Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 117
  1. #91
    Citim Postuar më parë nga Elton80
    Vella Livein,

    Faleminderit per mirekuptimin.

    Atehere po rradhis disa nga doktrinat kryesore qe kisha katolike meson qe une besoj se nuk jane biblike.


    1. Doktrina e shpetimit, si shkon nje njeri ne parajse.
    2. Doktrina e autoritetit dhe pozites se Papes.
    3. Doktrina e purgatorit.
    4. Doktrina e lutjes ndaj "shenjtoreve".
    5. Doktrina e pagezimit te foshnjeve per heqjen e "mekatit origjinal".
    6. Doktrina e kungimit, shnderrimi i bukes dhe veres ne trupin dhe gjakun e vertete te Krishtit, jo si shembelltyre por ne te vertete.
    7. Doktrina e indulgjences, dhenies se parave kishes per te nxjerre dike nga purgatori.
    8. Doktrina e kishes katolike si e vetmja kishe e vertete nga e cila vjen shpetimi.
    9. Doktrina e ndalimit te marteses per prifterinjte.
    10. Doktrina e rrefimit te mekateve tek prifti.
    11. Doktrina e autoritetit te kishes dhe traditave mbi autoritetin e shkrimit.

    Padyshim ka dhe te tjera, por besoj se keto mjaftojne per tani, dhe prekin pikat kryesore. Deshira ime eshte qe te flasim per pasojat qe sjellin keto doktrina, jo thjesht per faktin qe nuk jane biblike.

    Faleminderit.
    Pershendetje dhe nga une.
    Pika nr. 5 me terheq vemendjen. Une nuk e njoh kishen katolike, por njoh kredon e kesaj kishe. Nese ata besojne ne "nje pagezim te larjes se mekateve" atehere nuk e di se si shpjegohet kjo qe ke sjelle ti dhe nese vertet ata e quajne pagezim per larjen e mekatit origjinal.

    Tung
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #92
    The pope "must not proclaim his own ideas, but ever link himself and the church to obedience to the word of God, when faced with all attempts of adaptation or of watering down, as with all opportunism," Benedict said.

    Nuk e di nese keto fjale te Papes tregojne sado pak per poziten e tij dhe Kishes katolike.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Nese kjo eshte vertete pozita e Papes, atehere mund ta filloje me keto vargje nga Bibla:

    Mateu 23:9

    Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.

    Ka vetem nje At te Shenjte, dhe nuk eshte asnje nga papet qe ka jetuar ndonjehere.

    Gjoni 17:11

    Tani unë nuk jam më në botë, por ata janë në botë, dhe unë po vij te ti. O Atë i shenjtë, i ruaj ata në emrin tënd, ata që më ke dhënë, që të jenë një sikurse ne!

    Pak e cuditshme duket qe kreu i nje kishe qe pretendon se ndjek Zotin dhe eshte "Vikari i Krishitit" te percmoje nje urdherim kaq te hapur duke vjedhur titullin qe i perket vetem Perendise, nderkohe qe THOTE qe duhet ndjekur Bibla.

    Nga e thena ne te bere...

    Pasi ta beje kete, ka nja 1000 gjera te tjera qe mund t'i sugjerojme.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  4. #94
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Mateu 23:9

    Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.


    Gjoni 17:11

    Tani unë nuk jam më në botë, por ata janë në botë, dhe unë po vij te ti. O Atë i shenjtë, i ruaj ata në emrin tënd, ata që më ke dhënë, që të jenë një sikurse ne!

    Si mendoni, katolikeve u kane shpetuar keto vargje pa u lexuar?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #95
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Mos bien ne kundershtim keto vargje:

    11 Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,

    12 për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,

    Efesianeve 4


    8 Por ju mos lejoni që t'ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.

    Mateu 22
    Apo keto vargje:

    19 Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!

    Galatasve 19

    9 Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.

    Mateu 22
    Apo keto te tjerat:
    10 As mos lejoni që t'ju quajnë udhëheqës(pastore) sepse vetëm një është udhëheqësi(pastori) juaj: Krishti

    Mateu 22

    11 Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj(pastore) e mësues,


    Efesianeve 4



    Me kete nuk dua te mbroj katoliket/ortodokset per praktiken e thirrjes "At" ose "Mesues" dhe as protestantet per praktiken e thirrjes "Pastor" te njerezve.

    Thjesht dua te them se ne Bibel mund te gjejme cdo gje qe deshirojme te gjejme...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 19-05-2005 më 08:15
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Matrix,

    Jam plotesisht dakord me ty, ne Bibel mund te gjejme cdo gje qe deshirojme te gjejme.

    Patjeter qe ato vargje nuk i kane shpetuar kishes katolike pa lexuar, ashtu sic jam i sigurt se as vargjet me poshte nuk i kane shpetuar pa lexuar:

    Titi 3:5

    ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë,

    1 Tim 2:3-5


    Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,

    4 i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t`ia arrijnë njohjes të së vërtetës.

    5 Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  7. #97
    Vargjet qe ke sjelle Elton80, nuk tregojne ndonje gje ne lidhje me doktrinen e Kishes Katolike. Ne fakt, une ketu ne Amerike, te dielave (kur kam mundesi) ndjek meshen Katolike (jo se jam katolike) dhe nuk kam degjuar te thuhet se njerezit shpetohen nga vetja, apo se ka ndonje ndermjetes tjeter vec Krishtit.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Mary,

    Kishat Katolike ne Amerike jane SHUME me ndryshe sesa kishat katolike ne cdo vend tjeter, sidomos ne Evrope dhe vendet latine. Kjo eshte per shkak te influences se madhe te kishave biblike ne Amerike.

    Megjithate, doktrina dhe mesimet e kishes katolike vijne nga Vatikani, jo Washington D.C.

    Shume kisha katolike ne Amerike kane predikim, gje qe nuk e gjen gjekundi ne Evrope.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

  9. #99
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Mary,

    Kishat Katolike ne Amerike jane SHUME me ndryshe sesa kishat katolike ne cdo vend tjeter, sidomos ne Evrope dhe vendet latine. Kjo eshte per shkak te influences se madhe te kishave biblike ne Amerike.

    Megjithate, doktrina dhe mesimet e kishes katolike vijne nga Vatikani, jo Washington D.C.

    Shume kisha katolike ne Amerike kane predikim, gje qe nuk e gjen gjekundi ne Evrope.

    Une mendoj se ne do te genjenim veten po te mendonim se kishat biblike jane me te gjalla se ato katolike. Kishat biblike, jane vetem nje version i moderuar i Kishes Katolike. Reformacioni thjesht "zbukuroi" pak kishen katolike ne Europen veriore dhe veri-perendimore. Ky version me i "zbukuruar" i katolicizmit, qe u quajt Protestantizem, u cua dhe ne Amerike.
    Reformacioni nuk solli dicka te re. Ai thjesht i "nderroi rrobat" Katolicizmit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Matrix,

    Mesimet e tua vijne nga njerez qe e kane egon e fryre dhe mendojne se vetem ata e njohin Zotin apo e ndjekin Zotin tamam.

    Se pari, kush permendi protestantizmin?

    Une thashe kishat biblike, jo kishat protestante!

    Ti i ve ato kisha ne nje thes me kishen katolike?

    Kishat qe ndjekin Biblen per ty jane njesoj si kisha katolike qe ndjek traditat e kishes dhe jo biblen?

    Une shoh se filozofia jote eshte me e ngjashme me katoliket, pasi ti ndjek mendimet dhe besimet e mesuesve te tu dhe i ve ato mbi Biblen, nderkohe qe kembengul se traditat nuk duhen ndjekur.

    Te sugjeroj te shikosh njehere brenda vetvetes pse beson ato gjera qe beson dhe kush eshte autoriteti yt.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem. (Gjoni 3:30)

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  4. SHKRIMI I SHENJTË: Kapitulli V: Historia e Kishës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 00:21
  5. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •