....AMIN...Postuar më parë nga liveintwoplaces
Nuk kam kohë që të komentoj çdo pasazh më vete, por ky shkrim tregon qartë se ungjilli që kisha katolike predikon është një ungjill tjetër nga ungjilli i Krishtit.
Nëse këto gjëra që lexojmë nuk janë idhujtarizëm, atëhere çfarë janë?
Vëllezër dhe motra, e vërteta nuk mund të mbulohet me gjasme përpjekje për paqe apo bashkim, apo thjesht për të mos bërë armiq. Paqja e botës nuk është paqe e vërtetë. Paqja që bota kërkon është një paqe e rremë, apo një imitim i paqes së vërtetë, që do të thotë se është diçka e vdekur. Paqja është një person dhe ky Person është Jezu Krishti. Kush ka Krishtin ka paqen. Paqja nuk mund të fitohet me përpjekje njerëzore, ajo dhurohet. Paqja e vërtetë është një paqe e brëndshme, dhe jo ajo që papa kërkonte të arrinte këtu në tokë.
Së fundi, po e mbyll me pjesën e fundit të këtij shkrimi interesant duke shtuar edhe unë se Ungjilli(Lajmi i mirë) është një, që Krishti erdhi në tokë, vdiq dhe në të tretën ditë u ringjall nga të vdekurit, që kushdo që të besojë në Të të ketë jetën e përjetshme, dhe të mos ketë nevojë më as për sakrifica, as për ndërmjetës të tjerë, dhe as për vepra të mira, pasi Krishti është Plotësia jonë, Gjithçkaja në Gjithçka. Kush ka Krishtin ka Jetën e përjetshme, kush nuk e ka, nuk do jenë në gjëndje t'ja japin as Maria dhe as një shenjt tjetër këtu në tokë. Këto gjëra janë blasfemi ndaj gjakut të shenjtë të Krishtit që u derdh për ne në kryq. Me mësime të tilla, unë nuk pajtohem asnjëherë.
Davidi dhe Bath-sheba
Krijoni Kontakt