O PERĖNDI, KU JE?
Studentėt orthodhoksė e patėn takimin e tyre tė parė nė universitet mė 15 tetor 2003. 100 studentėt u mblodhėn pėr tė dėgjuar e biseduar rreth librit Ēėshtje e Perėndisė. At Luka Veronis foli rreth kėtij libri, qė ėshtė shkruar nga prof.dr. Armand Nikoli, profesor i Universitetit tė famshėm tė Harvardit, nė SHBA. Ai jep njė lėndė mbi Zigmund Frojdin dhe CS Lewis, dy nga gjenitė mė tė mėdhenj tė shekullit tė shkuar, dhe krahason pikėpamjet e tyre pėr Perėndinė. Frojdi ėshtė pėrfaqėsuesi i qėndrimit ateist e materialist, ndėrsa CS Lewis pėrfaqėson ateistin e kthyer nė tė krishterė. Cila pikėpamje ofronpėrgjigje pėr pyetjet themelore tė jetės?
Filozofi i lashtė Sokrati, ka thėnė: Jeta qė nuk shqyrtohet, nuk ia vlen tė jetohet. Nė universitet, ju studentėt shqyrtoni ēdo aspekt tė jetės trupin e njeriut nė mjekėsi, universin e pafund dhe atomin mė tė vogėl nė fizikė, ekonominė, ligjin, sociologjinė e psikologjinė. Studentėt nėpėr universitete shqyrtojnė tė gjitha aspektet e jetės, pėrveē njėrit! Shpesh herė, nuk shpenzojnė aspak kohė pėr tė parė veten e tyre dhe pėr tė kuptuar thellėsitė e shpirtit tė tyre. Pėrse?
Sepse kemi frikė nga ajo qė dotė gjejmė atje? Njė jetė pa lumturie paqe. Njė jetė tė mbushur me paradokse tė ēuditshėm: me dhembje, zhgėnjim, ēoroditje, vuajtje dhe vdekje? Njė jetė pa kuptim?
Paskali ka thėnė: Nėse gjendja jonė do tė ishte me tė vėrtetė e lumtur, atėherė nuk do tė na duhej tė hiqnim vemėndjen nga mendimi pėr tė. Nuk do tė kishim frikė tė rrinim nė qetėsi dhe tė zbulonim thellėsitė e shpirtit tonė. Shekuj mė parė, shėn Agustini e kishte kuptuar mirė kur tha: Shpirti im nuk ka prehje, derisa tė prehet tek ti, o Zot.
Jeta nė vetvete, dhe vlerėsimi ynė pėr tė, varen shumė nga mėnyra se si ne e shohim botėn qė na rrethon. Cila ėshtė filozofia juaj pėr jetėn? Cila ėshtė mėnyra e jetesės suaj? A pėrputhet filozofia juaj me mėnyrėn tuaj tė jetesės?
Pėr shembull, a e pranoni ju botėkuptimin materialist pėr botėn, i cili thotė se bota u krijua si pasojė ngjarjesh tė rastėsishme? Kėtė do tė thoshte njė njeri materialist apoateist. Ata shpeshherė pėrpiqen ta mbajnė botėkuptimin e tyre nėn flamurin e shkencės, duke menduar se kjo i shton vlerat qėndrimit tė tyre. Ata pėrpiqen tė thonė se gjithēka nė botė evoluoi rastėsisht. Nuk ka logjikė apo arsye qė fshihen pas hollėsive tė vogla, komplekse apo tė ndėrlikuara tė botės, thonė ata. Dhe nėse do tė nxirrnin rezultatet logjike tė kėsaj pikėpamjeje, atėherė nė fund tė fundit, jeta nuk do tė kishte kuptim!
Nga ana tjetėr, ka nga ata qė besojnė se gjithė bukuria, dashuria dhe kompleksiteti i kėsaj bote ėshtė krijuar dhe udhėhequr nga njė Inteligjencė qė fshihet pas universit, njė Inteligjencė qė i jep urdhra tė sakta universit dhe kėshtu i jep jetės qėllim dhe kuptim!
Pėrpara secilit prej ju studentėve, qėndron rėndėsia e zgjedhjes sė botėkuptimit qė ju pranoni. Rėndėsia e kėtij vendimi shikohet nė faktin e ndihmės qė do ti japė secilit prej jush tė pėrcaktojė: mėnyrėn sesi kuptoni veten, mėnyrėn se si lidheni me tė tjerėt, mėnyrėn se si pėrballoni vėshtirėsitė e papritura tė jetės, dhe mėnyrėn se si kuptoni qėllimin dhe kuptimin e jetės.
Megjithatė, njė problem mbetet. Zgjedhja qė bėjnė njerėzit pėr tė mos menduar seriozisht pėr kėto ēėshtje nė jetėn e tyre. Megjithėse pasojat ndikojnė shumė nė pėrjetimin e jetės sė tashme, si dhe nė pėrcaktimin e ekzistencės sonė tė pėrjetshme, shumė njerėz zgjedhin ti injorojnė kėto ēėshtje tė thella. Prandaj, ata luhaten nė jetėn e tyre, duke marrė shpeshherė pozicione qė kundėrshtojnė njėri-tjetrin.
Pėr shembull, shumė prej nesh themi se besojmė tek Perėndia, dhe i lutemi atij nė kohė vėshtirėsish, ēoroditjesh apo veēanėrisht nė rast vdekjeje. Njė pjesė e jona dėshiron tė besojė, dhe shpreson tė gjejė rehati tek ndonjė lloj fuqie e madhe. Mėgjithatė, herė tė tjera nė jetėn tonė, ne jemi shumė tė zėnė pėr tu marrė me ēėshtje tė tilla serioze. Nė vend tė kėsaj, zgjedhim joshjen e botės dhe jetojmė njė jetė materialiste dhe egocentrike, njė jetė tė pėrqendruar vetėm nė dėshirat e botės qė na rrethon. Ne epranojmė mashtrimin e botės qėna rrethon dhe qė na thotė: Ha, pi dhe ji i lumtur!
Nė pjesėn mė tė madhe tė jetės sonė, pėrqendrohemi nė fitimin e pasurisė, kėnaqėsisė dhe pushtetit. Shpeshherė, lejojmė pasionet e fshehura thellė tė kontrollojnė jetėn tonė, dhe nuk duam askėnd, veēanėrisht ndonjė Qenie tė Lartė, tė ndėrhyjė nė rrugėn dhe nė jetėn tonė egocentrike. Ne besojmė tek Perėndia kur duam, ose mė mirė, kur ndjejmė se kemi nevojė. Por kėtė Perėndi, ne e mohojmė dhe e hedhim poshtė, kur ne mendojmė qė ai tė ndėrhyjė shumė nė jetėn tonė nė vendin qė ne nuk duam. Kjo skizofreni na ēon nė njė jetė tė pashėndetshme dhe jo tė lumtur. Dhe megjithatė, shumica e njerėzve zgjedhin kėtė lloj jete.
CS Lewis, shkrimtar i famshėm anglez dhe profesor i Universitetit tė Oksfordit, ka qenė atesit pėr tridhjetė vitet e para tė jetės sė tij. Ai ka pranuar se si ateist, ai nuk ka dashur qė Perėndia tė ekzistojė. Krenaria e paragjykimi i tmerrshėm qė kishte pėr Perėndinė, e mbanin larg nga kėrkimi i sinqertė dhe i ndershėm i sė vėrtetės. Ai donte ta linin vetėm dhe nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme e dinte se, po tė mohonte ekzistencėn e Autoritetit mė tė madh, atėherė do tė ishte ai autoriteti nė jetėn e vet. Ky ėshtė njė vetmashtrim pėr ateistėt, dhe pėr ata qė besojnė tek shekullarizmi.
CS Lewis pranoi, se vetėm kurvendosi tė hapė mendjen, dhe paparagjykime shqyrtoi tė dhėnat, krenaria e tij u zvogėlua e lejoi Ndėrhyrėsin e Madh, siē e quante ai Perėndinė, tė hynte nė jetėn e tij.
Si ėshtė e mundur tė besosh, se nė pafundėsinė e universit, nė rregullin dhe kompleksitetin e tij, nuk ka njė inteligjencė qė fshihet pas? Sa ėshtė mundėsia qė gjithė kjo bukuri dhe gjithė ky krijim tė ndodhte thjesht nga rastėsia? Probabiliteti matematik i kėtij qėndrimi ėshtė nė mėnyrė absurde shumė ivogėl. Dhe disa pėrpiqen ta quajnė shkencė!
Duhet ti hapim sytė e tė shohim shenjat e shumta, tė cilat na tregojnė Krijuesin. Shikoni qiellin gjithė yje, dhe universin e pabesueshėm, dhe pyesni veten, a ėshtė e mundur qė kjo gjithėsi kaq e ndėrlikuar tė vinte nė ekzistencė thjesht nga rastėsia? Shkoni brenda ēdo qenieje njerėzore dhe shikoni mėnyrėn e pėrsosur si u krijuam. Dhe nuk flasim vetėm pėr trupin e ndėrlikuar njerėzor, por shikoni edhe ligjin moral brenda nesh, njė ligj moral qė ėshtė kryesisht njėlloj nė tė gjitha kulturat. A nuk ėshtė kjo, njė shenjė treguese pėr Inteligjencėn e madhe qė na ka krijuar nė mėnyrė kaq tė pėrsosur?
Pėrsėri ju pyes: Cili ėshtė botėkuptimi juaj, dhe si ndikon ai nė jetėn tuaj? Pėr shumicėn e njerėzve,qėllimet mė tė mėdha dhe mė tė zakonshme janė gjetja e lumturisė, pėrjetimi i kėnaqėsisė, zhvillimi i marrėdhėnieve me dashuri, dhe zbulimi i qėllimit mė tė lartė nė jetė.
Pėr shembull, ēfarė mund tė na sjellė lumturi tė pėrjetshme dhe tė qėndrueshme? Shumė filozofė arritėn nė pėrfundimin, se lumturia ėshtė njė qėllim i rremė qė askush nuk e arrin. Frojd thotė se lumturia vjen vetėm nga kėnaqėsia dhe pėrmbushja e dėshirave tė instiktit, por ai pėrfundon: Ndjehem i prirur tė them, se qėllimi qė njeriu tė jetė i lumtur, nuk pėrfshihet nė planin e krijimit. Sa pikėpamje pesimiste, pikėpamje, e cila ėshtė pėrfundimi i rėndomtė pėr shumė nga filozofėt ateistė.
Nga ana tjetėr, CS Lewis thotė, se lumturia mė e madhe ėshtė kur, lirisht dhe me vullnetin tonė, jemi tė bashkuar me Perėndinė dhe men jėri-tjetrin nė ekstazėn e dashurisė dhe ėndjes.
Kjo lumturi qė zgjat, vjen si pasojė e pėrmbushjes sė qėllimit kryesor tė jetės, i cili ėshtė vendosja e njė marrėdhėnie me Personin qė na vuri kėtu nė tokė, me Krijuesin tonė. Derisa tė vendoset ajo marrėdhėnie, tė gjitha pėrpjekjet tona pėr tė fituar lumturi, qofshin nėpėrmjet famės, parave, pushtetit, seksit, gjithmonė do tė dėshtojė, dhe asnjėherė nuk do tė kėnaqė dėshirėn e madhe dhe mosprehjen qė kemi brenda nesh... Perėndia e projektoi makinėn njerėzore pėr tė shkuar drejt Tij. Perėndia nuk mund tė na japė lumturi dhe paqe larg Vetes sė tij.
Pse vendet mė tė pasura nė botė kanė pėrqindjen mė tė lartė tė vetvrasjeve e depresionit? Tė pasurit dhe tė famshmit qė shohim nėtelevizor, shpesh janė njerėzit mė tė ēoroditur, qė rendin pas kėnaqėsive jetėshkurtra dhe mashtruese.
Njė tjetėr ēėshtje, njė nga argumentet mė tė mėdha kundėr Perėndisė ėshtė se, nė vend tė kėnaqėsisė, bota ėshtė plot me dhembje, vuajtje dhe ligėsi. Si mundet njė Krijues i gjithėdashur, e qė na do tė mirėn, tė lejojė qė qeniet njerėzore tė vuajnė gjatė gjithė shekujve?
CS Lewis thotė: Kjo dilemė i ka bėrė njerėzit tė thonė ose Perėndia nuk ekziston, ose Ai nuk i ka gjėrat nėn kontroll, ose Ai nuk do tia dijė. Gjithsesi, secila prej kėtyre pėrgjigjeve ėshtė njė akuzė e tmerrshme kundėr besimit! Pra, si e justifikojmė faktin qė njė Qenie e Gjithpushtetshme qė na do, lejon qė ne tė vuajmė?
Ndoshta, mund ta kuptojmė pak mė mirė nėse e mendojmė Perėndinė si njė kirurg tė mirė. Kirurgu ėshtė mė i mirė dhe mė i ndėrgjegjshėm, kur vazhdon tė presė sa mė shumė me bisturi, pa u zmbrapsur para tė bėrtiturave tona. Sepse nėse po tė mbaronte pa u kryer operacioni, gjithė dhembja deri nė atė ēast do tė ishte e kotė. Duhet ta shohim tė gjithė pikturėn, dhe jo njė copėz tė saj.
Sigurisht, vuajtja nuk ėshtė e mirė nė vetvete. E mira qė ndodhet nė pėrvojėn e dhimbshme, ėshtė pėr atė qė vuan nė nėnshtrimin e tij ndaj vullnetit tė Perėndisė, dhe pėr spektatorėt rreth e rrotull nė dhembshurinė qė kanė dhe nė veprat e mėshirės qė ata bėjnė si pasojė e kėsaj. Perėndia nuk e prodhon dhembjen, por Ai e pėrdor atė pėr tė prodhuar tė mirėn. Shumė njerėz nuk e njohin Perėndinė derisa pėrballojnė dhembje e rreziqe tė mėdha. Perėndia na pėshpėrit nė kėnaqėsitė tona, na flet nė ndėrgjegjen tonė, por bėrtet nė dhembjen tonė!
Shikoni njė problem tjetėr, i cili ėshtė problemi mė i madh dhe kulmor i jetės, vetė vdekja. I vetmi fakt i sigurtė pėr ēdo njeri nė botė ėshtė se njė ditė do tė vdesė. Asnjė materialist apo ateist nuk ka njė pėrgjigje tė mjaftueshme pėr kėtė realitet. Nėse jeta ėshtė vetėm ekzistenca 70 apo 80-vjeēare dhe pastaj pėrfundojmė nėn dhé, pėr tu ngrėnė nga krimbat, sa ekzistencė e pakuptimtė e pėr tė ardhur keq qė kemi.
Problemi i vdekjes ndeshet nė ēdo filozofi, dhe megjithatė, asnjė filozof nuk ka dhėnė njė pėrgjigje tė pranueshme. CS Lewis ka shpjeguar: Kemi tri mundėsi zgjedhjeje me vdekjen ta dėshirojmė, ta kemi frikė, ose ta injorojmė. Alternativa e tretė, e cila ėshtė ajo qė bota moderne e quan tė shėndetshme, sigurisht ėshtė mė e vėshtira dhe mė e dyshimta nga tė gjitha.
Psalmisti thotė: Mėsona tė numėrojmė drejt ditėt tona, qė tė fitojmė njė zemėr urtėsie. (Ps 90:12) Njė nga qėllimet e jetės sė krishterė ėshtė pikėrisht tė mbajmė gjithnjė gjallė dėshirėn pėr atdheun tonė tė vėrtetė, tė cilin nuk do ta gjejmė deri pas vdekjes. Nuk duhet tė lejojmė kurrė qė kjo dėshirė tė harrohet apo shtrembėrohet. Duhet ta bėjmė qėllim kryesor tė jetės synimin pėr atdheun tjetėr, dhe tė ndihmojmė edhe tė tjerėt pėr kėtė.
Tė krishterėt mund ta shikojnė frikėn mė tė madhe njerėzore nė sy, vetė vdekjen, dhe tė qeshin. O vdekje, ku ėshtė fitorja jote? O ferr, ku ėshtė thumbi yt? Krishti u ngjall sė vdekuri, me vdekje vdekjen shkeli, edhe tė varrosurve jetėn u fali! Ky ėshtė themeli i besimit tė krishterė, dhe siguria e ngushėllimi mė i madh pėr tė gjithė besimtarėt. Dhe pasi tė jemi ēliruar nga kjo frikė, jemi tė lirė tė jetojmė edhe jetėn tonė plotėsisht, njė jetė plot lumturi, gėzim, paqe dhe kuptim.
* * *
Pėrgjigjja ndaj ēėshtjes sė Perėndisė gjen zbatime tė thella nė jetėn tonė kėtu mbi tokė. Ia detyrojmė vetes shqyrtimin e tė dhėnave pėr kėtė. Mund ta injorojmė, por nuk mund ti dredhojmė kurrė pranisė sė Perėndisė. Bota ėshtė e mbushur plot me Tė. Ai ecėn kudo, pa u vėnė re. Pėrpjekja e vėrtetė ėshtė tė mos harrojmė tė kujdesemi pėr kėtė. Nė fakt, tė zgjohemi. Edhe mė tej, tė mbetemi zgjuar.
Shpresoj qė ky vit shkollor do jetė njė vit i veēantė pėr gjithė studentėt! Shpresoj qė do tė gjeni kohė pėr tė shqyrtuar, kėrkuar, pėr tė hapur sytė ndaj realitetit rrethues!
Perėndia po troket nė dyert e shpirtrave tanė. Por shpeshhere, trokitja e tij ėshtė e qetė, trokitje e thjeshtė. Ata qė i stėrvisin veshėt pėr tė dėgjuar, do tė dėgjojnė zėrin mė tė ėmbėl, mė tė bukur dhe mėtė dashur, zėrin qė u kėrkon tė hyjė tek ata. Hape derėn, dhe fillo pėrjetimin e gėzimit mė tė madh tė jetės!
At Luka Veronis
Krijoni Kontakt