Close
Faqja 3 prej 34 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 332
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Ok, e pranoj pergjigjen nga Banished dhe Matrix si pergjigje te sakte. Ka kuptim ajo qe thoni dhe me duket pergjigje e drejte. Faleminderit per shpjegimin.

    Le te kalojme ne nje pyetje tjeter.

    Luka 16:9

    Unė, pra, po ju them: Bėjini miqtė me pasuri tė padrejta sepse, kur kėto do t`ju mungojnė, t`ju pranojnė nė banesat e pėrjetshme.

    Cfare kuptimi ka ky varg?

  2. #22
    Citim Postuar mė parė nga Elton80
    Jakobi 1:13,14


    13 Askush kur tundohet tė mos thotė: ``Jam tunduar nga Perėndinė``, sepse Perėndia nuk mund tė tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.
    14 Por secili tundohet i udhėhequr dhe i mashtruar nga lakminė e vet.
    14 Por secili tundohet i udhėhequr dhe i mashtruar nga lakminė e vet.

    Eshte kuptimi i vargut qe ke sjelle.

    Krishti nuk kishte as lakmi dhe as nuk ishte i mashtruar.

    Adami kur donte te shfajesonte veten per mekatin e bere tha: "Gruaja qe Ti me dhe..." e pra ai u perpoq te thoshte: "U tundova nga kjo gje qe Ti me dhe...ose Ti e ke fajin!" Dhe sot e kesaj dite ne si njerez bejme te njejten gje. Fajesojme dike tjeter per tundimin tone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 01-03-2005 mė 12:43
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  3. #23
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Pershendetje perseri...
    Besimi vjen nga degjimi... eshte e shkruar; dmth, qe besimi vjen nga shqisat.
    Mos e merrni besimin si nje shqise te verber te njeriut. Nuk mund te besohet ne ēdo gje qe thuhet, ose shihet apo ndjehet. Prandaj, Perendia edhe ben shenja dhe mrekulli. Madje, ne Bibel besimtari nxitet qe te kerkoje te pakerkueshmen; madje edhe vete Fytyren e Perendise.
    Fjalet njerezore nuk mund te zbatohen per Perendine; mund, por jane perdorur per shume gjera te tjera, dhe nderkohe e kane humbur kuptimin(imazhin) e vertete te tyre.
    Psh: mund te thuash qe dikush eshte i madh, vetem e vetem duke u nisur nga krahasimi qe mund t'i besh ketij "dikujt" me dike ose diēka tjeter; Por, me ke ose me ēfare mund ta krahasosh Perendine???
    Prandaj, edhe Perendia nuk mund te tundohet. Askush nuk ka per te qene ndonjehere ne gjendje t'i ofroje Perendise diēka qe Perendia tashme nuk e ka. Askush nuk mund te beje tregeti ose shkembim me Perendine, dhe askush nuk mund t'i vendose ēmimin diēkaje per te trajtuar me Perendine. Ai eshte KULMI i ēdo gjeje, Kulmi i pasurise(me i pasur se pasuria), Kulmi i Diturise(me i ditur se dija), Kulmi i Miresise(me i mire se miresia), Kulmi i Meshires(me i meshirshem se meshira), Kulmi i Fuqise(me i fuqishem se fuqia).... Nuk i mungon asgje, madje ēdo gje qe egziston eshte e Tija. Nuk mund t'i ofrohet diēka Perendise; ēdo gje eshte e Vetja. Prandaj, edhe nuk mund te tundohet, nuk mund t'i shtiesh lakmi, as me fantazi e as me dituri...
    Fjala prandaj u vesh me mish dhe e la lavdine qe pati tek Ati, ne nje kohe kur shkrimet bertisnin: "kthema lavdine qe pata tek Ti para krijimit te botes!"(fjale te Krishtit, por edhe te profeteve), prandaj Krishti vuajti varferine, skamjen, te ftohtit e te nxehtit, pamundesine per te kryer ate qe me nje psheretime mund te kishte kryer para se te zbriste, etj, etj, etj, pafundesisht. Per kete aresye Ai u vesh me mish dhe banoi nder ne, per te treguar qe ēdo njeri(qe askush ne fakt nuk eshte tunduar ndonjehere ne masen qe u tundua Krishti) mund te thyeje ēdo tundim, dhe mund te korre fitore mbi ēdo lloj mekati. Prandaj edhe shkruhet: "...duke qene tunduar ne ēdo drejtim, dhe duke provuar vete ēdo gje, Ai i vjen ne ndihme vellezerve e tij...."
    Prandaj, "tundimi" per Perendine, nuk eshte me "njerezor", por konceptual, teorik, i paqene.
    Por Fjala u vesh me mish, qe vete mbi veten e vet te provonte ē'hiqnin bijte e njeriut mbi toke; qe askush sot te mos thote "ja, kollaj te jesh ne Fron e te flasesh kot, te japesh dhe urdhera dhe ligje pafund....".... Prandaj edhe Ligji nuk eshte me skllaveri apo vdekje, por Jete dhe Premtim i ameshueshem; sepse Dikush i provoi, dhe e nxorri "bllof" njeriun ne pretendimet qe gjoja Ligji qenka tejet i rrepte dhe i pazbatueshem; por jo vetem kaq, por edhe i dha mundesine njeriut qe ta kuptonte ligjin drejt, dhe ia permblodhi ate ne nje ligj te vetem: "duaje Perendine Zotin tend, me gjithe zemer, me gjithe force dhe me gjithe shpirt!".... Perseri, edhe ky nuk ishte LIGJ, por rrefim i shpirtit te njeriut dhe premtim. Dhe jo me kot shkrimet bertasin edhe njehere "U KRYE!"
    Prandaj tashme ēdo lloj lufte behet ne zemren e njeriut, -bebes se Syrit te Perendise. Le te zgjedhe njeriu gjene e drejte; nuk eshte aspak e veshtire te dashurosh Perendine, madje eshte gjeja me e thjeshte, elementarja e krijimit.
    Prandaj Zoti u kryqezua, per te na treguar se na dashuron, dhe nuk pagoi ēmim aq te shtrenjte per te treguar qe "ja, po marr ate qe eshte e imja, dhe askush nuk ma ndal dot doren"!(kete mund ta bente ne ēdo lloj menyre tjeter!). Na konsideroi si hyjni(psalmi thote: "ja, ju jeni perendi!"), e konsideroi jeten tone te vlefshme si te veten, dhe nuk na konsideroi si SENDE qe i kishin rene nga sirtari.
    Ketu eshte madheshtia dhe misteri i dashurise!
    paqe...

    sub umbra alarum tuarum
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #24
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Ka shume kuptime Elton.
    Po ju jap shmbullin me kardinal!
    A nuk eshte jeta qe zoterojme, ose qe po shfrytezojme, nje pasuri e padrejte?
    A eshte jona kjo jete? A nuk eshte ēdo gje PRONE e Perendise?
    Atehere, le ta perdorim kete pasuri (qe ne menyre aq te padrejte po e perdorim) per te lidhur miqesi me Ate qe faktikisht i takon, -Perendise. Dhe vendi ne qiell eshte tashme i rezervuar, pavaresisht se edhe ato vende ne Qiej jane perseri PRONE e Perendise; ne po "shkembejme" diēka te TIJEN me diēka tjeter te TIJEN.
    Mendoj qe ēdo gje ne kete aspekt na leverdis ne njerezve, e jo Perendise, i Cili kurre nuk mund te fitoje diēka, perderisa ēdo gje eshte e Tija.

    Ishte vetem nje shembull prej nje morie shembujsh.

    sub umbra alarum tuarum
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    I dashur vėlla banished, faleminderit pėr mesazhin e mėsipėrm, ishte me tė vėrtetė njė mesazh qė mua mė ushqeu frymėn. E them kėtė pasi shpesh ne kemi dėshirė tė ushqejmė mėndjen tonė duke u munduar tė kuptojmė vargje tė ndryshme nė mėnyrė intelektuale. Nuk them se kjo gjė ėshtė e keqe, por ajo qė ne kemi nevojė mė shumė ėshtė qė tė ushqejmė frymėn tonė.

    Po veēoj nga shkrimi yt pasazhin e mėposhtėm


    Citim Postuar mė parė nga banished

    Prandaj tashme ēdo lloj lufte behet ne zemren e njeriut, -bebes se Syrit te Perendise. Le te zgjedhe njeriu gjene e drejte; nuk eshte aspak e veshtire te dashurosh Perendine, madje eshte gjeja me e thjeshte, elementarja e krijimit.
    Ėshtė mė se e vėrtetė, nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė dashurosh atė Perėndi qė banon nė ne. Ashtu si banished thotė shkrimet bėrtasin "U KRYE" Pra, ne jemi tashmė tė lirė nga prangat e djallit dhe jemi tė lirė tė duam Perėndinė tonė. Tashmė ėshtė shumė e lehtė t'a duam Atė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Banished,

    M'u duk shume interesant ky interpretim qe i bere vargut nga Luka. S'e kisha menduar ndonje here ashtu.

    Megjithate me duhet te them, se megjithese interpretimi eshte interesant, nuk perputhet me ate qe vargu THOTE, dhe nuk eshte ne kontekst te shembelltyres qe tregon.

    Dmth vargu ne fjale eshte perfundim i shembelltyres qe tregohet me lart. Ndonje mendim tjeter?

    tHaNkS

  7. #27
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb


    Perputhet vella, perputhet.
    Ne gjithe kontekstin e shkrimit tek Luka behet fjale per: Pasuri, dhe nje fare shkembimi. Dakord deri ketu?
    Une prandaj thashe qe po jap shembullin kardinal!- Pasurine e vertete qe zoteron njeriu, te cilen nuk mund ta shkembeje me asgje tjeter, ate me te madhen, Jeten, te cilen as nuk mund ta fitoje, por qe i dhurohet dhe ka te drejte ta administroje si te doje!(njesoj si administratori, tek Luka).
    Gjithsesi ka nje mori shembujsh, te pafundme, aq te madh ne numer saē jane dhe sendet apo gjerat qe mund te kalojne ne dore te njeriut.
    Psh, shkrimet thone: "nuk ka rendesi se per ēfare aresye e predikojne ungjillin, rendesi ka qe ungjilli te shpallet"! Dhe ketu behet fjale per disa qe e shpallnin ungjillin me qellim perfitimi; dhe kjo edhe pse nuk duket e drejte, perseri gjeja e rendesishme po kryhet; Ungjilli po shpallet! Dhe kjo mund t'u shperblehet edhe me vende qiellore.(si shpallesve, ashtu dhe atyre qe u shpallet)
    Me fjale te varfera: Ne kemi ne dore shume gjera, na eshte dhene autoritet mbi shume gjera, madje edhe mbi jeten. Pse te mos e perdorim kete gje per te bere mire? A nuk eshte ne doren tone? ēfare mund te humbasim nese kryejme nje administrim te drejte(te pasurise se Perendise, sepse gjithshka i takon Atij), nderkohe qe asgje nuk eshte e jona, por e Dikujt tjetri??? Por, ama, ne perseri mund te fitojme diēka, perfshire edhe vendet ne Qiell, dmth ne Fron!
    A nuk eshte ēdo gje ne leverdine tone atehere, edhe pse nuk mund te ofrojme asgje? Per te tjerat, konteksti i Lukes flet vete me qarte se ēdo gje.
    sub umbra alarum tuarum
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #28
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne fakt thelbi i Shembelltyres se administratorit te pabese mendoj se eshte keshilla:

    "Beni miq me pasuri te padrejta..."

    e thene ndryshe:

    "Beni miq me gjerat qe nuk jane tuajat..."

    Gjithcka ne kemi ne kete jete nuk eshte e jona. Vdekja eshte deshmitare per kete. Heret ose vone do detyrohemi t'i braktisim te gjitha ato qe kemi ketu, per te shkuar drejt banesave te perjeteshme.

    Por dhe aty do zbulojme se ato banesa nuk jane tonat, por te Krishtit. Kur te trokasim aty per te bujtur, Krishti do dale jashte dhe do te thote:
    "Urdhero brenda miku im, sepse isha i uritur, dhe me dhe te ha, isha i etur dhe me dhe te pi..." dhe do te na rikujtoje skenat kur ne kemi bere veprat e dashurise ndaj te afermeve tane...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Banished,

    E kuptoj shpjegimin qe jep dhe me pelqen. Ai mund te jete nje zbatim praktik i shembelltyres, por ndoshta jo ajo qe shembelltyra meson drejtperdrejt.

    Luka 16:9

    Unė, pra, po ju them: Bėjini miqtė me pasuri tė padrejta sepse, kur kėto do t`ju mungojnė, t`ju pranojnė nė banesat e pėrjetshme.


    Ky varg jepet si konkluzioni i nje administratori i cili perdori pasurine e "shefit" per te shpetuar punen e tij.

    Problemi qe del me interpretimin qe jep ti qendron ne faktin se askush prej nesh nuk pranohet ne banesat e perjetshme nga asnje veper qe ne bejme.

    Pastaj cfare do te thote "kur keto t'ju mungojne"? Edhe nje gje tjeter, pse thote "bejini miqte"? Sipas shembelltyres, administratori shperdoroi pasurine e pronarit dhe per shkak te kesaj ai "beri miqesi" duke shperdoruar pasurine e tjetrit, dhe per kete u lavderua.

    Nuk e di ndoshta ti e ke shpjeguar por per mua eshte akoma pak e paqarte. Cilet jane "miqte" sipas mendimit tend.

  10. #30
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Elton.
    Une do thosha qe me teper duhet perqendruar mendimi tek "banesat e perjetshme", e jo tek miqte.
    Dihet qe Zoti ne kete pike nuk ka per te pyetur kend; fundi i fundit, qenia me e larte e krijuar ndonjehere eshte njeriu; dhe nuk mund te pyetet kush tjeter per fatin e tij! Prandaj, edhemendjen e Zotit nuk mund ta bleje kush, sepse "ZOTI PERENDIA YNE ESHTE PERENDIA I MADH I FORTE DHE I FUQISHEM QE NUK ESHTE ASPAK I ANSHEM DHE NUK PRANON DHURATA...!
    Gjithsesi, per mendimin tim, MIQTE jane deshmite qe do te jepen per mua ne diten e gjyqit. Pra, miqte nuk kane te bejne shume me personat, por me ate qe ata ose jetet e tyre kane per te thene.(personat, ne menyre indirekte kane per te qene "miq")
    Askush nuk mund te nderhyje per tjetrin ne diten e fundit; i vetmi eshte Krishti! Nuk e di te kete tjeter person qe mund te vendose per Bijte. As 24 keshilltaret, as kerubinet e as serafinet. A jam me i kuptueshem?
    sub umbra alarum tuarum
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 3 prej 34 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. Pensionet, si ndahen profesionet nė tė thjeshta dhe tė vėshtira
    Nga Zemrushja nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-07-2007, 21:28
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •