Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 126
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Perkthimi i fjaleve te Finit nuk asht i sakte.

    Fini tha:

    " Para se me percaktue statusin perfundimtar te Kosoves duhet me prite perfundimin e verifikimit te standarteve te kerkueme prej Komunitetit nderkombetar (ne fillim te majit) per te garantue nji Kosove multietnike e demokratike"

    "E ardhmja e Kosoves asht ne duert e kosovareve, te thirrun per me realizue ēka komuniteti nderkombetar quen te domosdoshme: nji vend multietnik e demokratik".

    Pra e cileson qi statusi perfundimtar asht i afert e gjithcka asht ne duert e kosovareve. Ky asht sherbim i madh. Per ma teper, ne viziten e tij ne Ballkan viziton Sarajeven, Beogradin, Prishtinen e Shkupin e presidentat e ketyne kater vendeve e kjo don me thane shume, mbasi e ven Prishtinen e Presidentin e Kosoves ne rang te vendeve indipendente (nuk viziton p.sh. Podgoricen, me gjithe kerkesen e malazezeve).
    Ditet e fundit Italia u ankue se ceshtja e Irakut ka lane ne hije problemin e Kosoves, se te ciles i duhet dhane zgjidhje sa ma shpejt. Prandaj edhe vizita e Finit per me e rivue ne qender te vemendjes.

    _____________

    Nejse, tema asht devijue.
    Diskutimi ishte per pretendimet turke e greke (si perkojne!!!) qi shqiptaret ta shkruejn historine e vet te blueshme per "stomakun" e tyne.

    Erdogan, si fillim, duhet me kerkue simbolikisht ndjese shqiptareve per te kaluemen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 24-02-2005 mė 21:21

  2. #102
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Perse na duhen popujt miq kur nuk i kemi krah atehere kur kemi nevoje?!
    Sa misione apo aksione diplomatike ka ndermarre shteti shqiptar per te angazhuar <> ne ceshtjen e pavaresise se Kosoves pas luftes ? Me cfare cipe mund te gjykohen te tjeret per pasivitet ndaj ceshtjes tende kombetare kur vete shteti shqiptar eshte krejtesisht memec ne kete drejtim.

    Me cilin lider europian ka diskutuar Fatos Nano ceshtjen e Kosoves ..... ??? Pse duhet te nxitohet Fini per pavaresine e Kosoves kur Shqiperia nxitohet per kete problem aq sa nxitohet Zimbabveja.

    Asnjeri prej nesh nuk ka fytyre te ankohet per qendrimet e te tjereve perderisa qeveria jone e ka harruar ceshtjen e Kosoves per interesa te ngushta politike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 24-02-2005 mė 21:42

  3. #103
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Me cilin lider europian ka diskutuar Fatos Nano ceshtjen e Kosoves ..... ??? Pse duhet te nxitohet Fini per pavaresine e Kosoves kur Shqiperia nxitohet per kete problem aq sa nxitohet Zimbabveja.
    Pra, meqe qeveria e Tiranes eshte ilegjitime dhe inekzistente, ne shqiptaret duhet te bejme me faj veten, duke ushqyer keshtu sindromin e vet-viktimizimit?! Kjo eshte pikerisht ajo qe Erdogan, Prodi + Dini + Fini, serbet dhe greket, duan te shohin tek ne shqiptaret. Per aq kohe sa shqiptaret tani ne pluralizem bejne me faj veten per gjithcka qe ndodh rreth tyre, ata nuk do te kene as kurajon dhe as energjite per te avancuar interesat e tyre kombetare ne Ballkan.

    Me mjerane se qeveria shqiptare eshte argumenti qe ti perdor me lart. SHBA nderhyu ne Kosove ne 1999 per te rikthyer mbrapsht planet e vendeve rajonale, Itali, Serbi, Greqi per minimizimin e interesave shqiptare ne Ballkan. Prodi nuk shkoi te festonte clirimin e Kosoves ne Prishtine, ashtu sic shkoi presidenti Klinton, por shkoi te festonte shkaterrimin e shtetit shqiptar ne Vlore ne 1997, krah per krah me Zan Caushet.

    Kur shqiptaret u vune perpara si bageti ne 1999 nga serbet ne Kosove, kur spastrimi etnik dhe genocidi serb ndaj shqiptareve pushtoi edhe ekranet e televizioneve te botes, SHBA dhe aleatet e saj si Anglia nderhyne per te ndalur genocidin dhe spastrimin etnik. Dhe ate vit shqiptaret ishin po aq te braktisur sa ne fillimet e shekullit te XX kur u be ndarja famekeqe e kufijve ballkanike. Per miq te tille si SHBA ka nevoje Shqiperia dhe shqiptaret. Miqte e vertete dhe te sinqerte njihen ne dite te veshtira, atehere kur je pertoke dhe jo atehere kur je ngritur mbi kembet e tua.

    Fatos Nano dhe 100 hajdutet kane 8 vjet qe jane mbajtur ne pushtet nga shtete si Itali, Greqi, France, per te thyer pikerisht kurajon dhe shpresen ne shpirtin e shqiptareve. Kjo nuk eshte rastesi, por cikli famekeq i pushtetit ilegjitim te 1997 do te mbullet tani ne 2005. Ata qe shpejtuan te defaktorizonin shtetin shqiptar ne Ballkan ne 1997 nga frika e luftes ne Kosove, jo vetem qe nuk ia dolen dot me sukses, por pesuan nje humbje te dyfishte: a) Kosova eshte de-fakto e pavarur b) Shqiptaret nuk jane sot te vetem kunder te gjitheve, por kane bere edhe miq te medhenj si SHBA. Dhe kur ben miq si SHBA, askush nuk guxon te luaje me sigurine dhe aspiratat e tua kombetare.

    Tani te te pyes une ty: A do te na dilte SHBA krah nese fqinjet tane nuk do te ishin vene ne gare te godisnin interesat tona kombetare kur Shqiperia ishte pertoke e ne koma?!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2005 mė 03:10

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Perkthimi i fjaleve te Finit nuk asht i sakte.
    shkodra13, Fini nuk shkoi me pare ne Prishtine, shkoi me pare ne Beograd dhe ne gjuhen e gjesteve diplomatike, sikur asgje te mos kish nxjerre nga goja ne Beograd apo Prishtine, ky itinerar ndalesash flet vete per prioritetet e politikes se jashtme italiane. 1 jave para se te niste turin Ballkanik, Fini alarmoi BE se sa "teper destabilizuese per rajonin" eshte pavaresia e Kosoves. E gjen ne kete teme nga agjencia e lajmeve AFP.

    Dhe meqe jeton ne Itali, te lutem me sill ne kete teme te lexoj nje artikull nga shtypi italian ku nje diplomat italian me pozite apo ze ne politiken e jashtme italiane shprehet per pavaresine e Kosoves ashtu sic u shpreh Patten dje tek Financial Times.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2005 mė 03:37

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Perderisa arkiva e Vatikanit mban historin e Skenderbeut
    (prej pike e presje)
    askush nuk munet me e ndryshu ate,aaskush
    edhe mi dal dhami na,na,

    turku,greku po paten qejf ,neve ua hapin arkivat,pse jo,
    qejf kane te shkretet
    ama ,as cic as mic me prek nuk munden,
    s`ka,hiq.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Postime
    27
    O njerez kot merremi me gjera te tilla se c'beri filani, si u sollen filan qytet ne filan date, etj.
    Ne jemi SHQIPTAR nuk duhet ta harrojme kurre kete.
    Nqs. vejme ne diskutim figura si Gjergj Kastriot Skenderbeu, Ismail Qemali, Luigj gurakuqi, Naim Frasheri, Gjergj Fishta kemi mbaruar si komb. Keto jane element unifikues te popullit tone dhe te gjithe sintetizohen ne flamurin me shkaben dykrenare.
    Dallimet mes veriore e jugore, katolik, mysliman e ortodoks, qytetar dhe fshatar, demokrat e socialist nuk jane gje tjeter vecse grimca pluhuri ne krahasim me te qenurit SHQIPTAR.
    Duhet ta respektojme, ta mbrojme, ta duam njeri tjetrin se jemi nje popull i vogel pa shume pushtet.
    Nuk mund ta harroj nje ngjarje qe ma kane treguar ne lidhje me at Gjergj Fishta, i cili ishte ftuar ne nje takim me mbretin e Frances te asaj kohe. Gjate atij takimi, per ta vene ne pozite inferioriteti Gjergj Fishten, mbreti i Frances kishte thene "Ah po shqiptaret, ato qe jane me tre fe" dhe at Gjergj Fishta, qe mbahej si gjuheshpate e ironik, ja preu "Po, eshte e vertete se ne SHQIPTARET kemi tre fe, por net si ajo e Shen Bartolomeut, nuk kemi pasur asnjehere" . Per ke nuk e di, nata e Shen Bartolomeut i referohet nje masakre qe ka ndodhur mes francezeve protestanteve dhe francezeve katolik..........

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    shkodra13, Fini nuk shkoi me pare ne Prishtine, shkoi me pare ne Beograd dhe ne gjuhen e gjesteve diplomatike, sikur asgje te mos kish nxjerre nga goja ne Beograd apo Prishtine, ky itinerar ndalesash flet vete per prioritetet e politikes se jashtme italiane. 1 jave para se te niste turin Ballkanik, Fini alarmoi BE se sa "teper destabilizuese per rajonin" eshte pavaresia e Kosoves. E gjen ne kete teme nga agjencia e lajmeve AFP.

    Dhe meqe jeton ne Itali, te lutem me sill ne kete teme te lexoj nje artikull nga shtypi italian ku nje diplomat italian me pozite apo ze ne politiken e jashtme italiane shprehet per pavaresine e Kosoves ashtu sic u shpreh Patten dje tek Financial Times.

    Albo
    Albo, as nuk me perket dhe as nuk kam nder mend me marre rolin e mbrojtesit te politikes italiane. S'kam me shkrue ma teper se sa saktesimi i masiperm. Aq ma shume kur kjo ceshtje perban devijim prej temes. Pershendetje!

  8. #108
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Pra, meqe qeveria e Tiranes eshte ilegjitime dhe inekzistente, ne shqiptaret duhet te bejme me faj veten, duke ushqyer keshtu sindromin e vet-viktimizimit?! Kjo eshte pikerisht ajo qe Erdogan, Prodi + Dini + Fini, serbet dhe greket, duan te shohin tek ne shqiptaret. Per aq kohe sa shqiptaret tani ne pluralizem bejne me faj veten per gjithcka qe ndodh rreth tyre, ata nuk do te kene as kurajon dhe as energjite per te avancuar interesat e tyre kombetare ne Ballkan.

    Me mjerane se qeveria shqiptare eshte argumenti qe ti perdor me lart. SHBA nderhyu ne Kosove ne 1999 per te rikthyer mbrapsht planet e vendeve rajonale, Itali, Serbi, Greqi per minimizimin e interesave shqiptare ne Ballkan. Prodi nuk shkoi te festonte clirimin e Kosoves ne Prishtine, ashtu sic shkoi presidenti Klinton, por shkoi te festonte shkaterrimin e shtetit shqiptar ne Vlore ne 1997, krah per krah me Zan Caushet.

    Kur shqiptaret u vune perpara si bageti ne 1999 nga serbet ne Kosove, kur spastrimi etnik dhe genocidi serb ndaj shqiptareve pushtoi edhe ekranet e televizioneve te botes, SHBA dhe aleatet e saj si Anglia nderhyne per te ndalur genocidin dhe spastrimin etnik. Dhe ate vit shqiptaret ishin po aq te braktisur sa ne fillimet e shekullit te XX kur u be ndarja famekeqe e kufijve ballkanike. Per miq te tille si SHBA ka nevoje Shqiperia dhe shqiptaret. Miqte e vertete dhe te sinqerte njihen ne dite te veshtira, atehere kur je pertoke dhe jo atehere kur je ngritur mbi kembet e tua.

    Fatos Nano dhe 100 hajdutet kane 8 vjet qe jane mbajtur ne pushtet nga shtete si Itali, Greqi, France, per te thyer pikerisht kurajon dhe shpresen ne shpirtin e shqiptareve. Kjo nuk eshte rastesi, por cikli famekeq i pushtetit ilegjitim te 1997 do te mbullet tani ne 2005. Ata qe shpejtuan te defaktorizonin shtetin shqiptar ne Ballkan ne 1997 nga frika e luftes ne Kosove, jo vetem qe nuk ia dolen dot me sukses, por pesuan nje humbje te dyfishte: a) Kosova eshte de-fakto e pavarur b) Shqiptaret nuk jane sot te vetem kunder te gjitheve, por kane bere edhe miq te medhenj si SHBA. Dhe kur ben miq si SHBA, askush nuk guxon te luaje me sigurine dhe aspiratat e tua kombetare.

    Tani te te pyes une ty: A do te na dilte SHBA krah nese fqinjet tane nuk do te ishin vene ne gare te godisnin interesat tona kombetare kur Shqiperia ishte pertoke e ne koma?!Albo
    Pikesepari une nuk percjell idene e viktimizimit por ate te mugeses se pergjegjesise individuale dhe kolektive. Mjaft u justifikuam se per 50 vjet nuk kishim se cfare t'i benim diktatures tani akuzojme te tjeret se mbajne Fatosin ne pushtet .... kur askush nuk po te pengon te ngulesh neper sheshe sic bejne gjetke ata qe u eshte vjedhur vota .... perderisa nuk e ben kete e mire apo e keqe kjo qeveri te perfaqeson.

    Fini nuk ka perse te mos e marre ne konsiderate Beogradin kur ate e kane vizituar pa kurrefare kushti (as ate te te kerkuarit falje) dy kryeministra shqiptare!
    Nese SHBA i ka mbeshtetur shqiptaret nder te tjera kjo ka ardhur edhe per faktin se ata kane trokitur ne deren e saj dhe tema e Kosoves ka qene kryefjale e cdo takimi te para 97 me administraten amerikane.

    Une nuk po te them se nese diplomacia shqiptare do te ishte me aktive qendrimet e Italise do te ishin ndryshe por nuk mendoj se ke te drejte te hapesh gojen dhe te komentosh qendrimin e te tjereve kur qeveria e vendit tend e ka injoruar plotesisht problemin ne fjale.


    Per ta mbyllur po te kujtoj se mjerimi me i madh eshte i atij qe vetem rri e pret (komenton) fatin qe te tjeret gatuajne per te.

  9. #109
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Tema paska deviju tmerresisht.....

    Eshte mese e vertete qe politika italiane ka peshe per pranimin e Shqiperise ne tryezen evropiane.Ka me teper rendesi se sa politika greke dhe ajo turke.Jam kundra mendimit qe greqia do te ndikoje per mire ne lidhje me pavaresine e kosoves.Qeveria greke dhe populli jane pothuajse me te perqendruarit ne fene dhe nacionalitetin e tyre ne Ballkan.Politika greke ndikohet nga qarqet fetare sado pak qe qofte,dhe eshte llogjike qe nuk do te kete perparesi ceshtja e kosoves perpara asaj serbe.Edhe ne marredhenjet ekonomike greqia do te perfitonte me shume nese nuk do ishte pro pavaresise Kosoves.Prandaj eshte absurde te priten te mira nga Greqia.Urrejtja e grekeve dhe sllaveve ndaj popullit shqiptar
    flet haptazi.Masakrat e shumta te bera ne Kosove dhe Cameri.Debimi me force i kosovareve dhe cameve prej trojeve tyre flet qartas se urrejtja ndaj Shqiptareve eshte bere pjese gjenetike e shoqerise greke dhe serbe.Besoj qe mjafton Shba per balancimin e popujve ne ballkan.Kosova po ecen me hapa te shpejte drejt pamvaresise pasi bota eshte ndergjegjesuar .Greqia eshte faktor i paperfillshem te pakten ne lidhje me ceshtjen e Kosoves.

    PS.Greqia duhet te pranoje me koken ulur turpin per masakrat ndaj cameve dhe percmimin e jetes te shqiptareve qe u vrane e masakruan nga policet greke dhe per keta te fundit nuk merret asnje mase ndeshkuese.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kjo teme ka devijuar per arsye te Albos qe eshte dhe moderator dhe e ka hapur kete teme shume gjere per ti ikur debatit te fillimit qe e humbi.

    Venia e Shqiperise midis Italise , Greqise dhe Turqise eshte nje politike e vjeter e secila inkurajon njera tjetren.

    U pa se qeveria jone e korruptuar hapi historine per greket-- direkt hapi oreksin e turqise.

    Ne jemi vend i pavarur e lidhemi e bejme mardhenie me ke kemi interes ne bote qe nga Amerika , Anglia , Gjermania , Austria ,Suedia e me radhe e nuk kemi pse e shikojm venten ne fund te gremines qe vetem po na ndihmoi Greku , Turku a Italiani.

    Dhe sa me pare duhet te shkeputemi qe nga ekonomia nga kjo qenie ne mes te fqinjeve e trasheguar nga koha kur ata qene ne gare kush te grabiste me shume nga shqiperia e qe vazhdon ne nje menyre tjeter dhe sote.

    Kjo qe nga ekonomia duke marre ne Shqiperi firmat e medha globale jo ca investitore nga fqinjet qe po e shikojme ca po bejne ne ekonomine shqiptare sot.
    Psh firmat greke qe nga AMC qe marrin gjithe parate e shqiptareve e i cojne ne greqi ne vend te investimit ne shqiperi e ritjes se ekonomise tone e me rradhe.

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59
  5. Rice paralajmeron BE-ne mbi pranimin e Turqise
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •