Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 117 prej 117
  1. #111
    Citim Postuar më parë nga liveintwoplaces
    Nuk kam kohë që të komentoj çdo pasazh më vete, por ky shkrim tregon qartë se ungjilli që kisha katolike predikon është një ungjill tjetër nga ungjilli i Krishtit.

    Nëse këto gjëra që lexojmë nuk janë idhujtarizëm, atëhere çfarë janë?

    Vëllezër dhe motra, e vërteta nuk mund të mbulohet me gjasme përpjekje për paqe apo bashkim, apo thjesht për të mos bërë armiq. Paqja e botës nuk është paqe e vërtetë. Paqja që bota kërkon është një paqe e rremë, apo një imitim i paqes së vërtetë, që do të thotë se është diçka e vdekur. Paqja është një person dhe ky Person është Jezu Krishti. Kush ka Krishtin ka paqen. Paqja nuk mund të fitohet me përpjekje njerëzore, ajo dhurohet. Paqja e vërtetë është një paqe e brëndshme, dhe jo ajo që papa kërkonte të arrinte këtu në tokë.

    Së fundi, po e mbyll me pjesën e fundit të këtij shkrimi interesant duke shtuar edhe unë se Ungjilli(Lajmi i mirë) është një, që Krishti erdhi në tokë, vdiq dhe në të tretën ditë u ringjall nga të vdekurit, që kushdo që të besojë në Të të ketë jetën e përjetshme, dhe të mos ketë nevojë më as për sakrifica, as për ndërmjetës të tjerë, dhe as për vepra të mira, pasi Krishti është Plotësia jonë, Gjithçkaja në Gjithçka. Kush ka Krishtin ka Jetën e përjetshme, kush nuk e ka, nuk do jenë në gjëndje t'ja japin as Maria dhe as një shenjt tjetër këtu në tokë. Këto gjëra janë blasfemi ndaj gjakut të shenjtë të Krishtit që u derdh për ne në kryq. Me mësime të tilla, unë nuk pajtohem asnjëherë.
    ....AMIN...

    Davidi dhe Bath-sheba
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 22-05-2005 më 09:14
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #112
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Atëherë duhet t'a them ndryshe. Zoti ka më shumë fëmijë të tij në gjirin e kishave ungjillore se sa në ato të kishave katolike dhe ortodokse. Ky është mendimi im, me të cilin disa nga ju mund të mos bini dakort.
    Une do doja t'ju bej te gjitheve kete pyetje:

    A mjafton qe nje Kishe t'i kete te gjithe anetaret e saj te shpetuar, pra njerez qe e kane pranuar Krishtin, per te qene Kishe e vertete?

    -

    Po e jap vete pergjigjen i pari. Une besoj se JO!
    Nuk mjafton qe nje kishe t'i kete te gjithe anetaret e saj te shenjte, per te qene Kishe.

    Psh... Nje grumbull guresh,traresh, gozhdesh, betoni, etj ka te njejta materiale qe mund te kete nje Shtepi, por ai grumbull nuk eshte Shtepi!


    Keshtu eshte dhe me Kishen, ajo mund t'i kete te gjithe anetaret e saj te gjalle, por ajo vete te jete nje Kishe e vdekur!

    Por, a mund te ndodhe kjo?

    Une besoj se po.
    Kisha ne syte e Krishtit eshte nje Person i Vetem, jo shume persona!

    Ky Person mund te jete i vdekur, ndonese te gjithe elementet qe e perbejne mund te jene te gjalle. Kjo, sepse ata persona lidhen me njeri - tjetrin jo ne menyren e Krishtit, por ne menyra njerezore. Ata nuk jane ndertuar nga Krishti, por nga Mendja e tyre njerezore. Ata mund te sillen rrotull nje libri (psh Bibles), ose rrotull ndonjerit prej tyre qe mund te dije me shume se te tjeret, dhe keshtu te jene thjesht vetem nje organizem i vdekur njerezor.

    Pra, per ta mbyllur, nqs Kisha mbahet nga njeriu, Ajo eshte e vdekur, nqs mbahet nga Fryma, Ajo eshte e gjalle!


    P.S Elton80, do te te lutesha dhe njehere sinqerisht te me tregoje se cilet jane ata persona qe mendon se me kane influencuar, ashtu sic te pyeta ne fillim. Kete ta kerkoj sinqerisht, sepse ti mund te shohesh tek une, gjera qe une nuk i shoh dot tek vetja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 23-05-2005 më 08:46
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Une do doja t'ju bej te gjitheve kete pyetje:

    A mjafton qe nje Kishe t'i kete te gjithe anetaret e saj te shpetuar, pra njerez qe e kane pranuar Krishtin, per te qene Kishe e vertete?
    Kurse unë do doja të bëja këtë pyetje: Cfarë do bëjë Krishti me anëtarët e shpëtuar të kishave të ndryshme, pra, me materialin (gurët, trarët, gozhdat, betoinn) e gjallë, kur Ai të vijë përsëri?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #114
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Cfarë do bëjë Krishti me anëtarët e shpëtuar të kishave të ndryshme, pra, me materialin (gurët, trarët, gozhdat, betoinn) e gjallë, kur Ai të vijë përsëri?
    Mendoj se do te formoje Nusen e Tij, Vajzen me te bukur te botes!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Mendoj se do te formoje Nusen e Tij, Vajzen me te bukur te botes!
    Amen! Përsa i përket funksionimit të kishës këtu në tokë, lum ata që përjetojnë jetën e kishës.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Sipas Dhiates se Re ka vetem nje Kishe dhe kjo eshte bashkesia e atyre qe pranuan thirrjen e Krishtit (Ky eshte kuptimi i fjales ekklesia=ata qe jane thirrur jashte botes).
    Krishti nuk erdhi qe te ndertonte ndonje fe,por qe te shpallte te verteten. (Lexo tek Ungjilli sipas Gjonit kur Jezusi ndodhet tek Pilati)

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Shtegtari
    Sipas Dhiates se Re ka vetem nje Kishe dhe kjo eshte bashkesia e atyre qe pranuan thirrjen e Krishtit (Ky eshte kuptimi i fjales ekklesia=ata qe jane thirrur jashte botes).
    Krishti nuk erdhi qe te ndertonte ndonje fe,por qe te shpallte te verteten. (Lexo tek Ungjilli sipas Gjonit kur Jezusi ndodhet tek Pilati)
    Shumë qartë Shtegtari, sipas DhR kisha është bashkësia e atyre që pranuan thirrjen e Krishtit, por sot dalin "kisha" të ndryshme dhe thonë se kjo nuk është e mjaftueshme. Pikërisht këtë po diskutojmë edhe në këtë temë.

    Përgjigja jote është shumë e thjeshtë dhe më pëlqeu shumë. Tani do doja të të pyesja ty, kisha lokale e së cilës ti je pjesë, a vë ndonjë kusht tjetër përveç kushtit që ti vure në përgjigjen tënde që të bëhet pjestar i asaj kishe? Dua të them, nëse dikush thotë se ka besuar në Krisht dhe i ka dhënë zemrën Atij, a është e mjaftueshme kjo që ai të marrë pjesë aktive në takimet e kishës suaj, apo duhet që të pranojë edhe disa doktrina të tjera perveç asaj që ai ka pranuar Krishtin në jetën e tij?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  4. SHKRIMI I SHENJTË: Kapitulli V: Historia e Kishës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 00:21
  5. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •