Shefi i qeverise komenton per here te pare nga qyteti i Fierit deklarimet e liderit te opozites ne emisionin "Opinion" te Tv "Klan", se do te jete Kryeminister, nese PD fiton zgjedhjet.
Nano: "Ky i marre i shan te gjithe, qe t'i zhduke te gjithe dhe te gjitha".
Kryeministri Fatos Nano sulmoi nga qyteti i Fierit liderin e opozites, Sali Berisha dhe idene e tij per te drejtuar qeverine, nese Partia Demokratike fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Per liderin socialist, rikthimi i Berishes ne pushtet do te nxise ndarjen midis veriut dhe jugut dhe do te ktheje shtetin ne nje piramide financiare. Duke komentuar per here te pare, deklarimet e Berishes ne emisionin "Opinion" ne Tv "Klan", Kryeministri ishte tejet kritik me rivalin e tij politik.
Gjate nje takimi me intelektuale dhe perfaqesues te Partise Socialiste, Nano e cilesoi si marrezi premtimin e kryetarit te PD-se per heqje taksash per biznesin e vogel. "Ju jeni vete njerez te biznesit dhe e dini shume me mire se sa une se si t'i pergjigjeni marrezise qe premton, edhe heqje taksash, edhe shtim prej 1 miliard eurosh te te ardhurave te shtetit; edhe shkurtime ministrish apo ne institucione te tjera, edhe rritje te punesimit", tha Nano. Ai deklaroi se nuk mund t'i besohet nje njeriu qe premton reforma, ndersa deklaron se "do te heqe nga puna ata qe pengojne reformat". Nano shtoi se shqiptaret e mbajne mend se me kete sllogan para dymbedhjete vjetesh, Berisha shkaterroi administraten publike, - e cila mbrohet sot me ligj te posacem, - me te famshmin ligj 24/1, qe fliste pikerisht per "reforme". "Kini kujdes nga te marret qe mund te perhapin ndonje semundje apo epidemi kolektive. Semundja vjen nga nje njeri i sternjohur, qe nje ministri, nje Presidence, nje Kryeministri dhe te gjitha, te kene te njejtin emer, sepse vetem nje njeri flet se ministria duhet te jete keshtu, Kryeministria keshtu, Presidenca duhet te jete keshtu, administrata keshtu dhe te gjitha nen nje komande, me te njejtin emer:, u shpreh lideri socialist.
Nano vijoi te ishte i ashper me Berishen dhe premtimet e dhena prej tij per qeverisjen e ardhshme, nese Partia Demokratike do te ishte e suksesshme ne zgjedhjet parlamentare. "Ky i marre i shan te gjithe qe t'i zhduke te gjithe dhe te gjitha; te gjithe kete skeme ku ka aktore dhe pergjegjesi qe kontrollojne njera-tjetrin dhe prandaj ka partneritet", u shpreh Kryeministri. Sipas tij, "perndryshe do te kthehet shteti dhe sipermarrja ne piramide financiare, do te rindizet sherri Veri-Jug dhe do te kthehen ne politike shteterore gjobat, sekuestrimet e prones private dhe inisiatives se lire, marrja ne pune ose nxjerrja nga puna me letra partiake, kushtezimi i parave, tenderave, kompetencave te administrimit publik me sherbim, rekrutim politik, partiak, financiar ndaj sistemit me nje njeri ne maje".
Vetem pak dite me pare, ish-Presidenti Sali Berisha deklaroi se do te drejtoje qeverine e ardhshme, nese Partia e tij Demokratike do te fitoje zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Kryetari i Partise Demokratike u shpreh se nuk mund t'i shmangej pergjegjesise qe do t'i jepnin shqiptaret me voten e tyre. Ai deklaroi se do te merrej me ekzekutivin dhe do te perbente garancine qe premtimet elektorale perpara shqiptareve do te mbaheshin.
Gjithashtu, lideri i opozites tha se pas zgjedhjeve nuk kishte rendesi karrigia e tij, por realizimi i reformave. "Une do te jem njeriu i pergjegjesise per premtimet elektorale. A do te jem une Kryeministri, kete do ta percaktojne shqiptaret", u shpreh Berisha. Megjithate, kryetari demokrat tha se shqiptaret me vote do te percaktonin edhe nese ai do te ishte drejtuesi i qeverise se paszgjedhjeve. I pyetur nese votimi per PD-ne, do te jete njekohesisht edhe votimi per Berishen Kryeminister, ish-Presidenti deklaroi se nuk mund te behej shaka me pergjegjesite qe merr. Berisha vleresoi se ishte krejt normale, qe personi, i cili merr persiper fushaten, duhet te jete dhe Kryeminister. "Ajo eshte me normalja, por nuk eshte ky qellimi. Qellimi eshte ndryshimi i madh, qellimi jane reformat", nenvizoi Berisha.
FATOS NANO, Kryeminister: "Ky i marre i shan te gjithe qe t'i zhduke te gjithe dhe te gjitha; (te zhduke) te gjithe kete skeme, ku ka aktore dhe pergjegjesi qe kontrollojne njera-tjetren dhe prandaj ka partneritet. Perndryshe do te kthehet shteti dhe sipermarrja ne piramide financiare, do te rindizet sherri Veri-Jug dhe do te kthehen ne politike shteterore gjobat, sekuestrimet e prones private dhe inisiatives se lire, marrja ne pune ose nxjerrja nga puna me letra partiake, kushtezimi i parave, tenderave, kompetencave te administrimit publik me sherbim, rekrutim politik, partiak, financiar ndaj sistemit me nje njeri ne maje".
Krijoni Kontakt