Skender Shkupi
NACIONALIZMI I INSTITUCIONALIZUAR BALLKANAS
Te gjitha vendet e qyteteruara kane ne korpusin e studimeve te tyre historike teprime te mbeshtetura fare dobet shkencerisht apo te pambeshtetura fare, te nxitura nga nje nacionalizem qe synon t'i thure lavdi kombit perkates. Kjo prirje eshte e madhe sidomos te vendet me zhvillim te vonshem. Keshtu per shembull, ruset privatizuan gati 80 per qind te zbulimeve apo shpikjeve teknike e shkencore. Por sidomos ne vendet ballkanike ka nje prirje te skajshme per te ngritur ne qiell te bera e te pabera te vetvetes dhe per te varrosur nen dhé arritje apo realizime te fqinjeve. Ne shqiptaret bejme perjashtim. Kam pershtypjen se arsyeja e mohimit deri ne antishqiptarizem te figurave tona te medha te se kaluares lidhet me nje rrethane te rastit. Gjate L2B kishte nje grup politik qe quhej Balli Kombetar. Deviza udheheqese e atij grupi ishte nacionalizmi dhe Shqiperia Etnike. Me qene se Balli Kombetar ishte sinonim i te keqes me te madhe qe ekzistonte mbi toke dhe inati yne shqiptar ishte
gjithashtu i skajshem, Partia Komuniste kaloi ne ekstremin tjeter dhe ne u beme krejt ndryshe nga te gjithe te tjeret.
Ne Europe te gjithe e dine se ekzagjerimet ekzistojne dhe secili perdor njefare koeficienti zbrites per te vleresuar nje komb tjeter. Por askush nuk ka marre guximin t'u drejtohet zyrtarisht te tjereve per te bere korrigjimet ne studimet e veta historike.
Perse eshte e shqetesuar Greqia? Sepse tani shqiptaret, nese duan, mund te gjejne fakte plot per votimin e bere ne vitin 1829 ne Greqine e sapocliruar nga sundimi osman ku per nje vote fitoi greqishtja ndaj shqipes, sepse edhe enciklopedia ruse e vitit 1882 perfshin qytetin e Artes ne Shqiperi, nderkohe nje botim francez i mesit te shekullit XIX ka nje gravure te nje qyteti te ndodhur sot ne Greqi me dicituren - Janina, kryeqyteti i Shqiperise -, per te mos permendur morine e sa e sa heronjve e luftetareve shqiptare qe udhehoqen revolucionin grek apo u vrane per lirine e Greqise.
Perse eshte e shqetesuar Turqia? Nuk eshte fjala vetem per Skenderbeun. Duhet theksuar edhe rrethana e cuditshme qe gjate 500 vjeteve te Perandorise Osmane ka pasur 43 kryeministra turq dhe 28 shqiptare. Po t'u heqesh shqiptaret kultura turke mbetet e cunguar seriozisht.
Tashme edhe turqit e dine se askush nuk mund t'i pengoje shqiptaret e sotem te zbulojne te verteten. Eshte realisht e tmerrshme per ta, qe Babai i Turqise moderne, Mustafa Kemali, te dale 100 per qind shqiptar.
Nacionalizmi ne te dyja vendet eshte ne nje shkalle te paperfytyrueshme nga ne, internacionalistet leshko te se kaluares.
Ne Greqi, tre profesore te Universitetit te Janines kane publikuar nje studim sipas te cilit greket jane nje popull i formuar nga kryqezimi i njerezve te kesaj Toke me jashtetokesore super inteligjente. Atje ka shume njerez qe i marrin seriozisht profka te tilla. Madje une kam takuar edhe nje inxhinier shqiptar delviniot qe jeton ne Sarande i cili e besonte kete marrezi.
Ne Turqi, kam pasur rastin te perjetoj nje moment interesant. Isha i pranishem ne nje konference shkencore ku foli nje studiues serb, profesor ne Universitetin e Sorbones, i cili quhej Aleksander Petrovic, mbi nje teme qe lidhej me islamizmin ne Ballkan. Per cudine time, per pjesen qe lidhej me Shqiperine, ai ishte shume korrekt dhe cdo gje qe degjova prej tij perputhej me ato qe une dija, me perjashtim te nje fraze jo fort te sakte. Nje profesor i njohur turk i beri rreth 17 pyetje teper te gjata te cilat ne te vertete ishin shtjellime korrektuese te tezave te profesorit serbo-francez. Ndermjet te tjerash ai ndreqi edhe pasaktesine kalimtare te Petrovicit per pjesen qe lidhej me Shqiperine. Ne dalje une e takova profesorin turk dhe desha ta falenderoj per nderhyrjen e tij ne te mire te Shqiperise. Ai sapo mori vesh se isha perfaqesues i shtetit shqiptar me tha se i kishte ca hesape edhe me ne. Une, fare qete i thashe se nuk besoj te kemi ndonje nyje per te zgjidhur pasi
marredheniet tona ishin shume miqesore. Po, po - vijoi ai - miqesore nga ana jone por armiqesore nga ana juaj.
- Nuk po ju kuptoj - i thashe - mos ka ndodhur dicka qe une nuk e di 24 oret e fundit?
- Jo, jo, - me kundershtoi ai - ka ndodhur shume kiohe me pare. C'jane ato qe u mesoni femijeve tuaj neper shkolla ende sot e kesaj dite? (Dhe me permendi vargjet e njohura te Cajupit - Shqiperine e mori turku, i vu zjarr....)
- Ai nuk ka folur per Turqine e sotme - kundershtova une - por per Perandorine Osmane qe vete Ataturku e permbysi me revolucionin kemalist.
- Po shkolla pse nuk i hapni pakicave turke ne Shqiperi?
- Pakica turke ne Shqiperi? - u cudita une. - Ju lutem, me tregoni, ku gjenden keta turq atje se hera e pare qe po degjoj nje informacion te tille.
- Po te them vetem nje fshat - uluriti ai - Frasheri. Eshte fshati i te madhit Shemsedin Sami, krijuesit te Enciklopedise Turke. I gjithe fshati i tij turk eshte i detyruar te mesoje shqip e jo gjuhen e nenes.
Sapo filloi ta ngrere zerin, une lehtas kalova anash turmes qe po dilte nga salla, turme qe mbeti e cuditur nga britmat e profesorit te lajthitur. Njerezit nuk e moren vesh se me cilin ishte nxehur ai, pasi une dola ne rruge ku me priste shoferi i Ambasades. U interesova me vone per te marre vesh se kush ishte ai. Me treguan se qe nje person i nderuar dhe me grada shkencore.
Rexhep Taip Erdogani nuk di gje. Atij ia bejne mendjen sallate profesoret e lajthitur nacionaliste qe perpiqen nate e dite per madheshtine e Turqise qofte edhe ne kurriz te te tjereve.
Jane keto rrethana qe me bejne te revoltohem me shqiptaret tane te kulturuar qe perpiqen te mbeten te arsyeshem madje edhe duke i kaperdire arrogancat e fqinjeve. A nuk do te ishte e udhes qe ne nje mjedis te tille ballkanas edhe ne shqiptaret te ishim pak me shume nacionaliste?
Mbase ia vlen ta hapim nje debat per sa me siper.
Pershendetje
Skender Shkupi
Krijoni Kontakt