Ka shume "protestante" "ortodokse" "katolike" qe jane per vite te tera ne nje kishe dhe kur u hapen syte, ia vene fajin Kishes dhe jo vetes dhe mekatit te tyre. Nese je shpetuar, eshte dhurate nga Perendia, nese ke qene i verber, nuk eshte dhurate e Kishes. Madje pastore kane deshmuar shpetimin e tyre duke dhene sherbesen. Mos ndoshta vite te tera studimi te Bibles ua kishin fajin qe nuk u shpetuan me perpara?
Eshte ngjarje e vertete, dikush kishte studiuar per pastor, ishte bere pastor ne nje kishe, per vite te tera predikonte dhe mesonte derisa nje dite, nuk i durohej sa te largohej nga podiumi, sepse kuptoi qe ai vete nuk ishte shpetuar.
Kjo qe te ka ndodhur ty, u ndodh njerezve ne cdo kishe, cdo dite. Fajesimi i kishes eshte i pajustifikueshem.
Une nuk jam katolike, por nuk me pelqen qe per arsye se ti ke qene (ashtu si une, dhe shume te tjere) ne mekat dhe t'ia vesh fajin kishes. Gjithashtu te siguroj se kam po aq duf ndaj njerezve qe fajesojne kishen sa kane ata vete duf per ta fajesuar ate.
Biblen e njoh dhe ajo qe Fjala e Zotit thote, eshte "MOS GJYKO!". Pse merr shembull humbjen qe ti ke pasur brenda nje kishe, dhe nuk merr shembull shpetimin qe mijera gjejne brenda saj? Mos ndoshta une njoh pak besimtare nga kjo kishe qe te pranoj keto qe shkruan ti? Apo mos ndoshta njoh pak njerez neper kisha te tjera qe nuk ia vlen t'i marr shembull dhe te shkel vepren e Perendise per hir te tyre?
Ti thua qe besimtaret qe jane brenda Kishes Katolike nuk jane te shpetuar, thjesht sepse ti nuk ishe i shpetuar. Fakti qe ti nuk ishe i shpetuar ishte per shkak te verberise sate, jo te fajit te kishes. Prandaj mjaft me keto dokrra, cila kishe eshte e vertete, me e mire, cila ka doktrine, cila s'ka doktrine.
Kisha eshte bashkesia e te shpetuarve. Dhe ja qe Zotit i ka pelqyer qe te mbjelle ne nje fushe ku nuk del vetem gruri por edhe egjra. Shiko mos gjykojme grurin per faj te egjres, se perndryshe s'jemi hic ne rregull. Kur te vije fundi Perendia i njeh te vetet, nuk do t'ia tregosh as ti as une cilet i kane qendruar besnike, cilet shkuan ne Kishe katolike dhe cilet nuk shkuan. Nese ke merak per ata qe jane ne kishen katolike se mos genjehen, Krishti ka nje premtim te mrekullueshem: "Delet e mia e njohin zerin tim!" Nuk i le Zoti te humbin delet e Tij, KUDO QOFSHIN.
Krijoni Kontakt