Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 117
  1. #71
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pra te jesh fetar nuk do te thote qe te ecesh sipas tradites dhe jo sipas Bibles. Te jesh fetar do te thote:

    1-) Te dish te dallosh doktrinen e drejte nga e gabuara dhe te gjykosh ashper ate qe nuk ndjek doktrinen e drejte(Shpeshhere me preteksin se po e ndihmon te shpetoje nga e gabuara)

    2-) Te mundohesh te besh gjera per Zotin

    Ne pamje te pare duket sikur keto jane te pranueshme dhe nuk ka asgje te keqe ketu.

    Atehere le te themi se kush nuk eshte fetar.

    Fetar nuk eshte ai qe:

    1-) Di te dalloje ate qe eshte e gjalle nga ajo qe eshte e vdekur.
    (Ver re ndryshimin: Pra jo ate qe eshte e sakte nga ajo qe eshte e gabuar!)

    2-) Vdes, dhe sheh Zotin se si ben gjera nepermjet tij
    (Ver re ndryshimin nga te berit gjera per Zotin)


    Ai qe eshte fetar, ajo qe di me mire eshte te gjykoje (njerezit, doktrinat, kishat, sistemet etj)
    Ai qe nuk eshte fetar, ajo qe di te beje me mire eshte te vdese dhe te shijoje lirine e Ringjalljes
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #72
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ku e sheh atehere fetarizmin tek une?
    Tek gjykimi qe u ben fetareve
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #73
    Citim Postuar më parë nga Elton80
    Manulaki,

    Atehere besoj se keqkuptimi ka ardhur nga perkufizimi i fjales "ungjill".

    a ka mundesi te me japesh perkufizimin e kesaj fjale?

    Kur une thashe qe nuk degjon ungjillin ne kishen katolike, nuk e kisha fjalen se nuk flitet per Krishtin, kryqezimin, apo ringjalljen, por ajo qe kisha nder mend ishte qe nuk jepet plani i shpetimit sipas Bibles.

    Nese biem dakord me perkufizimin e fjales ungjill, apo perkufizimit te shpetimit, atehere ndoshta mund te diskutojme nese permendet apo jo kjo ne kishen katolike.

    Matrix,

    Te dish apo mos dish Bibles s'ka asgje te beje me te qenit fetar. Ka fetare qe e dine Biblen shume mire, ka fetare qe s'e dine Biblen fare. Njohuria e Bibles nuk percakton te qenit apo jo fetar.

    Te qenit fetar percaktohet nga fakti se kujt po i besojme per shpetim, apo edhe jeten ne Krishtin. Ku e sheh atehere fetarizmin tek une? Pse qenka qe ti nuk po ben vepra per Zotin, kurse une po perpiqem te bej?
    Ti kerkon perkufzimim te fjales Ungjill? Jeta e Krishtit eshte Ungjilli.

    Perkufizimi i Shpetimit sipas Kishes Katolike? "..keshtu eshte edhe besimi, ne qofte se s'ka vepra, eshte i vdekur ne vetvete." (Jakobi 2:14-26)
    Gjithashtu shembulltyra qe Krishti jep eshte mese e mjaftueshme per te justifikuar keto vargje: "Nje ate kishte dy bij. I tha njerit:"Shko puno vreshtin!" Ai i tha: "Jo nuk e bej!". Por pas pak kohe, u pendua dhe shkoi dhe punoi." Pas pak kohe, ai i thote birit tjeter: "Shko puno vreshtin!" Ai u pergjegj:"Mire." por nuk e beri. (Lexo Mateu 21:28-32)

    Llafe kane te tere, puna eshte ne veprat. "Te korrat jane te bollshme, por punetore ka pak!"
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Une mendoj se, drejtperdrejt testamenti i ri e ka mare emrin Ungjill, nga Ngjallja e Krishtit. Pra me pak fjale do te thote: "Ungjall", dmth, Ungj(a)illi i Krishtit. Gjthsesi ky eshte mendimi im personal.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi
    Une mendoj se, drejtperdrejt testamenti i ri e ka mare emrin Ungjill, nga Ngjallja e Krishtit. Pra me pak fjale do te thote: "Ungjall", dmth, Ungj(a)illi i Krishtit. Gjthsesi ky eshte mendimi im personal.
    Fjala "Ungjill" vjen nga fjala greke "Evangjelio" ("ευαγγέλιο") e cila përbëhet nga dy fjalë; Ev+angjelia që do të thotë lajmi i mirë. Nuk është nevoja të shpjegoj se cili është lajmi i mirë.

    Në lidhje me temën tani:
    Citim Postuar më parë nga freethinker
    shume interesante!
    Faleminderit.
    c'mendoni per librin e Apocryphas,
    vetem Bibla Katolike me sa di une, perfshin Apocryphen, ndersa gjithe versionet Protestante nuk i perfshijne keto libra!!
    Keni ndonjë përgjigje për të dhënë?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Manulaki,

    Dmth, nese te kuptova qarte, shpetimi vjen nga veprat, ajo po?

    Pra ne shkojme ne parajse per shkak te veprave qe bejme? Keshtu?

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Jo, Manulaki nuk e beson një gjë të tillë. Ajo beson se veprat janë produkt i shpëtimit që Perëndia na ka dhuruar.

    Është diskutuar një herë kjo temë dhe ajo është shprehur qartë. Nuk është nevoja të përsërisim të njëjtat gjëra vazhdimisht.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Livein,

    Besoj se Manulaki mund te pergjigjet vete. Nese e lexove shkrimin e fundit, besoj se thuhet qarte se shpetimi eshte nga veprat, jo veprat jane rrjedhoje e shpetimit. Kete lexova une, prandaj kerkova sqarim.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    Ti kerkon perkufzimim te fjales Ungjill? Jeta e Krishtit eshte Ungjilli.

    Perkufizimi i Shpetimit sipas Kishes Katolike? "..keshtu eshte edhe besimi, ne qofte se s'ka vepra, eshte i vdekur ne vetvete." (Jakobi 2:14-26)
    Gjithashtu shembulltyra qe Krishti jep eshte mese e mjaftueshme per te justifikuar keto vargje: "Nje ate kishte dy bij. I tha njerit:"Shko puno vreshtin!" Ai i tha: "Jo nuk e bej!". Por pas pak kohe, u pendua dhe shkoi dhe punoi." Pas pak kohe, ai i thote birit tjeter: "Shko puno vreshtin!" Ai u pergjegj:"Mire." por nuk e beri. (Lexo Mateu 21:28-32)

    Llafe kane te tere, puna eshte ne veprat. "Te korrat jane te bollshme, por punetore ka pak!"
    Vëlla Elton,

    Unë nuk shoh këtu se Manulaki beson se shpëtimi është nga veprat, pikërisht të kundërtën, që nëse besojmë do kemi edhe vepra. Megjthatë do të përgjigjet edhe Manulaki vetë dhe besoj se do sqarohesh.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Perkufizimi i Shpetimit sipas Kishes Katolike? "..keshtu eshte edhe besimi, ne qofte se s'ka vepra, eshte i vdekur ne vetvete." (Jakobi 2:14-26)

    Vella i dashur, cfare do te thote kjo sipas teje? Nese shoh une Manulaki bie dakord me ate perkufizim ne baze te asaj qe tha.

    Prandaj une kerkova nje sqarim, pasi edhe vete u habita. Shpresoj edhe une qe te mos jete ashtu, megjithate po pres qe ajo vete te pergjigjet.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  4. SHKRIMI I SHENJTË: Kapitulli V: Historia e Kishës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 00:21
  5. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •