Keto praktikohen nga Kisha Ortodokse ne Korce dhe ketu ne Amerike si edhe nga Kisha Ungjillore ku une kam bere pjese ne Korce dhe ne Greqi.Postuar mė parė nga Matrix
Me shpjegim do te vij tjeter here se tani s'kam shume kohe.
Pershendetje!![]()
Keto praktikohen nga Kisha Ortodokse ne Korce dhe ketu ne Amerike si edhe nga Kisha Ungjillore ku une kam bere pjese ne Korce dhe ne Greqi.Postuar mė parė nga Matrix
Me shpjegim do te vij tjeter here se tani s'kam shume kohe.
Pershendetje!![]()
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Elton,
A zbatohet ky urdherim (i lyerjes me vaj) ne Kishen ku shkon ti?
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Po praktikohet. E kam pare kete per disa anetare qe kerkuan lutje per sherim. Megjithate duhet te theksoj se nuk eshte vaji ajo qe i sheron. Vaji eshte simbolizim i Frymes se Shenjte.
Ne lidhje me pyetjen e Eltonit, mendoj se eshte nje teme mjaft e diksutuar.
Ne konteks ky varg duket sikur kryhet nje pagezim per dike qe ka vdekur, por nuk eshte ashtu. Mbeshtes mendimin e banished. Kryesisht Pali eshte duke mesuar kishen e korinthit, rreth qellimit te pagezimit qe kryen besimtari i krishtere. Edhe sot e kesaj dite ka plot te krishtere, qe e shohin pagezimin thjesht nje rrit, te cilin per shkak te tradites apo religjionit qe ndjekin, duhet ta kryejne. Por tek letra e Romakeve, Pali na deshmon se cili eshte thelbi i pagezimt, dhe perse i krishteri duhet ta kryeje. Per kete Pali thote: ... te gjithe ne qe u pagezuam ne Krishtin, u pagezuam ne vdekjen e tij...
Kur Pali thote: "se ata qe pagezohen per te vdekurit" , ketu Pali do tju tregoje Korinthasve, thelbin e pagezimit, i cili eshte VDEKJA se bashku me KRISHTIN. Pra Pali ketu, mendoj une, mer si shembull ata qe vertet pagezohen ne Krishtin Jezus, ku qellimi i tyre eshte vdekja me Krishtin. "Nese te vdekurit nuk ringjallen, atehere, perse ata dhe pagezohen( per vdekjen me Krishtin), thote Pali? Por perse mormonet japin nje mesim te gabuar? Kjo sepse mohojne Krishtin, dhe kush nuk ka Birin nuk ka as Atin. Kush nuk ka Fjalen Perendi, nuk ka as MESAZHIN e fjales, qe na jepet permes bibles.
Mesimi biblik rreth pagezimit te besimtarit te krishter eshte shume i qarte dhe i plote. Pra ai i Krishtere i cili ka Krishtin ne zemer te tij, njeh plotesisht cfare eshte Pagezimi, dhe perse i krishteri pagezohet . Pagezimi eshte nje akt qe duhet ta kryeje personalisht cdo besimtar, i cili ka erdhur ne kembe te Krishtit dhe ka bere rrefimin e mekateve. Si shembull kemi: Kur njeriu lind, ai vjen ne kete bote( gjate procesit kur gruaja shtatezene lind) permes ujit ( ujrave). Po keshtu kur Izraeli braktisi Egjyptin kaloi po permes UJRAVE, i cili eshte dhe pagezimi i kombit te Perendise. Vetem pas daljes nga Egjypti, Izraeli u quajt nje komb i formuar plotesisht nen Perendine. Lidhur me kete konteks, kemi dhe lindjen e krijeses se re ne Krisht, e cila vjen permes UJIT dhe FRYMES se Perendise.
Nese mormonet do te njihnin Krishtin e vertete, nuk do te ndiqnin mesime qe te shpien kunder Krishtit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 28-02-2005 mė 01:38
Besoj se eshte koha te kalojme ne nje pyetje tjeter. Kjo eshte nje pyetje per te cilen akoma s'kam gjetur pergjigje.
Jakobi 1:13,14
13 Askush kur tundohet tė mos thotė: ``Jam tunduar nga Perėndinė``, sepse Perėndia nuk mund tė tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri.
14 Por secili tundohet i udhėhequr dhe i mashtruar nga lakminė e vet.
Si mund t'i kuptojme keto vargje ne tundimin e Krishtit? Ai ishte Perendia i shfaqur ne mish, megjithate u tundua? Se dyti, ai ishte i shenjte, nuk kishte lakmi mishi qe ta conte ne tundim.
Ju lutem ta bazoni mendimin tuaj nga Bibla, me vargje qe hedhin drite mbi kete pyetje.
Faleminderit
Elton... Kam nje pyetje per ju. Po ua bej per here te dyte:Postuar mė parė nga Elton80
Po ju, vertete nuk i dini keto gjera, apo pyesni sa per te hapur nje teme?
Sinqerisht po ju pyes... mos ma merrni me te keq.
Krishti u tundua ne te gjitha gjerat. Keshtu thote Bibla. Madje Krishti u tundua per te gjithe ne; dhe ne te gjitha anet e mishit.
Nuk ka lidhje fakti qe ai ishte Perendia i shfaqur ne mish... Nuk ka lidhje me tundimin, dhe nuk i sherbeu kjo natyre per te qene imun ndaj tundimit. Perndryshe, vete zbritja e Tij mbi toke, dhe shenjteria(te qenit i shenjte, te mbeturit pa mekat) e tij nuk do te kishin kuptim. Perndryshe, nga ēfare mbeti pa mekat ai? ē'kuptim kishte qe te lindte nga virgjeresha, te jetonte dhe 33 vjet e gjysem mbi toke, kur mund te zbriste direkt, e te kryqezohej? Diheshin gjerat prej profecive sesi do te shkonin... atehere? Bibla eshte plot me shkrime qe thone qe Krishti u tundua si te gjithe ne, u tundua dhe per te gjithe ne. Psh lexo: Heb. 2:5-18(nenvizo:17,18).
Krishti ishte i shenjte, sepse mbeti i shenjte, jo sepse nuk tundohej, por, sepse tundohej dhe nuk binte ne mekat. Psh, djalli e tundoi ne shkretetire per 40 dite me rradhe; madje 3 tundimet finale ishin ato me te peshtirat.(te pershkruara psh. tek Luka 4:1-13, etj)
Nese Krishti(Hyu i zbritur ne mish) nuk tundohej, mbi cilin mekat fitoi?
Fundi i fundit, shenjtoret tundohen qe te bien ne mekat, e jo mekataret qe nderkohe jane skllever te mekatit.
Nuk e di nese i jam pergjigjur asaj qe donit te pyesni...
sub umbra alarum tuarum
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 01-03-2005 mė 00:39
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Banished,
Nuk e di pse kujton se cdo pyetje qe bej ia di pergjigjen. Kesaj psh nuk ia di pergjigjen, ne fakt po te lexoje me vemendje fjaline e pare te pyetjes se funditdo e shikoje se une thosha qarte qe nuk ia di pergjigjen.
Faleminderit per pergjigjen, megjithese nuk me duket e plote. Ndoshta nuk e kam shpjeguar qarte pyetjen time.
Pyetja ime ishte kjo: Vargu thote qe Perendia nuk tundohet. Apo jo? Por Krishti ishte Perendia ne mish, ajo jo? Jam dakord me ato qe thua ti, vecse nuk kuptoj pse vargu qe une solla si shembull nuk zbatohet per Krishtin.
Pjesa tjeter e pyetjes qe eshte me konfuze per mua, thuhet se cdo njeri tundohet i shtyre nga lakmite e tij. Krishti s'kishte lakmi te mishit, sepse ishte pa mekat edhe ne mish. Atehere si u tundua Ai, perderisa s'kishte lakmi?
A e kupton pyetjen time tani?
Meqe jemi ketu, le ta zgjerojme me tej pyetjen. OK, meqenese djalli e tundoi Krishtin, a ishte e mundur qe Ai te mekatonte? Nqs jo, pse e tundoi djalli? Nqs po, cfare do te ndodhte nese ai do kishte mekatuar?
Faleminderit per pergjigjet.
Pershendetje Elton.
Pikerisht, atehere pyetjes suaj i jam pergjigjur plotesisht.
Mbase nuk ju eshte dukur e qarte. Le ta marrim me shtruar.
Krishti ishte Perendia i shfaqur ne mish. Shume dakord. Por kjo nuk do te thote qe Krishti nuk mund te tundohej. Perderisa u vesh me mish, dmth qe tundimi ishte fakt i kryer, dhe domosdoshmeri. Perndryshe zbritja e Perendise ne mish nuk do te kishte kuptim. Nuk do te flisnim as per "zbritje", perderisa Perendia eshte i kudondodhur. Prandaj thashe: Krishti fitoi mbi mekatin; por, kunder cilit mekat fitoi? Nese ai nuk mund te tundohej, mbi cilin mekat korri fitore?Postuar mė parė nga Elton80
Tani, Bibla thote: "i cili edhe pse kishte natyre Perendie nuk e perdori kete si shkak per te qene i barabarte me Perendine... dhe duke u veshur me mish e peruli veten dhe u be i bindur deri ne vdekje, deri ne vdekjen e kryqit..."
ēfare eshte ndryshimi midis lakmise dhe tundimit? A nuk vjen tundimi si pasoje e nje mungese qe ka njeriu, qe e ndjen ose qe bindet te ndjeje? A nuk eshte lakmia e njejta gje? A nuk kane te njejten natyre?Postuar mė parė nga Elton80
Ne ēfare mund te tundohej Krishti? A nuk duhej t'i ofronte tunduesi(djalli) nje diēka qe Krishti nuk e kishte; me sakte, qe mishi i Krishtit nuk kishte?
Psh; Krishti nuk kishte grua, dhe vdiq i virgjer... A thua nuk u tundua Krishti nga kjo ane?.... Psh, mishi i kerkonte te gezonte nje jete "te gjate", a nuk e tundoi djalli me gojen e Pjetrit kur i tha qe "mos ndodhte kurre qe ti te vdesesh"; nderkohe qe i gjithe misioni i misherimit dhe zbritjes se Fjales ne toke ishte pikerisht per ate pune,-kryqezimin?
Kush tha qe s'kishte lakmi? Dmth, qe t'i beheshin oferta(tundime) qe te shtynin ne mekat? Fakti qe u tundua, dmth qe iu perqas lakmia, sa here qe u gjend ne tundim, dmth, balleperballe me mekatin; por, kurre nuk mekatoi, dhe gjithnje i theu tundimet, dhe rrjedhimisht theu dhe mekatin.
Derisa djalli e tundoi, kjo nuk do te thote gje ne lidhje me ate qe Krishti mund apo s'mund te mekatonte. Por, pergjigja eshte e prere: PO! Mund edhe te mekatonte, nese do te bente zgjedhjen e gabuar(tundimin)! Perndryshe, nese NUK MUND TE MEKATONTE, pse do mburrej kot Babai yne me Krishtin? Pse do te thoshte qe "Ja, ne te jam i kenaqur"? Per ēfare ishte i kenaqur? Sepse, per 33 vjet tundime ne kete toke, Krishti KURRE NUK MEKATOI! Dhe gjithshka ishte ne doren e tij, po te donte edhe mekatonte. Por, ne kete rast, zbritja e tij do te ishte e kote. Do te duhej nje flijim tjeter per te falur mekatet e mishit te Krishtit... dhe ky Krisht nuk do te mund te shpetonte boten. Po si mund te deshtonte i VETMI, I PERNDRITSHMI? Ja pra, qe duroi deri ne fund, dhe u tundua me shume se gjithe ne te tjeret te marre se bashku; A nuk ka te drejte Babai te krenohet me te???Postuar mė parė nga Elton80
Une e refuzoj te imagjinoj se ēdo te kishte ndodhur nese Krishti nuk do te kishte dale fitimtar... Kujdes vella, gjeni force, se ky eshte tundim klasik qe perdoret kunder besimtarit. Nje pergjigje e mire ndaj kesaj eshte t'i kujtosh tunduesit: "FITOI! FITOI! DHE NUK KA KTHIM MBRAPA, TASHME U KRYE"!
Prandaj, kujto fjalet qe thote Bibla: "...ata nuk u thelluan ne misteret e Satanit...".
Rrjedhte fuqia, drita dhe lumturia e Zotit ne zemren tuaj vella....
sub umbra alarum tuarum
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Ne rast se shohim tundimet qe i beri Djallit Krishtit, ato ishin shfrytezime te errta te vullnetit dhe te natyres se Tij si Perendi.
-Keshtu djalli i kujtoi Krishtit se ishte i fuqishem dhe mund ta predorte kete fuqi per te mposhtur urine
"Thuaji ketij guri te behet buke"
-Shfrytezoi deshiren e Krishtit per t'i terhequr te gjitha pas Vetes, dhe i tha se kete mund ta bente thjesht duke bere nje mrekulli spektakolare (psh hedhja nga Tempulli), ose thjesht duke ju perkulur Satanit.
-I tregoi se Ai ishte Krishti i pavdekshem, ndaj nuk kishte perse te kalonte ne kryq dhe kryqi ishte dicka e kote per Te.
Pra Djalli perdori Ate qe Krishti ne fakt e kishte, por e ktheu ne anen tjeter, duke tunduar Krishtin qe te perdorte fuqine e Tij si Perendi, sepse Djalli nuk donte qe te perballej me nje njeri dhe te mposhtej prej nje njeriu.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 01-03-2005 mė 10:30
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
"Perendia nuk tundohet..." kjo nuk eshte ne kuptimin njerezor te fjales, por ne kuptimin qe ne si njerez te mos e provokojme Perendine por thjesht te kemi besim ne Te. Po te kujtoj nga Dhjata e Vjeter ngjarjen e Gideonit. Ai e "tundoi" Perendine perpara se te besonte ne Te. I kerkoi shenja per t'i besuar planin qe Perendia i kishte shfaqur. Pse Maria ka vlerat e saj ne lidhje me planin e Perendise? Thjesht sepse ajo besoi dhe iu bind zerit te tij ne nje menyre qe asnje njeri me perpara nuk e kishte bere. Ajo u be Eva e bindur e njerezimit. Ajo nuk kerkoi shenja dhe as e "tundoi" Perendine ne lidhje me fjalen e Ai i kishte folur por thjesht tha: "U befte sipas fjales sate!"
Ky eshte tundimi per te cilin flitet ne vargje. "Mos e tundoni Perendine!" Eshte me qellim qe ne vete te mos biem ne tundimin e mosbesimit. Nese Perendia thote dicka ne duhet te veprojme ne besim dhe jo ne shenjat qe Ai do te vendose te na i jape ose jo. Nese ne do ta vendosim besimin tone gjithmone ne shenjat, mrekullite...etj, ka shume mundesi qe te genjehemi.
Pra po e rishkruaj: "Mos e tundoni Perendine!" eshte qe: Ne si besimtare te mos tundohemi nga mosbesimi yne!
Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!
Krijoni Kontakt