Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 117
  1. #51
    Persa i perket pyetjes: "Cila eshte Kisha e Krishtit?"
    Kisha e Krishtit eshte ajo qe Shpall Ungjillin e Tij dhe jeton Dashurine e Tij. "Duajeni njeri-tjetrin. Nga kjo bota do ta dije qe me perkisni mua!"
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #52
    freethinker
    Anëtarësuar
    10-05-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    56
    Pra me sa kuptova une, kushdo qe e konsideron veten katoli eshte i hapur ndaj dialogut konstruktiv. Per kete me behet qejfi! Ne njefare menyre kisha idene se katoliket mbrohen vetem duke thene qe kisha e tyre eshte e vetmja kishe e Zotit dhe nuk ka vend per te diskutuar ne lidhje me ate cfare shkruhet ne Bibel, mbasi kisha ka autoritet te ndryshoje Shkrimet ne qofte se eshte e domosdoshme!

    nje verejte dua te te bej!
    Mundohu te bisedosh me i qete! Qellimi im nuk ishte qe te gjeja yckla ne jeten e prifterinjve te kishes katolike!!! thjesht te pyes ne lidhje me doktrinen!

  3. #53
    Citim Postuar më parë nga freethinker
    Pra me sa kuptova une, kushdo qe e konsideron veten katoli eshte i hapur ndaj dialogut konstruktiv. Per kete me behet qejfi! Ne njefare menyre kisha idene se katoliket mbrohen vetem duke thene qe kisha e tyre eshte e vetmja kishe e Zotit dhe nuk ka vend per te diskutuar ne lidhje me ate cfare shkruhet ne Bibel, mbasi kisha ka autoritet te ndryshoje Shkrimet ne qofte se eshte e domosdoshme!

    nje verejte dua te te bej!
    Mundohu te bisedosh me i qete! Qellimi im nuk ishte qe te gjeja yckla ne jeten e prifterinjve te kishes katolike!!! thjesht te pyes ne lidhje me doktrinen!
    Ku e ke gjetur kete qe Kisha ka autoritet te ndryshoje shkrimet? Vete Krishti thote: "Nuk erdha per te rrezuar Ligjin por per ta plotesuar..." As vete Krishti nuk ka autoritet te ndryshoje Fjalen, pasi ndryshimi i Fjales eshte ndryshim i vete Perendise.
    Kisha e ka marre Fjalen nga Perendia dhe ka detyre t'i qendroje besnike asaj.

    Citim Postuar më parë nga Matrix
    -Nqs e vendosi Kisha, atehere Kisha paska autoritet per te perzgjedhur dhe per te lene jashte libra nga Bibla
    -Nqs e vendosi nje grup i vogel njerezish, arbitrarisht, pa marre mendimin e Kishes, atehere problemi eshte shume i madh dhe ky liber nuk vlen per asgje.
    Une personalisht besoj alternativen e pare.
    Besoj se Kisha, pergjate shekujve, nen frymezimin e Frymes se Shenjte, arriti te perzgjidhte se cilat libra ishin te nevojshme per Te dhe per gjeneratat e ardhshme dhe i perzgjodhi duke i futur ne nje Liber te quajtur Bibel.
    Nese e ke fjalen per kete lloj autoriteti qe shkruan Matrix, nuk eshte autoritet per te ndryshuar fjalen por per ta perzgjedhur dhe kuptuar ate nen drejtimin e Frymes se Shenjte.

    Persa i perket faktit qe te bisedoj me E qete, jam shume e qete. Thjesht kur vjen puna per te folur per Kishen e Perendise kam pasion dhe nuk mund te mos e shpreh pasionin, sidomos kur shoh qe sulmet behen disi te qellmshme. Nese vertet qellimi ne kete teme ishte per te mesuar rreth doktrines, nuk do te fillohej me fjali qe shprehte "njohuri" dhe kritike, por deshire per te mesuar. Keshtu qe nuk besoj se kam keqkuptuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 11-05-2005 më 17:18
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Manulaki pershendetje vllazerore. Na ke munguar.

  5. #55
    freethinker
    Anëtarësuar
    10-05-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    56
    shume interesante!
    Faleminderit.
    c'mendoni per librin e Apocryphas,
    vetem Bibla Katolike me sa di une, perfshin Apocryphen, ndersa gjithe versionet Protestante nuk i perfshijne keto libra!!

    PS Manulaki, e respektoj shume zellin qe ke per kishen e Zotit, dhe vertet te pergezoj per kete. Megjithese jam teolog, parimi im kryesor eshte te jem i sinqerte me Zotin, te tjeret, dhe veten!! Prandaj edhe me pelqen te diskutoj (ne menyre konstruktive). Me fal ne qofte se argumentet e mia tingellojne arrogante!

  6. #56
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi
    Manulaki pershendetje vllazerore. Na ke munguar.

    Pershendetje edhe per ty i shtrenjte vella!

    Persa i perket librit te Apocryphas, nuk e njoh fare dhe keshtu nuk kam ndonje mendim. Dhe nuk mendoj do te ishte e mencur te kishim ndonje "protestant" apo "ortodoks" te na shpjegonte arsyen e qenies te ketij libri si SHTOJCE ne Bibel, por nje katolik qe do te jepte shpjegimin e "dogmes" jo ne kendveshtrimin e kritikes, por te ndertimit. Ajo qe di eshte qe BIBLA eshte NJE ne te treja kishat kryesore Ortodokse, Katolike dhe Protestante. Jane disa libra qe quhen Shtojca dhe jane futur ne Bibel, por nuk konsiderohen pjese e saj. Ndoshta ky liber eshte shtojce, gjithesesi nuk dua te "marr me mend" por thjesht te le dike qe e njeh kete pjese te doktrines katolike ta shpjegoje ne ate kendveshtrim.

    Pershendetje
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Manulaki,

    Do te lutesha te studioje pak me thelle doktrinat e kishes katolike perpara se te arrish ne konkluzione te shpejta.

    Thjesht sepse nje kishe (katolike apo jo) permend emrin e Krishtit nuk do te thote qe beson tek ai apo i nenshtrohet autoritetit te Tij.

    Le te mos harrojme se ne Bibel tregohet qe te gjithe demonet qe Jezusi deboi nga te pushtuarit, thane: Ti je Biri i Perendise!

    Te gjithe demonet besojne ne Zot dhe s'e kane problem te thone se Krishti eshte biri i Perendise, thjesht nuk i nenshtrohen atij.

    Kisha Katolike, eshte nje sistem kunder bibles. Ajo ka zevendesuar autoritetin e Bibles me autoritetin e saj. Ajo e shpall veten si te vetmen kishe qe jep shpetimin (jo te con ne shpetim).

    Ne kohera te ndryshme te historise ka pasur mbi 100 mallkime mbi ata qe nuk i nenshtroheshin pushtetit te kishes Katolike. E di se cfare perfshiheshin ne ato mallkime? Disa prej tyre kishin te benin me ata qe besonin se shpetimi eshte veten ne Krishtin, dhe jo ne Kishen Katolike! A e di ti qe ky mallkim nuk eshte hequr akoma nga katekizmi?

    Mos shiko pamjen, por ate qe bejne! A e di ti qe per qindra vite me rradhe Bibla ka qene ne listen e librave te ndaluara per lexim?

    A e di ti qe kisha katolike eshte pergjegjese per vrasjen e mese 50 milion "heretikeve"! E di ti ke quanin ata heretike? Cdo njeri qe nuk binte dakord me doktrinat katolike, qe meqe ra fjala nuk jane biblike.

    A e di ti cfare thote Zoti per ate sistem?

    Zbulesa 2:6

    Por ti ke këtë, që i urren veprat e Nikolaitëve, që i urrej edhe unë.


    A e di cfare eshte sistemi i Nikolaiteve? Zoti thote qe e urren ate, dhe pergezon nje kishe qe ben njesoj!



    Te lutem lexoji vargjet me poshte:

    1 Tim 4:

    Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve,
    2 që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,
    3 të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën.
    4 Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s`është për t`u hedhur, nëse merret me falënderim,
    5 sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.
    6 Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.

    Ketu flitet per nje grup njerezish qe predikojne dy gjera qe permenden specifikisht: ndalimi i marteses dhe ndalimi i ngrenies se mishit. Ka vetem nje kishe qe predikon keto. E di ti kush ajo kishe? Kisha Katolike! E di cfare mendon Zoti per te? Lexoje ne vargun e pare, doktrina demonesh qe flasin genjeshtra me hipokrizi!

    Keto jane fjalet e Zotit jo te mijat! Jo vetem aq, por thote (v.6) qe duke njoftuar vellezerit per keto gjera, do jesh nje sherbyes i mire i Jezus Krishtit!

    Do ishte mire qe mendimet tona t'i formonim nga fjala e Zotit, jo nga media, apo burime te tjera.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  8. #58
    Edhe Pjetri pasi tha "Ti je Mesia" i tha Krishtit te mos i nenshtrohej asaj qe ishte shkruar per te dhe Krishti i tha "Largohu prej meje, Satan!" (Dhe ai te cilit iu premtua celesi i portave te ferrit, gaboi, ashtu sic kishin gabuar farisenjte dhe saducenjte. Ky eshte Krishti, jo vetem armiqte, por edhe miqte e tij kishin nevoje per faljen dhe hirin e Tij)

    Une per vete nuk po e kuptoj ku e ke hallin ti Elton80, por ajo fare qe shikoj ne shkrimet e tua eshte e percarjes dhe e mosfaljes. Si duket ke qene shume aktiv ne nje kishe katolike qe e njeh kaq mire, perndryshe nuk ka sesi te flasesh nga pozitat e nje vezhguesi, pasi nje vezhgues nuk eshte vecse sic e thua ne shkrimin tend "media". Ne qofte se nuk ke qene aktiv ne nje Kishe katolike, atehere flet ne tym dhe as e ke idene e doktrines se Kishes Katolike, por thjesht flet c'te kane mesuar te tjeret per Kishen, jo Kisha per veten e saj.

    Nese nuk do ta kishe njohur Krishtin personalisht, por thjesht nepermjet "doktrinave dhe fjaleve te te tjereve" njohja jote do te ishte jo vetem e pjeseshme, por edhe e gabuar, pasi opinioni dhe njohja qe dikush ka dike per Krishtin nuk do te ishin te tuat por te dikujt tjeter. Keshtu eshte dhe me Kishen, nese nuk e njeh nga brenda doktrinen e saj, por thjesht nga "teologjite" e te tjereve, atehere mos ngulmo ne ato qe te kane mesuar, por shiko te mesosh te njohesh vete.

    Po e le me kaq pasi une nuk mund te marr pjese ne nje diskutim ku shkelet vepra qe Perendia ka bere dhe ben dhe sot e kesaj dite. (Permenda ne shkrimet me siper veprat e hirit qe Perendia ka bere ne kete Kishe. A mund te shkelet dhe te thuhet qe vepra e Nene Terezes eshte e gabuar, apo e shume, shume shenjtoreve te tjere dhe shume e shume murgjer qe luten cdo dite dhe kujdesen cdo moment... mbase fjala murg per ty nuk ka kuptim dhe aq te mire, per shkak te gabimeve dhe mekateve njerezore, por ja qe jo te gjithe murgjerit jane te keqinj, apo te pavlefshem, dhe sa per ate punen e marteses, ata e bazojne ate doktrine ne fjalet e Pavlit ne letren drejtuar Korintasve. Ajo qe disa te ashtuquajtur "katolike" gabojne eshte se nuk lexojne fjalen "dhunti" pra te qenit beqar, dhe i vetem per Perendine eshte dhurate, thirrje nga Perendia, dhe jo cdokush mund ta beje. Fakti qe shume njerez pa e pasur thirrje marrin persiper te behen "beqare-murgjer" ndikon ne gabimet dhe keqinterpretimet e doktrines....e shume gjera te tjera qe nuk ia vlen pasi shoh nje mendjengushtesi me te cilen nuk mund te diskutohet)

    Nje lutje vellazerore Livin, nese vertet e kupton synimin e kesaj teme do ta mbyllje dhe nuk do te lejoje shkelje dhe akuza te tilla.

    Edhe dicka tjeter, kur djalli e tundoi Krishtin ne Shkretetire, dy here i solli vargje nga Shkrimi i Shenjte. Prandaj kujdes si interpreton Fjalen e Perendise, se ajo eshte vertet shpate me dy presa.

    Manulaki
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 12-05-2005 më 22:44
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Manulaki,

    Nuk e kuptoj dufin tend te madh. Une kam qene katolik mbi 10 vjet kam studiuar mesimet e tyre dhe vetem nga hiri i Zotit u shpetova dhe dola nga ajo kishe. Une nuk urrej asnje besimtar katolik, por urrej ate sistem te korruptuar, antibiblik qe i con njerezit ne ferr.

    Ti thua qe nuk kupton qellimin e kesaj teme? Ta shpjegoj une!

    Ka mbi 1 miliard njerez ne bote qe ndjekin sistemin e kishes katolike. Cfare mesohen ata ne lidhje me shpetimin? ATa mesohen qe vepra e Krishtit ne kryq nuk mjafton per shpetim, por shpetimi vjen nga veprat + besimi, dhe ka vetem nje kishe te vertete me ane te te ciles merret shpetimi, kisha katolike.

    Keto mesohen ata dhe kujtojne ngaqe jane katolike jane ne rregull me Zotin, dhe po nuk pranuan vetem vepren e KRishtit ne kryq, ata do shkojne ne ferr!

    S'te duket serioze kjo ty? Apo edhe ti beson se shpetimi vjen nga veprat?

    Nqs beson se shpetimi eshte dhurate e Perendise dhe vetem besimi tek Krishti te shpeton, atehere ku e ke problemin?

    Te vjen me mire te mbajme ne gojen mbyllur dhe te mos i lajmerojme ata qe kujtojne se jane OK ngaqe jane fetare por do shkojne ne ferr!

    Ku qendron dashuria jote per njerezit dhe perjetesine e tyre?

    Une kisha te njejtin reagim kur dikush me foli ne te njejten menyre kur isha katolik. Una doja ta vrisja fare! Por Zoti s'me dha paqe dite e nate, derisa me hapi zemren dhe syte qe te kuptoja se cdo lloj vepre duket si nje rrecke e ndotur e krahasuar perpara drejtesise se Krishtit!

    2 Kor 5:21

    Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.


    Krishti u be mekat per ne, mendon ti se Zoti do toleroje nje sistem qe ngre veprat e tyre perpara flijimit te Krishtit dhe thote qe ai flijim nuk eshte i mjaftueshem?

    Mendon ti se Zotit i pelqen nje sistem qe ve nje mekatar te piedestal duke vjedhur titullin e Perendise At, duke e quajtuar AT te shenjte, qe kerkon adhurimet e njerezve ne gjithe boten!

    Te pergjerohem te shikosh tek Bibla per pergjigjet jo majtas apo dhjathtas.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    E dashur motër, duhet të dish se kam rrespekt të veçantë për ty. Ti gjithmonë me shkrimet e tua ke dhënë shembullin tënd dhe ato kanë qenë gjithmonë nje aromë e këndshme në Krisht, si dhe kanë ndihmuar për zbutjen e frymrave kur ato ishin të acaruara.

    Por në këtë nuk mund ta mbyll temën pasi nuk shoh asnjë shkelje rregulli. Nuk shoh ndonjë të keqe që dikush të sjellë mendimet e tij, pozitive apo negative për kishën katolike apo për çdo kishë tjetër.

    Unë për veten time mendoj se kisha katolike ka shumë mësime që vijnë në kundërshtim me biblën. Mendoj se të shohësh disa gjëra dhe t'i ballafaqosh me biblën, nuk përbën ndonjë gjykim. Gjykim do ishte nëse unë nuk do pranoja se në gjirin e kësaj kishe ka të shpëtuar. Unë për veten time mund të adhuroj Perëndinë me një katolik apo ortodoks. A mundet katoliku apo ortodoksi të adhurojë Perëndinë bashkë me mua? Nëse jo, problemi është i tij dhe ai kthehet në një sektarian, pasi me veprimin e tij, ndan trupin e Zotit, nuk pranon ata që vetë Krishti i ka pranuar. Ndërsa të gjithë ata katolikë apo ortodoksë që mund të adhurojnë Perëndinë me mua, janë vëllezërit dhe motrat e mia për të cilët diferencat e ndryshme doktrinore nuk janë bërë pengesë për të adhuruar Krishtin së bashku. Një nga ata je dhe ti motër, që megjthëse je pjestare e kishës Ortodokse, nuk e ke pengesë të na pranosh ne të tjerëve si vëllezër dhe motra në Krisht. Nëse unë do skandalizoja ndonjë nga ata duke kritikuar gabimet e kishave të tyre, atëhere unë nuk do flisja kurrë mbi besimin e tyre. Kur vetë Krishti i ka pranuar dhe e lejon gjëndjen e kishës së tyre, kush jam unë që të gjykoj?

    E njëjta gjë është edhe me Eltonin. A mundet ai të adhurojë Perëndinë me një katolik apo ortodoks? Nëse po, lavdi Zotit, nëse jo, atëherë ky problem është midis tij dhe Zotit, përderisa ai nuk fyen anëtarët e forumit.

    Megjithatë, nëse nuk vazhdohet të diskutohet më në këtë temë, unë do ta mbyll këtë, në mënyrë që të mos jepet më mundësia për ta zhvarrosur më vonë nga forumi. Madje do kontrolloj edhe për tema të tjera të vjetra, për të cilat nuk ka më vlerë të diskutohet, dhe do t'i mbyll.

    Faleminderit për mirkuptimin,

    liveintwoplaces

    P.S. Besoj me gjithë zemër se Eltoni nuk ka motive të këqia.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  4. SHKRIMI I SHENJTË: Kapitulli V: Historia e Kishës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 00:21
  5. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •