Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 126 prej 126
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Skender Shkupi

    NACIONALIZMI I INSTITUCIONALIZUAR BALLKANAS

    Te gjitha vendet e qyteteruara kane ne korpusin e studimeve te tyre historike teprime te mbeshtetura fare dobet shkencerisht apo te pambeshtetura fare, te nxitura nga nje nacionalizem qe synon t'i thure lavdi kombit perkates. Kjo prirje eshte e madhe sidomos te vendet me zhvillim te vonshem. Keshtu per shembull, ruset privatizuan gati 80 per qind te zbulimeve apo shpikjeve teknike e shkencore. Por sidomos ne vendet ballkanike ka nje prirje te skajshme per te ngritur ne qiell te bera e te pabera te vetvetes dhe per te varrosur nen dhé arritje apo realizime te fqinjeve. Ne shqiptaret bejme perjashtim. Kam pershtypjen se arsyeja e mohimit deri ne antishqiptarizem te figurave tona te medha te se kaluares lidhet me nje rrethane te rastit. Gjate L2B kishte nje grup politik qe quhej Balli Kombetar. Deviza udheheqese e atij grupi ishte nacionalizmi dhe Shqiperia Etnike. Me qene se Balli Kombetar ishte sinonim i te keqes me te madhe qe ekzistonte mbi toke dhe inati yne shqiptar ishte
    gjithashtu i skajshem, Partia Komuniste kaloi ne ekstremin tjeter dhe ne u beme krejt ndryshe nga te gjithe te tjeret.
    Ne Europe te gjithe e dine se ekzagjerimet ekzistojne dhe secili perdor njefare koeficienti zbrites per te vleresuar nje komb tjeter. Por askush nuk ka marre guximin t'u drejtohet zyrtarisht te tjereve per te bere korrigjimet ne studimet e veta historike.
    Perse eshte e shqetesuar Greqia? Sepse tani shqiptaret, nese duan, mund te gjejne fakte plot per votimin e bere ne vitin 1829 ne Greqine e sapocliruar nga sundimi osman ku per nje vote fitoi greqishtja ndaj shqipes, sepse edhe enciklopedia ruse e vitit 1882 perfshin qytetin e Artes ne Shqiperi, nderkohe nje botim francez i mesit te shekullit XIX ka nje gravure te nje qyteti te ndodhur sot ne Greqi me dicituren - Janina, kryeqyteti i Shqiperise -, per te mos permendur morine e sa e sa heronjve e luftetareve shqiptare qe udhehoqen revolucionin grek apo u vrane per lirine e Greqise.
    Perse eshte e shqetesuar Turqia? Nuk eshte fjala vetem per Skenderbeun. Duhet theksuar edhe rrethana e cuditshme qe gjate 500 vjeteve te Perandorise Osmane ka pasur 43 kryeministra turq dhe 28 shqiptare. Po t'u heqesh shqiptaret kultura turke mbetet e cunguar seriozisht.
    Tashme edhe turqit e dine se askush nuk mund t'i pengoje shqiptaret e sotem te zbulojne te verteten. Eshte realisht e tmerrshme per ta, qe Babai i Turqise moderne, Mustafa Kemali, te dale 100 per qind shqiptar.
    Nacionalizmi ne te dyja vendet eshte ne nje shkalle te paperfytyrueshme nga ne, internacionalistet leshko te se kaluares.
    Ne Greqi, tre profesore te Universitetit te Janines kane publikuar nje studim sipas te cilit greket jane nje popull i formuar nga kryqezimi i njerezve te kesaj Toke me jashtetokesore super inteligjente. Atje ka shume njerez qe i marrin seriozisht profka te tilla. Madje une kam takuar edhe nje inxhinier shqiptar delviniot qe jeton ne Sarande i cili e besonte kete marrezi.
    Ne Turqi, kam pasur rastin te perjetoj nje moment interesant. Isha i pranishem ne nje konference shkencore ku foli nje studiues serb, profesor ne Universitetin e Sorbones, i cili quhej Aleksander Petrovic, mbi nje teme qe lidhej me islamizmin ne Ballkan. Per cudine time, per pjesen qe lidhej me Shqiperine, ai ishte shume korrekt dhe cdo gje qe degjova prej tij perputhej me ato qe une dija, me perjashtim te nje fraze jo fort te sakte. Nje profesor i njohur turk i beri rreth 17 pyetje teper te gjata te cilat ne te vertete ishin shtjellime korrektuese te tezave te profesorit serbo-francez. Ndermjet te tjerash ai ndreqi edhe pasaktesine kalimtare te Petrovicit per pjesen qe lidhej me Shqiperine. Ne dalje une e takova profesorin turk dhe desha ta falenderoj per nderhyrjen e tij ne te mire te Shqiperise. Ai sapo mori vesh se isha perfaqesues i shtetit shqiptar me tha se i kishte ca hesape edhe me ne. Une, fare qete i thashe se nuk besoj te kemi ndonje nyje per te zgjidhur pasi
    marredheniet tona ishin shume miqesore. Po, po - vijoi ai - miqesore nga ana jone por armiqesore nga ana juaj.
    - Nuk po ju kuptoj - i thashe - mos ka ndodhur dicka qe une nuk e di 24 oret e fundit?
    - Jo, jo, - me kundershtoi ai - ka ndodhur shume kiohe me pare. C'jane ato qe u mesoni femijeve tuaj neper shkolla ende sot e kesaj dite? (Dhe me permendi vargjet e njohura te Cajupit - Shqiperine e mori turku, i vu zjarr....)
    - Ai nuk ka folur per Turqine e sotme - kundershtova une - por per Perandorine Osmane qe vete Ataturku e permbysi me revolucionin kemalist.
    - Po shkolla pse nuk i hapni pakicave turke ne Shqiperi?
    - Pakica turke ne Shqiperi? - u cudita une. - Ju lutem, me tregoni, ku gjenden keta turq atje se hera e pare qe po degjoj nje informacion te tille.
    - Po te them vetem nje fshat - uluriti ai - Frasheri. Eshte fshati i te madhit Shemsedin Sami, krijuesit te Enciklopedise Turke. I gjithe fshati i tij turk eshte i detyruar te mesoje shqip e jo gjuhen e nenes.
    Sapo filloi ta ngrere zerin, une lehtas kalova anash turmes qe po dilte nga salla, turme qe mbeti e cuditur nga britmat e profesorit te lajthitur. Njerezit nuk e moren vesh se me cilin ishte nxehur ai, pasi une dola ne rruge ku me priste shoferi i Ambasades. U interesova me vone per te marre vesh se kush ishte ai. Me treguan se qe nje person i nderuar dhe me grada shkencore.
    Rexhep Taip Erdogani nuk di gje. Atij ia bejne mendjen sallate profesoret e lajthitur nacionaliste qe perpiqen nate e dite per madheshtine e Turqise qofte edhe ne kurriz te te tjereve.
    Jane keto rrethana qe me bejne te revoltohem me shqiptaret tane te kulturuar qe perpiqen te mbeten te arsyeshem madje edhe duke i kaperdire arrogancat e fqinjeve. A nuk do te ishte e udhes qe ne nje mjedis te tille ballkanas edhe ne shqiptaret te ishim pak me shume nacionaliste?
    Mbase ia vlen ta hapim nje debat per sa me siper.

    Pershendetje
    Skender Shkupi

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Sate zgjuar keta turqit more? Pas se na pushtuan dhe na bene injorante si vetja, pale duan te ndryshojme dhe historine pale. Pis milet.

  3. #123
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb


    Tema me humoristike qe kam lexuar ndonjehere ne forum!
    U befte 1000 vjeē ai qe e filloi!

    Turqit, jane vrases dhe masakrues te popullit shqiptar dhe gjakut shqiptar!
    Turqit jane te pabese, sepse nuk ngurruan aspak per te shitur "vellezerit! e tyre muslimane si plaēke lufte. Tani na u bene vellezer? Faqja e zeze!
    Turqit jane gjenocidale, kemi 600 vjet masakra mbi popullin tone; dhe nuk mund te harrohen. Nese turku nuk i njeh keto te verteta historike, atehere tregon qe nuk ka ndryshuar aspak mentalitet. Kete e tregoi edhe me qarte qe nuk njohu gjenocidin mbi armenet, ku masakroi mbi 700 000 armene brenda nje viti. Madje terhoqi edhe trupin diplomatik nga Berna(Zvicer) kur kjo e fundit e njohu kete gjenocid! Prandaj, turku duhet te beje hapa serioze dhe te filloje te ndryshoje qendrim.

    Greku eshte dhe me i poshter se turku. Greket vrane "vellezerit" e tyre shqiptare apo arvanitas. Greket kryen nje nga gjenocidet me te turpshme ne historine e Ballkanit. Mbi 1 000 000 shqiptare te masakruar prej "vellezerve" te tyre greke gjate nje shekulli, kreu i te cilit ishte ne 1946-1947. Dhe po aq te tjere te shperngulur dhe shpronesuar me force.
    Greku ka kryer spastrim etnik mbi shqiptaret.
    ēfare i ben me te poshter, eshte se shqiptaret luftuan dhe derdhen gjak per lirine e kesaj Greqie, LIRI QE KURRE NUK E GEZUAN!
    Greket me te poshter nuk behen!
    [Albo, greket kane pushtuar Shqiperine tone te pakten 2 here vetem ne fillim te shekullit te 20; ne te dyja lufterat Ballkanike, greket jo vetem kane pushtuar Shqiperine dhe i kane vene ZJARR, por kane masakruar popullsine, kane kryer gjenocid dhe spastrim etnik!PIKE!]
    ALBO! Desheronit te dinit emrin e lufterave greke?
    Asnje lufte e tyre nuk ka EMER! Aq te ndyra dhe te peshtira kane qene! Madje kur luftuan kunder turqve, kryengritjen e udhehoqen shqiptaret, dhe greket filluan nja 3 luftera te mira civile midis vetes se tyre(1824-1829). Rrofte Evropa dhe gjaku i derdhur shqiptar, se sot Greqia do te mesohej vetem neper shkolla!

    Serbet jane ata qe jane... No Comment. Kosovaret i njohin personalisht. Nuk dua te lodh gishtat per te shkruar per ta.

    Italianet? bah... lerini te shkretet se vetem leke kane me shume se shqiptaret, se per njerez, berrnut jane dhe ata te shkretet!
    Gjate luftes se dyte boterore, me pushtimin italian te Shqiperise, Italia fashiste ka kryer krime lufte. Kete e tregojne vete veteranet e ushtrise mussoliniane ne Shqiperi! Une i kam pare vete ne TV kur kane deklaruar: "dicciamo sempre chč noi italiani siamo brava gente... ma non menzioniamo mai gli crimini di guerra chč abbiamo commesso in Albania durante l'invazione della seconda guerra mondiale. - Io ne sono testimone. - massacri senza una raggione!, - sia in Albania chč in Etiopia, Abissinia, etc etc"...= krime lufte ne Shqiperi(etiopi, etj), qe veteranet jane vete deshmitare; krime pa asnje aresye.
    Labeat! Ndihma me e madhe qe i ofruan keta "aleate" Skenderbeut ishte 200 luftetare dhe nja 10 topa me nga 2-3 gjyle per gryke.... U dhane strehim politik luftetareve te Skenderbeut, mbas vdekjes???? Me nje fjale Turqia s'paska qene ndonjehere rrezik per Romen!

    Sa per Zotin Erdogan kam vetem nje sinteze te shkurter fare dhe e mbylla...
    Tre jane mundesite qe une shoh ne nje deklarate te tille te mundshme:
    1. ) Mund t'i kene dhene te pije Ball Kazani kur e kane pritur ne Kuvendin Popullor. Dhe nuk e ka mbajtur dot pijen i shkreti; per kete nuk i ve faj.
    2. ) Mbase ne zyren e Nanos i ka terhequr nja dy vija bashke me Nanon, sepse dhe Nano, mban mall grek, mall eksporti; dhe si mik i ngushte i popullit shqiptar, nuk mund ta linte pa "qerasur" edhe Erdoganin.
    3. ) Erdogani eshte humorist i lindur. Kjo tregon largpamesine e popullit turk, dhe eshte tregues i nje ndryshimi radikal ne mentalitetin turk. Dhe meqe jemi popuj vellezer, na derguan Erdoganin per te na ngritur pakez moralin, per te na bere pakez te qeshim, se na shohin te merzitur.

    Sikur ta lexonte Erdogani ose ndonje kone e tij kete shkrim, do t'i sugjeroja qe te hapte ato dreq arkivash te perandorise qelbesire otomane qe Ataturku ua mbylli me ligj per 100 vjet te mira. Pastaj le te shohim se ēna kane bere turqit neve... Nga 91 000 km² Shqiperi Etnike, sot Shqiperia mezģ numeron 28 700 km²; dhe aq barbare u treguan turqit dhe fqinjet tane te dashur, sa dhe ne enderrat me fantastike te ndonje nacionalisti shqiptar kurre nuk mund t'i mbledhim perseri trojet tona etnike!

    PS: busti i Skenderbeut te lavdishem gjendet edhe ne Buenos Aires(Argjentine)

    Pershendetje te gjitheve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 04-03-2005 mė 10:41
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Postime
    27
    Harrove mundesine tjeter:

    4) Erdogan eshte nje kokerr injoranti i verbuar nga nacionalizmi dhe fjalet e pseudoatdhetareve profesore "te nderuar".

    Larg Duart nga Skenderbeu dhe historia e Shqiperise

    Poshte armiqte e Shqiperise nga do qe te vijne ato, nga lindja apo nga perendimi, nga jugu apo nga veriu!!!!

  5. #125
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Grekėt i japin “dyshtetėsinė” heroit tonė, Skėnderbeut


    Qejfi paguhet. Kėtė e di kushdo. Por ka edhe qejf qė nuk ka tė paguar. Qejfi, apo siē thonė ndryshe anglezėt, hobi im pėr tė parė muzeumet dhe qendrat arkeologjike sa herė dhe kudo ku kam mundėsi, kėtė pranverė u shpėrblye pėr disa vjet harxhime e mundime. Mė nė fund nė Muzeun Historik Kombėtar tė Greqisė, nė Athinė, hasa Skėnderbeun! Po, po njė portret tė mrekullueshėm tė tij. Herėn e parė kur e pashė u preka, e u hutova si ēdo shqiptar kur nė njė vend tjetėr, gjen qoftė edhe njė nishan nga mėmėdheu. Nė sallėn e parė (A) tė muzeut nė rrugėn Stadhiu, te monumenti i madh i Kolokotronit nuk gjeta njė nishan Shqipėrie, por vetė atė dhe paēka se nuk kishte matrikullin apo numrin e vet tė ekspozimit(siē ka ēdo eksponat a objekt tjetėr muzeor), ishte pikėrisht ai, themeluesi i kombit shqiptar. Heroi ynė, qė mė uronte mirėseardhjen. Nga xhami i dritares sė hapur pėrbri tij shihja lulet e limonit tė oborrit tė muzeut qė sillnin tek unė nė sallė aromėn e kėndshme aq tė njohur. Ėshtė njė portret i njė bukurie tė rrallė. Ekspresiv te Zoti! Ciceronja e muzeut sqaronte turistėt pėr objektet e tjera tė sallės, takėmet navale tė Lepantit(1571), qė ishte humbja e parė e madhe e turqve dhe fillimi i mbarimit tė Perandorisė Osmane. Ajo flet pėr gjithēka, qė ka salla, por pėr Skėnderbeun asnjė fjalė! Turistėt japonezė tek-tuk ndalojnė dhe te portreti i Skėnderbeut, por nuk pyesin as interesohen pėr tė. Dhe as Skėnderbeu pėr ta. Portreti i punuar me dorė tė sigurtė mjeshtri, i hedhur nė kanavacė me bojra vaji, me mjekėr tė bardhė nė gri, me beretėn e njohur ala fiorentine tė aristokracisė evropiano-perėndimore tė Mesjetės, me sytė e thellė dhe hundėn si tė shqiponjės, sheh diku tutje larg nga ditėt tona. Nė pjesėn e sipėrme djathtas brenda portretit me vėshtirėsi shquhen e lexohen disa shkronja latine: “Georgious Castrioti Vs Scanderbecus”. E pyes cicėronin pse nuk ka asnjė numėr katalogu a numėr objekti pėr portretin “Nuk e di”, -mė thotė ajo shkurt me keqardhje dhe me mėdyshje shton: “Pyesni nė drejtori, ju lutem!” Dhe vazhdon mė tej punėn e saj rutinė. Japonezėt me aparatet e tyre tė pėrkryer fotografojnė tablonė e madhe detare tė Lepantit dhe pėrkrenaret e helmetat, parsmoret e shpatat qė me siguri u kujtojnė takėmet luftarake tė samurajve, gjyshėrve tė tyre, kurse unė marr guximin tė fotografoj Skėnderbeun. Them guximin, sepse nuk jam fotograf dhe tė fotografosh njė portret tė tillė duhen patjetėr aparate e ndriēues tė vėrtetė. Mė vonė pyeta sa kushtonte njė riprodhim profesional i tij dhe mė thanė 40 dollarė. Ēmim jo pėr xhepin tim, nejse... Portreti i qetė mė pozon, por prozhektorėt dhe llambat e forta tė ndriēimit tė stendave tė pengojnė. Tani e kuptoj mirė pse lejohet tė fotografosh nė kėtė muze. Me njė ndriēim tė tillė verbues, zor se mund tė bėsh kartolina a album tėndin, qė tė konkurojnė muzeun. As mos e ēo nė mendje njė ide si kjo!
    “Ėshtė Skėnderbeu”, -i them cicerones, gati sikur t’i them ėshtė Perėndia. Ajo mė ndjek disi e habitur tek fotografoj.
    “E di”, mė pėrgjigjet ajo dhe pastaj instiktivisht e papritmas pyet, “Edhe ju shqiptar jeni?” Natyrisht qė unė do ta pohoja me krenari tė qenit shqiptar, pėr mė tepėr qė Skėnderbeu, i cili mė rrinte mbi kokė mė mbushte me kurajo si tė qe engjėlli im mbrojtės. “Aha, ēudi, e kuptova”, ma kthen ajo me njė mėnyrė shprehėse midis mėshirės dhe pėrēmimit. Gati sikur mė qante hallin. “Burrė i mirė i shkreti, por ē’e do, qenka shqiptar!” Ē’kuptoi vallė ajo dhe ēfarė ēudie ka kėtu? Ndoshta pėr tė shqiptari nė muze ėshtė njė anekdodė e re, si ajo qė tani thuhet shpesh nė Athinė, “A ke parė shqiptar pa armė? Po,vetėm nė Mars!” Gati sikur thotė “A ke parė shqiptar nė muze?!” Kisha shumė pyetje pėr t’i bėrė cicerones, por e pata tė qartė, ndjeva qė ajo zor se do tė mė sqaronte. Ajo iku me grupin e japonezėve, ndėrsa unė po e bezdisja nė punėn e saj.
    Doja tė dija se kush ėshtė autori i portretit? Pėr cilin piktor bėhet fjalė? Kujt shekulli a viti i takon? Nė ē’vend dhe nė ē’kushte ka punuar? Si u gjend nė kėtė muze tė historisė sė Greqisė, heroi kombėtar i Shqipėrisė? Ėshtė origjinal apo kopje? Ē’pėrmasa ka? Ē’numėr objekti? Kush e solli kėtu, e shumė e shumė pyetje tė tjera si kėto.
    Portreti i Athinės pėr njohuritė qė kam unė, mė kujton portretin shkodran tė Skėnderbeut, qė ruhej deri nė dhjetė vjet mė parė nė familjen e njohur Curani, tė cilin ma paraqiti asokohe studjuesi i letrave Mikel Prenushi, portret pėr tė cilin kam shkruar. Ky variant, ėshtė i njėjti model, por mė i madh se ai qė kisha parė nė Shkodėr. Vetvetiu tė shkon mendja se athinjoti, si dhe shkodrani, mund tė jenė kopje tė portretit skėnderbegas tė Donatelos, tė shek.XV. Nė mos qofshin dhe kopje tė njėri-tjetrit. Thuhet qė portreti fiorentinas i Donatelit ruhet nė galerinė Mediēi nė Firence. Them “thuhet” sepse askush nga ata, qė e pėrmend nuk thotė kurrė, nėse e ka parė me sytė e tij. Shumė e pėrmendin, asnjė se ka parė! Madje pėr habinė time as Noli ynė i madh nė “Historinė e Skėnderbeut”, nuk e pėrmend fare kėtė portret, qė qėnka bashkėkohės i vetė Skėnderbeut. Me siguri dhe ai si unė nuk ka qenė nė Firence, pėrndryshe pse tė mos ligjėronte pėr tė? Sidoqė tė jetė puna, pėrderisa kemi parė dy tė tillė (vėllezėr siamezė), nė kėtė anė tė Adriatikut, lind e drejta tė hamendėsoj qė portreti i Athinės dhe ai i Shkodrės mund tė jenė kopje tė njė origjinali mė tė lashtė, ndoshta tė modelit italian, nė mos qoftė dhe e kundėrta. Pėr ta vėrtetuar moshėn e vėrtetė tė tyre, duhen bėrė analizat nė metodėn e karbonit.Po hajde bėje dhe kush t’i bėjė? Duke i njohur mirė dy portretet, atė tė Shkodrės dhe tani dhe tė Athinės, kam krijuar pėrshtypjen se nė gjysmėn e parė tė shekullit tė kala-ur(XIX), kur Ballkani po i tregonte munxėt Turqisė, nė prag tė Rilindjes Ballkanike, ndėrkohė qė u krijuan shtetet e para tė pavarura, ka tė ngjarė tė ketė patur njė ikonografi tė tėrė tė Skėn-derbeut. Si me thėnė njė Skėn-derbejadė. Nė ka hero tė luftrave ēlirimtare antiturke qė i mugnon aurola e shenjtit tė Ballkanit, ėshtė ai. Dhe kush mė shumė se Skėnderbeu e meriton kėtė shenjtėrim? Por, mesa duket, edhe sot e kėsaj dite ata qė shėnjtėrojnė tė pavdekshmit, pėr shenjtorėt shqiptarė mezi kujtohen ose nuk kujtohen fare! Pyetjet qė mė lindėn, donin pėrgjigje dhe kėto i pėrcolla nė drejtorinė e muzeut. Mė 17 mars, kur Vlora ngrihej nė kėmbė dhe Shqipėria dridhej, tė nesėrmen e kėrkesės sime nė ish sallėn e Parlamentit tė Greqisė, sot pjesė e muzeut, bėhej promovimi i librit “Udhėheqėsi i Fundit”, i Jorgo Lianit, ish ministėr i Kulturės dhe Sporteve. Teksa dėgjoja zėrat e njohur tė komentatorėve tė shkathėt tė kanaleve kryesore televizive greke, si Evangjelis, Papanikolan e Kuik, qė diskutonin pėr librin, unė nė zyrėn e madhe pėrballė sallės sė ish parlamentit bisedoja qetė me punonjėsen shkencore tė muzeut (jo cicėronen e japonezėve), zonjėn e aftė tė Historisė, Evthimia Papasporu Karadhimitru. Matanė gazetarėt diskutonin pėr “Udhėheqėsin e Fundit” tė Greqisė, Papandreun. Unė me zonjėn fisnike, tepėr korrekte dhe tė gatėshme pėr ēdo sqarim, kuvendonim pėr Udhėheqėsin e Parė (dhe uroj nga zemra jo tė fundit), tė shqiptarėve, Skėnderbeun! Tė dhėnat e zonjės Evthimije janė tė sakta e tė pėrmbledhura si tė dhėna kompiuteri tė evidentuara dhe tė klasiifikuata me seriozitetin e njė muzeu tė vėrtetė. Pėr portretin e Skėnderbeut informacioni pėrkatės ishte: “Numri i regjistrimit tė objektit muzeal ėshtė 789. Objekti, Portret i Gjergj Kastriot Skėnderbeut; Pėrmasat, 0,60x0,50m. Pikturė kavaleti me bojėra vaji nė kanavacė. Ėshtė dhuruar nga Dhim.K.Vasiliu. Ka hyrė nė muze nė janar tė vitit 1891”. Nė pjesėn e sipėrme djathtas ka mbishkrimin: GEORGIOUS CASTRIOTI VS SCANDERBECUS, me siguri dhuruar nga Dh.K.Vasiliu, menjėherė shkon mendja te ndonjė amator grek i pasur e i mėnēur, a tek ndonjė arvanitas i kamur e i pėrgjėruar. E vetmja gjė e sigurtė pėr moshėn e tij ishte qė portretin ia kanė dhruar Muzeut njė shekull e pak mė parė. I shfaq zonjės Evthimije hamendjet e mia pėr portretin, ato qė sapo i lexuat pak mė lart, pra qė ai mund tė jetė kopje e origjinalit tė pretenduar fiorentin, se ka ngajrė qė nė shekullin e shkuar tė ketė patur njė “modė” a ikonografi tė vėrtetė pėr Skėnderbeun, duke marrė shkas nga ky portret kaq i bukur i Athinės, qė bashkė me vėllain e vet shkodran janė vetė i dytė e tjera. Tani ėshtė radha e zonjės greke tė muzeut tė mbajė shėnime. Mė falenderon pėr informacionet (hamendėsimet e mia), qė do t’ia shtojė dosjes biografike tė portretit. I premtova se do t’i dėrgoja edhe shkrimin pėr tė. Zonja e njeh mirė Skėnderbeun dhe jo vetėm portretin e tij nė dallim pėr vėmendjen dhe pėrkujdesjen e saj. Kėmbyem numrat e telefonave (pėr ēdo rast, thotė ajo) dhe bėmė tė ndaheshim. Nė kėtė ēast, kur ajo mė pėrcolli deri tek shkallėt, e gjer jashtė muzeut, unė e pyeta gati si naiv, me njė dinakėri shqiptari:
    “Zonja ime, po ēdo Skėnderbeu nė muzeun e Historisė sė Greqisė?” Ajo nuk u habit. As hutim nuk pati, por shpejt e pamėdyshje, kur unė i papėrgatitur prisja tė mė tregojė se Skėnderbeu patjetėr ėshtė vorioepiriot, ashtu siē janė vetėshpallur shumica e shqiptarėve sot nė Greqi, se vetė Skėnderbeu nė tė djeshmen e largėt e pat pohuar “se sipas kronikave tona jemi epiriotė”, zonja greke ma kthen “si ē’do nė muzeun tonė? Po Skėnderbeu ėshtė mik i madh i Greqisė dhe pioneri i lirisė sė Ballkanit. Ai qė i pari, qė ndezi luftėn kundėr Turqisė”. E falenderova zonjėn dhe pashė Skėnderbeun duke pėrsėritur fjalėt e Nolit: “Ėshtė kampion i lirisė...” dhe i Kristianizmit, -shton ajo, duke mė kujtuar thėnien e Papės e tė Nolit qė dukej sheshit se e kishte qėmtuar mirė. Nė sallėn e madhe tė ish-parlamentit tė parė tė Greqisė pėrballė, atje ku u dėgjua kjo thėnie e famshme e deputetit arvanitas “kėshtu dua!”, vazhdon diskutimin i librit “Udhėheqėsi i Fundit”, i Greqisė. Unė largohem e iki pėr t’u kthyer prapė te Udhėheqėsi i Parė i shqiptarėve, qė shpresoj e dua tė mos jetė i vetmi dhe i fundit, Skėnderbeu!

    Autori i Lajmit: Anastas Kondo
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  6. #126
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut Lexo Postimin

    2) Historia e Shqiptarve, sic e dini ju e sic eshte shkruar nga 'akademiket' e R.SH eshte perralle me legjenda e mite.

    Demitizimi i historise te Shqiptareve eshte nje detyre nje parashtron koha e nje parakusht per ekzistences e gjithe kombit qe eshte bere si i droguar me pacavuret qe ka mesuar deri tani.
    Nuk ka nevoje ta mesoje kombin nje hipokrit filoturk si puna jote.........ata akademiket qe permend ti i kane dhene vlera Gjergjit,por jo aq sa duhet..........dhe nje tjeter detyre qe parashtron koha eshte se kombi jone duhet te pastrohet nga njerez si puna jote(gjithmone nese je Shqipo,se ka te ngjare te jesh turk qe di shqip)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59
  5. Rice paralajmeron BE-ne mbi pranimin e Turqise
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •