Close
Faqja 16 prej 34 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 332
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Atehere besoj se kerkohet nje shpjegim i vargjeve si Mateu 28:19,20, Marku 16:15, Veprat 1:8.

    A jane keto urdherime per kishen apo jo?

    Pse thote Pali "behuni imituesit e mi"?

    Nqs nuk duhet ta imitojme per ungjillizim, per cfare duhet ta imitojme? Pse jane ato vargje ne Bibel nese nuk kane ndonje vlere per ne sot?

    Kjo besoj se ka nje ndryshim te madh ne mentalitet dhe ne jeten e nje kishe.

    Si mendoni ju per keto?

    Faleminderit.

    Ai duhet tė rritet dhe unė tė zvogėlohem. (Gjoni 3:30)

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Elton80
    Atehere besoj se kerkohet nje shpjegim i vargjeve si Mateu 28:19,20, Marku 16:15, Veprat 1:8.

    A jane keto urdherime per kishen apo jo?

    Pse thote Pali "behuni imituesit e mi"?

    Nqs nuk duhet ta imitojme per ungjillizim, per cfare duhet ta imitojme? Pse jane ato vargje ne Bibel nese nuk kane ndonje vlere per ne sot?

    Kjo besoj se ka nje ndryshim te madh ne mentalitet dhe ne jeten e nje kishe.

    Si mendoni ju per keto?

    Faleminderit.
    Elton, vargjet qė ti ke sjellė tregojnė qartė se nuk u drejtohen tė gjithė besimtarėve. Ato vargje u drejtohen vetėm apostujve dhe si tė tilla u drejtohen tė gjithė apostujve tė tė gjitha kohrave. Pra u drejtohen tė gjithė atyre qė Zoti i ka thirrur dhe i ka pregatitur pėr t'i dėrguar pėr vepren e Tij.

    Pėrsa i pėrket asaj qė Pali kėrkon qė t'a imitojmė, kjo nuk ka tė bėjė aspak me ungjillėzimin, por me jetėn e tij. Nėse do ishte kaq i rėndėsishėm ungjillėzimi pėr tė gjithė besimtarėt, atėherė Pali nuk do harronte t'u fliste atyre vazhdimisht pėr ungjillėzimin, por njė gjė tė tillė ne nuk e shohim nė bibėl. Pėrkundrazi, Pali thekson vazhdimisht nė letrat e tij se ėshtė Perėndia Ai qė e ka caktuar dhe dėrguar atė si aposull. Nga kjo ne kuptojmė se nuk ėshtė detyra e ēdo njeriu tė ungjillėzojė.

    Ti mund tė thuash se ėshtė tjetėr gjė tė jesh apostull dhe tjetėr tė ungjillėzosh. Nėse kėto gjėra janė tė ndryshme, atėherė pse mė sjell si shėmbull Palin? Nė se do sjellėsh Palin si shembull, pėr tė mbrojtur bindjet e tuaja rreth njė doktrine, do t'a sjellėsh kėtė shembull tė plotė dhe jo gjysmak.

    Nė veprat e apostujve kemi njė shembull qė e gjithė kisha filloi tė predikonte ungjillin. Ky ishte njė rast qė ndodhi nėn drejtimin e Frymės sė Shenjtė dhe rrezultatet ishin tė mira. Sa herė qė Fryma drejton kishėn sigurisht qė kisha do ungjillėzojė, por kjo gjė duhet tė ndodhė nėn drejtimin e Frymės, jo tė dalė njė Pastor, tė lexoj kėtė varg dhe tė thotė; "le tė bėjmė edhe ne tė njėjtėn gjė".

    Tė pėrpiqesh tė imitosh jetėn e kishės duke nxjerrė vargje nga bibla ėshtė njėsoj sikur tė duash tė krijosh njė njeri-robot dhe t'i japėsh jetė nė mėnyrė qė tė sillet si njė njeri. Roboti nuk do bėhet kurrė njeri. E njėjta gjė ndodh edhe me kishėn. Nėse ajo nuk drejtohet nga Fryma ēdo veprim i saj ėshtė i vdekur.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #153
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    25 Hani ēdo gjė qė shitet te kasapi, pa bėrė pyetje pėr shkak tė ndėrgjegjes,

    26 sepse "toka ėshtė e Zotit dhe gjithēka qė ajo pėrmban".

    27 Dhe nė qoftė se ndonjė jobesimtar ju fton dhe ju doni tė shkoni, hani ēdo gjė qė t'u vihet pėrpara, pa bėrė pyetje pėr shkak tė ndėrgjegjes.

    28 Por nė qoftė se dikush ju thotė: "Kjo ėshtė nga flijim idhujsh", mos hani, pėr atė qė ju paralajmėroi dhe pėr shkak tė ndėrgjegjes, sepse "toka ėshtė e Zotit dhe gjithēka qė ajo pėrmban".

    29 Dhe them ndėrgjegje, por jo tėnden, por tė tjetrit. Sepse pėrse tė gjykohet liria ime nga ndėrgjegja e njė tjetri?

    30 Nė qoftė se unė marr pjesė me falenderim, pse tė shahem pėr atė gjė, pėr tė cilin falenderoj?

    31 Pra, nėse hani, nėse pini, nėse bėni ndonjė gjė tjetėr, tė gjitha t'i bėni pėr lavdinė e Perėndisė.

    32 Mos u bėni shkak skandali as pėr Judenj, as pėr Grekė, as pėr kishėn e Perėndisė;

    33 sikurse edhe unė vetė pėrpiqem t'u pėlqej tė gjithėve nė ēdo gjė, nuk kėrkoj pėrfitimin tim, por tė tė shumtėve, qė tė shpėtohen.

    1 e Korintasve - Kapitulli 11

    1 Mė imitoni mua, ashtu si unė jam imitues i Krishtit.

    2 Dhe unė po ju lavdėroj, vėllezėr, qė mė kujtoni nė tė gjitha gjėrat dhe i zbatoni porositė ashtu siē ua kam transmetuar.
    .................................................. .........



    Keto jane vargjet ku Pali u kerkon besimtareve te Korinthit ta imitojne.
    Ne asnje vend aty nuk behet fjale per ungjillezim, por per te mos u bere shkak skandali as tek judenjte, as tek greket, as per Kishen.
    Kuptohet qe ne ate kohe debati kryesor ne Kisha ishte LEGALIZMI apo HIRI I KRISHTIT. Kjo eshte qendra e bisedes. Ketu Pali flet se si mund te sillemi me mishin e dedikuar ndaj idhujve.
    Te krishteret e Korinthit, duke pasur marredhenie miqesore me idhujtare, keta te fundit shpeshhere mund t'u jepnin ushqime te flijuara idhujve, ne dite te caktuara fetare, ne shenje miqesie. Te krishteret e Korinthit, me sa duket kjo gje i shqetesonte, aq me teper qe ne Kishen e Korinthit kishte vellezer te ardhur nga judaizmi, qe predikonin fort se i krishteri duhet te ruhet nga keto lloj ushqimesh.

    Pali ketu sqaron se nqs i krishteri ha nga flijimet e idhujve, per te nuk ka asnje problem (Shiheni lirine qe predikonte Pali...), por ai mund te behet shkak skandali per vellezer qe vijne nga judaizmi, ndaj Pali thote qe duhet te kerkojme interesin dhe te ketyre vellezerve qe mund te plagosen shpirterisht nga nje veprim i tille, dhe nqs atyre nuk u pelqen nje gje e tille, atehere le te mos i skandalizojme, sepse ata jane po aq te shenjte sa dhe Krishti qe i ka shenjteruar. (Shiheni se sa i rendesishem eshte nje vella ose nje moter ne kishe)

    Po keshtu, ceshtja mund te jete dhe se nje vella ose nje moter, te porsaardhur nga paganizmi, do fillojne te mendojne se te krishteret adhurojne dhe idhujt pagane(duke pare nje vella ose nje moter me te vjeter ne kishe, te ulur ne tryeza idhujsh), ndaj dhe ata do fillojne ta shohin kete si obligim te krishtere, dhe keshtu mund te largohen nga Krishti, duke u roberuar serisht nga obligimet pagane.

    (Vargu i pare i Kapitullit 11 eshte vazhdim i Kapitullit 10. Mos u ngaterroni nga titujt e kapitujve, ato nuk jane vene nga Pali.)

    Shiheni dhe keto vargje nga Kapitulli 8:
    4 Pra, pėr sa i pėrket tė ngrėnit tė flive qė u bėhen idhujve, ne e dimė se idhulli nuk ėshtė asgjė nė botė dhe se nuk ka Perėndi tjetėr, veē njė.

    5 Sepse, ndonėse ka tė ashtuquajtura perėndi nė qiell a nė tokė (sikurse ka shumė perėndi dhe shumė zotėr),

    6 pėr ne s'ka veēse njė Perėndi, Ati nga i cili janė tė gjitha gjėrat dhe ne nė tė; dhe njė Zot, Jezu Krishti, me anė tė tė cilit janė tė gjitha gjėrat, dhe ne jetojmė me anė tė tij.

    7 Por njohuria nuk ėshtė nė tė gjithė; madje disa, tė ndėrgjegjshėm pėr idhullin, hanė gjėra posi tė flijuara idhujve; dhe ndėrgjegja e tyre, duke qenė e dobėt, pėrlyhet.

    8 Por tė ngrėnit nuk na ēon te Perėndia; po tė hamė, nuk fitojmė asgjė mė tepėr dhe, po tė mos hamė, s'kemi gjė mė pak.

    9 Por kini mendjen se mos kjo liri qė keni tė bėhet pengesė pėr tė dobėtit.

    10 Sepse, nė qoftė se dikush tė sheh ty, qė ke njohuri, tė ulur nė tryezė nė njė tempull idhujsh, ndėrgjegja e tij, qė ėshtė e dobėt, a nuk do tė marrė guxim qė ai tė hajė gjėrat e flijiuara pėr idhujt?

    11 Edhe kėshtu, pėr shkak tė njohurisė sate, do tė humbasė vėllai yt i dobėt, pėr tė cilin vdiq Krishti.

    12 Dhe, kur mėkatoni kėshtu kundėr vėllezėrve, duke plagosur ndėrgjegjen e tyre tė dobėt, ju mėkatoni kundėr Krishtit.

    13 Prandaj, nė qoftė se njė ushqim skandalizon vėllanė tim, unė nuk do tė ha mė kurrė mish, qė tė mos e skandalizoj vėllanė tim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 15-06-2005 mė 07:33
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Ne qofte se ato vargje ishin vetem per apostujt dhe jo per kishen, atehere pse u shkruan ne Bibel?

    C'rendesi ka per mua sot se cfare u tha Zoti atyre 2000 vjet me pare?

    Nqs kjo s'ka asnje vlere per jetet tona, atehere pse perseritet shpesh here ne Bibel?

    Pastaj, ka vargje te tjera qe flasin per kete ne letrat e kishave. psh

    2 Kor 5

    18 Edhe tė gjitha gjėrat janė nga Perėndia qė na pajtoi me veten pėrmes Jezu Krishtit dhe na dha shėrbimin i pajtimit,

    19 sepse Perėndia e ka pajtuar botėn me veten nė Krishtin, duke mos ua numėruar njerėzve fajet e tyre dhe vuri ndėr ne fjalėn e paqtimit.

    20 Ne, pra, bėhemi lajmėtarė pėr Krishtin, sikurse Perėndia tė kėshillonte nėpėrmjet nesh; dhe ne ju kėshillojmė juve pėr hir tė Krishtit: Paqtohuni me Perėndinė!

    Pra Pali po i flet kishes dhe thote qe Perendia na dha sherbimin e pajtimit dhe ne behemi lajmetare te Krishtit per te pajtuar boten me Perendine.

    Cfare kuptimi mund te kene keto vargje pervec se ungjillizimi?

    Ai duhet tė rritet dhe unė tė zvogėlohem. (Gjoni 3:30)

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Ne qofte se ato vargje ishin vetem per apostujt dhe jo per kishen, atehere pse u shkruan ne Bibel?

    C'rendesi ka per mua sot se cfare u tha Zoti atyre 2000 vjet me pare?

    Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ēuditur me pėrgjigjet qė jep vėlla. Nuk tė kuptoj aspak! A i lexon me kujdes shkrimet e tė tjerėve apo sa i hedh njė sy tė shpejtė? Nėse do kishe lexuar me kujdes shkrimin tim pėr apostujt, nuk do e kishe bėrė njė pyetje tė tillė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 15-06-2005 mė 08:42
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #156
    Elton80.
    Ungjillizimi nuk eshte dicka qe behet vetem ne formen qe ti e kupton. Pse hyn ne gjykim kot se koti.
    Ne rradhe te pare eshte "Thirrje=dhunti" Nuk eshte ashtu sic ta ka thene edhe Liveintwoplaces, nje dicka qe vendos ti si person apo dikush nga qejfi dhe deshira personale.
    Ashtu sic ka thene edhe Pavli ne Filipianet 1:15-18 "Disa me te vertete e predikojne Krishtin edhe per smire dhe per grindje, por disa te tjere me vullnet te mire....C'rendesi ka? Sido qe te jete, me shtirje o sinqerisht, Krishti shpallet; dhe per kete une gezohem, dhe do te gezohem."
    Dhe ashtu sic e tha dhe Livein. shtirja dhe "qejfi personal" do te digjen si kashta, ndersa thirrja, sinqeriteti, dhuntia nga Perendia do te mbeten dhe do te behen kurore lavdie per te zgjedhurit.
    Ku e di ti se cila eshte thirrja e gjithesecilit qe shkruan sikur kush nuk ungjillizon (ne ate forme qe e kupton ti) nuk ben dicka qe qenka urdher nga Perendia? Dikush e ka thirrjen te ungjillizoje duke pastruar banjat e nje kishe, dikush duke u bere prind i perkushtuar, vella... komshi.... etj. Nuk ungjillizohet vetem me llafe dhe fletushka dhe nga podiumi i nje kishe, apo neper mitingje. Ungjillizohet me jete, me ate dhunti qe te ka dhene Perendia. Ungjillizim eshte perhapja e lajmit te mire te Krishtit. Dhe menyra sesi behet kjo eshte e ndryshme per te gjithe, sipas dhuntive qe Perendia u ka dhene, ose sipas smires dhe arrogances qe ka gjithesecili.
    Stefani ungjillizoi me vdekjen e vet, Pjetri dhe Pavli me dhuntine qe Perendia u kishte dhene, Gjoni dhe te gjithe apostujt e tjere sipas udhezimit te Perendise, perseri. Asnjeri prej tyre nuk dha ndonje "formule" dhe nuk gjykoi "dhuntine qe Perendia i kishte dhene ndokujt". Prandaj mos shkruaj sikur ungjillizimi eshte nje formule dhe nje cope e prere njesoj per te gjithe. Perendia e di si ua ka caktuar thirrjet te gjitheve. Varet nga zemra e personit dhe nga bindja si do t'i pergjigjen kesaj thirrjeje. Nuk eshte vendi i askujt, ama, qe te gjykoje!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #157
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    12 Sepse ne nuk e rekomandojmė pėrsėri veten ndaj jush, por ju japim rastin tė krenoheni pėr ne, qė tė keni ēfarė t'u pėrgjigjeni atyre qė krenohen me dukjen dhe jo me zemėr.

    13 Sepse, nėse nuk jemi nė vete, jemi pėr Perėndinė, dhe nė qoftė se jemi me mend nė kokė, jemi pėr ju.

    14 Sepse dashuria e Krishtit na shtrėngon, sepse kemi arritur nė konkluzionin se, nė qoftė se njė ka vdekur pėr tė gjithė, tė gjithė, pra, kanė vdekur;

    15 dhe se ai ka vdekur pėr tė gjithė, me qėllim qė ata tė cilėt jetojnė, tė mos jetojnė qė sot e tutje pėr veten e tyre, po pėr atė qė vdiq dhe u ringjall pėr ta.

    16 Prandaj tash e tutje ne nuk njohim mė askėnd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim mė ashtu.

    17 Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja.

    18 Edhe tė gjitha gjėrat janė nga Perėndia qė na pajtoi me veten pėrmes Jezu Krishtit dhe na dha shėrbimin i pajtimit,

    19 sepse Perėndia e ka pajtuar botėn me veten nė Krishtin, duke mos ua numėruar njerėzve fajet e tyre dhe vuri ndėr ne fjalėn e paqtimit.

    20 Ne, pra, bėhemi lajmėtarė pėr Krishtin, sikurse Perėndia tė kėshillonte nėpėrmjet nesh; dhe ne ju kėshillojmė juve pėr hir tė Krishtit: Paqtohuni me Perėndinė!

    21 Sepse ai bėri tė jetė mėkat pėr ne ai qė nuk njihte mėkat, qė ne tė bėhemi drejtėsia e Perėndisė nė tė.
    ---Korintasve 2:5

    Eh, mor Elton, sa here lexoj shkrimet e tua e kuptoj se sa e ngjashme eshte Pema e Njohurise se te Mires dhe te se Keqes me Pemen e Jetes.

    Ato ngjasojne aq shume, sa dhe te zgjedhurit mund te mashtrohen shume lehte...

    Per qindra vite me rradhe, ne trurin e te krishtereve eshte instaluar nje program i tmerrshem, qe quhet "Detyrimet e krishtera". Miliona vellezer dhe motra ne bote jane shnderruar ne skllever te ketij programi. Ka ardhur koha qe ky program te shkulet njehere dhe pergjithmone nga mendjet tona....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #158
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Ungjillizimi me te vertete eshte urdherimi i madh dhe cdo i krishtere ka dhunti apo jo eshte thirrur te deshmoje Jezu Krishtin aty ku ai ndodhet. Deshmimi i Jezu Krishtit te vdekur per mekatet tona dhe i ringjallur nuk behet vetem me fjale, por shume me teper me vete jeten tone. Menyra se si ne jetojme dhe sillemi jane nje deshmi shume me e forte dhe me efikase se sa ti flasesh dikujt per Jezu Krishtin.
    Ne ungjillizim ne duhet te kemi parasysh nje gje. Ne nuk jemi pergjegjes dhe nuk eshte detyra jone per te shpetuar njerezit, kjo eshte teresisht vepra e Perendise. Ne jemi pergjegjes te jemi besnik ne shpalljen e se vertetes kujtdo pa dallim, kjo eshte ajo per te cilen jemi thirrur. Perendia do te na drejtoje atje ku Ai do dhe ne menyren se si Ai do qe ne te punojme. Per ta ilustruar kete po sjell nje pasazh nga Testamenti i Vjeter, eshte teper i goditur per temen qe po diskutohet. Ezekiel 3:16-21:

    16 Nė mbarim tė shtatė ditėve ndodhi qė fjala e Zotit m'u drejtua, duke thėnė:
    17 "Bir njeriu, tė kam caktuar si roje pėr shtėpinė e Izraelit; kur tė dėgjosh ndonjė fjalė nga goja ime, do t'i lajmėrosh nga ana ime.
    18 Nė rast se unė i them tė pabesit: "Me siguri ke pėr tė vdekur", dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet pėr ta lajmėruar tė pabesin qė tė braktisė rrugėn e tij tė keqe pėr tė shpėtuar jetėn e tij, ai i pabesė do tė vdesė nė paudhėsinė e tij, por unė do tė kėrkoj llogari prej teje pėr gjakun e tij.
    19 Por nė qoftė se ti e lajmėron tė pabesin dhe ai nuk heq dorė nga pabesia e tij dhe nga jeta e tij e keqe, ai do tė vdesė nė paudhėsinė e tij, por ti do ta kesh shpėtuar shpirtin tėnd.
    20 Por nė qoftė se mė pas njė njeri i drejtė heq dorė nga ndershmėria e tij dhe kryen paudhėsi, unė do ti vė njė pengesė pėrpara dhe ai do tė vdesė; sepse ti nuk e ke lajmėruar dhe ai do tė vdesė nė mėkatin e tij, dhe gjėrat e drejta qė ai ka bėrė, nuk do tė kujtohen mė, por unė do t'i kėrkoj llogari dorės sate pėr gjakun e tij.
    21 Por nė rast se ti njofton tė drejtin qė tė mos mėkatojė dhe ai nuk mėkaton, ai me siguri do tė jetojė sepse u paralajmėrua, dhe ti do tė kesh shpėtuar shpirtin tėnd".


    Pasazhi eshte mjaft i qarte dhe flet vete, ne duhet te jemi besnik ne shpalljen e se vertetes dhe secili njeri mban pergjegjesi per veprimet e veta, ne nuk duhet ne asnje menyre te heshtim perpara botes qe po shkon ne humbje, por jeta jone eshte deshmija me efikase dhe fjalet tona nuk do te benin pershtypje po qe se menyra se si jetojme nuk perputhet me menyren se si flasim. Nuk dua ta komentoj edhe me shume kete pasazh sepse eshte mjaft i qarte, pergjegjesia jone perpara Zotit eshte qe te shpallim gjithe te verteten dhe te jemi besnik ne ato qe themi, dhe une jam plotesisht i bindur se ne zemren e cdo te krishteri te vertete eshte ndezur zjarri per te shpetuar njerezit e aferm, ashtu sikurse edhe Pali kishte nje zell te madh per pjesen mosbesuese te Izraelit.
    Vetem duke qene besnik ne gjithshka qe bejme dhe themi, Perendia do t'i pergjigjet lutjeve tona dhe permes nesh do te beje vepra te medha, por ne gjithshka gjithe merita dhe lavdia i perkasin Atij qe na thirri dhe qe eshte besnik ne gjithshka.

    Pershendes te gjithe vellezerit dhe motrat qe marrin pjese ne kete diskutim dhe ju falenderoj te gjitheve per zellin qe keni per te Verteten dhe per pjekurine qe tregoni ne cdo diskutim. Edhe pse kemi kendveshtrime te ndryshme qellimi yne i perbashket eshte qe ti japim lavdi Perendise dhe te deshmojme Ate qe na thirri.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  9. #159
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    10 Dėgjoni fjalėn e Zotit, o krerė tė Sodomės, verini veshin ligjit tė Perėndisė tonė, o popull i Gomorrės!

    11 "Ē'mė duhet shumica e flijimeve tuaja, thotė Zoti. Jam ngopur nga olokaustet e deshve dhe nga dhjami i kafshėve tė majme; gjakun e demave, tė qengjave dhe tė cjepve nuk e pėlqej.

    12 Kur vini tė paraqiteni pėrpara meje, kush ua ka kėrkuar kėtė, qė tė shkelni oborret e mia?

    13 Mos sillni mė blatime tė kota; temjani ėshtė neveri pėr mua; nuk mund t'i duroj hėnat e reja dhe tė shtunat, thirrjen e asambleve dhe paudhėsinė bashkė me mbledhjet e shenjta.

    14 Unė i urrej hėnat e reja tuaja dhe festat tuaja solemne; janė njė barrė pėr mua, jam lodhur duke i duruar.

    15 Kur i shtrini duart tuaja, unė i fsheh sytė e mi nga ju; edhe kur i shumoni lutjet tuaja, unė nuk dėgjoj; duart tuaja janė tėrė gjak.


    Isaia 1

    8 Zoti ka dėrguar njė fjalė kundėr Jakobit dhe ajo ka rėnė mbi Izraelin.

    9 Tėrė populli do ta njohė, Efraimi dhe banorėt e Samarias, qė nė kryelartėsinė e tyre dhe arrogancėn e zemrės sė tyre thonė:

    10 "Tullat kanė rėnė, por do ta rindėrtojmė me gurė tė latuar; fiqtė e Egjiptit janė prerė, por ne do t'i zėvendėsojmė me kedra".

    Isaia 9



    2 I shtriva tėrė ditėn duart e mia nė drejtim tė njė populli rebel, qė ecėn nėpėr njė rrugė jo tė mirė, duke ndjekur mendimet e tij;

    3 njė popull qė vazhdimisht provokon zemėrimin tim me pafytyrėsi, qė ofron flijime nė kopshte dhe djeg temjan mbi altarė prej tullash,

    4 qė rri midis varreve dhe kalon netėt nė vende sekrete, qė ha mish derri dhe ka nė enėt e tij supa gjėrash tė neveritshme,

    5 qė thotė: "Rri pėr llogari tėnde, mos u afro, sepse jam mė i shenjtė se ti". Kėto gjėra janė pėr mua njė tym nė hundė, njė zjarr qė digjet tėrė ditėn.

    Isaia 65
    A nuk i shkojne per shtat keto vargje krishterimit te sotem?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 16-06-2005 mė 07:30
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #160
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    ...duaje Zotin Perendine tend, me gjithe zemer, me gjithe force dhe me gjithe shpirt!...


    ...u krye!!!...
    (thene nga Krishti ne kryq)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 16 prej 34 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. Pensionet, si ndahen profesionet nė tė thjeshta dhe tė vėshtira
    Nga Zemrushja nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-07-2007, 21:28
  3. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •