Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Prof. Hamit BEQJA per rinine..

    Panorama

    ..

    Si i bėhet hallit me kėta tė rinjtė


    Hamit BEQJA

    E dėgjon nga shumėkush dhe gjithandej. Ėshtė si njė ankesė e fortė pėr brezin e ri. E thonė prindėrit pėr fėmijėt e tyre, e thotė sidomos nėna pėr vajzėn. Por nuk rrinė nė heshtje edhe mėsuesit ...dhe pedagogėt. Me njė forcė tė veēantė e shprehin kėtė veteranėt. Nė tė vėrtetė tė moshuarve ua vrasin rėndė syrin disa dukuri nė sjelljen e tė rinjve dhe tė rejave. Nė njė kafe publike, njė grup djelmoshash bisedojnė me zė shumė tė lartė, qeshin me tė madhe, nganjėherė duket sikur hingėllijnė. Tė rriturit qė rrinė aty, nuk mund tė mos ndjehen tė shqetėsuar. Tė bėjnė vėrejtje nuk u duket e pėrshtatshme, atėherė mund edhe tė largohen nga lokali.
    Kurse rrugės, tė bėrtiturat e tė hingėlluarit mund tė jenė edhe mė tė forta. Kuptohet, kemi tė bėjmė me njė prishje tė theksuar tė rendit publik. Por edhe kjo zhurmė kalon vetvetiu pa u bėrė objekt trajtimi nga ndonjė zė i opinionit publik.
    Nėna bėn debat me tė bijėn. Debat i thėnēin, se nė qėndrimin e saj ka nota tė theksuara qortimi dhe imponimi, siē thuhet ajo ėshtė shumė posesive.
    Shumė vajza ndjekin modėn. Edhe nė dimėr u duket njė rrip i hollė nė brezin e lakuriqtė, kurse verės shohim gjithandej sė paku kėtu nė Tiranė, shumė kėrthizėjashta dhe shpinė e shalėlakuriqe.
    Ka tė rinj e tė reja qė e kalojnė njė pjesė tė mirė tė kohės nė biseda tė pafundme, shpesh tė rėndomta e tė pafrytshme, ndonjėherė edhe krejt koti.
    Jo rrallė ndeshemi me tė rinj e tė reja qė nuk punojnė, qė kėrkojnė punė tė parapėlqyera kur ato nuk kanė ku t“i gjejnė. Shpesh kėrkojnė shkollim pa patur kushtet pėr tė shkuar nė shkollėn e parapėlqyer.
    Nė tė gjitha kėto vorbulla, nė mjedise rinore gjallojnė edhe prirje mendjelehta, ndonjėherė edhe me karakter parazitar.
    Kėto dukuri qė sa i skicuam kėtu, janė tė njohura e tė trajtuara. Mbi bazėn e tyre gjallon edhe njė frymė e theksuar ankese pėr brezin e ri tė sotėm. Ėshtė ankesa e njohur shekullore epokale pėr brezin e ri. Ėshtė e lidhur me konfliktin e njohur midis breznive.
    Por nuk ėshtė i drejtė qė ky qėndrim tė merret si postulat. Aq mė shumė nuk ėshtė e drejtė qė duke u nisur nga shfaqjet qė i pėrmendėm, tė mbahen qėndrime tė acaruara, konservatore, nihiliste ndaj brezit tė ri nė tėrėsi. Gjithė ēėshtja qėndron qė tė dallohen lėvozhga nga thelbi, e sotmja nga perspektiva, dukuritė rastėsore nga potenciali i fuqishėm rinor. Ėshtė njė problem me domethėnie tė madhe sociale, me kondratikta. Kėrkohet nisje nga njė hipotezė optimiste, humane, progresive, demokratike. Breznitė e rritura me pėrvojėn e tyre jetėsore nuk ėshtė e drejtė tė bien nė qėndrime tė njėanshme, denigruese.
    Sociologjia dhe psiko-logjia bashkėkohore, tė gjitha rrymat pėrparimtare tė tyre, i kundėrvihen shikimeve alarmante dhe konservatore ndaj problemit rinor, trajtimeve autoritariste tė shfaqjeve tė kėtij problemi. Ndėrkaq edhe pedagogjia e pėrparuar bashkėkohore bėn thirrje qė jo vetėm nė teori, por edhe nė praktikėn bashkėkohore tė shmangen qėndrimet e vjetra patriarkale, tutore, tė pakualifikuara nė marrėdhėnie me edukatėn rinore nė familje, nė shkollė, nė media, nė mjediset e lira, nė gjithė jetėn e pasur dhe tė ndėrlikuar tė shoqėrisė sė sotme. Pėr njė vend si i yni i cili ka dalė nga njė jetė e theksuar patriarkale, njė shikim human dhe progresiv ndaj problemit rinor ka njė rėndėsi kapitale pėr zhvillimet nė rrugė tė mbarė tė gjithė ndėrlikimit sė edukatės rinore.



    -------------

  2. #2
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Uuaa po i gjithe ky shkrim pervec barkut perjashta, i perket dhe moshave te tjera. Mbase profesori sulmom rinine sepse s'ka c'ti bej nje populli te tere. Gjithesesi me pelqeu mendimi i tij ne paragrafin e fundit. Te kishte bazuar shkrimin ne idete e fundit dhe te jipte zgjidhje per te arritur nje shoqeri sa me te mire ne Shqiperi, shkrimi do te ishte me i flevshem.
    Ne mendimin tim profesori nuk na ka informuar me ndonje te re qe se kemi degjuar me perpara. Mbase nga kjo teme do vijojne mendime te mira nga forumistat, dhe nese dicka e tille ndodh atehere besoj qe PO shkrimi i tij ka qene shkaktar per idete qe sillen ketu.


    Ndėrkaq edhe pedagogjia e pėrparuar bashkėkohore bėn thirrje qė jo vetėm nė teori, por edhe nė praktikėn bashkėkohore tė shmangen qėndrimet e vjetra patriarkale, tutore, tė pakualifikuara nė marrėdhėnie me edukatėn rinore nė familje, nė shkollė, nė media, nė mjediset e lira, nė gjithė jetėn e pasur dhe tė ndėrlikuar tė shoqėrisė sė sotme. Pėr njė vend si i yni i cili ka dalė nga njė jetė e theksuar patriarkale, njė shikim human dhe progresiv ndaj problemit rinor ka njė rėndėsi kapitale pėr zhvillimet nė rrugė tė mbarė tė gjithė ndėrlikimit sė edukatės rinore.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Po ca do ky Hamit gjyshi, qe femrat akoma te vishen si dikur ne komunizem me brek te trikotazhit te Beratit qe ta skuqnin mishin? Ka lezet sot, qe nga blloku der ne Plazh, nga Petro Nini e gjer te forumi rinor socialist shef gjalleri.

  4. #4
    Profesori nuk ben fjale thjesht per veshje, per konseravtorizem apo liberalizem.
    Ketu thjesht behet fjale per nje rini qe nuk di c'te beje, qe nuk kerkon me teper sesa dembelizmit, nje rini per te cilen puna eshte turp dhe te sorrollaturit eshte nder, nje rini qe nuk respekton trupin e saj, nje rini qe nqs del nga Shqiperia i futen 2 kembe ne nje kepuce dhe do s'do, do punoje dhe studioje per te arritur nje qellim te sakte ne jete.
    E verteta eshte qe shume prinder nuk dine si t'i mesojne femijet, qe ata te luftojne per me te miren ne jeten e tyre, ajo qe ndodh me shume prinder shqiptare, eshte qe ata i perkedhelin femijet pa cak, dhe kur ata rriten dhe duan akoma te perkedhelen prinderit jane te cuditur dhe pyesin vetveten: "Ku gabova, bera cdo gje per kete femije!" Pikerisht "Bera cdo gje." eshte gabimi. Prindi duhet ta mesoje femijen qe te beje dicka per veten e vet.
    Rinia e sotme eshte siperfaqesore, mendon vetem per anen fizike, c'te nxjerr sot, e c'te nxjerr neser. Nderkohe qe qellimi i nje te riu duhet te jete: "C'te punoj sot, e c'te punoj neser." Nuk mendoj se ky profesori do te ankohej per veshjen nese keta te rinj nuk do te dembeloseshin rrugeve dhe do t'i benin vetes nje vend ne shoqeri.
    Mos jini te ngushte, jeta eshte shume me teper se nje kerthize apo nje shale. Eshte pune, pune, pune. Po te kesh kohe per kerthizen dhe shalen, bravo te qofte.
    Manulaki
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 01-03-2005 mė 16:48
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  5. #5
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Ketu thjesht behet fjale per nje rini qe nuk di c'te beje, qe nuk kerkon me teper sesa dembelizmit, nje rini per te cilen puna eshte turp dhe te sorrollaturit eshte nder, nje rini qe nuk respekton trupin e saj, nje rini qe nqs del nga Shqiperia i futen 2 kembe ne nje kepuce dhe do s'do, do punoje dhe studioje per te arritur nje qellim te sakte ne jete.
    Keto i bazon nga c'fare ke degjuar dhe pare ne rinine Shqiptare apo ajo qe di?
    Sepse te gjithe kemi pare sa e shijojne jeten jo vetem rinia por dhe moshat e ndryshme. Dhe i lumte per zotin, ata ne Shqiperi kane ate gezim qe ne jashte vendit e kemi zili dhe qe vetem ne ndonje weekend apo 2-javeshi pushim e ndiejme. C'te keqe paska te dalesh shetitje mbasditeve, apo ne ndonje kafe ku paguan me pak se 1 mije lek ($1) me shoqerine???? Ahh te kisha mundesine dhe une kete do beja sahere qe te me jepej rasti.
    Puna eshte turp per rinine??? Ja te them c'fare di meqense s'kam shume kohe qe jam rikthyer nga Shqiperia. Dy kushuriret e mi moshe 21-22 vjec punojne. Kushurira tjeter 19 vjece ne universitetin po ashtu dhe pune. Kushurira tjeter 21 vjece punon. Kurse PO nje nga kushrirat nuk punon, por vazhdon shkollen e larte.Tani nga komshite e pallatit. Shoqa qe kam pas perballe deres, 22 vjece punon. Shoku po ne hyrje 23 vjec punon. Dy shoqe te tjera po tek hyrja nuk punojne por shkojne ne universitet me nota te shkelqyera, njera eshte 24 tjetra 19-20.
    C'fare pune bejne? Njeri ne ndertim, tjetri hidrolik po ne ndertim, kamarier, rrobaqepsi, floktore. Kurse kushurira qe eshte ne shkolle dhe ne pune, filloi punen kur une isha me pushime ne Shqiperi ne shkollen e saj. Gezimi i madh qe mori pune disa ore gjate javes. Prandaj nga ajo qe une di, puna nuk eshte turp per rinine Shqiptare.
    Neqoftese Shqiperia do ti ofronte rinise te njejtat mundesite qe marrin nga shtetet e botes dhe ata do ti fusnin 2 kembet ne nje kepuce per te studiuar e punuar.
    Nuk shoh asgje te keqe nga shetitjet dhe daljet qe ben rinia jone. Le te shijojne jeten sa te kene mundesi. Dhe as nuk eshte vetem Shqiperia qe ben shetitje te tilla por shummee shtete te tjera te Europes. Ehhh sa zili qe i kam.

  6. #6
    Une nuk po flas per rinine qe punon, por per ate rini qe nuk punon. Nese mendon se meqe punojne kusherinjte e tu, apo te mijte punon tere Shqiperia, e ke gabim.
    Tirana eshte nje pjese e vogel e realitetit shqiptar. Ka rrethina, ka periferi, ke fshatra ke qytete te tera ku papunesia eshte ne shkalle shume te larte dhe nga ana tjeter sheh te rinjte qe jane klubeve dhe mendimi qe te vjen ne koke eshte: "Ku i gjejne parate keta njerez?"
    Pastaj po ia shohim anen klubeve ketej nga jemi. Po te jesh 8 ore ne pune nuk te lejohet gjate orarit te punes te pish vere apo birre. Si mund te shkosh te punosh me nje mendje te shperqendruar?
    Une nuk jam as xheloze dhe as ndonje fanatike. Ajo qe po them eshte se realiteti eshte me tutje sesa fisi.
    Me behet qejfi qe te rinjte, si shembujt qe solle, te gezojne, te argetohen...por kur ky argetim ndodh ne kurriz te prinderve une them se eshte i gabuar.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Manulaki
    Profesori nuk ben fjale thjesht per veshje, per konseravtorizem apo liberalizem.
    Ketu thjesht behet fjale per nje rini qe nuk di c'te beje, qe nuk kerkon me teper sesa dembelizmit, nje rini per te cilen puna eshte turp dhe te sorrollaturit eshte nder, nje rini qe nuk respekton trupin e saj, nje rini qe nqs del nga Shqiperia i futen 2 kembe ne nje kepuce dhe do s'do, do punoje dhe studioje per te arritur nje qellim te sakte ne jete.
    E verteta eshte qe shume prinder nuk dine si t'i mesojne femijet, qe ata te luftojne per me te miren ne jeten e tyre, ajo qe ndodh me shume prinder shqiptare, eshte qe ata i perkedhelin femijet pa cak, dhe kur ata rriten dhe duan akoma te perkedhelen prinderit jane te cuditur dhe pyesin vetveten: "Ku gabova, bera cdo gje per kete femije!" Pikerisht "Bera cdo gje." eshte gabimi. Prindi duhet ta mesoje femijen qe te beje dicka per veten e vet.
    Rinia e sotme eshte siperfaqesore, mendon vetem per anen fizike, c'te nxjerr sot, e c'te nxjerr neser. Nderkohe qe qellimi i nje te riu duhet te jete: "C'te punoj sot, e c'te punoj neser." Nuk mendoj se ky profesori do te ankohej per veshjen nese keta te rinj nuk do te dembeloseshin rrugeve dhe do t'i benin vetes nje vend ne shoqeri.
    Mos jini te ngushte, jeta eshte shume me teper se nje kerthize apo nje shale. Eshte pune, pune, pune. Po te kesh kohe per kerthizen dhe shalen, bravo te qofte.
    Manulaki
    Dakort jam.

    Prfesori, pervec kritikave qe mund te duken te njeanshme, kryesisht ka theksuar problemin qe qendron midis brezave te jeter dhe patriarkale dhe brezit te ri, qe gjithashtu eshte sot nje brez tip 'tranzitor' midis koherave.
    Per me teper profesori me sa lexova ketu qorton qendrimin autoritar dhe posesiv qe ka qene dhe eshte tipike per Shqiperine, gje e cila eshet pergjithesisht dicka qeqortohet edhe ne perendim.

    Per sa i perket shembujve qe solli sOni per ata te rinjte qe bejne edhe shkollera edhe punera edhe argetim dhe cdo gje eshte 'happy ending', kjo nuk eshet tipike, pasi ne e dime qe shumica e te rinjve nuk e bejne ate lloj jete, pjeserisht pasi oportunitetet per pune jane te rralla ne Shqiperi; ama kafet e perditshme dhe te dalat e perditshme nuk jane te rralla , pra ka disonance ketu ....

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Kush po e degjeneron rininė shqiptare?
    Nga fisniku-student nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 09-08-2007, 05:24
  3. Porosia e Papes Benediktit XVI per Rinine
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 01:34
  4. Si e mendoni JU rinine e shekullit te ri?
    Nga gabriel nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:03
  5. Si ta ruajme shendetin dhe rinine.
    Nga dottore juxhin nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-01-2003, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •