Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 126
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Postime
    27
    Turko Shqiptari Mustafa Qemal ......................

    Arnaut, po ky Mustafai Qemali kush eshte?

  2. #42
    I Harruar Maska e AldoWeb
    Anėtarėsuar
    29-06-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Noel Malcom, historian i shquar Anglez ne librat e tij per Ballkanin thote se historia Osmane e Ballkanit gjithmone shikohet nga nje kendveshtrim i gabuar. Ne rastin e Shqiptareve shikohet si nje lufte e panderprere per pavaresi, autonomi e si nje periudhe 'erresire' disa shekullore.

    Kjo eshte gabim e duhet rishikuar. Erdogani ka te drejte kur thote qe historia e marrdhenieve Shqiptaro-Turke duhet rishikuar.

    Por Erdogani ben gabim kur njeson Kalifatin multinacional Osman me Turqine e sotme. Turko Shqiptari Mustafa Qemal nuk pati vizionin e Turqise te sotme si trashegimtare te Kalifatit te fundit Islamik, por si nje shtet modern kombetar per Turqit.

    Pra shikimi i marrdhenieve Turko-Shqiptare, ne kete sens, do pare qe nga 1920 e jo qe nga epoka e Princit te Epirit.
    O qafir po historia e shqiperise dihet qe ka probleme Komuniste
    Mund te kete mite por sido qe ta rrotullojme problemi eshte se pushtuesi gjithmon pushtues ngelet. Nuk besoj se do themi qe hyne si ne banke qelluan ne ajer e moren parate , vrane e prene qe na pushtuan. Persa i perket pas 1920 ku i rame ne qafe turqise ne kur i kishim nja pese te tjere kalaqafe.
    -------------------------------------
    Be to be! If you can't just be!

  3. #43
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga hunter
    Turko Shqiptari Mustafa Qemal ......................

    Arnaut, po ky Mustafai Qemali kush eshte?
    Ati i Turqve...At-a-Turk

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Postime
    27
    Po pse Ataturk nuk eshte mbiemri i tij i vertete?
    Kur dhe kush ja kane vene kete mbiemer?

  5. #45
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Po edhe nese eshte shqiptare si origjine nje m.. ka bere per neve.U ka sherbyer ineteresave te shpellareve.Ne shqiptaret sikur jemi kriju me drejtu punet e dunjase e te tonat me i harru.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Albo ketu pa e ditur se nuk e ka thene njeri shpall nga koka e tij se ku eshte gabimi ne historine tone.

    Historia jone nuk e ka ngjarje te madhe se qe lufte Italo-greke sic njihet pra nje lufte e huaj.
    Greqia e ka gje te madhe kuptohet qe lufte e saj.
    Ne historine tone nuk fshihet se italianet u perpoqen te perdornin shqiptare po ata jo vetem nuk luftuan po nje pjese dezertuan dhe italianet i hoqen fare nga lufta bile kombandatet dhe nje pjese u futen ne burg nga italianet.
    Kjo eshte dhe fakt nga italianet e greket bashke.
    Ajo qe gjithe burimet e kohes nga te gjitha ane thone eshte
    SHQIPTARET NUK LUFTUAN E NUK E PERKRAHEN APO MBESHTETEN ITALINE NE LUFTEN ME GREQINE BILE DEZERTUAN DHE SABOTUAN.
    KJO ESHTE E VERTETA
    FAKTI i thene nga italianet greket anglezet e gjithe bota ne ate kohe.

    Te ngrihesh e te vesh ne histori se Shqiperia e pushtuar, qe agresore dhe shqiptaret drejtuan ushtrite italiane ne juge, jo vetem genjen po eshte ajo ca caqet ekstremiste greke duan
    Me kete ata justifikuan -GJENOCIDIN CAM.
    -Vjedhien e grabitjen e tokave e pasurive te Cameve.
    -Mbajtjen e ligjit te luftes me shqiperine e jo Italine
    -Me kete pas lufte qeveria greke kerkoi ne OKB e kudo qe Shqiperi te shpallej vend fashist e vend humbes i luftes nje me Italine e Gjermanine qendrim qe vazhdon dhe sot.
    -Ushtria greke kur pushtoi jugun e Shqiperise ne 1940 hyri ne trantativa per mbajtjen e tij me gjermanet dhe me aleatet njekohesisht.


    Pra thjesht po te pranojm se ne kemi sulmuar greqine e ne humbem luften me greqine do pranojme dhe gjithe pasojat e kesaj.

    Do te duhet te pranojme dhe flamujt grek te ushtrise greke ne Gjirokaster Korce e Pogradec.
    Po keto ti shkruaj ne liber o Albo me gjithe thirrjet greke qe cliruam vorio-epirin.

    Kemi shkruar shume ne kete forum per luften Italo-Greke dhe kemi bere shume debate po Albo vazhdon si riperserise [ndoshta kjo eshte detyra e tij] ato teza qe i jane rezuar nga debatet ketu , tezat e ekstremisteve grek per luften italo-greke megjithese ne debatet e meparshme cdo argument i tij ka rene.

    Albo.Je infektuar keq nga propaganda greke qe nis me fene.E dukesh qarte ne debatet e tua del kudo feja qe ndryshe ne shqiptaret ne traditen tone kurre nuk ngaterojme fene me kobin e politiken.
    Ne greqi eshte e kunderta.

    Nuk po hap historine greke se sa shqiptare ka pasur ne greqi qe nga arvanitasit ne jug e camet ne veri e sa i ka respektuar shteti grek keta pasi sot me mburrje deklaron se ne nuk kemi fare minoritete ne greqi e kjo eshte nje teme shume e gjere e eshte e lidhur me kete teme e me historine midis grekerve e shqiptareve.

    PS: Triku i kesaj eshte se nga greqia apo turqia nuk japin ASNJE PJESE APO FJALI ku librat tone bejne thirrje urrejtje por thuhet ne pergjithesi gje qe verteton se ata nuk kane asnje fakt e duan vetem te manipulojne historine tone dhe gjithe shqiptaret per te justifikuar gjithe ato padrejtesi te se shkuares dhe te tashmes e te na mbyllin syte ne te ardhmen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 23-02-2005 mė 13:59

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Labeati, interesat italiane me ato turke konvergjojne ne lidhje me Skenderbeun. Nese Turqit duan te shkaterrojne apo manipulojne identitetin etnik te Skenderbeut, italianet duan te shkaterrojne dhe manipulojne historine dhe identitetin fetar te Skenderbeut.
    Ti shef endrra me syhape more djale. Italianet nuk na kane kerkuar rishikimin e historise.
    Greket dhe turqit po.
    Italianet nuk na kane shpopulluar ndonjehere, as na kane detyruar te nderrojme fe.
    Turqit dhe greket po. Bile greket e bejne kete diten per diell edhe sot qe jane ne BE, dhe duan ti nxjerrin shqiptaret orthodokse dhe vorio-epirote deri ne Shkumbin.

    Si greket dhe turqit nuk e kane njohur deri me 1912 ekzistencen e kombit
    shqiptar.

    Identiteti fetar i Skenderbeut nuk ka te beje aspak me italianet more fyell.

    Nese Skenderbeu eshte katolik kjo nuk i sjell asgje Italise,sepse katolik nuk eshte baraz me italian. (dhe as ka qene kurre).
    Ndersa jane greket(apo serbet) qe duke u munduar ta nxjerrin ortodoks, nepermjet idese absurde se cdo ortodoks shqiptar duhet te jete grek (ose serb) perpiqen te manipulojne historine.

    Mandej Vatikani dhe Italia e italianet jane 2 gjera krejt te ndryshme. Vatikani nuk ben politiken e Italise, madje gjate 2 shekujve te fundit ka pase konflikte te medha me shtetin italian,i cili e kufizoi shtetin e papes ne nje lagje te Romes.

    Une te them pse ne arkivat greke e serbe nuk ka studime e burime per Skenderbeun nderkohe qe keto ruhen ne Vatikan, e vende te tjera euro-perendimore?



    Vatikani ende nuk i ben publike arkivat sekrete mbi korrespondencen me Skenderbeun,
    Rrenacak i keq. 90% e historise se Skenderbeut e ka burimin ne Vatikan dhe kronistet turq.
    Ti shko dhe germo ne biblioteke e gjeji se eshte biblioteka arkivore me e madhja e botes.


    E kuptoj qe flamuri yne kombetar bizantin, ia prish syte edhe atyre qe ndermoren fushatat e uniatizmit ne Ballkan.
    Per cilen fushate e ke fjalen konkretisht? uniatizmi eshte thjesht kthim ne origjine, nga ku me force na paten shkepute perandoret greke te bizantit dhe Car Dushanet.


    Greqia kerkon rishikimin e luftes italo-greke dhe pjesemarrjen e shqiptareve ne to (1940), qe demtuan jashte mase maredheniet midis dy fqinjeve shekullore. Per here te pare mbase ne historine tone kombetare, shqiptaret u vune ne krye te nje ushtrie pushtuese, sic ishte ushtria fashiste italiane, per ti shpallur lufte Greqise, me pretekstin e "clirimit te Camerise",
    Cameria a ishte shqiptare apo jo? Dmth ne paskemi "pushtuar" edhe Serbine (Kosoven) ne kohe te Italise? Atehere duhet te kishim ligj lufte edhe me Jugosllavine?

    Cameria ishte toke shqiptare dhe jo greke more grekoman? Greket kishin bere masakra te tmerrshme dhe shpopullime. Ne gjetem nje aleat dhe kerkuam te drejten tone?


    Arsyeja perse interesat turke, italiane apo greke ende perplasen ne Shqiperi ndodh pasi shqiptaret ende nuk njohin identitetin e tyre kombetar dhe vendin qe u takon ne familjen Ballkanike dhe Evropiane.
    Shqiptaret e dine shume mire vendin dhe kufijte e vet ne Ballkan. Ti ndoshta nuk i din derisa na quan pushtim te Greqise clirimin e Camerise.

    Gjithashtu dime edhe armiqte shekullore qe kane qene greket, sllavet e turqit (turqit deri me 1912).
    Tashti kemi armiq serbet dhe greket. Vetem te keqija kemi pare prej tyre tash 15 vjet "demokraci". Sabotime ne ekonomi, ne korridorin e 8, konvertime ne greko-ortodoks, debime, fyrje etj. ndersa per ate qe pranojne emigrante, i pranojne nga interesi se fitojne 20 fish, perndryshe kane "fshesa" me shumice.


    Nese une e di se kush jam, kush kane qene te paret e mi, e di edhe se kush dua te jem ne te ardhmen dhe nuk kam nevoje te degjoj njeri qe te me "mesoje" se kush duhet te jem.Albo
    natyrisht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Labeati : 23-02-2005 mė 14:34

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Labeati, nje prej marrazeve te Mbretit Zog ishte se nuk arriti dot qe te fitonte mirebesimn e komunitetit katolik shqiptar. Edhe pse u dha pushtet, oficere e diplomate katolike ne qeverine e tij e tradhetuan, bile u kthyen edhe ne vegla filo-italiane qe mundesuan edhe pushtimin e Shqiperise nga italianet ne 1939. U pushtua Shqiperia nga italianet ne 1939 apo jo? Se thashe se mos erdhi keshtu kalimthi, qe te clironte camet dhe Camerine nga Greqia, jo per gje.

    Ti je aq anadollak sa Erdogani, pasi ai nuk do te lexoje ne historine shqiptare pushtimin e Shqiperise nga Turqia, kurse ti do qe shqiptaret te harrojne pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste, qe ndodhi vetem 66 vjet me pare.

    Albo

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Labeati, nje prej marrazeve te Mbretit Zog ishte se nuk arriti dot qe te fitonte mirebesimn e komunitetit katolik shqiptar. Edhe pse u dha pushtet, oficere e diplomate katolike ne qeverine e tij e tradhetuan, bile u kthyen edhe ne vegla filo-italiane qe mundesuan edhe pushtimin e Shqiperise nga italianet ne 1939.
    Se kur e si filloi pushtimi i Italise ne kohen e monarkise eshte teme me vete. Megjithate nuk eshte rezultat i "tradhtise" katolike.
    Pushtetin absolut ne ate kohe e kishte vetem Zogu. Ai kishte vendose per te gjitha marrveshjet me Italine deri atehere.
    Aneksimi nga Italia nuk ishte as pasoje e as rezultante e komplotit katolik qe perpiqesh ti te aludosh por e interesave ekspansioniste te Italise Musoliniane.

    Pra ishte fakt permbylles i 10-15 vjeteve politike imperialiste ndaj nje vendi te pafuqishem.


    U pushtua Shqiperia nga italianet ne 1939 apo jo? Se thashe se mos erdhi keshtu kalimthi, qe te clironte camet dhe Camerine nga Greqia, jo per gje
    Italia e aneksoi Shqiperine nepermjet pushtimit ushtarak, nderkohe qe e njohu politikisht si shtet me vete me gjuhe, flamur, shkolla, e administrate.

    Ne keto kushte ishte ne interesin e popullit shqiptar qe te bashkohej i gjith kombi nga Kosova ne Cameri nen flamurin e Skenderbeut, ne shkolla shqipe e administrate shqipe.

    Nderkohe qe Greqia e Serbia u kishin ofruar, vrasje, shpopullime,flamuret e Serbise e Greqise.

    Ti clirimin e bashkimin e Kosoves dhe Camerise e quan sulm ndaj integritetit "grek" apo serb, per toka qe i kishin grabite vetem 20 vjet para.

    TURP e faqja e zeze!


    Ti je aq anadollak sa Erdogani, pasi ai nuk do te lexoje ne historine shqiptare pushtimin e Shqiperise nga Turqia, kurse ti do qe shqiptaret te harrojne pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste, qe ndodhi vetem 66 vjet me pare.
    Pushtimi 5 vjecar nga Italia nuk krahasohet me copetimin greko-serb, po te fitonin fuqite e boshtit Shqiperia do te ishte 2 fishi i kesaj qe eshte sot.

    Meqe ra fjala sot e kesa dite presidenti grek mohon ekzostencen e genocidit cam, ndersa ne Jug flet per Vorio-epir... dhe ti je nje papagall i kamufluar i te njejtes megali-idhe

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Italia e aneksoi Shqiperine nepermjet pushtimit ushtarak, nderkohe qe e njohu politikisht si shtet me vete me gjuhe, flamur, shkolla, e administrate.
    Pra nuk e pushtoi por e "aneksoi". Kurora e mbreterise se Kastrioteve qe mbante mbreti Zog iu dha Mbretit Emanuel te III te Italise. Perpara se tia afronin Emanuelit, ia afruan pinjolleve te Kastrioteve ne Evrope, te cilet nuk pranuan te beheshin pale e planeve te fashisteve italiane.

    Pra Shqiperia e pushtuar nga Italia do te clironte Camerine e pushtuar nga Greqia?! Sikur e kishim nje shtet 15 vjecar ne Shqiperi, perse duhej ta aneksonte Shqiperine Italia, apo se "ishte ne te miren e Shqiperise se Madhe"?!

    Erdogani eshte lule para teje, pasi ai te pakten flet nga padituria e tij, kurse ti flet pasi ende nuk e njeh identitetin kombetar shqiptar, packa se flet shqip e je shkodran.

    E di sa burra shteti shqiptare internoi Italia nga Shqiperia ne Itali ne vitet e pushtimit? Mes tyre edhe nje shkodran qe ti e njeh shume mire, peshkopin orthodhoks Irine (Ilia) Banushi. Po ky peshkopi orthodhoks c'ne u internua ne Itali, ky sikur ishte edhe i krishtere dhe nuk ishte as politikan dhe as musliman, bile e kishim edhe nga Shkodra jone heroike, qe ka njohur pushtim serb, turk, malazez, italian, austriak e francez?!


    Nderkohe qe Greqia e Serbia u kishin ofruar, vrasje, shpopullime,flamuret e Serbise e Greqise.

    Ti clirimin e bashkimin e Kosoves dhe Camerise e quan sulm ndaj integritetit "grek" apo serb, per toka qe i kishin grabite vetem 20 vjet para.

    TURP e faqja e zeze!
    Cfare mund ti thuash nje shqiptari qe pas 66 vjetesh akoma beson se Musolini e sulmoi Greqine per te cliruar Camerine, pasi kishte pushtuar edhe vete Shqiperine 1 vit me pare?! Une nuk e harxhoj fjalen time me Erdoganet shqiptare si puna tende. Po te ndjekim kete llogjiken tende, i bie qe shqiptaret duhet te mburren me perandorine otomane, pasi atehere kishin 5 vilajete nen kontroll apo jo?!


    Pushtimi 5 vjecar nga Italia nuk krahasohet me copetimin greko-serb, po te fitonin fuqite e boshtit Shqiperia do te ishte 2 fishi i kesaj qe eshte sot.
    Pa me ndrico pak edhe mua, se une nga jugu jam, por nuk mbaj mend qe Greqia te kete pushtuar ndonjehere Shqiperine pervec luftes italo-greke kur luftonte italianet. Pa me ndrico pak edhe mua, dhe keta qe po lexojne kete teme, ne cilen lufte e pushtoi Greqia Shqiperine?

    Albo

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon
    Nga Vista nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 20-10-2012, 13:34
  2. Turqia do tė ndėrton 21 xhami nė Qipro
    Nga Vista nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 08:03
  3. Turqia Ne Europe? Jo Faleminderit…
    Nga arbereshi_niko nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 15:17
  4. Komuniteti Shqiptar nė Turqi
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 02:59
  5. Rice paralajmeron BE-ne mbi pranimin e Turqise
    Nga Dr Rieux nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 02-01-2006, 04:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •