhenj greke si psh Pavlos Kunturiotis apo Theodhoros Pangalos (gjyshi) i cli diktator ne vitet 25-26 deklaron nje politike vllazerimi greko-shqiptar dhe sulmon bullgarine e cila synonte zonen e Makedonise.
    Camet te cilet ishin ne zonat e tyre ne zonen e Epirit dhe kryesisht ne Filates dhe Paramithia me marveshjen e ndrimit te popullsive janar23 si mylsymane duhet te shkonin ne turqi (sepse dhe ne bizant dhe tek otomanet feja ishte kriteri kryesor i shtetesise) por atehere nderhyn shqiperia me kurizin e italise tek oranizata e kombeve dhe ndalohet marveshja per camet kryesisht dhe me pergjigjen Pangalos me 25 qe camet do rine ketu.
    Reth 3000 came shkuan ne Turqi ndersa numri i cameve qe mbeten ne greqi si minoritet u rregjistrua ne 20000. dhe kjo nuk besoj te jete genjeshter sepse 1. Deklarohen dhe minoritete te tjera qe ishin sh me te medhenj se camet dhe 2. E pohojne shumica e historianeve evropiane.
    Ndersa Arvanitasit nuk u konsideruan asnjehere si minoritet etnik sepse sic shprehet dhe CLOG megjithese flisnin shqip kishin perqafuar identitetin grek.
    Nuk e kuptoni qe Italia perdori shqiperine per te plotesuar politikat e saj territoriale? Kur hapi luften e 40 me greqine gjoja per te cliruar camet te cilet ishin me qindra mijera por ne te vertet rra me surrat brenda? Sepse me 25 ne zgjedhjet e 25 konkurroi dhe nje parti e quajtur parti e cameve e cila pasqyroi direkt gjendjen e kundert te synimeve italiane dmth mblodhi sh sh pak vota dhe ishte jeteshkurter. Dhe nuk i thote greqia keto gjera por CLOGU, historian britanik...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hi82 : 24-02-2005 mė 13:36

  3. #83
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    ATHENS DISPATCH
    Modern Orthodox

    By TAKIS MICHAS
    Issue date: 12.13.99
    Post date: 11.24.99


    Last week President Clinton encountered one of the largest and most violent protests he had ever confronted during a visit to a foreign country. Thousands of demonstrators marched through the streets brandishing stones and Molotov cocktails. The American flag was burned to chants of "Clinton murderer go home." And it all took place not in Baghdad or Belgrade but in the cradle of Western democracy: Athens, Greece.

    Though Greek police kept the protestors far away from the president, nothing could shield Clinton, or anyone watching in the West, from their message: Greece may be a member of nato and the European Union, but it is not part of the West. It may have been during the cold war, when being Western meant being anti-Communist. But today "Western" implies a consciousness of the universality of human rights, and in Greece that is very hard to find.

    There are, of course, more proximate explanations for last week's outpouring of anger. But none of them tells the full story. It's true that the president's visit almost coincided with the anniversary of a student uprising against the U.S.-supported military junta that ruled Greece from 1967 to 1974. That uprising was brutally suppressed, and many Greeks still resent the United States for backing the dictators--whose anti-communism appealed to President Nixon--over the democratic but leftist opposition. Yet not only was Clinton not responsible for U.S. policy during that period; since coming to power, he has criticized it.

    Many Greeks are also furious at the United States for opposing the Serbs in Bosnia and Kosovo. During the Balkan wars, the Greeks identified not with their NATO allies but with their Serbian Eastern Orthodox coreligionists. Greece's Eastern Orthodox Church has done its best to fan such sentiments. Under its present leader, Archbishop Christodoulos, the church has adopted a fierce anti-Western stance. As far as Christodoulos and his church are concerned, the West is the source of all of Greece's misfortunes. "The powerful of the earth," he thundered in a recent sermon, "commit injustices against the Greeks and ignore the rightful claims of Hellenism."
    Christodoulos's xenophobia reached its peak last month when the Holy Synod of the Greek Orthodox Church refused Pope John Paul's unofficially expressed wish to visit Greece. And, throughout the conflict in Kosovo, the Greek church sermonized endlessly in praise of its Serbian "brethren." During the war in Bosnia, it was not uncommon for Greek priests to visit and give their blessings to the troops of General Radko Mladic, an indicted war criminal.

    artikullin e plote mund ta gjeni http://www.tnr.com/121399/michas121399.html

    --------

    Nese skandali i Kishes paska divergjuar politikat Kishtare me ato Shteterore per nje fare momenti atehere le te na jepet dokumenti ketu. Por hapja e konsullates Greke ne Kosove eshte nje tjeter hap per te marre ne dore ekonomine e rrajonit ne rast pavaresie, ashtu sic po bejne me Bullgarin dhe me Shqiperine. Afrimi me Ameriken msheh te tjera prapaskena, megjithate mbase ju qe jetoni ne Athine e studioni ne qendren e civilizimit te universit mund te na thoni dicka.

    Sa per Italine, Fini nuk ka thene qe nuk ka pavarsi, ka thene nuk ka pavarsi por nuk ka kthim ku ka qene. Indirekt kjo eshte pavarsi, se nuk ka njeri leke e nerva te rri pafundesisht ne Kosove e ta ruaj ate, jo per gje por dhe vete Kosovaret dita e dites po behen gjithmone e me agresive per vendosjen e statusit final. Keta qe jane kundra i rregullon presidenti Amerikan tani qe ka tourin, sepse dhe vete marrja e Kosoves nga Serbia te themi te drejten, nuk eshte ratifikuar kurre nga asnje shtet, vecse ju dha "peshqesh" Serbise.

    --------

    Hi82 edhe "dacianet" e Rumanise kane qene te paret qe kane pershendetur pavarsine nga plaku i urte Shqiptar, madje me tone qe po ti lexosh sot, do hapje syte, se si i drejtohen si "populli me i lashte i gjithe ballkanit, me ne fund morri pavarsine e merituar". Mirepo tani, ce do qe na nxjerrin te erdhur nga nje mal diku ne veriperendim te Rumanise. Mos harrro se presidenti i pare Rumun dhe Grek kane qene qe te dy Shqiptare. E meson kete gje ne Athine ti, sepse kur hap librat e revolucionit grek Marko Bocari dhe te tjeret trajtohen si heronj Grek dhe se kane dashur bashkim me Shqiptaret por Shqiptaret kane luftuar kundra tyre ! Me tutje detaje se si jane vrare etj nuk jepen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 24-02-2005 mė 13:31
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mendoj se shqiperia nuk duhet te vazhdoj me me politiken e kaluar se nuk jane dhe kushtet e kaluara.
    Kemi fituar pavaresine e nuk jemi me te varrur nga turku greku a italiani po ca koncepte e mentalitete te se kaluares rendojne ne mendien tone.
    Kur po i flisnin turkut duhet ti flasim dhe grekut se merzitet apo po i dhame dicka italianit ti japim dhe grekut per ekuliber gje qe e ben qeveria e sotme ne menyren me poshteruse.
    Kjo politike eshte vazhdim i psikozave te se kaluares dhe koncepteve te inferioritetit.
    Ngelia jone ose futia jone ne keto debate THEJSHTE MBAJME GJALLE ATO POLITIKA TE SE KALUARES KUR SHQIPERIA QE SHESH BETEJE I VENDEVE FQINJE,QE KUSH TE MIRRTE NJE THELE, E USHQEJME AKOMA KETO KUCEDRA ANTISHQIPTARE NE VENDET KUFITARE.
    Kosovaret qe i dolen zot vendit nuk bene politike as me Turkun ,Italianin apo Grekun po u ngriten aty kur vetete eshte fuqia e luhet loja.
    Ne jemi vend i PAVARUR nje nga shketet e EUROPES dhe OKB me nje rol ne POLITIKEN GLOBALE e te mos ta shikojme veten ne KAFAZIN ANADOLLAK ME EMRIN BALLKAN.
    Te shfrutezojme gjithe mundesite qe lojtaret e vertete te politikes globale te japin qe nga Amerika, Germania, Anglia ,Japonia,Suedia ,Izraeli e me radhe kemi ne kete bote shumicen absolute te vendeve qe kane interesa te perbashketa me ne, e mos te ngelemi si antikapat midis FQINJEVE TANE MEDIOKER.
    Kjo do na riste fuqine ne rajon e do na nxirrte nga ky RRETHIM POSHTERUS qe e kemi trasheguar qe nga Lufta Ballkanike kur fqinjet tane e me gjere u leshuan te grabisnin c'kishte ngelur nga turqia, e kjo qe Shqiperia, qe turqia populli 'vella' deri ne fund nuk na njohu pavaresine, e qe ja njohu te gjitha shteteve te ballkanit vetem me presionin e rusise pothuajse pa lufte fare ose me ca dyfeqe sa per tu dukur kurse ne na shtypi me dhune cdo levizie per pavaresi.

    Te ngrihemi ne kembe e te mos zvarritemi ne ballkan po te jemi lojtar ne kete bote globale.
    Ky emri BALLKAN duhet hequr fare nga fjalori.
    Psikoza qe sjell te njerezit emri BALLKAN ngjall e mban gjithe te keqiat e te kaluares dhe nuk eshte emri i lashte e origjinal i ketij rrajoni.
    Ndoshta ,ajo qe jemi , EUROPA JUGLINDORE.
    Apo emri i pare i perdorur bukur nga Rugova GADISHULLI ILIRIK.

    BALLAN iiiiiiiii te vjen per te vjelle.

    GADISHULLIL ILIRIK tingellon shume bukur.

    Kjo mund te jete dhe nje teme e re qe do jete interesante te diskutohet e ti leme Edoganet e Stefanopolot a pepinot me nje Jo e te bejme punen tone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 24-02-2005 mė 13:37

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Per plot 15 vjet keni qe pertypni dhe ripertypni nacionalizem "alla-turka" dhe nacionalizem "'alla-talian" neper faqet e gazetave shqiptare dhe nga penat e paguara te Ankarase dhe Romes. E perbashketa? Urrejtja e importuar ndaj Greqise qe vertet ka problemet e veta me Shqiperine, por ato probleme jane hic asgje krahasuar me problemet historike te shkaktuara nga Turqia apo Italia qe sot jane ne gare per tu hedhur shqiptareve trute e gomarit.
    Ti nuk din cfare flet more cuni, ose i ke marre me kohe ato "trute" e hajvanit qe pretendon se po ua hedhin shqiptareve. megjithate le te bejme ca krahasime si thote qafiri ne point-form:


    Greqia:
    Qe nga krijimi si shtet asnje shkolle shqipe, mohimi i origjines se arvanitasve, greqizimi me force shteterore. Ku jane sot miliona arvanitas?

    Italia:
    Shkolla shqipe e status te vecante per arbereshet qe ne shek e 17-18 (kujto gazetat e para shqip "Flamuri i Arberit", kolegjin San Demetrio Korona etj.
    Sot investime e fonde shteterore per ruajtjen e tyre.

    Greqia:
    Pushtimi i Thesprotise, Camerise e Janines. Pushtimi i Jugut Korce-Gjirokaster-Sarande nen flamurin grek. Masakra te tmerrshme ndaj popullsise shqiptare (kujto cfarosja e Hormoves nga femijet e djepit deri tek pleqte e fundit).

    Italia:
    Bashkimi i Kosoves e Camerise me shtetin shqiptar. Flamuri i Skenderbeut dhe qeveri e administrate shqiptare kudo. (Po tja vriste syte italianeve do ta kishin zevendesuar me te vetin, por edhe sepatat e liktorit u detyruan ti heqin nen presionin e qeverise shqiptare te kohes).


    Greqia:
    Lufta kunder gjuhes shqipe, pretendime se cdo ortodoks eshte grek dhe se greket jane shumice ne jug mbi 400 mije deri ne Shkumbin. Vrasje e helmime te patrioteve shqiptare dhe atyre qe meshonin shqip nga kisha greke.

    Italia:
    Gjate pushtimit u krijua Instituti Studimeve Shqiptare, shkolla ne cdo fshat te Kosoves e Camerise. Botimet me te medha shqipe ne sasi e cilesi.

    Tashti me shpjego konkretisht se kur na paskan punuar "qindin" italianet o cunak inatcor?

    Shenim: per te shmange keqkuptimet theksoj se qendrimi im eshte kunder pushtimit italian te 1920 dhe 1939-1943 se dhunim i sovranitetit. Krahas kesaj ne patem edhe perfitime ekonomike dhe nacionale nga bashkimi i trojeve shqiptare ne L2B ku u hodh fara e bashkimit dhe inteligjences shqiptare.
    Por keto pushtime te perkohshme nuk krahasohen me cfarosjet dhe grabitjen greke te tokave shqiptare as me politiken e asimilimit dhe poshterimit qe ndjek Greqia sot me ne krye presidentin qe flet per vorio-epir ne mes te Gjirokastres dhe nga ana tjeter deklaron se "nuk ka ceshtje came" e mbajne ende ligjin e luftes ne fuqi.

  6. #86
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Traboini, cili eshte demi me i madh per interesat tona kombetare: komentet e nje anadollaku si Erdogani qe jeton ende me enderra sulltanesh, apo komentet e ministrit te jashtem italian Fini, kur Italia eshte vendi me i madh rajonal ne Evropen Juglindore, vendi i 5 per nga zhvillimi ekonomik dhe zeri i trete ne Evropen e Bashkuar, anetar i grupit te kontaktit mbi Kosoven, qe do te marri se shpejti per shqyrtim statusin final te Kosoves?!

    E solla njoftimin e ministrise se jashtme italiane, pasi zotnia Labeat na tregon Miqte e medhenj austro-hungareze dhe popullin mik italian qe na e ka cliruar Camerine qe ne 1940. Po aq i rrezikshem sa asocimi me interesat turke ne Ballkan, eshte edhe iluzioni se interesat italiane jane ne nje linje me interesat shqiptare. Meqenese e kaluat diskutimin ne "popuj miq" dhe "popuj armiq". Dhe Fini, ndryshe nga Dini, nuk eshte i majte, eshte i djathte, qe do te thote qe interesat kombetare italiane ne Ballkan nuk ndikohen aspak nga spektri politik ne pushtet, por jane ne nje linje.

    Shume nga ju habiteni se si Erdogani apo ministri i jashtem italian mund te bejne deklarime te tilla kaq anti-kombetare karshi ne shqiptareve. Une nuk cuditem aspak, pasi e njoh historine e shkuar, e njoh edhe sferat e influences dhe kendveshtrimet e te gjitha shteteve ne rajon.

    Per plot 15 vjet keni qe pertypni dhe ripertypni nacionalizem "alla-turka" dhe nacionalizem "'alla-talian" neper faqet e gazetave shqiptare dhe nga penat e paguara te Ankarase dhe Romes. E perbashketa? Urrejtja e importuar ndaj Greqise qe vertet ka problemet e veta me Shqiperine, por ato probleme jane hic asgje krahasuar me problemet historike te shkaktuara nga Turqia apo Italia qe sot jane ne gare per tu hedhur shqiptareve trute e gomarit.

    Per aq kohe sa shqiptaret nuk do te kene rigjetur identitetin e tyre kombetar te humbur ne vite, dhe per aq kohe sa status-quo e Ballkanit te percare do te vazhdoje sic ka qene deri para 1999, si Turqia dhe Italia do te hedhin valle ne nje toke qe nuk u perket dhe me nje popull qe i kane punuar qindin.

    Italianet dhe turqit zgurdullojne syte sa here shohin flamurin dy-krenar shqiptar dhe sa here shohin bustin e Gjergj Kastriotit ne sheshet kryesore te Tiranes dhe Prishtines.

    Albo
    Albo,

    Ti ne pergjejgen dhe shkrimet tua je mjaft elokuent, i qarte dhe pa ironi. Une pa marre parasysh se nuk jemi te nje mendimi prapseprap e vlersoj mendimin tend.

    Kam nje parandjenje qe ti ne keto kualifikimet turko-italjane fut Muslimanet dhe katoliket. Per katoliket nga Shqiperia nuk mund fals, per zonen nga kam une origjinen te siguroj se ne jeten time se kam verejte nje far filo-italjanizmi. Se eshte Italia shtet i fuqishem me nje histori te mrrekullueshme kete se besoj se e mohon kush, por per veten time kurrfar simpatie (as urrejtje) per ta nuk kam.

    Por te jemi te qarte, cfar rreziku ka sot ose ka pas Shqiperia nga Italia historikisht (me perjashtim te nje okupimi fashist)? Atje iken shqiptaret pas okupimit nga Turqit. Atje u vendos familja e Skenderbuet. Atje u krijuan kolose te shkrimit shqip si de Rada, Serembe, Variboba etj. Atje egzistojne katedra per studime shqipe ne disa Univerzitete. Atje mbijetoj komuniteti arbresh per ma se 500 vjet. Atje iken refugjatat e pare aty ka 1990-91 nga Shqiperia.

    Nuk e di se ka pas presione ndaj emigranteve shqiptar te nderrojne emra dhe fe sic ndodh ne Greqi ne keto 15 vitet e fundit. Bile me sa di une edhe meshe shqip ka per shqiptaret katolik ne disa kisha. Atje ka permendore dhe sheshe me emrin e Skenderbeut dhe Nene Terezes (se di se ka ndonje ne Greqi).

    Me nje fjale, nuk eshte ceshtje e dashurise se Italjaneve per ne, ose jone oer ta (kryesisht problematike jemi na kudo qe shkojme) por nuk egziston far rreziku per interseat tona kombetare nga Italia. Na si popull dhe shtet jemi nje pike ne uje per ta.

    Ne nje pike jam dakort me ty! Kete e kam thane ne cdo takim apo diskutim me shqiptare. Ishte gabim trashanik, bile budallek e idiotizem te behen lidhje ushtarake e strategjike me Turqine ne kohe kur Greqia dhe Turqia gati ishin ne lufte te ftofte. Kjo pasacerisht vlen tue pas parasysh se 400-500000 shqipatre punojne ne Greqi dhe se Greket ishin ne gjendje ta luajne k*oqe me ne (ashtu se edhe bene me 1997). Kete e banin njerzit ose se dishin se cpo bajne ose nga prirjet e tyre fetare fanatike. Reagimi i Greqise ne kete pikpamje eshte i kuptueshem (si cdo shtet ruan interesin e vet), por duket se lakmite greke e kalojne kete kufi, dhe hyjne ne zonen e rrezikshme te coptimit te Shqiperise.

    Edhe ne fund, une se njoh skenen politike shqipatre edhe aq mire sa ti apo disa tjere anetare te Forumit sepse nje here ne jeten time me ka shkel kemba ne Shqiperi, por po lexoj shum sidomos viteve te fundit per keto ceshtje qe diskutohen ne kete Forum.

    Diversiteti dhe inteziteti i diskutimeve ne kete Forum, sidomos mospranimet e mendimeve dhe argumenteve te njani tjetrit, posacerisht kur eshte puna te feja me tregon qartas se Shqiptaret do te kene problem edhe ne dekada qe vijne te vendosin se ne cilin drejtim te shkojne; ne perendim apo lindje; ne zonen e interesave perendimore apo orthodokse; ne ate islamiko turke apo ne ate arabo-islamiko-fundamentaliste. Nuk mund te luajme me keto gjera se te tjeret sjane budallenj, e as na nuk jemi aq te mencem sa e paramendojme veten.

    Me rrespekt Traboini

  7. #87
    Perjashtuar Maska e 1vjecari
    Anėtarėsuar
    24-02-2005
    Postime
    40
    dhe turqia ku e paska pat mendjen. spo hyjn dote ne evrope dhe skan ku ta nxjerrin

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Me qe e permendi Traboini sheshi me emrin e Skenderbeut dhe monumenti i tij qe kur i pashe ne Itali mu be shume qejfi si shqiptar qe shikon Heroin e tij Kombetar.
    Ja dhe pamja
    http://www.italycyberguide.com/Geogr...me2000/K54.htm

    Monument i bukur.

  9. #89
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Greqia qe mban akoma ne fuqi ligjin e luftes me Shqiperine dhe ka synime ndaj saj do te njohe pavaresine e Kosoves ..... per mua eshte e pabesueshme por nese e ben do ta beje e fundit pasi ta kene njohur te gjithe te tjeret.

  10. #90
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga bledi gjokaj
    Me qe e permendi Traboini sheshi me emrin e Skenderbeut dhe monumenti i tij qe kur i pashe ne Itali mu be shume qejfi si shqiptar qe shikon Heroin e tij Kombetar.
    Ja dhe pamja
    http://www.italycyberguide.com/Geogr...me2000/K54.htm

    Monument i bukur.
    Flm. per kete link. Shume bukur eh?

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59
  5. Rice paralajmeron BE-ne mbi pranimin e Turqise
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •