Close
Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 332
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139

    Pyetje te veshtira!

    1 Kor 15:29

    Pėrndryshe ēfarė do tė bėjnė ata qė pagėzohen pėr tė vdekurit? Nė qoftė se me tė vėrtetė tė vdekurit nuk ringjallen, pėrse ata edhe pagėzohen pėr tė vdekurit?


    Mesa di une vetem Mormonet e praktikojne "pagezimin per te vdekurit" ne baze te ketij vargu.

    Askush deri me sot nuk me ka dhene nje pergjigje te kenaqshme.

    A e di njeri kuptimin e ketij vargu?

    Faleminderit.

    Pas kesaj kam disa pyetje te tjera te veshtira.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elton80 : 21-02-2005 mė 20:08

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga Elton80
    1 Kor 15:29
    Pėrndryshe ēfarė do tė bėjnė ata qė pagėzohen pėr tė vdekurit? Nė qoftė se me tė vėrtetė tė vdekurit nuk ringjallen, pėrse ata edhe pagėzohen pėr tė vdekurit?
    Bah! mmmmmmm
    Per nder varg qe te ze ngushte!
    Gjithsesi, duke perjashtuar mundesine qe ketu te behet fjale per ndonje sekt te hershem te krishtere, ose ndonje grupim me doktrine te veēante "sauliane"... do te thosha se mund te jete loje "fjalesh"; dmth si tip "iluzioni optik" qe ndodh kur lexon fjale te vendosura ne kete menyre dhe rend.
    Seriozisht,
    Citim Postuar mė parė nga Pali dhe Sosteni(1Kor15:29)
    ...ēfarė do tė bėjnė ata qė pagėzohen pėr tė vdekurit...
    ēfare vdekje po shtjellon Pali ketu? Cilet te vdekur? Mbase behet fjale per vete ata qe po pagezohen, te cilet ne momentin e pagezimit mund te quhen ne menyre te figurshme "te vdekur"; dhe momenti i daljes prej ujit; mund te shihet ne menyre te figurshme si "ringjallja" prej kesaj vdekjeje(te meparshme).
    Citim Postuar mė parė nga Pali dhe Sosteni(1Kor15:29)
    ...Nė qoftė se me tė vėrtetė tė vdekurit nuk ringjallen, pėrse ata edhe pagėzohen pėr tė vdekurit
    Dmth qe pagezimi nuk ka kuptim nese ringjallja nuk eshte reale.
    Dhe ne ate kapitull te Korintasve, po shtjellohet e njejta gje. - dhe shpresa ne te ardhmen...
    Me fjale te varfera: Une u pagezova per te vdekurit(per te qenit i vdekur) tim; nese ringjallja nuk egziston, pse te pagezohesha?
    Duket qarte, po ta lexosh ne kontekst, qe Pali kete leter e ka shkruar me nje qellim(ringjallja). - Kisha e Korintit eshte qortuar per shume gjera te tjera ne kete leter, dhe i jane dhene edhe shume mesime te ndryshme. Mesa duket, ky mesim u eshte derguar per shkak se ndoshta Kisha e Korintit po kalonte nje kohe te veshtire me problemin e ringjalljes. Derisa u ka shkruar Pali, atehere me te vertete duhet te kene pasur nevoje per sqarim.
    Nuk ka qene e rralle neper kisha(dhe endč sot e kesaj dite gjithashtu) qe mendimet e besimtareve, pleqve ose barinjve te kishes te ndesheshin me njeri-tjetrin. Madje ka pasur edhe konflikte te brendshme.
    Imagjinojeni vete, Eltono: ne sot kemi trasheguar gjithe ate bibel; te plote, pa asnje mungese, si ne doktrine ashtu dhe mesim e profeci... Megjithate, sa kisha dhe denominacione te ndryshme ka sot? E sa prej tyre edhe urrehen(me njeri tjetrin)...!
    Pra, ne qe e kemi Biblen te plote, dhe: "...hahemi mish me njeri-tjetrin e kafshojme njeri-tjetrin...", po ata ne ate kohe qe s'kane patur asgje te shkruar, perveē ndonje rrotulli te Torahut???(hajt, ja dhe ndonje leter te Palit)
    Me siguri duhet te kete pasur mosemarreveshje ne lidhje me ringjalljen; dhe eshte e qarte qe disa te krishtere pagezoheshin edhe pa besuar ne ringjalljen...
    Por te jesh i krishtere, e te mos kete ringjallje, eshte gjeja me e kote ne bote...
    (sigurisht kane patur Frymen, po po te ishte ēdo gje e perfunduar, edhe letra nuk do ishte shkruar, apo jo?)

    Une mendoj qe eshte keshtu zemra... Nuk e perjashtoj mundesine qe te jem gabim, as edhe qe te kete ndonje pergjigje tjeter me te pelqyeshme. Oh Zot, behet fjale per Biblen... dhe ēdo varg varet edhe nga momenti e nga frymezimi qe te jepet... Nuk ka asgje te "vdekme" aty; ēdo gje eshte ne dore te Frymes per ta zbuluar; sipas kohes...
    Por, nuk mendoj kurre se mund te behet fjale per te njejtin pagezim "alla mormonēe"... - Nuk eshte e para gje qe ata te shkrete e marrin mbrapsht; vete e thone qe Ameriken e kane zbuluar ēifutet 600 e ca vjet para Krishtit... ēfare prisni tjeter?
    Vetem se keto gjera jane perla, Eltono, dhe nuk mendoj qe eshte mire t'i hidhni ketu...: "mos ua hidhni perlat .... "
    Me respekt... ZTB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 22-02-2005 mė 00:41
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Citim Postuar mė parė nga Elton80
    1 Kor 15:29

    Pėrndryshe ēfarė do tė bėjnė ata qė pagėzohen pėr tė vdekurit? Nė qoftė se me tė vėrtetė tė vdekurit nuk ringjallen, pėrse ata edhe pagėzohen pėr tė vdekurit?
    Pyetja eshte me te vertete e veshtire. Nga disa studius mendohet se ne Korinth ne ate kohe kur eshte shkruar kjo leter qe disa te krishtere pagezoheshin ne vend te besimtareve te tjere qe kishin vdekur, por nuk ishin pagezuar. Megjithekete i gjithe fokusi i Palit ketu ashtu si edhe gjate gjithe kapitullit te 15 te kesaj letre eshte tek ringjallja, vargu 13, 16 "ne qofte se nuk ka ringjallje te te vdekurve as Krishti nuk u ringjall", vargu 17 "por ne qofte se Krishti nuk eshte ringjallur, i kote eshte besimi juaj; ju jeni ende ne mekatet tuaja." e keshtu me radhe. Rreziku ne ate kohe ne kishen e Korintit ishte se disa mohonin ringjalljen edhe pse praktikonin pagezimin per te vdekurit ndoshta te aferm te familjeve te tyre apo besimtare qe kishin vdekur pa u pagezuar.

    Tani per momentin nuk kam kohe te shpjegoj me shume aq sa di, por ne dashte Zoti do te pergjigjem me vone.

    Pershendetje te gjitheve ne Krishtin nga Astriti!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Banished,

    Besoj se i je afruar shume kuptimit te sakte te vargut.

    Eshte mjaft e vertete qe Korintasit ishin te ngaterruar ne cdo doktrine, prandaj nuk eshte cudi qe edhe ne ringjalljen te ishin te tille.

    Megjithate, tani sapo pata nje mendim tjeter me interpretimin e mundshem te vargut.

    1 Kor 15:29

    Pėrndryshe ēfarė do tė bėjnė ata qė pagėzohen pėr tė vdekurit? Nė qoftė se me tė vėrtetė tė vdekurit nuk ringjallen, pėrse ata edhe pagėzohen pėr tė vdekurit?


    Nje gje qe e dime me siguri eshte se pagezimi eshte nje shembelltyre e vdekjes, varrosjes dhe ringjalljes se Krishtit. Kapitulli 15 shpjegon se ashtu si Krishti u ringjall, edhe ne do te ringjallemi nje dite. Dhe nqs Krishti nuk u ringjall, as ne nuk do ringjallemi.

    Mqs pagezimi eshte nje shembelltyre e kesaj, atehere vargu po thote se besimtaret pagezohen si nje deshmi ndaj te pashpetuarve, se Krishti vdiq dhe u ringjall, dhe ne qe besojme ne te do ringjallemi gjithashtu.

    Pra shprehja "per te vdekurit" nuk ka te beje me njerez te vdekur, por me te pashpetuarit. Kete e mbeshtes ne vargje te tilla:


    Mateu 8:22

    Por Jezusi i tha: Mė ndiq, dhe lėri tė vdekurit tė varrosin tė vdekurit e vet``.


    Te vdekurit (e pare) per te cilet Jezusi po flet jane jobesimtaret.

    Dmth, vargu tregon (sipas mendimit tim tani) se besimtaret pagezohen per t'i treguar jobesimtareve se ne besojme se Krishti vdiq, u varros dhe u ringjall, dhe per shkak te besojme tek Ai si shpetimtari yne, Ai do te ringjalli trupat tane te vdekshem nje dite?

    Si mendoni?

    P.S. Pershendetje vella Astrit.

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dua te vazhdoj me nje "pyetje tjeter te veshtire".

    A DUHET PATJETER QE CDO I KRISHTER TE PAGEZOHET (ME UJE)?


    Nqs PO, atehere, perse duhet qe nje i krishter t'i bindet nje urdheri?
    (duke marre parasysh qe ai eshte rilindur nga Fryma dhe s'eshte me nen ligje dhe rregulla)

    Nqs JO, atehere perse pagezimi (me uje) permendet shpesh ne Veprat e Apostujve, dhe perdorej nga Kisha e Hershme?

    (Ne rast se dikush mendon se kjo ishte thjesht per deshmi, atehere perse te krishteret pagezoheshin dhe ne vende ku nuk i shihte kush, pra ne vende ku nuk kishte jo-besimtare, keshtu qe nuk kishin se kujt t'i jepnin deshmi?)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 22-02-2005 mė 13:34
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Nje i Krishtere duhet t'i bindet nje urdheri sepse urdheri vjen nga Zoti.

    Ti thua qe nje i krishtere s'eshte me nen ligje dhe rregulla, po a eshte e vertete kjo?

    Nje i krishtere s'eshte nen ligje dhe rregulla PER SHPETIM, por kjo s'do te thote qe s'ka ligje dhe rregulla qe duhet te ndjeki pas shpetimit.

    Madje, Krishti vete tha:

    Gjoni 14:15

    Nėse mė doni, zbatoni urdhėrimet e mia.

    Pagezimi eshte nje urdherim prandaj cdo i krishtere duhet te pagezohet.

    Pagezimi eshte hapi i pare i bindjes ndaj Zotit, pasi nuk kerkon asnje aftesi, por thjesht bindje.

    Eshte mahnitese per mua se sa te krishtere refuzojne te pagezohen. Nese refuzojne te binden ne nje gje kaq te thjeshte, nuk do te binden ne gjera te tjera. Eshte kaq e thjeshte.

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pra, nqs e kam kuptuar drejt, sipas teje pagezimi eshte nje nder urdherimet e Krishtit.

    Ajo qe nuk kuptoj eshte se si, dhe pas marrjes SHPETIMIT, duhet te kete akoma urdherime?

    Mua kjo me duket pak kontradiktore.


    Perse thote Pali se

    "Ju nuk jemi me nen ligj, por nen hir" (Romakeve 6:14)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Si mund te kuptohen keto vargje tek Jakobi 5:

    13 A vuan ndonje nga ju? Le te lutet. A eshte i gezuar ndokush? Le te kendoje psalme!
    14 A eshte i semure ndonje nga ju? Le te therrase pleqte e kishes dhe ata te luten permbi te, dhe le ta lyejne me vaj ne emer te Zotit,
    15 dhe lutja e besimit do ta shpetoje te semurin dhe Zoti do ta mekembe; dhe nese ka bere mekate, ato do t`i falen.
    16 Rrefeni fajet njeri tjetrit dhe lutuni per njeri tjetrin, qe te sheroheni; shume fuqi ka lutja e te drejtit kur behet me gjithe shpirt.


    Cfare eshte kjo lyerje me vaj qe praktikohej ne Kishen e Jeruzalemit dhe perse nuk praktikohet sot?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Urdherimet nuk kane te bejne me shpetimin por me jeten ne Krisht pas shpetimit. Ku qendron problemi ketu?

    "Ju nuk jemi me nen ligj, por nen hir" (Romakeve 6:14)

    Amen! Ligji ne dhjaten e vjeter u dha si udhe shpetimi. Askush s'e mbante dot, prandaj erdhi Krishti. Ne nuk jemi me nen ate ligj.

    Nuk e di si nuk e paske vene re, por lexo cilen leter te duash nga ato drejtuar kishave, dhe shiko kohen e foljeve. Shumica jane urdherore.

    Shembuj:

    Gjoni 14:15

    Nėse mė doni, zbatoni urdhėrimet e mia.

    1 Thes 4:2-8

    2 Sepse ju e dini se ē`urdhėrime ju lamė nga ana e Zotit Jezus.
    3 Sepse ky ėshtė vullneti i Perėndisė: shenjtėrimi juaj; tė hiqni dorė nga kurvėria;
    4 qė secili prej jush tė dijė ta mbajė enėn e vet nė shenjtėri dhe me nder,
    5 jo me pasione epshi, si johebre qė nuk e njohin Perėndinė,
    6 dhe qė askush tė mos mashtrojė ose t`ia hedhė nė punė vėllait tė vet, sepse Perėndia ėshtė hakmarrėsi pėr tė gjitha kėto gjėra, sikurse edhe ju thamė mė parė dhe e dėshmuam.
    7 Sepse Perėndia nuk na thirri nė ndyrėsi, por nė shenjtėrim.
    8 Prandaj ai qė i pėrbuz kėto gjėra, nuk pėrbuz njė njeri, por Perėndinė qė ju dha edhe Frymėn e tij tė Shenjtė.


    1 Thes 5:16-22

    16 Jini gjithmonė tė gėzuar.
    17 Lutuni pa pushim.
    18 Pėr ēdo gjė falėnderoni sepse i tillė ėshtė vullneti i Perėndisė nė Krishtin Jezus pėr ju.
    19 Mos e shuani Frymėn.
    20 Mos i pėrbuzni profecitė.
    21 Provoni tė gjitha, mbani tė mirėn.
    22 Hiqni dorė nga ēdo dukje e ligė.

    Keto me duket urdherime vella, te pakten keshtu jane shkruajtur. Nuk shoh te thuhet "nese ju pelqen juve", apo "nese keni deshire".

    Shembuj te tille ka me qindra.

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Citim Postuar mė parė nga Elton80
    Megjithate, tani sapo pata nje mendim tjeter me interpretimin e mundshem te vargut.
    1 Kor 15:29 Pėrndryshe ēfarė do tė bėjnė ata qė pagėzohen pėr tė vdekurit? Nė qoftė se me tė vėrtetė tė vdekurit nuk ringjallen, pėrse ata edhe pagėzohen pėr tė vdekurit?Mqs pagezimi eshte nje shembelltyre e kesaj, atehere vargu po thote se besimtaret pagezohen si nje deshmi ndaj te pashpetuarve, se Krishti vdiq dhe u ringjall, dhe ne qe besojme ne te do ringjallemi gjithashtu.Pra shprehja "per te vdekurit" nuk ka te beje me njerez te vdekur, por me te pashpetuarit.

    Egzaktesisht te njejten gje po thosha dhe une, por me fjale te tjera.
    Prandaj edhe thashe qe nuk po marr fare parasysh ndonje ngaterrim doktrinor, perndryshe Pali do t'ua kishte bere te qarte fare!
    Pagezimi per nje person te vdekur eshte herezi ne kuptimin e vertete te fjales.
    Prandaj, me nje fjale: "te vdekurit" eshte gjendja e personit qe po pagezohet, dhe jo nje person tjeter.

    Me falni qe u ktheva perseri ne pyetjen e pare, se e pashe qe keni nderruar teme...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 24-02-2005 mė 16:25
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. Pensionet, si ndahen profesionet nė tė thjeshta dhe tė vėshtira
    Nga Zemrushja nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-07-2007, 21:28
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •