Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 126
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Dy Fjale:

    Kemi harruar thelbin qe as greket as turqit nuk kane dhene nje fjali, paragraf a dicka nga historia jone qe te ngjallte urrejtje per greket a turqit.

    Ato qe kane thene ca ne forum kane qene vetem fantazia e tyre.

    Greket a turqit e kane thene ne pergjithesi gje qe tregon se ata nuk kane asnje Fakt dhe ajo qe thone eshte FALLCO e eshte thjesht te MANIPULOJNE historine tone .

    Te kthehemi ne kohen e pushtimit turk ku vetem gjuha turke e greke qe legale e historine na i mesonte hoxha ne medrese a prifti grek duke na thene se nuk ka shqiptare po ca ishin greke e ca turq.

    Qeveria jone thjeshte, hapi orekset e ekstemisteve fqinj ne ballkan e legalizoi kerkesat e tyre te padrejta shoviniste.

  2. #112
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga bledi gjokaj
    Venia e Shqiperise midis Italise , Greqise dhe Turqise eshte nje politike e vjeter e secila inkurajon njera tjetren.

    U pa se qeveria jone e korruptuar hapi historine per greket-- direkt hapi oreksin e turqise.

    .
    Bledi, po keto jane vazhdime te budalleqeve dhe egzibicioneve tona. Skemi diplomaci as sens per ruajtje te interesit kombetar. Lidhemi jo me Kinen, mbajm bustin e Stalinit edhe pas qe ruset e hoqen, Berisha vjen tue u hallakat ne Amerik me 1992 se don lidje te aferta me ta, pastaj shkon e rraset ne konferencen islamike pa pytur as kuvendin as tjetr ken. Ky Nano qe drejton shtetin tash eshte nje njeri qe don edhe me Italine, edhe me Greqine ( edhe e luan lojen e tyre) edhe me Amerikem, edhe me Turqine edhe me dreqin e te birin.

    Greket na kan bere si pologon e eksperimenteve te tyre. Nicholas Gage pyete me shume per Shqiperine se dijaspora shqiptare ne Amerike. Ne anen tjeter ai Gazideda ik ne Iran pas 1997! Maskaralleqe jane keto.............

    Tere jeta jone eshte keshtu historikisht. Ne duhet te vendosim : o ka perendimi, o ka lindje? Pick and choose.........Kush han me dy luge i mbete ne fyt apo jo?

  3. #113
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Une nuk po te them se nese diplomacia shqiptare do te ishte me aktive qendrimet e Italise do te ishin ndryshe por nuk mendoj se ke te drejte te hapesh gojen dhe te komentosh qendrimin e te tjereve kur qeveria e vendit tend e ka injoruar plotesisht problemin ne fjale.
    Shteti me i fuqishem shqiptar, pro-aktiv dhe pro-interesave tona kombetare nuk do te mund te ndryshoje apo fitoje dot mirebesimin e popujve fqinje te medhenj sic eshte Italia. Keshtu qe flije mendjen nga kjo ane, pasi politika e jashtme italiane ndaj brigjeve shqiptare nuk e ka zanafillen ne kete shekullin e fundit. Per Italianet Shqiperia fillon dhe mbaron ne Vlore, Durres dhe Shen Gjin dhe per aq kohe sa ajo toke nuk do te kete Zot dhe shqiptaret nuk do te jene ngritur me kembe, italianet do te vazhdojne ta konsiderojne Shqiperine si bishtin e Italise qe e tundin si te duan ne Ballkan.

    Meqenese te qenkerka krijuar ideja se miqesia e sinqerte midis popujve qenkerka e kushtezuar vetem nga politikat e shtetit shqiptar, qe eshte nje ide e gabuar.


    Per ta mbyllur po te kujtoj se mjerimi me i madh eshte i atij qe vetem rri e pret (komenton) fatin qe te tjeret gatuajne per te.
    Njeriu me mjeran eshte ai qe i thote armikut mik dhe ha sapunin per djathe. Nje profesor amerikan qe cdo vere vete ben studime disa mujorshe ne Ballkan, i kish bere pershtypje flamuri bizantin shqiptar, shtetit te vetem me popullsi muslimane ne Evrope. Por me shume pershtypje se sa vete flamuri apo ndjenja kombetare shqiptare, i kish bere fakti se sa pak shqiptaret e njohin historine e atij flamuri qe ngrejne lart.

    "E kam per nder qe jam shqiptar, por nuk e di se c'do te thote te jesh shqiptar"

    Dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe e shqiptareve, nuk jane trysnite e vazhdueshme nga jashte, por kriza e brendshme e identitetit kombetar.

    Albo

  4. #114
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    :

    Profesori Amerikan arriti te thote se cfare domethenie ka ky flamur ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Flamuri yne eshte FLAMURI SHQIPTAR.

    Ai FLAMUR qe bashkon cdo shqiptar pavaresisht ,vendodhies ,fese a bindjeve politike .

    Nuk i perket nje pjese,nuk eshte flamuri i percarrjes po FLAMURI I BASHKIMIT e cdo Shqiptar nga VENDI I SHQIPONJAVE sic na cileson bota sheh SHEMBELLTYREN E TIJ ne flamur e GJAKUN e rene per SHQIPERINE ne cdo cep te saj qe nga Cameria ne Mirtrovice.
    Shqiptaret dhe shqiponja jane sinonim te njera tjetres e kjo vjen qe nga lashtesia.

    PS:Shqiponja e Bizantit qe qe pjesa lindore e Peradorise Romake eshte shqiponja e Perandorise Romake qe qe shqiponja e legjioneve te saj dhe e kishin si flamur nga shkonin kudo e qe simboli i saj zyrtar.

  6. #116
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Problemi qe shtroi presori Amerikon qendron por ka nje zgjidhje qe eshte lene ne harrese:

    1. Lexoni tezen e Eterve te Kombit dhe mundimin qe moren me 1870.

    2. Kriza e brendshme e identitetit ekziston sot per shkak ndarjes nder qyteterime
    (Albo Bizantin, Klevis2000 Islamik, Qafiri Shqiptar Modern)

  7. #117
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Meqenese te qenkerka krijuar ideja se miqesia e sinqerte midis popujve qenkerka e kushtezuar vetem nga politikat e shtetit shqiptar, qe eshte nje ide e gabuar.
    Albo <> (mardheniet) midis kombeve nuk jane si ato mes individeve ..... pergjithesisht ato bazohen mbi interesat apo vlerat qe kombet kane ndare ne te shkuaren apo vazhdojne te ndajne.

    Interesat dhe rolin e vlerave ne keto mardhenie e percaktojne qeverite, institucionet e tjera te shtetit, akademite etj .... pra pjesa elitare dhe jo masa e gjere se ciles nese nuk ia servir situaten me shume stil nuk para i bie nder mend per popujt apo kombet e tjera.

    Ne kete pike eshte shume e qarte te kuptosh se me ndryshimin e programeve politike apo e interesave te atyre qe qeverisin ndryshojne jo pak gjera ... psh Spanja deri dje ishte mbeshtetese e politikes amerikane ne Irak, me ndryshimin e pushtetit jovetem qe i terhoqi trupat nga Iraku por eshte nje nga kritikueset me te forta te asaj politike qe mbeshteste deri dje ....

    Mardheniet nuk jane te ngrira, ato ndryshojne me kohen ne baze te interesave te ndryshme ... fjala vjen Franca dhe Gjermani e mbeshteten te dyja nderhyrjen ushtarake te Natos ne Kosove ..... te dyja ishin kritikuese te forta te luftes ne Irak .... te dy keto luftera kishin nje te perbashket ... u zhvilluan jashte kornizes ligjore te OKB.


    Nuk ka <> te perjetshme mes shteteve, ka vetem nderthurje interesash (qofshin edhe ideologjike). Pikerisht nga kjo pikpamje menyra sesi qeveria apo elita e nje vendi nderton dhe punon per interesat e kombit ka nje rendesi shume te madhe dhe eshte teper percaktuese.

    Po ta perseris me cfare kurajo kritikon Finin pse shkon ne Beograd kur ate e kane vizituar para tij dy kryeministra shqiptare apo pasi ke favorizuar ndjeshem dhe ne menyre te pandershme influencen greke ne sektorin ekonomik.

  8. #118
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Nano ne Athine te PASOK, Karamanlis shmang Tiranen

    E Shtune, 26 Shkurt 2005

    Kryeministri shqiptar do te mberrije ne kryeqytetin helen me 2 mars, pikerisht diten kur do te startoje turi ballkanik i homologut te tij, Kostas Karamanlis, ne Zagreb, Beograd e Prishtine. Nano, ne Kongresin e opozitareve grek te PASOK-ut dhe takime me emigrantet

    Elton METAJ

    Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, do te marre pjese ne Kongresin e PASOK-ut, partia opozitare greke, qe do te zhvillohet nga 3-6 mars ne Athine. Nje dite perpara fillimit te punimeve te Kongresit, Nano do te jete ne kryeqytetin helen per te takuar nje grup te madh emigrantesh shqiptare, te cilet gjithashtu jane ftuar ne takimin politik te socialisteve greke. Por pikerisht me 2 mars, Kryeministri grek Kostas Karamanlis do te lere Athinen per te nisur nje tur ballkanik. Tur qe nuk do te kete si stacion te tijin Tiranen, pasi Nano ka preferuar te jete ne Greqi te homologet e tij politike. Megjithate, Zagrebi, Beogradi, dhe ne menyre te vecante Prishtina, do te vizitohet gjate 2 dhe 3 marsit nga shefi i qeverise se Athines.

    Nderkohe ne Greqi, rreth 300 mije simpatizante dhe anetare te PASOK-ut, te drejtuar nga Jorgos Papandreu, kane votuar per zgjedhjen e 4 mije delegateve, te cilet do te marrin pjese ne Kongres. Ne krahun tjeter, Kryeministri Karamanlis gjate vizites se tij ne Zagreb, Beograd dhe Prishtine pritet te diskutoje per marredheniet dypaleshe dhe zhvillimet ne Ballkan. Ne qender te turit te Kostas Karamanlis pritet te jene edhe diskutimet per te ardhmen politike te Kosoves. Stacioni i pare per Karamanlis do te jete Zagrebi me 2 mars dhe me pas, ne te njejten dite, Beogradi. Me 3 mars, ai do te largohet per ne Prishtine dhe pasditen e se njejtes dite pritet te kthehet ne Athine.

  9. #119
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Karamanlis e shmang Tiranen ne turin e tij Ballkanik, direkt pas perfundimit te turit te Finit. Karamanlis nuk mund te shtrengoje doren e kryeministrit shqiptar Nano, qe vetem dite me pare i shtrengoi doren Erdoganit. Pa harruar edhe faktin se PASOK eshte kumbari i Nano.

    Zhvillimet deshmojne per shkallen e deshperimit te Nano dhe per akullin e krijuar midis Athines dhe Tiranes me ardhjen ne pushtet te Demokracise se Re ne Greqi. Takimet e ambasadorit grek ne Tirane me liderin e opozites dhe daljen e PBDNJ nga koalicioni i majte, deshmojne mbeshtetjen e qeverise greke per ndryshim politik ne Tirane kete vere.

    Duket se gjysma e dyte e 2005 do tu sjelle dy gezime historike shqiptareve.

    Albo

  10. #120
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk e kuptoj pse flisni ne emrin e te gjithe Shqiptareve. Cilat na qenkan keto gezime historike ? Fitorja e Sali Berishes dhe kujt tjeter ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59
  5. Rice paralajmeron BE-ne mbi pranimin e Turqise
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •