Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 117
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139

    Çfarë mendimi keni për doktrinat e kishës Katolike?

    Pershendetje,

    Ne kete teme kisha deshire te flisnin per Kishen Katolike duke u bazuar tek shkrimet dhe historia e kishes dhe asaj boterore.

    Kisha Katolike pretendon te jete kisha e vetme prej nga vjen shpetimi, dhe perfaqesuesja e vetme e Zotit ne Toke.

    Kushtet e pjesemarrjes ne diskutim perfshijne diskutimin mbi FAKTE nga historia, Bibla, dhe doreshkrimet e vete Kishes Katolike.

    Komentet e bazuara ne traditen e dikujt, te mbushura me ndjenja urrejtje apo percmimi nuk jane aspak te mirepritura.

    Faleminderit.

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga Elton80
    Kisha Katolike pretendon te jete kisha e vetme prej nga vjen shpetimi, dhe perfaqesuesja e vetme e Zotit ne Toke.Komentet e bazuara ne traditen e dikujt, te mbushura me ndjenja urrejtje apo percmimi nuk jane aspak te mirepritura.

    Mire, po me perçmim ndaj kujt? Ndaj jush qe hapni temen, apo ndaj Kishes Katolike?
    E si mund te beni nje pyetje te tille dhe te prisni pergjigje pa perçmim apo te mbushura me urrejtje?
    Keto lloj diskutimesh vella i dashur, mund te behen midis jush dhe dikujt(psh, katolik) qe eshte i pjekur mjaft per te perballuar me urtesi dhe sjellje te tilla tema, dhe pa u lenduar.
    Sigurisht qe ka katolike te pjekur; por, mos harroni qe ky eshte forum i hapur ndaj te gjitheve... ;-)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Elton80
    Kisha Katolike pretendon te jete kisha e vetme prej nga vjen shpetimi, dhe perfaqesuesja e vetme e Zotit ne Toke..
    Pse kishat e sektet e panumerta protestante: anglikane, luterane, metodiste, adventiste te dites 7, evangjeliste etj etj qe kane mbi si kerpudha ne cdo qoshe rrugice, a nuk pretendojne secili te njejten gje?
    Po ashtu edhe kisha ortodokse thone "une jam feja e vertete"

    Atehere perse e vecon kishen katolike o hapesi i kesaj teme te kote?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Tema konsiderohet e mbyllur pasi me të drejtë tema të tilla nuk mund të diskutohen me pjekuri. Pas 24 orësh tema do fshihet.

    U kërkojmë ndjesë besimtarëve Katolikë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Tema hapet përsëri duke shpresuar se nuk do ketë sulme ndaj kishës Katolike apo besimtarëve te saj. Nëse do shoh shenjat më të vogla sulmuese do detyrohem t'a mbyll për të mos ta hapur më.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Eshte mire qe ketu te jepet nje sqarim. Fjala ketu eshte per doktrinat qe i ka VETEM Kisha Katolike (si psh Purgatori.) apo per cdo doktrine qe beson Kisha Katolike, por qe mund ta besojne dhe Kisha te tjera (psh. Krishti eshte Zot, etj...) ?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Eshte mire qe ketu te jepet nje sqarim. Fjala ketu eshte per doktrinat qe i ka VETEM Kisha Katolike (si psh Purgatori.) apo per cdo doktrine qe beson Kisha Katolike, por qe mund ta besojne dhe Kisha te tjera (psh. Krishti eshte Zot, etj...) ?
    Nuk ka shume rendesi se cilat doktrina permenden. Rendesi ka qe te behet nje krahasim me ate qe thote Bibla.

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Problemi eshte se Bibla nuk thote gjithcka. Pra, ne fund te fundit, ajo eshte nje liber dhe si i tille ngelet i kufizuar. Ne madje as nuk e dime se sa eshte numri ekzakt i librave, letrave, etj... qe jane shkruar nga Apostujt nen frymezimin e Zotit.

    Por Bibla eshte vetem nje luge gjelle, nje shije, nje arome qe vjen nga Krishti dhe Kishat e shekullit te pare.

    Ne rradhe te pare, qe te kuptohet Bibla, duhet te krijohet nje Ambjent i njejte me ate ambjent qe ekzistonte kur Bibla u shkrua.

    Cili eshte ky ambjent?

    KISHA!

    Pa ekzistencen e ketij ambjenti frymor, Bibla eshte nje "Liber i vulosur me shtate vula", dmth nje liber i veshtire, i mbushur me pikepyetje, me qorrsokake, me kontradikta, me gjykime.

    Perkundrazi, kur lexohet nga ky ambjent, Bibla eshte nje liber shume i thjeshte dhe shume praktik.

    Vete menyra se si ti kerkon pergjigje eshte pak e gabuar.Pra:

    Cilat jane ato doktrina te Kishes Katolike qe bien ne kundershtim me Biblen?

    Pra nga kjo pyetje, une kuptoj se ti e merr Biblen si nje entitet me vete, nje liber me doktrina dhe rregulla. Sepse nje doktrine mund ta krahasosh vetem me nje doktrine tjeter.

    Jam shume dakord te pyetet: A eshte Kisha Katolike vazhduesja e Kishes se Pare, a ka te njejten jete qe bente Kisha e pare etj...
    Sepse keshtu ti mund te krahasosh nje Kishe me nje Kishe tjeter, por qe te krahasoh nje Kishe (qe eshte nje Komunitet) me nje liber (i cili nuk eshte liber rregullash) eshte pak e veshtire.

    Veshtiresia ketu qendron se cdo praktike e nje Kishe mund te justifikohet shume lehte me nje varg nga Bibla. Ja ti shihe vete, sa Kisha ekzistojne, dhe te gjitha pretendojne se kane vetem praktika Biblike.

    Pra, le te mundohemi te gjejme ne Bibel, Kishen e Pare dhe me pas ta krahasojme kete me cdo Kishe te sotme. Kjo do ishte menyra me e mire dhe me efikase.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 22-02-2005 më 14:57
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    139
    Problemi eshte se Bibla nuk thote gjithcka. Pra, ne fund te fundit, ajo eshte nje liber dhe si i tille ngelet i kufizuar. Ne madje as nuk e dime se sa eshte numri ekzakt i librave, letrave, etj... qe jane shkruar nga Apostujt nen frymezimin e Zotit.
    Vella i dashur, e shoh qe paske nje problem te madh. Keto fjale do i kuptoja te vinin nga nje jobesimtar, por jo nga nga ti. Nqs ti nuk e di se ashte numri ekzakt i librave te frymezuara, atehere thuaj "une s'e di", dhe jo "ne s'e dime".

    Nuk e di nga e mesove ti qe Bibla qenka nje liber i kufizuar, por te premtoj qe s'ka ardhur as nga vete Bibla, as nga Zoti.

    Po e lartesove vetem mbi Biblen, saqe t'ja gjesh edhe kufizimet, ta dish se Zoti ta ka hequr vizen kur vjen puna tek te kuptuarit e Bibles, pasi mesa duket ti qenke me i zgjuar sesa vete fjala e Zotit.


    Ne rradhe te pare, qe te kuptohet Bibla, duhet te krijohet nje Ambjent i njejte me ate ambjent qe ekzistonte kur Bibla u shkrua.

    Cili eshte ky ambjent?

    KISHA!

    Pa ekzistencen e ketij ambjenti frymor, Bibla eshte nje "Liber i vulosur me shtate vula", dmth nje liber i veshtire, i mbushur me pikepyetje, me qorrsokake, me kontradikta, me gjykime.
    Absolutisht jo! Te kuptuarit e Bibles nuk varet nga asnje lloj ambjenti, pervec se marredhenies se INDIVIDIT me Perendine. Bibla nuk shfaqet nga kisha, cfaredolloj kishe qofte kjo, por nga Fryma e Shenjte, edhe nese dikush nuk ka marredhenie te drejte me Perendine, s'ka rendesi fare cfare te vertetash biblike degjon, apo nga kush i degjon, ai s'ka per te mesuar gje.

    Kete marredhenie me Zotin nuk ta jep kisha, pasi kisha nuk u krijua per t'i dhene ndonjerit marredhenie me Zotin, por u krijua per te na dhene mundesine e rritjes, sherbimit, mesimit, etj. Marredhenia me Zotin eshte personale, jo kolektive.



    Vete menyra se si ti kerkon pergjigje eshte pak e gabuar.Pra:

    Cilat jane ato doktrina te Kishes Katolike qe bien ne kundershtim me Biblen?

    Pra nga kjo pyetje, une kuptoj se ti e merr Biblen si nje entitet me vete, nje liber me doktrina dhe rregulla. Sepse nje doktrine mund ta krahasosh vetem me nje doktrine tjeter.

    Jam shume dakord te pyetet: A eshte Kisha Katolike vazhduesja e Kishes se Pare, a ka te njejten jete qe bente Kisha e pare etj...
    Sepse keshtu ti mund te krahasosh nje Kishe me nje Kishe tjeter, por qe te krahasoh nje Kishe (qe eshte nje Komunitet) me nje liber (i cili nuk eshte liber rregullash) eshte pak e veshtire.
    Vella i dashur, nqs ti do qe tema te trajtoje krahasimin e Kishes Katolike me kishen e pare, atehere hap nje teme te tille, por ky nuk eshte qellimi i kesaj teme, jo me qe te jete i gabuar. Jane hapur te pakten 10 tema te ngjashme me ate qe thua ti, 95% prej teje, prandaj nuk besoj se ka nevoje per nje tjeter te ngjashme.

    Nqs ti ke nje problem me vendin e Bibles ne jeten e besimtareve, me vjen keq per ty vella, por kjo nuk anullon as rendesine apo poziten e Bibles, as vleren e krahasimit te cdo mesimi, doktrine, kishe, etj me te.

    Faleminderit per mirekuptimin.

    P.S. Nqs do te flasim per rendesine dhe poziten e Bibles, le ta bejme me nje teme tjeter, qe te mos dalim nga tema ketu. Faleminderit.

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Une mendoj qe kjo teme, megjithe modifikimin, perseri nuk ka kuptim.
    Ashtu siç mendoj qe nuk eshte mire qe protestantet te diskutojne me njeri-tjetrin per bindjet e dikujt tjetri. Po, mund ta bejne kete ne privat, me chat, apo emaile.
    Ketu ne forum te hapur nuk ka kuptim.
    Nuk ka sesi te mos jete tendencioze, perderisa gati te gjithe protestantet e kane nje ide tashme se "ku ecen dhe ku ngelet rrota" e doktrines katolike...
    Pastaj, nese nismetari i temes, e ben pyetjen me qellimin e thjeshte qe te vjele infomacion; kete mund ta beje dhe ne privat.
    Te flasesh per Zotin Jezus, eshte nje llogari meqe eshte pjesa e besimit te krishtere; por te flasesh per nje fe tjeter, apo grup tjeter njerezish, eshte pa vend...
    Nuk besoj qe te kete kristiane qe perfitojne, ndertohen apo gezohen e lumturohen me tema te tilla.
    Me vjen keq. Ky eshte mendimi im.


    sub umbra alarum tuarum
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rreth Përhapjes Së Islamit Ndër Shqiptarët
    Nga cobra në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Kritika e interpretimit Protestant të Biblës
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  4. SHKRIMI I SHENJTË: Kapitulli V: Historia e Kishës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 00:21
  5. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •