Termi e drejte, (droit, diritto), vjen nga fjala latine directum. Directum ka te
beje me simbolin romak te perendeshes Iustitia me nje peshore ne dore, simbol i
marre nga mitologjia greke. Directum do te thote pikerisht qe peshorja eshte ne
vije te drejte, dmth. treguesi i saj qendron ne mes.
Juristet romake e konsideronin te drejten artin e se mires dhe se drejtes.
Sot fjala e drejte ka dy kuptime: kuptimin e se drejtes objektive, qe do te thote
nje teresi normash juridike qe rregullojne marredheniet shoqerore, dhe qe vihen
ne zbatim nepermjet sanksioneve. Dhe kuptimin subjektiv te saj, qe do te thote e
drejta (tagra) qe gezon cdo subjekt i se drejtes per te vepruar ne nje menyre te
caktuar dhe per te kerkuar nga te tjeret te bejne te njejten gje.
Ne kohet e hershme, e drejta ishte hyjnore dhe civile/penale. Urdherimet,
porosite apo ligjet rregullonin marredheniet e njeriut me Zotin dhe marredheniet
e individeve me njeri tjetrin. Ne Bibel gjejme urdherimet qe kane te bejne me
Perendine, dhe urdherimet qe kane te bejne me njeriun, si dhe nje numer te madh
ligjesh. Ligji hyjnor ne lidhje me marredhenien e njeriut me Perendine u permbush
me ardhjen, vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit. Njeriu nuk eshte me nen ligj per
te shkuar te Perendia, duhet vetem te besoje ne Krishtin Zot.
Ligjet penale/civile vazhdojne te ekzistojne, dhe jane mjeti per te rregulluar
marredheniet e nje shoqerie te rene qe s'mund te beje dot pa to. Ne kohet qe
jetojme ze nje vend te vecante teoria e shtetit juridik (ligjor), apo e shtetit ku
mbizoteron e drejta.
Krijoni Kontakt