Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 117
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Elton80
    Ku ishte kisha e Zotit deri ne ardhjen e protestantizmit? Kisha e Zotit ka ekzistuar gjithmone, dhe nuk lindi me reformimin. Madje kisha e Zotit nuk ka qene ndonjehere pjese e sistemit te kishes katolike.
    Ku paska qene kjo kishe atehere, dhe na thuaj ndonje perfaqesues para M.Luter, apo mos e ke fjalen per anglikanet qe u ndane nga kisha katolike sepse papa nuk i dha leje Henrit 8 te rimartohej duke qene i divorcuar e me grua gjalle. (dhe te cilit kisha anglikane i vurin edhe nja 7 here te tjera kurore, per te 8 grate qe pati).


    Gjate gjithe kohes se mesjetes, ishin kishat besimtare ato qe u persekutuan. Katoliket vrane rreth 500 milione njerez qe kishin besimin e vertete dhe refuzuan te konformoheshin me doktrinat e kishes katolike.
    Ti je nje shpifes i keq. Ose provoje kete GENJESHTER dhe na trego se ku dhe si u vrane 500 MILION ???!!!!! ne ate kohe kur e gjithe Anglia kishte 4-5 milion banore dhe gjithe Europa nja 20-30 milion (me rezerva). masakra me e madhe kunder protestanteve u krye ne France "Hugenotet" dhe u vrane disa mijera vete (nata e sh'Bartolomeut", nga mbreti i Frances me shume per arsye politike. Tashti na i gjej ato 4,960,000.00 te tjeret ose pranoje qe je Rrenacaku me i keq i forumit.

    Hiqesh e dhe besimtar.


    Ata u vrane se donin te kishin biblen ne gjuhen e tyre, sepse besonin se shpetimi ishte nga Krishti dhe jo nga kisha katolike, etj, etj, dmth sepse besonin Biblen.
    Ata u vrane sepse konflikti degjeneroi ne konflikt politik ku jo njerezit e thjeshte por princat e mbreterit u ndane ne 2 kampe dhe e shfrytezuan fene per pushtet politik, ku mbreterit besnike te Romes sulmuan ata armiq te saj dhe anasjelltas.
    ne kete konflikt kane humbur jeten po aq katolike sa edhe protestante, varet se cili kishte ushtrine me te forte, keshtu qe aty ku protestantet korren fitore, i debuan katoliket dhe anasjelltas, duke krijuar shtete te pastra nga besimi fetar.
    Kryesisht anglo-ssaksonet u bene protestante dhe latinet mbeten besnike te kishes katolike.
    Pra konflikt fetar por me doza te medha politike e racore.


    Kisha e vertete ka ekzistuar gjithmone dhe as ka qene as ka per te qene pjese e kishes katolike, dhe as nuk doli prej saj, por ka qene gjithmone ne opozite me sistemin e kishes katolike.
    Fakte more trim e jo llafe, kur? kush? ne c'vit? si quhej kjo kishe? etj...


    Preokupimi yne duhet te jete sa biblike jane keto kisha dhe cfare mesojne, dhe jo t'i hedhim poshte apo lartesojme sepse mbajne nje emer te caktuar.
    Gjithashtu preokupimi jone duhet te jete te mos shpifim e te vjellim vrer pa FAKTE

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Ku paska qene kjo kishe atehere, dhe na thuaj ndonje perfaqesues para M.Luter, apo mos e ke fjalen per anglikanet qe u ndane nga kisha katolike sepse papa nuk i dha leje Henrit 8 te rimartohej duke qene i divorcuar e me grua gjalle. (dhe te cilit kisha anglikane i vurin edhe nja 7 here te tjera kurore, per te 8 grate qe pati).
    Ku ishte kisha? Ne shtepi dhe shpella duke u fshehur nga inkuizicioni i kishes katolike, te cilet te shpallnin heretik dhe te digjnin te gjalle po te gjenin me nje Bibel. Keshtu qe kisha s'kishte ndonje emer te vecante apo drejtues te hapur, pasi ishte e persekutuar gjate gjithe kohes.

    Grupe te njohura ne ate kohe perfshijne Ualdensianet dhe Albadensianet te cilet perkthyen biblen ne gjuhen e popullit dhe rrinin ne shpella nga frika e persekutimit.


    Ti je nje shpifes i keq. Ose provoje kete GENJESHTER dhe na trego se ku dhe si u vrane 500 MILION ???!!!!! ne ate kohe kur e gjithe Anglia kishte 4-5 milion banore dhe gjithe Europa nja 20-30 milion (me rezerva). masakra me e madhe kunder protestanteve u krye ne France "Hugenotet" dhe u vrane disa mijera vete (nata e sh'Bartolomeut", nga mbreti i Frances me shume per arsye politike. Tashti na i gjej ato 4,960,000.00 te tjeret ose pranoje qe je Rrenacaku me i keq i forumit.

    Hiqesh e dhe besimtar.
    Eshte gabimi im, kisha shtuar ne zero pa dashje, numri i sakte eshte 50 milion, jo 500 milion. Kjo eshte nje e dhene historike e numeruar qe nga shekulli 7 deri ne shekullin e 18. 50 milion te vrare si heretike nga kisha katolike dhe inkuizicioni i institucionalizuar prej tyre.


    Ata u vrane sepse konflikti degjeneroi ne konflikt politik ku jo njerezit e thjeshte por princat e mbreterit u ndane ne 2 kampe dhe e shfrytezuan fene per pushtet politik, ku mbreterit besnike te Romes sulmuan ata armiq te saj dhe anasjelltas.
    ne kete konflikt kane humbur jeten po aq katolike sa edhe protestante, varet se cili kishte ushtrine me te forte, keshtu qe aty ku protestantet korren fitore, i debuan katoliket dhe anasjelltas, duke krijuar shtete te pastra nga besimi fetar.
    Kryesisht anglo-ssaksonet u bene protestante dhe latinet mbeten besnike te kishes katolike.
    Pra konflikt fetar por me doza te medha politike e racore.

    Jo, s'ishte konflikt politik por fetar. Lexo historine, jo perrallat e interpretimeve katolike. Do mohoni edhe inkuzicionin tani dhe ta quani "konflikt politik"?

    Cdo njeri qe s'merrte pjese ne "meshen e shenjte" mund te shpallej heretik dhe te vritej. Cdo njeri qe kapej me nje bibel mund te vritej gjithashtu.

    William Tyndale u dogj i gjalle (ne moshe te thyer) se bashku me Biblat qe ai kishte perkthyer.

    John Wycliff qe gjithashtu botonte bibla dhe i shperndante ato, shpetoi gjate jetes se tij nga inkuizicioni. Pas vdekjes, kisha katolike i hapi varrin, dhe i dogji eshtrat e tij.

    Keto nuk jane ekzagjerime, por HISTORI. Lexo cdo burim historik dhe do shikosh se cfare ndodhi. Meqe kerkove fakte ja ku i ke. Po deshe ka plot te tjera.

    Si shpjegohet qe katoliket te kene problem me ata qe ndjekin Biblen? Shko sot ne zona ne Shqiperi qe jane katolike dhe shikoje si i trajtojne ata qe predikojne Biblen. Ne nje qytet te caktuar (s'po ja them emrin) prifti katolik ne radio dhe ne meshe shpalli nje pastor si heretik dhe mesimet e tij heretike dhe qe nuk perputhen me mesimet e kishes katolike.

    Kujt i jane besnike katoliket, kishes, apo Zotit? S'kam asgje kunder besimtareve katolike (dmth njerezve te thjeshte) por sistemi i kishes eshte i korruptuar, jo biblik, i demonizuar.

    Nqs ti do shikoje ndryshimin midis Bibles dhe doktrinave katolike, ke do ndiqje ti?

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Elton80
    Eshte gabimi im, kisha shtuar ne zero pa dashje, numri i sakte eshte 50 milion, jo 500 milion. Kjo eshte nje e dhene historike e numeruar qe nga shekulli 7 deri ne shekullin e 18. 50 milion te vrare si heretike nga kisha katolike dhe inkuizicioni i institucionalizuar prej tyre.
    Epo s'prish pune more Elton nja 450 MILION njerez gabove "pa-dashje". Po shiko edhe njehere se mos ke edhe nja 2-3 zero te tjera per te hequr.

    Mos valle gabimisht i ke faturuar kishes katolike edhe te vdekurit nga murtaja, kolera apo diarrete e ndryshme

    A e ke idene se kur u krijua inkuizicioni more zotni prokuror? Dhe a e din se ky gjyq kishtar gjykonte herezine pra nese nje akt apo teori ishte ne kundershtim me doktrinen por nuk ekzekutonte.
    Vec gabimeve me apo pa dashje, inkuizicioni ka bere nje pune te madhe ne ruajtjen e doktrines nga shume teori dhe veprime qe rrezikonin devijimin e saj apo frikesimin e njerezve me magji, akte okulte etj.
    Natyrisht nder teorite heretike nuk konsideroj protestanimin pavaresisht se 2 palet etiketojne njeri tjetrin si te tille.

    Ishte pushteti laik qe kishte caktuar denimet per veprat qe i konsideronte te rrezikshme per shtetin. Keshtu shpjegohet qe pati shume ekzekutime ne Spanje (ligjet dhe pushteti mbreteror) por shume pak ne france apo Gjermani e Austri.



    Jo, s'ishte konflikt politik por fetar. Lexo historine, jo perrallat e interpretimeve katolike. Do mohoni edhe inkuzicionin tani dhe ta quani "konflikt politik"?
    Te thash se nisi si konflikt fetar por degjeneroi ne politik dhe racor.

    Nje pyetje per Elton:

    Meqe protestantet ishin te miret dhe katoliket te keqijte,atehere pse ne vendet ku luften e fituan protestantet si Angli, Holande, Suedi, danimarke, Gjermani lindore, pra pse ne keto vende katoliket u persekutuan dhe u debuan dhe keto vende nuk i lejuan besimin e tyre njelloj sic vepruan katoliket me protestantet ne France, Itali e Spanje?

    Ku eshte ndryshimi, kur ky konflikt krijoi shtete fetarisht te pastra, ne varesi te kujt mbante pushtetin politik?


    Kujt i jane besnike katoliket, kishes, apo Zotit? S'kam asgje kunder besimtareve katolike (dmth njerezve te thjeshte) por sistemi i kishes eshte i korruptuar, jo biblik, i demonizuar.
    Opinioni yt nuk eshte personal dhe nuk ka pse te habitesh kaq shume pse te tjeret nuk ta varin....

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Epo s'prish pune more Elton nja 450 MILION njerez gabove "pa-dashje". Po shiko edhe njehere se mos ke edhe nja 2-3 zero te tjera per te hequr.

    Mos valle gabimisht i ke faturuar kishes katolike edhe te vdekurit nga murtaja, kolera apo diarrete e ndryshme

    Sic te thashe FAKTET historike pohojne 50 milion te ekzekutuar nga kisha katolike gjate periudhes se mesjetes. Keto nuk i shpika une, jane fakte historike.


    A e ke idene se kur u krijua inkuizicioni more zotni prokuror? Dhe a e din se ky gjyq kishtar gjykonte herezine pra nese nje akt apo teori ishte ne kundershtim me doktrinen por nuk ekzekutonte.
    Vec gabimeve me apo pa dashje, inkuizicioni ka bere nje pune te madhe ne ruajtjen e doktrines nga shume teori dhe veprime qe rrezikonin devijimin e saj apo frikesimin e njerezve me magji, akte okulte etj.
    Natyrisht nder teorite heretike nuk konsideroj protestanimin pavaresisht se 2 palet etiketojne njeri tjetrin si te tille.

    Patjeter, justifikon vrasjen, torturat, c'njerzillekun me pretekstin e ruajtes se doktrines. Doktrinen zoteri po e ruanin ata qe katoliket po i persekutonin. Ata u vrane nga katoliket sepse donin te lexonin Biblen ne gjuhen e tyre.

    Sa per kuriozitet, a e di se kush quhej heretik, meqe thua nuk konsiderohej "protestantizmi"?

    Te thash se nisi si konflikt fetar por degjeneroi ne politik dhe racor.

    Per te qene te sakte nisi si nje konflikt i katolikeve ndaj cdo njeriu apo rryme qe ekspozonte genjeshtrat e kishes katolike nepermjet bibles. Keshtu nisi konkflikti.

    Cfare kane katoliket me ata qe besojne Biblen? A nuk pretendojne se edhe ata e besojne ate?


    Nje pyetje per Elton:

    Meqe protestantet ishin te miret dhe katoliket te keqijte,atehere pse ne vendet ku luften e fituan protestantet si Angli, Holande, Suedi, danimarke, Gjermani lindore, pra pse ne keto vende katoliket u persekutuan dhe u debuan dhe keto vende nuk i lejuan besimin e tyre njelloj sic vepruan katoliket me protestantet ne France, Itali e Spanje?
    Akoma s'po e kap fillin me duket. Kush po flet per protestantet? Protestantet dolen vone, pasi katoliket kishin masakruar besimtaret per 1000 vjet. Une s'jam protestant, pasi nuk kam qene ndonjehere pjese e kishes katolike. Protestantet dolen nga katoliket, por besimtaret e bibles ekzistonin gjithandej jashte ketyre grupeve.

    Nuk iu pergjigje pyetjes se ke do ndiqje ti Biblen apo kishen katolike ne ato gjera qe kundershtojne njera-tjetren!

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Elton80
    Sic te thashe FAKTET historike pohojne 50 milion te ekzekutuar nga kisha katolike gjate periudhes se mesjetes. Keto nuk i shpika une, jane fakte historike.
    More qenke shume i çuditshem?!!!
    Per cilat fakte flet, ku jane keto fakte na i trego, REFERENCAAAAAAA!

    Ndryshe per mua jane shpifje dhe ti je nje tellall i shpifesve ose ne rastin me te mire papagall qe perserit ato qe te thone pa kuptuar se c'flet.

    Mos je ndonje bir a nip komunisti dhe ke lexuar "Zerin e Popullit" koleksion i gjyshit per luften kondra fese????


    Per te qene te sakte nisi si nje konflikt i katolikeve ndaj cdo njeriu apo rryme qe ekspozonte genjeshtrat e kishes katolike nepermjet bibles. Keshtu nisi konkflikti.
    Cileve katolike? Dhe cila rryme na paska ekspozuar "genjeshtrat' para protestanizmit (qe ta dime)?
    Ne ate kohe populli ka qene 99% analfabet keshtu qe ku na u arsimua gjithe ajo popullsi ne shek e 7 apo 10?

    Te vetmit njerez te shkolluar i kishte kisha, dhe keta kane kryer pune te madhe duke predikuar fene, hapur shkolla, ndertuar kisha etj, pra duke pregatitur ri-lindjen e popujve te zhytyr ne barbari, paragjykime, injorance e varferi.


    Cfare kane katoliket me ata qe besojne Biblen? A nuk pretendojne se edhe ata e besojne ate?
    Kurgje nuk kane. Po c'kane keta "ungjilloret" me katoliket qe u shkojne dere me dere duke i bezdisur???

    A mos valle bibla e katolikeve qe nuk ka ndryshuar tash 2000 vjet eshte mashtrim dhe e jotja botim "i ripunuar" eshte e sakta?


    Nuk iu pergjigje pyetjes se ke do ndiqje ti Biblen apo kishen katolike ne ato gjera qe kundershtojne njera-tjetren!
    Une nuk mendoj se e kundershtojne njera-tjetren, ky eshte mendimi yt ... prandaj ec e mbaj mendjen tande.
    More pse e ke me kaq hall kishen katolike, kur ti mendon se je ne te drejten , pse te ha meraku kaq shume xhanem, shaj e shpif.. apo i ke harruar 10 porosite e Moisiut

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    More qenke shume i çuditshem?!!!
    Per cilat fakte flet, ku jane keto fakte na i trego, REFERENCAAAAAAA!
    Lexo "Historia e Romanizmit" nga John Dowling. Aty ke te DOKUMENTUAR te gjitha faktet qe kerkon.

    Ndryshe per mua jane shpifje dhe ti je nje tellall i shpifesve ose ne rastin me te mire papagall qe perserit ato qe te thone pa kuptuar se c'flet.
    LEXO xhan LEXO, mos shko vetem me ato qe degjon nga KK.

    Mos je ndonje bir a nip komunisti dhe ke lexuar "Zerin e Popullit" koleksion i gjyshit per luften kondra fese????
    Jo, jam nje bir i Perendise, lare nga gjaku i Krishtit qe kam lexuar Biblen qe ekspozon sistemin demoniak katolik.


    Cileve katolike? Dhe cila rryme na paska ekspozuar "genjeshtrat' para protestanizmit (qe ta dime)?
    Ne ate kohe populli ka qene 99% analfabet keshtu qe ku na u arsimua gjithe ajo popullsi ne shek e 7 apo 10?

    Cila rryme ka ekspozuar genjeshtrat? Pikerisht ata miliona qe katoliket vrane. Nuk e di nese po lexon cfare po shkruhet apo jo. Ata 50 milion pra, per ata po behet fjale.


    Te vetmit njerez te shkolluar i kishte kisha, dhe keta kane kryer pune te madhe duke predikuar fene, hapur shkolla, ndertuar kisha etj, pra duke pregatitur ri-lindjen e popujve te zhytyr ne barbari, paragjykime, injorance e varferi.
    Te vetmit njerez te shkolluar nuk i kishte vetem kisha (dmth katolike). Psh William Tyndale, qe perktheu cdo veper te njohur ne bote (mbi 6000), njohes i perkryer i me shume se 7 gjuheve, i cili perktheu edhe Biblen ne anglisht, u dogj i gjalle nga kisha katolike per shkak te perkthimit te saj.

    Ata hapen shkolla dhe ndertuan kisha, por predikuan urrejtje, vrajse, inkuizicion, ndaj te gjitheve qe nuk mendonin njesoj si ata. Kjo te duket e perendishme ty?


    Kurgje nuk kane. Po c'kane keta "ungjilloret" me katoliket qe u shkojne dere me dere duke i bezdisur???
    Ungjilloret predikojne ungjillin qe Krishti tha qe te predikonin. Dhe ti ke te drejte, kjo i bezdis shume katoliket. Po pse i bezdis, pergjigju ti me mire. Pse i bezdis katoliket predikimi i ungjillit te Krishtit? Ku qendron problemi?

    A mos valle bibla e katolikeve qe nuk ka ndryshuar tash 2000 vjet eshte mashtrim dhe e jotja botim "i ripunuar" eshte e sakta?
    Do ishte mire te LEXOJE dicka perpara se te besh thenie te tilla.



    Une nuk mendoj se e kundershtojne njera-tjetren, ky eshte mendimi yt ... prandaj ec e mbaj mendjen tande.
    More pse e ke me kaq hall kishen katolike, kur ti mendon se je ne te drejten , pse te ha meraku kaq shume xhanem, shaj e shpif.. apo i ke harruar 10 porosite e Moisiut
    Nuk di te kem share me ndonje vend apo te kem shpifur gjekundi.

    Pse e kam une me kaq hall kishen katolike? S'e kam me hall fare. Puna eshte qe kur flet per ate qe thote Bibla katoliket te hidhen ne fyt. Na e shpjego ti pse-ne!

    Ndoshta mund ta fillosh duke shpjeguar keto vargje nga Bibla:

    Mateu 23:9

    Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.


    Gjoni 17:11

    Tani unë nuk jam më në botë, por ata janë në botë, dhe unë po vij te ti. O Atë i shenjtë, i ruaj ata në emrin tënd, ata që më ke dhënë, që të jenë një sikurse ne!


    Kush eshte ai qe ka vjedhur emrin e Perendise At, duke e quajtur veten At i Shenjte, dhe duke kerkuar adhurimin e njerezve? Pasi t'i pergjigjesh kesaj kam edhe nja 100 pyetje te tjera te cilave jam i sigurt se do i pergjigjesh me kenaqesi NGA BIBLA.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Elton80
    Jo, jam nje bir i Perendise, lare nga gjaku i Krishtit qe kam lexuar Biblen qe ekspozon sistemin demoniak katolik.
    Ti je nje krijese e Perendise qe vetem me kete fraze le pershtypjen e krenarit (mekat), vetelevduesit (mekat) dhe qe shan e fyen te tjeret (mekat).
    Ne dy rreshta tre mekate o "bir" i perendise.
    (Ne fakt une kujtoja se vetem Krishti ishte tamam biri i Perendise - tashti u shtua edhe Eltoni ).


    Cila rryme ka ekspozuar genjeshtrat? Pikerisht ata miliona qe katoliket vrane. Nuk e di nese po lexon cfare po shkruhet apo jo. Ata 50 milion pra, per ata po behet fjale.
    Ja pra edhe shpifes-papagalli. 50 milion! Hem! Po pse mos ti bejme nja 75 milion, se lexo ate liber qe te intereson ty dhe mbylli veshet per te tjeret.


    Ata hapen shkolla dhe ndertuan kisha, por predikuan urrejtje, vrajse, inkuizicion, ndaj te gjitheve qe nuk mendonin njesoj si ata. Kjo te duket e perendishme ty?
    Kur te thashe mos je ndonje kelysh komunisti apo spiuni te sigurimit, e kisha fjalen pikerisht per keto fraza aspak ungjillore qe perdor ndaj besimtareve qe mendojne ndryshe.
    Ti njesoj si paraardhesit e tu komuniste (te cilet i mbyllen kishat e xhamijat) pra ti akuzon kishen Katolike SOT aq me teper ate shqiptare (ku nuk kemi degjuar per ndonje djegie ne turra drush apo inkuizicion).

    Perkundrazi! Ata qe u varen, vrane, burgosen e martirizuan per 50 vjet ne Shqiperi ishin ne rradhe te pare priftat katolike vetem pse nuk hoqen dore nga detyra e misioni, vetem pse nuk tradhtuan fene e Krishtit. Te gjithe u vrane duke thene "Rrofte Krishti mbret!"
    Ja ku i ke shembujt ne Shqiper , e mos u lodh te kthehesh 500 vjet mbrapa. Respekt per martiret e fese se Krishtit more gjeluc.

    Ti kerkon tu vesh damken e turpit dhe fajit nje kishe sot per veprime te para 500 vjeteve.

    Kjo nuk eshte gjuha e Perendise dhe as e paqes e as e faljes.

    Kjo eshte gjuha e urrejtjes!

    Papa ka kerkuar falje per gabimet e kishes, po nuk ka pse populli katolik te ndjehet fajtor as kisha SOT.


    Ungjilloret predikojne ungjillin qe Krishti tha qe te predikonin. Dhe ti ke te drejte, kjo i bezdis shume katoliket. Po pse i bezdis, pergjigju ti me mire. Pse i bezdis katoliket predikimi i ungjillit te Krishtit? Ku qendron problemi?
    Problemi qendron tek ti. Duke dhare, shpifur, me mendjemadhesi, arrogance e krenari mekatare sic shprehesh ne kete forum askush nuk ka as nge, as deshire e durim te harxhoje kohen me ty.

    Pra problemi je TI dhe jo ungjilli i Krishtit. Ti spekulon me ungjillin e Krishtit, dhe mbasi askush nuk te vjen pas, shkon dere me dere duke ju qepur njerezve dhe ngaqe nuk ta var kush vjen ketu e shan Kishen Katolike, e cila mbushet plot cdo te diele.

    Dhe nuk denohet as ekzekutohet kush por lexohet ungjilli e adhurohet Zoti e vetem ZOTI, e askush tjeter.


    Liveintwoplaces:
    Jam dakord me ate qe askush duhet te mos paragjykohet ne cilen kishe shkon po nga veprat e sjelljet qe ben.

    Gjithashtu mendoj se debati duhet te fokusohet ne probleme me konkrete ne lidhje me Shqiperine dhe jo te hahemi kot per ngjarjet e para 500 vjeteve si ky Elton Aguridhja qe kujton se eshte "pjekur"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Labeati : 03-03-2005 më 22:08

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Labeati,

    Do ishte mire ta vazhdonim biseden tek "C'mendoni per doktrinat e kishes katolike". Atje besoj se do ishte me e pershtatshme kjo bisede.

    Kam vetem nje sqarim per ty; te lutem mos e kthe biseden ne sulm apo sharje kunder meje. Une nuk kam bere kete gje me asnje vend me ty. Une po flas per doktrinat e kishes katolike, jo per anetaret e thjeshte.

    Keshtu qe te lutem beje dallimin se kjo nuk eshte gje personale por analize e nje sistemi fetar e krahasuar me Biblen.

    Po pres pergjigje akoma per pyetjen qe te bera nga Bibla per "Atin e Shenjte".

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139

    Vazhdim nga tema "Ortodoksia e Kishes"

    Ti je nje krijese e Perendise qe vetem me kete fraze le pershtypjen e krenarit (mekat), vetelevduesit (mekat) dhe qe shan e fyen te tjeret (mekat).
    Ne dy rreshta tre mekate o "bir" i perendise.
    (Ne fakt une kujtoja se vetem Krishti ishte tamam biri i Perendise - tashti u shtua edhe Eltoni ).
    S'kishte asnje fjale krenarie ne ate qe thashe une. Sipas Bibles, ai qe pranon Krishtin si Zot dhe Shpetimtar quhej bir i Perendise.

    Gjoni 1:12

    por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,


    Pra Krishti eshte BIRI (trajta e shquar), kurse une jam NJE BIR (trajta e pashquar).

    KETE THOTE BIBLA.


    Problemi qendron tek ti. Duke dhare, shpifur, me mendjemadhesi, arrogance e krenari mekatare sic shprehesh ne kete forum askush nuk ka as nge, as deshire e durim te harxhoje kohen me ty.

    Pra problemi je TI dhe jo ungjilli i Krishtit. Ti spekulon me ungjillin e Krishtit, dhe mbasi askush nuk te vjen pas, shkon dere me dere duke ju qepur njerezve dhe ngaqe nuk ta var kush vjen ketu e shan Kishen Katolike, e cila mbushet plot cdo te diele.

    Dhe nuk denohet as ekzekutohet kush por lexohet ungjilli e adhurohet Zoti e vetem ZOTI, e askush tjeter.

    Sic te permenda me pare, sulmeve personale s'do u pergjigjem. Me duket e kote te te kthej ty pergjigje per gjera qe mesa duket i dike me mire se une, sidomos kur vjen puna tek kush jam une, cfare bej apo nuk bej, etj, etj.

    Le te qendrojme tek thelbi i ceshtjes.

    Fakti qe kisha katolike mbushet cdo te diele plot s'do te thote qe ajo qe predikon eshte e vertete. Edhe xhamite mbushen plot, po pastaj?

    Le te flasim per ungjillin. Si e perkufizon kisha katolike ungjillin? Sipas kishes katolike, si mundet nje njeri te shkoje ne parajse?

    A ka mundesi te me kthesh pergjigje per keto pyetje? Faleminderit.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  10. #40
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115

    Doktrina e kishës Katolike

    Citim Postuar më parë nga Elton80
    Pershendetje,

    Ne kete teme kisha deshire te flisnin per Kishen Katolike duke u bazuar tek shkrimet dhe historia e kishes dhe asaj boterore.

    Kisha Katolike pretendon te jete kisha e vetme prej nga vjen shpetimi, dhe perfaqesuesja e vetme e Zotit ne Toke.

    Kushtet e pjesemarrjes ne diskutim perfshijne diskutimin mbi FAKTE nga historia, Bibla, dhe doreshkrimet e vete Kishes Katolike.

    Komentet e bazuara ne traditen e dikujt, te mbushura me ndjenja urrejtje apo percmimi nuk jane aspak te mirepritura.

    Faleminderit.
    E pavlershme për kohën që jetojmë!

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  4. SHKRIMI I SHENJTË: Kapitulli V: Historia e Kishës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 00:21
  5. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •