Dy shpërthime në Preshevë
Preshevë, 16 shkurt (presheva.com) - Dy mjete eksplozive kanë shpërthyer të mërkurën rreth orës dy të mëngjesit në rrugën mbi Xhaminë e epërme të Preshevës. Shpërthimet ishin shumë të fuqishme dhe shqetësuan banorët e Preshevës, ka njoftuar RTV Presheva. Sipas dëshmitarëve si pasojë e shpërthimit nuk ka të vrarë, të plagosur dhe dëme materiale. Pjesëtarët e Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) të Preshevës kanë dalur herët në mëngjes në vendin e ngjarjes.
Krijoni Kontakt