-
Isa Blumi: Fillet e izolimit shqiptar"
Isa Blumi: Fillet e izolimit shqiptar: Regjimi i Enver Hoxhės nė vitet 1944-1961 (1)
Mbulimi i llojlloshmėrisė sė shoqėrisė shqiptare pėr tė mbetur nė pushtet
Edhe pse ishte ēėshtje qė tėrhiqte vėmendjen nė tė kaluarėn, risitė e shtetit eremit tė Enver Hoxhės, qė nė njė pikė vendosi tė ndėrtojė mbi njė milion bunkerė pėr tė mbajtur jashtė invaduesit revizionistė, ka ēorientuar hulumtuesit e historisė sė pasluftės sė Shqipėrisė. Duke identifikuar regjimin me diēka si risi, misterie, apo edhe kthim prapa nė epokėn e stalinizmit, kornizat e tilla referuese kanė shtrembėruar mėnyrėn se si historianėt dhe shkencėtarėt e shkencave shoqėrore kanė vlerėsuar Shqipėrinė, qoftė nė vend, qoftė nė vendet fqinje. Jo vetėm qė supozimet se regjimi i Hoxhės pėrfaqėsonte tėrė shqiptarėt ishin mėse tė gabueshme, por kėto shrembėronin, gati gjatė tėrė kohės sė pasluftės, edhe kuptimin qė kishim pėr ngjarjet qė po ndodhnin brenda nė Kosovė, nė Maqedoni por edhe nė vetė Shqipėrinė. Pėr tė pėrmirėsuar disa nga keqkuptimet qė ende mbesin tė forta edhe tani nė shekullin e njėzet e njėtė, kėtė kapitull do tia kushtoj studimit tė regjimit tė Enver Hoxhės. Jo vetėm qė do tė ofroj pikėvėshtrim tė ri nė interpretimin e ngjarjeve qė ndodhėn nė Shqipėri nė periudhėn mes viteve 1944 e 1985, por do tė prek edhe disa nga ēėshtjet rajonale qė mbėshtesin shqetėsimet e mia me atė se si janė keqkuptuar shqiptarėt nė tė kaluarėn. Do tė bėj kėtė duke treguar se si regjimi i Enver Hoxhės, larg nga tė qenėt shtet eremit, nė tė vėrtetė prekej me botėn e jashtme nė njė varg ndėrrimesh politike tė ndėrlikuara qė nė mėnyrė tė drejtė pėr drejtė prekėn marrėdhėniet e shtetit shqiptar me popullatėn qė kontrollonte. Me rėndėsi ėshtė se ajo qė formėsonte kėto ndėrime nė politikė nė botėn e jashtme ishte jostabiliteti pėrbrenda vendit. Gjatė shekullit tė njėzetė, shqiptarėt pėrjetuan lloj-lloj ndarjesh rajonale, familjare e kulturore qė u bėnė burim i legjitimimit tė skemės ambicioze tė Enver Hoxhės pėr kontroll nė periudhėn e pasluftės. Dy kapitujt e ardhshėm e portretizojnė kėtė regjim qė gjeti burimin operacional tė legjitimitetit nė rajonalizmin historik tė Shqipėrisė dhe, nėpėrmjet manipulimeve me ndarjet e kėtilla, nė mėnyrė brutale mbajti pushtetin pėr dyzet vite. Janė kėto tensione sociale dhe ēarje kulturore ato qė nė mėnyrėn mė tė mirė demonstrojnė sa tė gabueshme ishin keqinterpretimet e Shqipėrisė dhe shqiptarėve si njė ēėshtje e vetme, koherente dhe e njėtrajtshme. Nė tė vėrtetė, bazė e metodologjisė sime nė kėtė libėr ėshtė identifikimi dhe pastaj integrimi i kėtyre faktorėve specifikė ndarės ndėr shqiptarėt dhe mėnyra se si kėta formėsuan regjimin e Enver Hoxhės.
Identifikimi i burimit tė fuqisė
Shpesh ėshtė supozuar, gabimisht, se ėshtė e mundur qė tė bėhen analiza institucionale apo ideologjike tė regjimit nė Shqipėrinė e pasluftės, e kėshtu tė identifikohet edhe njė formė universale e shtetit nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės. Pėr fat tė keq tė historianėve, institucionet shtetėrore dhe rrėnjėt ideologjike janė tė paqarta dhe janė indikatorė mashtrues tė politikės sė shtetit dhe motiveve prapa vendimeve politike. Analizat ekonomike tė viteve tė Enver Hoxhės, studimet gjeopolitike formaliste apo eksplorimet komparative tė shtetit komunist mund tė jenė dukur forma gjegjėse tė punės gjatė Luftės sė Ftohtė, por kjo krejtėsisht ka huqur aspektin fundamental tė regjimit tė Enver Hoxhės dhe atė tė kėrkimit tė hegjemonisė nė Shqipėri. Nė vend tė kėsaj, shteti i Enver Hoxhės duhet tė analizohet nė kontekst tė zhvillimit socio-historik tė Shqipėrisė, qė nuk supozon se Shqipėria pėrbėhej nga njė trup i vetėm dhe uniform social e politik qė do tė manifestonte ndarjet pėrgjatė vijės idologjike e jo asaj sociokulturore. Kjo ėshtė veēanėrisht e qartė kur i kushtojmė vėmendje tė veēantė ngjarjeve qė ndodhin nė Shqipėri shikuar me syrin qė ėshtė mė i ndjeshėm ndaj dallimeve rajonale pėrbrenda vendit. Nėn njė shikim mė tė mprehtė, tėrė institucionet e shtetit tė Hoxhės ishin tė mobilizuara nė mėnyrė specifike qė tė bėjnė tė mundur zhvillim tė atillė tė ngjarjeve qė do tė maksimizonin nevojat e Enver Hoxhės pėr pushtet/fuqi, nevoja kėto qė kishin pėr vete baza tė caktuara sociale e kulturore. Pėr shembull, planet ekonomike pesėvjeēare dhe thirrjet pėr efikasitet dhe zell mė tė madh nė zbatimin e parimeve tė marksizėmleninizmit, nuk kishin pėr qėllim qė tė ndjeket njė hap racional (mendohet universal) i zhvillimit. Mė parė, kėto programe synonin qė tė garantojnė hegjemoninė e pakontestueshme tė shtetit tė Enver Hoxhės mbi llojllojshmėrinė kulturore tė Shqipėrisė. Duke injoruar njė nga qėllimet kryesore tė regjimit, qė tė ushtrohet pushtet i padiskutueshėm mbi njė shoqėri qė historikisht ka qenė e leckosur nga shumė qarqe tė fuqisė qė garonin me njėra-tjertėn, historianėt dhe shkencėtarėt e shkencave shoqėrore shpesh kanė fshirė dhunėn aktuale qė ka kėrkuar implementimi i kėtyre politikave. Nė Shqipėri, si dhe nė shumicėn e shoqėrive tė asaj kohe, lufta pėr pushtet nė vend dhe rrymat e komunizmit internacional tė viteve 1940 kuluam me ngritjen nė pushtet qė klikave qė gravitonin rreth njė lideri, nė rastin tonė, Enver Hoxha, qė mobilizoi edhe pohimet ideologjike universaliste edhe paragjykimet lokale qė tė vihen nė thelb tė shtetit tė pasluftės. Ngritja e Enver Hoxhės dhe dominimi nė Shqipėri, si njė tosk nga qyteti jugor i Gjirokastrės, ėshtė njė shembull i mirė i fuqisė sė strukturave sociale tė pėrcaktuara nga shteti, lidhjeve fluide mes shtetit dhe shoqėrisė dhe influencės sė ideologjive tė jashtme legjitimuese nė tjetėrsimin e shoqėrive margjinale. Pas njė rishikimi tė shpejtė tė antagonizmave tė pėrgjithshėm, qė bėra nė kapitullin hyrės, do tė tregoj shfrytėzimin eklektik nga ana e Enver Hoxhės tė integrimeve shoqėrore si armė politike qė, ndonėse tė mbėshtjella me ide universale qė pėr disa shkollarė ishin nacionalizėm shqiptar, nė tė vėrtetė shėrbenin pėr realizimin e qėllimeve tė ngushta politike qė identifikonte mė shumė se gjysmėn e shqipfolėsve tė Ballkanit si armiq tė shtetit progresiv shqiptar. Shpresoj se duke ndriēuar masat e marra nga regjimi i Enver Hoxhės pėr tė imponuar identitetin tosk gjatė dhe menjėherė pas luftės, natyra e kėrkimit tonė nė shtetin e pasluftės, nė pėrgjithėsi, do tė vėjė fokusin nė faktorėt sociohistorikė tė injoruar nė literaturė. Kjo do ti bėjė lexuesit qė tė shohin nevojėn qė tė pėrqendrohen nė grupet e shumta e tė dallueshme qė marrin pjesė nė ngjarjet e sotshme nė Ballkan, e tė cilat kėrkojnė njohje tė ambicieve tė tyre dhe perceptimit gjithnjė nė ndėrrim tė tė vetvetes.
(vijon)
-
-
Isa Blumi: Fillet e izolimit shqiptar: regjimi i Enver Hoxhės nė vitet 1944-1961 (2)
Gegėt, toskėt dhe Partia Komuniste
Precedenti organizativ i shtetit tė Enver Hoxhės kėtu studiohet me njė filtėr tė ndieshėm nė marrėdhėniet historike nėrmjet gegėve dhe toskėve tė diskutuara nė hyrje tė librit. Kjo ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme pėr tė kuptuar komunitetet malėsore qė do tė pėrjetonin fushatėn mė agresive tė nėnshtrimit kulturor e ekonomik nėn regjimin e Enver Hoxhės. Tė ndarė nė dhjetė deri pesėmbėdhjetė grupe familjarare nėpėr tėrė malet e veriut tė Shqipėrisė, deri nė shekullin e nėntėmbėdhjetė vetėm besimi nė Zot, qoftė kjo tė shkonte kah Roma ose Stambolli, dhe familja, lidhnin gegėt me botėn. Ėshtė me rėndėsi tė vėrehet se Kisha Katolike nė veēanti luajti rol instrumental nė ruajtjen e kėsaj kulture tė dallueshme dhe tė identitetit organizativ edhe gjatė epokės otomane edhe nė periudhėn mes dy luftėrave. Me figura tė shumta kulturore si Atė Gjergj Fishta qė promovonin dhe definonin identitetin kulturor geg, Kisha Katolike do tė bėhej qartė armiku numėr njė i Enver Hoxhės. Se Shqipėria Veriore nė aspektin kulturor dhe ekonomikisht jetonte nė njė mėnyrė qė e dallonte nga Jugu dhe mesi i Shqipėrisė, e kjo u bė shkas pėr diferencim nė fillim tė shekullit njėzet, do tė tregohet tė jetė motivi kryesior dhe faktor legjitimues i persekutimimit nga ana e regjimit tė Enver Hoxhės tė popullatės gege nė epokėn e pasluftės. Do tė qartėsohet mė poshtė se Kisha dhe liderėt e saj qenė veēanėrisht nė thumb pėr shkak tė rolit tė tyre historik nė definimin e kulturės dhe tė gjuhės gege dhe shiheshin si sfidė kryesore e strategjisė sė Hoxhės pėr imponimin e kulturės dhe gjuhės sė Jugut nė tėrė vendin. Por, Kisha nuk do tė jetė e vetmja pjesė kulturore qė do tė sulmohej nga Enver Hoxha gjatė kohės sė pasluftės, por edhe liderė tė dalluar tė komunitetit, linguistė, historianė dhe intelektualė gegė do tė konsiderohen cak i pranueshėm pėr eliminim. Duket se faktori qendror motivues nė kėtė fushatė ishte synimi pėr ndėrrim rajonal tė pushtetit. Ekspansioni kulturor verior nė fillim tė shekullit njėzet pėrkthehej nė anksiozitet ndėr shumė liderė kulturorė tė Jugut qė shikonin me armiqėsi traditat e dallueshme letrare e me kėtė edhe fuqinė politike tė gegėve. Me lidhje tė mira me diasporėn shqiptare qė ishte formuar nė Perėndim dhe tė ndikuar nga institucionet e jashtme religjioze - Kisha Ortodokse Shqiptare e ajo Greke dhe sekti bektashi - qė theksonin identitetin mė tė gjerė, gati universal, bėnin qė toskėt e Jugut tė kenė aspirata fundamentalisht tė tjera sociopolitike nė krahasim me shqiptarėt e Veriut dhe historikisht i shikonin me pėrbuzje dhe pėrqeshje traditat e forta tė Veriut. Jo mė pak se tosku i shqutar Sami Frashėri nė veprėn e tij Besa Yahud Ahde Vefa, e shkruar nė vitin 1874, paraqet krejt qartė nivelin e pėrbuzjes sociale e intelektuale qė artistokracia e sofistikuar dhe e edukuar toske e Perandorisė Otomane ndiente pėr shqiptarėt e pahijshėm tė maleve. Vepra paraqet tensionet e brendshme tė shqiptarėve dhe dallimet drastike sociale e ekonomike ndėrmjet popullatės sė Veriut dhe asaj tė Jugut. Pėr Frashėrin dhe intelektualėt toskė otomanė, praktika veriore e gjakmarrjes dhe neveritė e tjera i mohonin shtetit otoman tė drejtėn qė tė fuste civilizimin nė veri, gjė qė u bė figura kryesore arsimore e pėrdorur gjatė viteve tė Enver Hoxhės dhe e theksuar nė veprat letrare nga shkrimtari kryesor i Enver Hoxhės, Ismail Kadare, pėrfshirė edhe Prillin e thyer tė famshėm. Sjelljet shkatėrrimtare tė zakoneve fisnore ishin njė nga tė kėqijat e vėna nė thumb nė programet shkollore tė shtetit modern tė Enver Hoxhės, ndėrsa etnografėt shqiptarė sistematikisht denigruan kulturėn gege pėr dyzet e pesė vjetėt e ardhshėm, temė kjo sė cilės i kthehem nė gjysmėn e dytė tė kėtij kapitulli. Natyrisht se ka pasur periudha tė aleancave tė pėrkohshme ndėrmjet grupeve gege e toske, por kėto pėrjashtime janė ekzagjeruar nga literatura nacionaliste, qė mbyllnin sytė para dhunės qė pėrjetuan ikonat kulturore gege dhe institucionet e tyre gjatė viteve 1940 e 1950. Nė tė vėrtetė, gjatė tėrė shekullit tė njėzetė ka evidencė tė tensioneve tė brendshme qė pėrkthehen nė konflikt tė hapur ndėrmjet grupeve qė dallohen pėr nga kultura e tyre gege ose toske. Mund tė kuptojmė pjesėn mė tė madhe tė jostabilitetin nė vitet e para tė shtetit tė pavarur nė periudhėn mes dy luftėrave, pėr shembull, duke menduar pėr shumė qarqe tė pushtetit qė vepronin nė vijat gegė e toskė e jo ato shqiptare. Pėr mė shumė, ky faktor i jounitetit shpesh rezultonte me pohime irredentiste tė vendeve fqinje nė kohėn e mbretit Zog, pasi grupet lokale lidheshin me serbėt, malazeztė, italianėt, grekėt apo bullgarėt kur pėr kėtė kishin nevojė. Lufta civile qė shkatėrroi lėvizjen antifashiste nė Shqipėrinė e okupuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe politikat e mėpastajme tė Partisė Komuniste Shqiptare duhet po ashtu tė shikohen me sy tė pėrqendruar nė kėto trajektore kulturore e historike qė pėrsėri prejnė ēdo njėsi politike tė quajtur shqiptare. Kėto tensione manifestohen pėrbrenda PKSH-sė gjatė periudhės mes luftave, periudhės sė krijimit tė saj, duke treguar se si edhe ideologjitė mė universale, progresive e ēliruese nuk mund ti ndryshonin lojalitetet individuale.
(vijon)
-
-
Interesant...
Te shohim cfare do te thote Isa Blumi ne vazhdim..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt