Close
Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 126
  1. #91
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anėtarėsuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar mė parė nga Orku
    Greqia qe mban akoma ne fuqi ligjin e luftes me Shqiperine dhe ka synime ndaj saj do te njohe pavaresine e Kosoves ..... per mua eshte e pabesueshme por nese e ben do ta beje e fundit pasi ta kene njohur te gjithe te tjeret.
    Te garantoj qe greqia do te beje cmos mos te lejoj nje pamvaresi te Kosove. Pik.
    Lojrat diplomatike dhe hesapet nen tavoline jane ka behen per ardhmerine e Kosoves "as we speak". Do te jete interesant si do mbaroje kjo loje. Per fat te keq, historia flet se jemi ne qe gjithmone dalim lakuriq.......Let's hope not this time......

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Traboini
    Flm. per kete link. Shume bukur eh?
    Ky shesh ku eshte vendosur monumenti quhet sheshi "Albania"...

    Ka edhe nje rruge ne Rome, goxha kryesore, qe i eshte vene emri "Via Colli Albani" kesaj nuk e di pse...

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mos diskutoni kot per Greqine e Kosoven se eshte qesharake.

    Karamanlisi ne takimin e tij te pare me Bushin tema kryesore qe Kosova [sikur pak probleme te tjera ka greqia]
    Karamanlisi e nxorri kete si teme kryesore duke i shprehur shqetesimin Bushit per pavaresine e Kosoves se do destabilizonte rajonin.
    Ca pergjigje ka marre ai nuk dihet, ne qofte se Bushi do te kete harxhuar kohen te sqaronte greqine?

    Greqia ka hapur nje zyre ne Kosove e kjo me teper per interesa ekonomike e Greqia per mundesite qe ka se eshte ne BE do te shfrytezoje cdo rast per te gllaberuar biznese ne ballkan.
    Cdo biznes grek ne Kosove do qe vetem ne te mire te interesave te serbeve si ne kohen e luftes kur greqia theu embargon e dergonte mauna te terra ne serbi ne preteksin e ndihmave vuri dhe NATON ne veshtiresi qe po bombardonte serbine.

    Ky eshte dhe nje KURTH qe klanet antishqiptare te gllaberojne gjithe bizneset e fuqine ekonomike te Kosoves e ti lene shqiptaret me gjisht ne goje e rrjedhimisht pa fuqi ne vendin e tyre e shembull kemi Shqiperine.

    Psh Shqiperine tone e ka kthyer si koloni pa harxhuar asnje para per ta pushtuar po gjithe bizneset e medha qe nxjerrin para ne shqiperi jane ne duar te grekerve dhe gjithe paraja e tyre vete ne greqi e investon ne shqiperi klanet progreke.

    Ky eshte dhe modeli qe greket mund te duan per kosoven.

    Greqi e ka shfrytezuar mire gjendien ne ballkan duke gllaberruar biznese te medha, e berre para te madhe, e gjithnje duke shfytezuar mbeshtetjen monetare te BE-se.

    Micotaqi para nje muaji deklaroi ne gjithe mediat greke se rreziku me i madh per greqine nuk eshte Turqia po Shqiptaret dhe ngritja e tyre ne ballkan nga pozita e sllavit e fitoria e te drejtave njerezore qe ju takojne si cdo popull tjeter.

  4. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Traboini, kur njihet populli mik dhe populli qe kerkon te perfitoje nga fatkeqesia jote, ne dite te mira apo ne dite te keqija?

    Zere se i hoqem vize historise, e fshime fare kujtesen e dhimbshme historike shqiptare te te pareve tane ne shekuj. Mjafton ti besh dy pyetje vetes:

    1. Cila eshte ceshtja me emergjente per interesat tona kombetare sot per sot?

    Besoj se do te binim dakord, pavaresia e Kosoves.


    2. Cili eshte qendrimi/ndihma e Turqise/Greqise/Italise ndaj/per pavaresine e Kosoves?

    Dhe ketu ndahet sharpi nga sheqeri, propaganda nga fakti, pasionet nga llogjika, e genjeshterta nga e verteta, virtualiteti nga realiteti, anti-kombetaria nga kombetaria.

    Perse na duhen popujt miq kur nuk i kemi krah atehere kur kemi nevoje?!
    A kemi nevoje ne per ndihmen e dikujt qe nuk eshte i sinqerte me aspiratat e popullit shqiptar?!

    Momentet qe po jetojme jane historike jo vetem per shqiptaret por per gjithe Ballkanin. Dhe perplasja e interesave eshte e tille qe grupet e interesave jane ndare ne ata qe duan te shohin nje Ballkan te Ri, dhe ne ata qe duan te pengojne prishjen e status-quo. Ballkani i ri fillon me pavaresine e Kosoves. Prandaj sot nuk na degjon me veshi zerin e tellalleve te paguar ne Shqiperi, por na degjon zerin e Erdoganit, ministrit te jashtem italian, atij grek, ish-kominisionerit te BE Patten, te derguarit special te SHBA ne Kosove Grossman, e me rradhe.

    Te gjithe po thone fjalen e tyre, Pro apo Kunder pavaresise se Kosoves dhe ne shqiptaret duhet te mbajme vesh mire, pasi ne momente te tilla njihen miqte dhe armiqte.

    Albo

  5. #95
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Citim Postuar mė parė nga Orku
    Greqia qe mban akoma ne fuqi ligjin e luftes me Shqiperine dhe ka synime ndaj saj do te njohe pavaresine e Kosoves ..... per mua eshte e pabesueshme por nese e ben do ta beje e fundit pasi ta kene njohur te gjithe te tjeret.

    Grupi i Kontaktit: SHBA + Angli + France + Itali + Rusi

    As Greqia, as Turqia, as Shqiperia nuk e kane te drejten e votes ne lidhje me statusin final te Kosoves. Italia e ka kete vote, pasi Italia eshte epiqendra e sferes se influences ne gjithe Evropen Juglindore, dhe besoj se Fini qe e tha fjalen e tij ne Rome dhe Beograd, e ben te qarte qendrimin e qeverise se tij.

    Greqia, Turqia, Shqiperia dhe gjithe vendet e tjera Ballkanike do te vihen perballe nje fakti te kryer qe ata duan s'duan, u pelqen apo nuk u pelqen, do ta pranojne heret e apo vone, me deshire apo pa deshire, pasi jane ata qe do tu duhet te jetojne ne Ballkan, nuk jane as amerikanet, as anglezet, as francezet dhe as italianet. Rusia ka vetem nje status nderi ne grupin e kontaktit, por jo nje te drejte veto. Asnje shtet pervec SHBA nuk e ka te drejten e vetos ne grupin e kontaktit pasi luften e beri SHBA nen ombrellen e NATO.

    Albo

  6. #96
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Lexova shum shkrime,pore jo te gjitha...
    M u duk se po shikoja ca tifoze qe shikonin nje ndeshje futbolli,pore po luanin shum ekipe ne fush,Turqia,Greqia,Serbia,Italia ,Gjermania,Anglia,SH.B.A . edhe Shqiperia etj.
    Te gjithe qenkeni tifoze me shtetesi shqiptare ,pore asnje nuk qenka tifoz me Shqiperine.
    Keq ...shum keq...
    Vllezer
    Te gjith ata qe erdhen si pushtues,erdhen me vra ,pre djeg shkaterru perdhunu tjetersu etj.
    Mose kerkoni te gjeni te mira tek ata.
    Shqiperin ton po se bam ne shqiptaret,te tjert mish te pjekur neper dham do e kene.

  7. #97
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Ministri i jashtem italian Xhanfranko Fini viziton sot Prishtinen

    Fini: Perpara se te percaktohet statusi duhen plotesuar standartet e vendosura nga komuniteti nderkombetar

    PRISHTINE (24 Shkurt) - Ministri i jashtem italian Xhanfranko Fini ne bisedimet qe ka zhvilluar me presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj ka deklaruar se " perpara se te percaktohet statusi i Kosoves duhen plotesuar standardet e kerkuara nga komuniteti nderkombetar per te garantuar nje Kosove shume etnike dhe demokratike". Kreu i diplomacise deklaroi gjithashtu se sot klima ne Kosove, eshte permiresuar, dhe ndryshimet ne Kosove jane nen syte dhe vemendjen e te gjitheve. "Situata ishte kaq e rende sa, pa ndihmen e komunitetit nderkombetar dhe pa pranine e Kombeve te Bashkuara, ndoshta nuk do te kishim njohur permiresim te situates ne gjithe Ballkanin". Gjate bisedes, presidenti Ibrahim Rugova e njohu Finin me progreset e viteve te fundit ne Kosove, si ne fushen ekonomike, ate te sigurise. "Jemi gati te marrim pergjegjesine e standarteve te kerkuar nga komuniteti nderkombetar" tha Rugova, duke theksuar se institucionet lokale, do te kene pergjegjesi me te medha persa i perket sigurise dhe ekonomise. " Per kete -u shpreh Rugova- mendojme se ka ardhur momenti qe Kosova te shpallet Shtet i Pavarur, dhe per kete kerkojme edhe ndihmen e Italise. Nderkaq, Rugova ndihet pergjegjes edhe per permiresimin e raporteve me te gjithe BE-ne si dhe SHBA-ne. em/em(/BalkanWeb)




    KOSOVO: RUGOVA FOR INDEPENDENCE; FINI: "STANDARDS FIRST"

    (AGI) Ā– Pristina, Feb.24 Ā– Ibrahim Rugova is straighforward: Kosovo wants its independence. From the President's residence, built in 1999, FM Gianfranco FIni "carefully" listened to "the moral request" of the autonomous Serbian province, but sets some conditions: international standards are to be met. Fini said that "Kosovo must first of all prove it is ready to join the EU and NATO, which is the Balkans' future". Rugova asked that "Kosovo's independence be acknowledged soon by the EU and the US, and that it become a EU and NATO member, friendly with the US". Justified requests, according to Fini, because of the "solid economic sector and the progress made on the safeguard of cultural and religious minorities". Fini also met Kosovo PM Ramush Haradinaj this morning, then dined with the almost 300 Italian MSU soldiers patrolling the area with the French and Estonians, thanking them for there commitment. (AGI) .

  8. #98
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Nje gje eshte e sigurt , nuk ka shtet ne Evrope sot pervec se Anglise deri ne nje fare mase qe do te mbeshteste pa rezerva pavaresine e Kosoves . Ne te shpresojme tek trysnia Amerikane , por Amerika eshte kaq e impenjuar ne bote sot sa Kosova duket si nje pike e vogel ne oqeanin pa fund . Te shpresojme qe Kosova nuk do te sakrifikohet per interesa te tjera ne mardheniet Amerikano-Evropiane . Dhe e fundit , ne Evrope ne nuk kemi miq , ne qofte se keni qejf te argumentoni , argumentoni ke kemi me pak armik ose kush na e ka me pak me te futur Greqia, Turqia , Italia etj .

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Albo mos u hidh dege me dege, e pasi humb cdo debat hap nje teme tjeter te madhe si kjo e Kosoves per te shpetuar faktit te pare qe argumentat e tua rrane dhe thjesht e HUMBE DEBATIN e prano te VERTETAT.

    Njerezit e medhenj kur pranojne se kane gabin nuk e pranojne se e quajne veten me te poshte se te tjeret,po e bejne per te persosur veten, e per te mos u katandisur ne ato pozita ku mbrojne per kokefortesi mediokre idera e gjera te gabuara e duke prishur veten e tyre keshtu.

    Nuk e di c'ka mund ti thoshim shqiptarit te vrare nga greket nga urretja e ushtqyer nga shoqeria greke per nje ndeshje futbolli se mos u merzit se te ka mik te madh ai qe te vret!

    Ajo qe ti e drejton debatin duke kapur ndonje fraze nga ata qe debaton e jo ate qe ata te thone eshte qe ky eshte katolik e mbron Italiani e une ortodoks e mbroj grekun,ide me percarese e antishqiptare qe per cudi ke nje vite qe po e hap ne kete forum te quajtur FORUMI SHQIPTAR.

  10. #100
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Te mjeret ne, te mjeret!
    Duket se edhe Vshekuj te tjere do te jeme nen sundimin e "Erdoganve".?Ai ne vend se te kekoje falje per V shekuj roberi, po dashka edhe librat ti marrim nga Tuerqia. Une nuk besoj qe ai te kete pas kurajo te thone ate, mendoj se kjo eshte nje rrene e gazetes.
    Bile as qe meriton kaq vemendje.
    shendet!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 10 prej 13 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59
  5. Rice paralajmeron BE-ne mbi pranimin e Turqise
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •