Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Pytje te shpeshta nga Historia e Arkitekturė...

    Pytje te shpeshta nga Historia e Arkitekturė...
    Lexim te kendeshem



    Monumentet Megalite -jane monumente te permotshme neolite. Duke perdorur blloqe te medha monolite per shtylla dhe traje, shpreh tendencen per qendrueshmerine e perhershme te monumenteve. Me kete tenton te shprehe monumentalitetin ne arkitekture e qe me vone do te jete e lidhur ne qdo arkitekture kushtuar kultit. Ekzistojen 3 tipe te monumenteve megalite: Dolmenet, Mengiret dhe kromlehet.

    Llojet e tempujve egjiptas jane: T. me pilone, T. speos-shkembore, T. hemispeos-gjysmeshkembore, dhe T. peripreral. Tempujt me pilone perbehen prej 4 pjeseve (oborrit, salles festive- hipostile, kthina percjellese dhe shtepise se hyjnise). Tempulli speos ka pilonet dhe sallat e tjera por nuk ka oborr. Tempulli hemispeos ka pilonet oborrin dhe sallen hipostile mbi toke kurse cela eshte nen toke. Tempujt peripteral eshte i ngritur ne postament te larte dhe shkallet monumentale jane te vendosura ne pjesen hyrese ne tempull.

    Karakteristikat e pallateve ne mesopotami- pallati ne mesopotami perbehet prej 3 kthinave: saraji-kthina per pritje, haremi- kthina per banim te sundimtarit dhe familjes se tije, dhe hani- per sherbtore, oligarki, puntore, ushtri etj. Jane te planimetrive asimetrike me kthina kendrejta, pallati eshte ndertuar ne platforma artificiale prej qerpiqit, gjer te cila shpien rampat dhe shkallet qe perfundonin me kuroren dhembezore. Disa nga kthinat kane qene te mbuluara me qemere gjysemharkore ose me kupolla, kulm nuk ka pasur por disa nga ndertesat kane qene te mbuluara me teraca te rrafshta per shetitje, portalet jane koncipuar ne dy kulla, ne kuader te pallatit ka qene i vendosur edhe tempulli i quajtur Zigurat.

    Pershkruaje shtyllen persike- Lartesia e asaj mund te arrij deri ne 20 metra, e perpunuar gjer ne 50 karnelura, eshte me vitale se ajo e egjiptit, ajo qe e ben specifike eshte kapiteli i shtylles ne trajte te shales me dy kokat e kaut, ndersa atij me te nderlikuar i shtohen edhe volutat vertikale, lartesia e kapitelit arrin gjer ne 5 metra.

    Koloseumi-jane anfiteatro ku jane zhvilluar luftrat e robeve- gladiatoreve, dhe robeve me shtaze te egra. Kolloseumet perbehen prej 2 pjeseve: tribunat dhe arenat, kolloseumi me i njohur eshte kolloseumi i romes, ku per perfundimin e tije kane punuar vespaziano, titi dhe domeniciani. Ky lloj kolloseumi eshte ndertuar prej vitit 75-80 te eres tone, dhe permbush numrin e shikuesve deri ne 80 mije.

    Moduli-eshte mase relative per proporcionim. Greket rrezen e poshtme te shtylles e kane quajtur modul, dhe me te e kane shprehur tere madhesine e objektit dhe te gjitha pjeset e tij. Moduli eshte i ndare ne pjeset me te vogla te cilat quhen parte, 1 modul = 30 parte

    Palafitet
    -lajmrohen ne grumbuj te medhenje, jane te ndertuara prane brigjeve te lumenjeve, liqenjeve, detrave, jane te ndertuara ne platforma prej kercenjeve te drurit dhe dheut te shtypur, platforma shtrihet ne sistemin e hunjeve te futur ne uje, ose prane bregut, gjere te e cila shpien ura e cila mund edhe te menjanohet, si njesi perbehet nga dy ose tri kthina, e para me vater e dyta dhe e treta per fjete, dhe nenkulmi depo. Sistemi konstruktiv i tyre eshte nderlidhje e shtyllave te drurit dhe trajeve, ose muret e ndertuara prej trajtave horizontale te palosura njera mbi tjetren. Kulmi eshte dy ujore i mbuluar me kashte.

    Tempulli etrusk dallohet nga tempulli grek me postament te larte, me shaklle monumentale vetem ne pjesen hyrese te tempullit dhe me portik te thelle me disa rende shtyllash. Strehe te theksuar kulm dy ujor timpanon me skulptura prej argjiles se pjekur. Nga kjo mund te konkludojme se etruret bene transformimin e tempullit greke, me gjithate nuk kuptojne harmonine ne mardheniet proporcionale te rendeve stilike, te cilat romaket do ti pervetsojne dhe sjellin ne harmoni te larte.

    Piramidat e egjiptit- ishin nje lloj i varrezave, ato u perdoren ne koherat e ndryshme, prandaj edhe kane pesuar ndryshime prej kohes ne kohe. Piramidat e para ishin te shkallzuara siq ishin pir. e shefrit dhe zoseut, pas nje kohe ishin pir. e thyera nje tentim per pir. e persosura, kurse kemi edhe pir. e rrafshta ku me te njohurat jane e Keopsit, Hefrenit dhe Mikerinit.

    Pallatet persike-ndertohen ne periudhen ahemenide dhe sasanide, pallatet jane te ndertuara me teraca artificiale qe arrine lartesine deri ne 20 metre. Hyrja realizohet me ane te shaklleve te dyfishta monumentale. Ne periudhen amenide ndertohen 2 lloje te pallateve mbreterore Apadanet dhe takanet. Apadanet kane vetem nje kthine per pritje kurse takanet perpos kthines per pritje kane edhe kthinat per banim. Ndersa ne periudhen sasanide ndertohen pallatet me konstrukcione te kupolles dhe qemerit per here te pare paraqitet ndertimi i kupolles mbi baze katrore.Pallait ne friuz abad ndahet ne dy pjese pjesa e perparme qe sherben perpritje e cila perbehet prej nje ivani te madh hyres dhe kater ivane me te vogla se 3 salla katrore te mbuluara me kupolle. Pjesa e prapme sherbente per banim me kthina te orientuara kah oborri i brendshem.
    Akropoli-ishte fortifikate te cilet greket e kane trasheguar nga periudha e egjeut por me kalimin e kohes e ka humbur karakterin fortifikues dhe eshte shendruar ne nje hapsire te mbular me tempuj,altar thesar etj,zakonisht jane ndertuar ne vende te larta kodrinore , akropolete me te njophura jane ai i athines i olimpit, delfes epidaurit.

    Sumeret-ishin nje fis te cilit nuk i dihej preardhja, ata ishin nje popull qe kishin ardhur ne krahinen e ne mijevjeqarin e trete krahinen e mesopotamsie pas vershimit shkaterrues. Ata ishin te paret qe sollen civilizimin e pare ne kete rajon gjuha e tyre nuk gjasonte me asnje gjuhe te botes dhe ata perdornin shkrimin kuiniform ne plaka te argjiles.


    Kasollat mbi dhe-Kasollat mbi dhe jane ndertuar vetem prej dheut, ne trajte te hapsirave, ne forme te kubeve te parregullta, muret e se cilave jane shume te trasha ndersa hapsira e mbrendshme eshte e vogel.

    Kompleksi i zoserit-ka siperfaqe prej 544 x 277 metra, perfshine piramiden tempullin dhe 2 mastabat e vajzave te zoserit. Piramida e shkallezuar e zoserit eshte arritur me ngritjen e 6 mastabave njera mbi tjetren, me dimenzione 120.6 x 107.3, duke larguar nga 2 metra ne te kater anet. Lartesia eshte 60 metra. Varri ne piramide eshte nen toke i gdhendur ne shkemb, ne qdo ane ka hyrje dhe koridore karakteristike, edhe piramidave te mevonshme duke krijuar keshtu nje labirinth e cila perfundon ne nje pus, ne fund te se ciles eshte kthina me sarkofag. Kompleksi eshte i rrethuarr me mure nga blloqe guresh gelqerore. Arkitekti i pare paralajmron formen e piramides, gjeti trajten e aplikimit te shtyllave, dhe menyren e fortifikimit te qytetit.

    Magaroni-jane shtepi banimi nga te cilat perbehej keshtjella, ato jane te ndara ne koridore te ngushta, secila paraqet objekt ne veti, dhe se bashku formojne pallatin. Llojet me te vjetra te shtepive te tipit megaron jane te ndertuara ne troj. Megaroni perbehet prej portikut hyres i cili nuk ka shtylla dhe prej 1 apo 2 kthinave me vater ne mes.
    Atriumi dhe perstili-oborri i mbrendshem me portik shtyllash quhet peristil. Perdorej ne shtepite greke, e me pastaj edhe ne ato romake. Atriumi eshte njeri nder elementet kryesore te shtepise se banimit romake, ishte oborr i hapur dhe i kufizuar me portik shtyllash, ose i teri i mbuluar ne trajte te vestibulit me ndriqim bazilikal.

    Rendet stilike greke-Jane: dorik, jonik dhe i korinthit. R. dorit shpreh seriozitetin, maturine estetike, shtylla eshte e vrazhte dhe i pergjigjet figures atletike te mashkullit, eshte e zhvilluar ne greqine kontinentale dhe kolonite greke te italise jugore dhe sicilise. Ruan elementet konstruktive dhe planimetrike te megaronit, eshte i ndare ne stereobat, shtylle dhe tra ballore. Arkaike h=8-9 m, Trau Ball. = 1/2 e h, Post. 1/6 e h, klasike h=11m, T.b=1/6 e h, pos, 1/3 e h, Helenistike h=15 mod, T.b ¼ e h, pos, 1/6 e h. Rendi jonik eshte me i holle me dekorativ, me elegant, ndersa shtylla shpreh bukurine dhe thyeshmerine e figures se femres. Zhvillohet ne kolonite greke te azise se vogel, zhvillohet si jonik atik h=15-18m, dhe jonik aziatik h=17-19m, tek shtyllat e ketij rendi paraqiten edhe volutat me lartsi 1 m. Rendi i korinthit eshte variante me e begatshme e rendit jonik. Dallimi eshte ne kapitel i cili ka trajten e nje shporte rrethore e cila zgjerohet nga maja ne trajte te papirusit ky rend fillet thuhet se i ka ne sicili.

    Llojet e tempujve egjiptas T. me pilone, T. speos-shkembore, T. hemispeos-gjysmeshkembore, dhe T. peripreral. Tempujt me pilone perbehen prej 4 pjeseve (oborrit, salles festive- hipostile, kthina percjellese dhe shtepise se hyjnise). Tempulli speos ka pilonet dhe sallat e tjera por nuk ka oborr. Tempulli hemispeos ka pilonet oborrin dhe sallen hipostile mbi toke kurse cela eshte nen toke. Tempujt peripteral eshte i ngritur ne postament te larte dhe shkallet monumentale jane te vendosura ne pjesen hyrese ne tempull.




    Kasollat prej gurit- ne krahinat e pasura me gure jane ndertuar shtepite prej gurit te formave te parregullta te rradhitura pa llaq, mbulimi i hapsires eshte bere duke i leshuar shtresat e gureve, per mbrojtjen nga te rreshurat jane vendosura pllakat e palosura njera mbi tjetren. Kjo paraqet fillet e konstrukcioneve stereotomike, nje lloj qemeri te cilin arkitektura e mevonshme e pervetson dhe e persose. Planimetria eshte ovale e rrumbullaket dhe kendrejt.
    Mastabat-jane forma me e vjeter e varrezave te ndertuara gjate kohes se sundimit te dinastive te para .ato perbeheshin nag dy pjese nen toke dhe mbi toke.a) pjesa mbi toke eshte ne forme te katerkendeshit kendrejte me berthame te plote dhe me mure te pjerrta , perbeheshin prej nje kthine te vogel ku kryheshin sherbime fetare, dhe nje apo me shume kthinave,serdabeve ku vendosej statuja e te vdekurit, orientimi i tyre ishte veri jug me brinjen me te gjate, ne veri ishte nje dere e rrejshme e cila i sherbente shpirtit, ndersa hyrja ne kapelle behej ne anen jugore. B)pjesa tjeter ndodhej nen toke dhe thelsia mund te shkoje deri ne 30 m, aty vendosej sarkofagu me trupin e mumifikuar, ndertoheshin nga qerpiqet dhe rrale ishin te mveshura me pllaka prej guri, madhsia e planimetrise se tyre sillej prej 25 deri 30 m, dhe lartesi 10.5 ose 3m.

    Dallimi ne mes te hereoglifeve dhe kuiniformit-kuiniformi ne mesopotami lajmrohet ne te njejten kohe kur herioglifi lajmerohet ne egjipt, kah viti 3300 p.e.t, shkrimi kuiniform eshte sistem i shenjave abstrakte i cili let ka mundur te pervetsohet nga popujt tjere, ndersa shkrimi herioglif e ruan trajtat natyrore, keto shkrime shkruheshin ne pllaka te argjilit, shkrimi kuiniform gjate historise u pervetsua si nderkombetare, dhe aplikohej ne 3 lloje- mesopotamik, sumeret, akadet, semitet, babilonasit, hetitet asiret etj. Elam-elamet, persik persianet.

    Erehtenoni-Arkitekti Mnesikle eshte i rendit jonik atik, por proporcionet i ka me vita, me te holla dhe eshte me i dekoruar mod, = 36.5, cela kenddrejte, tempulli i ka dy naosa sepse i eshte kushtuar dy perendive athena parteos dhe erehteusit, secili naos ka portikun e vet hyres, planimetria eshte asimetrike. Ne pjesen jugore eshte nje llogje me 6statuja te vajzave kariatidat te cilat e kane edhe rrolin e shtyllave mbajtese. Pjesa perendimore eshte e koncipuar si nje pronaos me 6 shtylla jonike. Te ky tempull vlen te permendet mjeshtria e arkitektit per pershtatjen e objektit ne konfiguracion te terenit duke i lidhur ne nje tersi harmonike pjeset e lartsive te ndryshme.
    Materialet dhe konstrukcionet ne Rome-


    Kromlehet-jane shtylla vertikale te nderlikuara te lidhura me traje ne forme te rratheve koncentrik, kane sherbyer si altare, (stonhanxhi), transporti duket te jet bere me rrokullisjen e blloqeve neper trungujt e drunjeve. Ne vendin ku i vendosin monolitet hapin gropa te thella ku vendosen mengiret.
    Karateristikat e arkitektures mikenase-jane: muret ciklo[ike, portat e fortifikatave ne trajta te trapezit, shtepit e tipit megaron dhe varrezat me kupolla.
    Tempujt hemispeus- ka pilonet oborrin dhe sallen hipostile mbi toke kurse cela eshte nen toke.
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    MĖnyra E Banimit NĖ RomĖ?-[/

    1.CKA JANĖ PALAFITET?-janė objekte prej druri tė ndėrtuara nė platforma prej kėrcenjėve tė drurit dhe dheut tė shtypur. Platforma ish e ngritur mbi hujt e future nė ujė. Janė tė ndėrtuara pranė brigjeve tė lumenjėve, liqeneve, detrave. Pėrbėhen prej dy ose tri kthinave, e para me vatėr, ndėrsa dy tė tjerat pėr fjetje, pėrderisa hapsira nėnė cati shėrbente si depo. Sistemi konstruktiv ishte ndėrlidhje e shtyllave tė drurit me tra ose nga trajet horizontale tė palosura njėra mbi tjetrėn. Muri pastaj mbushej me thupra, tė cilin nga mbrenda dhe jashtė e mveshin me llaqė dheu. Kulmi ėshtė dyujor i mbuluar me kashtė, hapje nė dysheme, etj.

    2.DALLIMI I TEMPULLIT GREK&ETRUSK?-Kishin parahyjrėn-pronaosin, kthinėn pėr ruajtjen e statujės sė perėndis-naosi&cela, pėrderisa ata tė mė tė mėdhenj posedonin kthinėn pėr ruajtjen e thesarit-opistodomosin, anėn e pasme qė i pėrgjigjej pronaosit dhe quhej-postikumini. Te tem. Grek dallohet hyrja me postament tė lartė, me shkallė monumentale vetėm nė pjesėn hyrėse tė tempullit dhe me portiktriem tė thellė me disa rende shtyllash.
    Pėrderisa tempulli etrusk kishte tri naosa-cela, postamentė tė lartė, portik tė thellė, shkallė tė gjėra nė pjesėn hyrėse, strehė tė theksuar, kulm dyujor, timpanone dhe skulptura prej argjilės sė pjekur. Nga kjo kuptojmė se etrurėt bėnė transforimimin e tempullit grek duke i dhėn portik tė thėllė, postament tė lartė dhe duke mos kuptuar harmoninė nė marrdhėnjet proporcionale tė rendeve stilike greke.

    3.PIRAMIDAT E EGJIPTIT-CKA&CILAT?-ishin njėri prej llojeve tė varezave, dhe janė mjaftė monumentale. Ato janė ndėrtu nė kohėra tė ndryshme dhe pėr atė arsye ato ndryshojn m’varsisht prej kohės kur janė ndėrtu. Piramidat janė ndėr format mė elementare arkitektonike. Bėrthama e piramidės ėshtė nga muri i plotė prej gurit gėlqeror. Hapsirat e vogla kanė shėrbyer si dhoma tė varrit nė mes tė tė cilave kanė qenė koridoret. Mė tė njohurat janė e Keopsit h=148,b=232; Kefreni h=135,b=215, etj.

    4.PALLATET PERSIKE-ndėrtohėn nė periudhėn ahemenide dhe sasanide, pallatete janė tė ndėrtuara me terrace artificiale. Nė periudhėn ahemenide dalljomė apadanet dhe takanet. Mė tė njohurat janė:apadana e Darit nė Perzepolis,apadana e Artaserksit nė Suzė, takana e Kirit nė Pasargad. Apadanėt kanė vetėm njė kthinė me shtylla qė shėrbente si sallė pėr pritje. Nė periudhėn sasanide janė; pallatet nė Firuzabad, Savistan, Ktezifon. Kėto pallate janė me konstrukcion tė kupollės, qemerit dhe harkut.

    5.CKA ĖSHTĖ AKROPOLI?-nė periudhėn e egjeut grekėt akropolet i shfrytėzonin si fortifikata por pas njė kohė ato shėrndrohėn nė hapsira tė mbushura me tempuj, altarė, thesarė, etj. Ato zakonisht kanė qenė tė ndėrtuara nėpėr vende tė larta kodrinore, tė ngritura nė plato gjė qė i ka bė me qenė tė pėrshtatshme si fortifikata. Mė tė njohurat janė ai i Athinės, Olimpit, Delfės, Pergamit, Epidaurit, etj.

    6.KUSH JANĖ SUMERĖT DHE CKA SOLLĖN ATA NĖ ARKITEKTURĖ?-janė fist ė cilėt u vendosėn nė krahinėn e pasur tė Mesopotamisė (pas vėrshimit i cili e shkatrroi jetėn nė kėtė krahinė),nuk ju dihet prejardhja. Ata sollėn civilizimine parė nė kėtė rajon, gjuha e tyre nuk gjason me asnjė gjuhė tjetėr nė botė dhe pėrdorin shkrimin kuiniformė. Nė arkitekturė kontributin mė tė madhė e dhanė me zbulimin e harkut, qemerit dhe kupollės.
    skica

    7.PALLATI I SARGONIT DHE PALLATI MBRETĖROR NĖ MESOPOTAMI?-pallati mbretėror nė Mesopotami ėshtė i formuar nė princip tė oborreve tė brendshme nė trajtė katėrkėndshi rreth tė cilit janė kthinat me destinim tė caktuar. Pallati pėrbėhet prej tri grupeve kryesore: saraji-kthina pėr pritje,haremi-kthina pėr banim te sundimtarit dhe framiljes se tijė dhe hani-pėr shėrbėtorė, oligarki, puntorė, ushtri, etj. Pallati i Sargonit ėshtė i ndėrtuar nė terrasėn e madhe e cila bulon rreth 10 ha. Lartėsia ėshtė afėr 14m dhe deri nė platformė arrihet me rrampa. Planimetria ėshtė pėrafėrsisht katrore 314x344m, ka 30 oborre tė madhėsive tė ndryshme, afėr 209 kthina tė ndara nė ndėrtesa tė lidhura me korridore tė ngushta.







    2.KARAKTERISTIKAT E PALLATIT MESOPOTAM?-nė mes ka pasur oborrin e brendshėm rreth tė cilit kanė qenė tė kthyera tė gjitha kthinat. Pėrbėhej prej 3 kthinave; saraji-kthina pėr pritje,haremi-kthina pėr banim te sundimtarit dhe framiljes se tijė dhe hani-pėr shėrbėtorė, depo, puntorė, ushtri, etj. Nė kuadėr tė pallatit ka qenė i vendosur edhe tempulli i quajtur Zigurat. Kanė planimetri asimetrike me kthina kėnddrejta. Pallati ėshtė i ndėrtuar mė terrasa tė larta, ku tė shpien rrampat dhe shkallėt qė pėrfundojnė me kurorė dhėmbėzore. Nė kuadėr tė pallatit ka qenė i vendosur edhe tempulli i quajtur Zigurat. P.sh. pallati ne Korazbad, Sargonit tė II-tė, etj. Pallati ėshtė vendosur nė dy mėnyra:
    A)nė periferi tė qytetit-me mure tė fortifikuara, njėkohsisht edhe pėr qytetin edhe pėr pallatin.
    B)nė mes tė qytetit- me mure tė fortifikuara, njėkohsisht edhe pėr qytetin edhe pėr pallatin.






    4.KARAKTERISTIKAT E SHTYLLĖS PERSIKE-shtyllat janė tė gurit dhe tė pėrpunuara. Nė pėrpunimin e tyre vėrehet ndikimi grek, ku sigurisht se i kanė punuar ata. Trungu i shtyllės arrin njė lartėsi deri 20m dhe numėr e kanelueve deri 50, ėshtė mė vitale se ajo e egjiptit mirėpo dallon nė bazė tė kapitelit. Kapiteli (pjesa e epėrme) ka formėn e shalės me dy kokat e kaut. Kur kapiteli ėshtė mė i ndėrlikuar atėher ai ėshtė i paisur edhe me voluta vertikale dhe arrin lartėsin deri nė 5 m.

    5.CKA JANĖ KOLOSEUMET?-janė amfiteatro mė reprezentativ tė arkitekturės romake, nė tė cilat janė zhvilluar luftėrat e ndryshme si p.sh. ato nė mes tė rrobervė-zhtazėve, rrobėrve-gladiatorėve. Kanė qen tė pėrbėra prej tribunave dhe arenės ku janė zhvillu luftėrat. Mė i njohuri ėshėt koloseumi i romės i cili ka njė kapacitet prej 80 mij shiquesve, vepėr kjo e ndėrtuar nė fillim prej prej Vespaziano, e pėrfundon Titi dhe Domenicianit e shton katin e 4-tė, e cila u ndėrtua ne vitin 75-80. nė fasadė janė aplikuar tė gjitha rendet stilike: toskan, jonik dhe i korinthit dhe kanė funksion dekorativ.



    7.PANTHEONI NE ROMĖ DHE PARTENONI NĖ GREQI?-rendi dorik kulminacionin e arrin me Parthenonin. Partenoni ėshtė peripter me 8x17 shtylla, me h=19,71 m dhe modul 95 cm. Konsiderohet si tempulli mė i madhė grek. Sin ė eksterier ashtu edhe nė enterier efektet plastike dhe ngjyrat intensive janė pjesė e pandarė e dekorimit. E aknė ndėrtu arkitektėt IKITINOSI dhe KALIKRATESI ndėrsa skulptor ishte FIDIJA.
    Parthenoni nė Romė ėshtė tempulli mė i madhė nė Romė i ndėrtuar nė kohėn e Adrianit me kupollė me diametėr 43.5m. Ai i Romės dallon nga ai i Greqisė nė bazė tė postamentit tė lartė dhe shkallė monumentale vetėm nė pjesėn hyrėse dhe me portiktriem tė thellė.










    GRUPI 3:

    1.KASOLLA MBI DHE-janė ndėrtuar vetėm prej dheut dhe atė me mure tė trasha dhe me hapsirė tė mbrendshme mjaftė tė vogėl. Kanė pas formė tė kubeve tė parregullta. P.sh.Dunavec, Malic.

    skic2.KOMPLEKSI I ZOSERIT-(piarmida e shkallėzuar) faraoni i parė i dinastisė sė tretė, u ndėrtua nga guri gėlqeror i bardhė, me blloqe tė gdhendura me trajta tė rregullta. Ka sipėrfaqe prej 544x277m, pėrfshinė piramidėn, tempullin dhe 2 mastabat e vajzave tė zoserit. Lartėsia ėshtė 60 m. Varri nė piramidė ėshtė nėn tokė i gdhendur nė shkėmb, nė qdo anė ka hyrje dhe koridore karakteristike qė kryqėzohėn, duke krijuar kėshtu njė labirinth e cila pėrfundon nė njė pus, nė fund tė sė cilės ėshtė kthina me sarkofag. Arkitekti Imhotep.

    3.MEGARONI DHE KU U PARAQIT NĖ ARKITEKTURĖN MIKENASE?-janė shtėpi banimi nga tė cilat pėrbėhej kėshtjella, ato janė tė ndara nė koridore tė ngushta, secila parqet objekt nė veti, dhe sė bashku formojn pallatin. Megaroni pėrbėhet prej portikut hyrės i cili nuk ka shtylla dhe prej 1 apo 2 kthinave me vatėr nė mes ku vendosej froni. Llojet mė tė vjetra tė shtėpive tė llojit megaron janė tė ndėrtuara nė Trojė. Atė e sjellin akejėt nė Mikenė.

    4.ATRIUMI DHE PERISTILI-oborri i mbrendshėm me portik shtyllash quhet peristil. Pėrdorej nė shtėpi greke, e mė pastaj edhe nė ato romake. Atriumi ėshtė njėri ndėr elemntet kryesore tė shtėpisė sė banimit romak, ishte oborr i hapur dhe i kufizuar me portik shtyllash, ose i tėri i mbuluar nė trajtė tė vestibulit me ndriqim bazilikal.

    5.RENDET STILIKE GREKE-janė:dorik, jonik dhe korinth. Rendi dorik shpreh seriozitetin, maturin estetike, shtylla ėshtė e vrazhdė dhe i pėrgjigjet figurės atletike tė mashkullit,(e vetmja shtyllė pa bazė) ėshtė e zhvilluar nė greqin kontinentale dhe kolonit greke tė Italisė jugore dhe Sicilisė. Ruan elemnetet konstruktive dhe planimetrike tė megaronit, ėshtė i ndarė nė stereobat, shtyllė dhe tra ballorė. Dallojmė shtyllėn :arkaike, klasike, helenistike. Rendi jonik ėshtė mė i hollė mė dekorativ, mė elegant, ndėrsa shtylla shpreh bukurinė dhe thyeshmėrinė e figurės sė femrės. Zhvillohet nė kolonitė greke tė Azisė sė vogėl, zhvillohet si jonik atik, dhe jonik aziatik. Korinthi –ėshtė vetėm variant me kapitel mė tė begatshėm tė rendit jonik.

    6.LLOJET E TEMPUJVE EGJIPTAS-KRAHASIMI MES TYRE-Tempulli me pilone pėrbėhet prej 4 pjesėve(oborrit, sallės festive-hipostile, kthina pėrcjellėse dhe shtėpis sė hyjnisė). Tempulli speos ka pilonet dhe sallat e tjera por nuk ka oborr. Tempulli hemispeos ka pilonet, oborrin dhe sallėn hipostile mbi tokė kurse cela ėshtė nėn tokė. Tempulli peripreral ėshtė i ngritur nė postament tė lartė dhe shkallėt monumentale janė tė vendosura nė pjesėn hyrėse nė tempull.
    skica7.ZIGURATI NĖ UR-NAM DHE TEMPULLI I KONSIT NĖ KARNAK-




    GRUPI I 4:

    1.SI NDĖRTOHĖN KASOLLAT PREJ GURIT?-janė ndėrtuar me muratimin me gurė tė formave tė parregullta tė radhitura pa llaq. Mbulimi i hapsirės ėshtė bėrė duke i lėshuar shtresat e gurėve, ndėrsa pėr mbrojtje nga tė rreshurat janė vendosur pllakat e palosura njėra mbi tjetrėn. Planimetria ėshtė e rrumbullakėt,ovale ose katrore, kėnddrejtė.

    2.CKA JANĖ MASTABAT?-ėshtė trajta mė e vjetėr ė varrit. Pėrbėhen prej dy pjesėve: nėn tokė dhe mbi tokė. Ajo mbi tokė kishte formėn e katėrkėndshit kėnddrejt me mure tė jashtme tė pjerrta. Kishte njė kthinė pėr shėrbime fetare dhe njė apo mė shumė kthina (serdabe) ku vendosej statuja e tė vdekurit si dhe gjėrat e tij tė cmueshme. Ndėrsa nėn tokė, nė thellsi prej 30m vendosej Sarkofagu me trupin e mumifikuar tė tė vdekurit. Ndėrtoheshin prej qerpiqit rrallė tė mbushura me pllaka guri.

    3.DALLIMI NĖ MES HERIOGLIFEVE DHE KUINIFORMIT-shkrimi hieroglif i egjiptasve i ruan trajtat natyrale, ėshtė i shkruar nė fletė tė papirusit ndėrkaq shėnimi kuiniform ėshtė nė tėrėsi sistem i shenjave abstrakte, kaligrafike qė paraqitnin shkronja, rrokje, fjalėt, etj dhe ėshtė i shkruar nė pllakė tė argjilės.

    4.DALLIMI NĖ MES SHTYLLĖS PERSIKE DHE ASAJ KRETASE?-dallimi qėndron nė atė se shtylla persike e karakterizon kapiteli nė trajtė tė shalės me dy koka tė kaut sė cilės herherė i shtohen volutat vertikale dhe ndonjėherė arrin H=5m, distanca nė mes tyre arrinė deri 6 m, shtyllat janė tė larta deri 20m ndėrsa trungu ka numėr tė madh kaneluresh, kurse shtyllėn kretase e karakterizon trungu i shtyllės i cili ngushtohet nė pjesėn e poshtme ndėrsa lartė pėrfundon me kapitel tė pėrbėr prej pllakės katrore tė abakusit dhe dhe elementit tė rrumbullakėt.

    skic5.PĖRSHKRIMI I EREHTRONIT DHE CILI ARKITEKT E PROJEKTOJ?-ėshtė i rendit jonik-atik, por proporcionet i ka mė tė holla dhe ėshtė mė i dekoruar dhe ėshtė prej mermerit tė bardhė. Nė hyrje ėshtė e koncipuar si njė pronaos me 6 shtylla jonike. Cela ėshtė kėnddrejte. Moduli i Erhetonit ėshtė 36,5 cm. Nė pjesėn perėndimore e ka portikun me 6 statuja tė vajzave dhe i kan quajtur KORA ose KARIATIDA. Arkitekti ėshtė Mnesikbe.

    6.MATERIALET DHE KONSTRUKCIONET ROMAKE NĖ ARKITEKTURĖ?-etrurėt sollėn harkun, qemeret dhe kupollėn nga Azia e vogėl me tė cilat kontribon shumė, nė fillim i ndėrtuan pa llaq, kurse romakėt me aplikimin e llaqit fituan mbulimin e hapsirės shumė tė madhe. E kanė pėrdorur drunin pėr tavane, konst tė kulmi, korniza tė dyerve dhe dritareve. Bėrthama e mureve bėhej me copa tė vogla tė gurėve (tullave) dhe llaqit te trashė duke formuar njė llojė betoni-emplekton qė pastaj mveshej me opus-izodoma,mixtum, cementkum si dhe pėrdorej mermeri i ngjyrave tė ndryshme i cili jepte efekte tė pasura plikromatike. Gjithashtu aplikonin tavane tė rrafshta prej gurit tė vendosura nė sistem harqesh nė distanca tė vogla.

    skic7.ODEONI NĖ ATHINĖ DHE TEATRI NĖ EPIDAMUS?-teatri epidamus ėshtė zbuluar nė vitin 1970. Gjurmimi i dytė ka qenė mė 1989 ende pa u zbuluar tėrėsisht. Teatri ishte i ndėrtuar nė terren tė pjerrtė dhe ulėset mund tė akomodojnė rreth 2000 spektatorė ku nė secilėn ulėse ėshtė mbishkrimi i kontribuesve pėrfshirė lidhjėn direkte tė monumentit me kultin e Dionisit dhe ishin tė prera nė shkėmb. Odeonet janė objekte tė ngjajshme me teatrot por kanė dimensione mė tė vogla dhe janė objekte tė mbuluara. Shėrbenin pėr shfaqje muzikore. Pėrbėhen prej dy pjesėve: tribunave dhe skena. Numri i ulėsev sillet prej 200-600 ndėr mė tė njohurit ėshtė ai i Athinės, Epidaurus, Kretopolis, etj.





    GRUPI I 5:

    1.SALLA HIPOSTILE?-ėshtė e mbuluar me pllaka guri prandaj kjo hapsirė ndahet me shtylla tė distancave tė ndryshme. Zakonisht shtylla e mesme ėshtė me distancė dhe lartėsi mė tė madhe. Nė vazhdim tė sallės ėshtė kthina kryesore e tempullit-cela ose seoksi, dhe ėshtė kthina e ndarė nga salla me koridor e cila mund tė jetė rreth tėrė hapsirės sė celės.

    skic2.ZIGURATI?-ėshtė tempull nė formė tė piramidės sė shkallėzuar qė ndėrtohej nė kuadėr tė pallatit mesopotamez, ku prej shkallės nė shkallė arrihej me anė tė rampave ose shkallėve monumentale tė cilat mesopotamezėt i pėrsosėn shumė. Nė majė ishte kishėza apo kapela e cila ishte e mveshur me tulla tė zmaltuara. Brenda ishte shtrati i stolisur dhe tavolina e artė-altari.

    3.BAZILIKAT?-janė objekte tė cilat shėrbejnė pėr tubime tė mėdha si gjykata, tregje tė mbuluara, etj. Supozohet se fjala bazilikė rrjedh nga fjala bazilues e cila sipas shėnimeve romake kishte tri aniata. Bazilika e parė ėshtė ndėrtuar nė vitin 180 p.l.k. Mė tė njohurat janė: bazilika e Julie Cezarit, bazilika e Julisė dhe Emilės, etj.

    4.VARET NĖ SHKĖMB-EGJIPT?-hyrjen e kishin tė fshehur pėr mbrojtje nga plackitėsit. Pėrjashtim bėjnė varrezat nė Ben-Hasan tė cilat kishin hyrje monumentale. Te varret mbi shkėmb rradhitja e kthinave ėshtė bėrė sipas aksit gjatėsor. Pėrjashtim ėshtė bėrė kur ėshtė hasur nė ndonjė shkėmb tė fortė, atėherė ėshtė devijuar. Kėto varreza serdabe nuk kishin ndricim dhe ndricimin e merrnin nga hyrja. Edhe kėto varreza ishin tė pasura me dekorime.

    5.TEMPUJT NĖ GREQI?-varėsisht nga epoka (arkaike, klasike dhe helenistike) nė Greqi jnaė ndėrtuar tempujt e tė tri rendeve.
    Tempuj dorik: janė ndėrtuar gjatė tėrė epokave, ku mė tė njohurat janė; tempulli i Herės nė Olimp, tempulli i Apoleonit nė Korinth, tempulli i zeusit nė Olimp, parthenoni, etj.
    Tempujt jonik: mė tė njohurat janė: Erheteoni arkitekti Minesikle, Atena Nika arkitekti Kalikratis, Atena Polias arkitekti Pitios, etj.
    Tempujt e korinthit: Tholosi nė Delfė, Olimpeoni nė Athinė, Filipeoni nė Olimp, etj.

    6.PALLATET SASANIDE NĖ PERSI?-janė ndėrtuar me konstrukcion tė kupollės, qemerit dhe harkut. Pallatet mė tė njohura janė: FIRUZABAD, SAVISTAN, KTEZIFON.

    skic7.PALLATI NĖ MESOPOTAMI DHE PERSI?-pallatet nė mesopotami janė tė
    ngirtura nė platforma tė larta dhe janė tė rrethuara me fortifikata. Deri nė terasė arrihet me anė tė rrampave. Nė kuadėr tė pallatit ndėrtohet tempulli ZIGURAT. Kthinat ndahen nė tri grupe: sarai, haremi dhe hani. Kurse nė Persi dallojmė dy lloje tė pallateve: nga periudha Ahemenide dhe sasanide. Nga periudha ahemenide pallatet janė ndėrtuar nė terasa tė mėdha tė fortifikuar ku hyrja bėhet me anė tė shkallėve monumentale. Nė periudhėn sasanide pallatet ndėrtohen me konstrukcione tė kupollės, qemerit dhe harkut.




    GRUPI I 6:
    1.KROMLEHĖT?-janė monumente megalite tė cilat paraqesin kompozime tė ndėrlikuara tė shtyllave tė lidhura me traje tė rradhitura nė rrathė koncentrik. Kromlehėt kanė shėrbyer si altarė ku ndėr mė tė njohurat ėshtė kromlehi i STONHENXHIT.

    2.KARAKTERISTIKAT E ARKITEKTURĖS MIKENASE?-karakteristikat kryesore janė; muret ciklope, portat e fortifikatave nė trajtė tė trapezit, shtėpit e tipit megaron dhe varrezat me kupolla.

    skica3.SHESHI NĖ ROMĖ DHE GREQI?-sheshi ne Romė njihet me emrin FORUM. Forumet janė tė rrethuara me portiqe shtyllash dhe nė tė janė tė orientuara bazilikat, tempujt, objektet administartive, dyqanet, etj. Trajta themelore ėshtė kėndrejtė por brinjėt anėsorė lakohėn nė trajt elipse duke formuar kamare gjysėmeliptike qė quhen “exedra”. Kurse forumi nė Greqi dallon simetria e cila ėshtė e theksuar. Edhe nė forumin e Greqisė ėshtė zhvilluar jeta publike, politike dhe ekonomike (agora)

    4.TEMPUJT HEMISPEOS-CILAT I NJEH?-tempujt hemispeos i kanė pilonet, oborrin dhe shtyllat nėn qiellin e hapur, ndėrsa cellėn ose sekosin nėn shkėmb. Tempulli i mbretėreshės HATCEPSUT pėrbėhet nga tri oborre tė hapura qė shtriheshin nė terasa. Oborri i parė mbaronte me njė portik qė ndėrpritej nė qendėr me njė pandus-rampė, i cili shpie nė oborrin e dytė. Oborri i tretė ishte mė i vogėl dhe i rrethuar me shtylla ku nė murin perėndimor tė tij ndodhej hyrja pėr nė cellėn e cila ishte e gdhendur brenda nė shkėmb.

    5.MĖNYRA E BANIMIT NĖ ROMĖ?-shtėpia mė karakteristike ėshtė shtėpia itale. Elementi themelor ėshtė oborri i brendshėm nė trajtė tė atriumit, kthinat anėsore “alet” dhe hapsirat pa mure kah atriumi. Ky tip i shtėpisė lajmėrohet nė dy variante: me atrium tė hapur dhe tė mbyllur.
    skic

    6.PALLATI I DIOKLICIANIT NĖ SPLIT?-njė e katėrta pjesė e pallatit pėrbėhet nga villa kurse tri tė katėrtat nga kampi ushtarak. Planimetria e pallatit ėshtė kėndrejt i parregullt. Pallati ėshtė i rrethuar me bedene tė pėrforcuara me kulla tė trajtės katrore dhe ortogonale. Rruga KARDO-veri-jug dhe DEKUMANUS lindje-perėndim e ndajnė sipėrfaqėn nė katėr pjesė. Nė pjesėn veriore janė organizuar kthinat pėr ushtarė ndėrsa nė pjesėn jugore ėshtė Mauzoleu i Dioklicianit dhe tempulli i vogėl i jupiterit. Kthinat pėr banim janė tė organizuara nė pjesėn jugore me fasadė nga deti dhe me 50 shtylla potike.
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2005
    Postime
    46

    Lightbulb

    Hallall, ku te ra ne mend me i qit pytjet ...
    Mu me pat ra Piramida e Keopsit edhe diqka ne Persi (sem kujtohet shume palidhje u kan)...
    Ne cilin vit je?

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •