Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Hulumtim: Perëndimi i egër i Kosovës

    E mora tek :
    http://www.iwpr.net/index.pl?archive..._542_1_alb.txt

    Ligji i egër mbretëron në një pjesë të Kosovës ku drejtësia nuk përfillet.

    Nga Jeta Xharra, Muhamet Hajrullahu dhe Arben Salihu

    Ramiz Muriqi, një burrë i gjatë në të pesëdhjetat, duket i friguar dhe i izoluar në banesën e tij në Pejë, rreth 80 kilometra në perëndim të kryeqytetit kosovar Prishtinës.

    “Jam lodhur duke u kujdesur për vetveten time, duke u merakosur se unë kam radhën për tu vrarë,” thotë Muriqi, i cili mbanë pranë vetes dy celularë, një pistoletë automatike dhe dy magazina shtesë të varura në brez.

    Peja – e njohur për serbë si Pec – është një qytet i madh në fushën e Dukagjinit në perëndim të Kosovës. Në këtë rajon, ligji dhe rendi nuk funksionojnë dhe shkëmbimet me armë janë bërë përditshmëri e zakonshme.

    Akte të dhunës shkaktohen për qëllime të ndryshme, duke filluar qe nga rivaliteti i krijuar nga konfliktet politike në Kosovë, deri në krimin e organizuar dhe mosvarrëveshjet rreth biznesit, si dhe gjakëmarrje të ndryshme. Është vështirë ndonjëherë të qëllohet se ku ka fillimin dhe ku mbarimin ndonjë konflikt, por gjendja e përgjithshme është se këtu mbizotëron një kulturë krimi që mban peng gjithë shoqërinë.

    Kosova megjithate ka mjaft zyrtarë policorë, si Shërbimi Policor i Kosovës dhe ndërkombëtarët. Por asnjëra forcë nuk ka arritur të ndalë dhunën. Paaftësia për të zbuluar disa raste të vrasjeve të fundit lënë përshtypjen se vrasësit mund të veprojnë jashtë ligjit.

    Kjo dërgon një mesazh të keq: derisa numri i familjeve të viktimave të vrasjeve është në rritje, shumë fillojnë të besojnë se drejtësia do të arritet vetëm atëherë kur ata vet do të zgjidhin gjërat.

    E KALUARA E LUFTËS

    Prapavija e situatës së Ramiz Muriqit është indikacion i shkallës së problemit në këtë pjesë të Kosovës, dhe gjithashtu tregon se si politika e luftës gërshetohet me biznese të dyshmita dhe një traditë të gjakmarrjeve të pamëshirshme klanore.

    Kur IWPR intervistojë ate, Muriqi vetëm sa ishte kthyer nga varrimi i shokut të tij Sadik Muriqit, i cili ishte plagosur në qendër të Pejës me 2 shkurt, për të vdekur nga plagët më vonë.

    Muriqi është i kujdesshëm rreth paraqitjeve të tij në publik, duke lëvizur në veturë të blinduar e cila sipas tij kishte qenë pronë e kryetarit të ndjerë të Bosnës Alija Izetbegovic.

    Pistoleta e dytë është e varur në dhomën e ditës, derisa djali i tij 13 vjeçar tregon me krenari një snajper. Të gjitha këto japin një përshtypje të një shtëpie nën rrethim.

    Muriqi thotë se ai kishte qenë shënjestëR e tri tentimvrasjeve, të cilat ai thotë janë pjesë e fushatës së hakmarrjes kundër dëshmitarëve të cilët dëshmuan në gjykimin e njohur i cili mbaroj në dhjetor të vitit 2002.

    Në gjykimin e udhëhequr nga ndërkombëtarët në Prishtinë, pesë ish anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, forca guerile kryesore shqiptare e cila luftoj kundër serbëve, u dënuan për kidnapim, keqtrajtim dhe vrasje të katër anëtarëve të një grupi më të vogël rival shqiptarë, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, FARK, gjatë qershorit të vitit 1999 në periudhën e mbarimit të konfliktit.

    Në “Grupin e Dukagjinit,” siç morrën emrin të dënuarit, ishin Ramush Ahmetaj, Idriz Balaj, Ahmet Elshani, Bekim Zekaj, dhe Daut Haradinaj – ky i fundit vëllau i Ramush Haradinajt, komandant zone i UÇK-së gjatë konfliktit, i cili u zgjodh kryeministër i Kosovës në dhjetor të vitit 2004. Ata u dënuan me tri deri 15 vjet burg.

    Dëshmitarët e prokurorisë në këtë gjykim përfshinë Ramiz Muriqin, kushëririn e tij Vesel, Sadik Musaj në varrimin e të cilit ai ishte prezent, komandantin e FARK-ut Tahir Zemajn, dhe ish anëtarin e UÇK-së Ilir Selimaj.

    Nga këta dëshmitarë, të gjithë përpos Ramiz dhe Vesel Muriqit janë vrarë.

    Ramizi pohon se pesë anëtarët e burgosur të ish UÇK-së janë duke u hakmarrë në mënyrë sistematike.

    “Të gjithë dëshmitarët e rastit të Dukagjinit janë duke u vrarë,” thotë Ramizi. “Tani të vetmit të mbetur gjallë jam unë dhe kusheriri im Veseli.”

    Vesel Muriqi, i cili u kidnapua së bashku me katër anëtarët e FARK-ut, arriti të ikë nga vendngjarja, dhe prej kur dëshmoj në gjykim, ai është larguar nga Kosova.

    Pas dëshmisë, Muriqi është vendosur në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve nga administrata ndërkombëtare e Kosovës, UNMIK. Por ai thotë se hoqi dorë nga mbrojta pasi që “u mërzita nga ushtarët të cilët më përcjellnin tërë kohën, dhe se nuk kisha jetë private.”

    DËSHMITARËT NË SHËNJESTËR

    Ka dëshmi të besueshme se kjo seri e vrasjeve – pesë nëse përfshihen dy policët që hetonin këtë rast – është e lidhur me dënimet e “grupit të Dukagjinit”. Por posaçërisht në situatë të tanishme, vështirë se do të gjinden fakte për të mbështetur pohimet se shokë të të burgosurve janë të përfshirë në vrasjen e dëshmitarëve.

    E sigurtë është se edhepse krimet për të cilat ky grup u dënua ishin të tmerrshme – dhe kryer kundër shqiptarëve e jo ushtrisë serbe – gjykimi u ballafaqua me një reagim armiqësor nga shumë në Kosovë, ku ushtarët nga UÇK-ja ende konsiderohen si hero lufte. Dëshmitarët e prokurorisë rregullisht u akuzuan si tradhtarë nga mbështetësit e kësaj force paramilitare tani të çarmatosur.

    Një raport i drejtave të njeriut nga Zyra Amerikane – apo misioni diplomatik – në Kosovë I publikuar në shkurt të vitit të kaluar ndërlidhi vrasjen e Tahir Zemës dhe gjykimin në të cilën ai kishte qenë dëshmitarë kryesor.

    Zemaj – ish oficier i armatës jugosllave në të kaluarën – ishte udhëheqës i FARK-ut, e cila u krijua para konfliktit nga qeveria e Kosovës në ekzil, të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, i cili tani mbanë postin e presidentit të Kosovës.

    Me djalin e tij Enisin dhe nipin Hasanin, Zemaj – 53 vjeçar – vdiq nga të shtënat në Pejë me 4 janar, 2003.

    FARK mbajti lidhje të ngushta me Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK, të udhëhequr nga Rugova, dhe ish anëtarët si Ramiz Muriqi ende mbështesin këtë parti. Vajza e tij punon si truproje e president Rugovës. Kur IWPR e intervistoj ate, ai ende mbante këmishën e kaltërt të FARK-ut të cilën e mbajti edhe gjatë varrimit të Musajt në nderë të kujtimit të Tahir Zemës.

    Raporti i drejtave të njeriut nga Zyra Amerikane gjithashtu ndërlidhi vrasjen e Ilir Selimajt në vitin 2002 me këtë gjykim. Dëshmia e Selimajt për prokurorinë kishte vlerë të posaçme, pasi ai kishte qenë në anën e të akuzuarve në kohën e krimit. Ai isht anëtarë i njësitit të UÇK-së të Dukagjinit të udhëhequr nga Daut Haradinaj, dhe dëshmoj para gjyqit se ai kishte qenë prezent kur katër viktimat ishin vrarë, por ai u lirua këmbim me dëshmi.

    Me 14 prill, 2003, ai dhe halla i tij Feride Selimaj ishin qëlluar për vjekje në një pritë në fshatin Nabërgjan (gjithashtu të njohur si Pobrdje), afër Pejës.

    Rapori i njejtë theksoj edhe vrasjen e dy anëtarëve të SHPK-së të cilët ishin duke hetuar vrasjen e Zemës.

    Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj nga Njësiti i Pejës për Krime Serioze u qëlluan për vdekje me 24 nëntor, 2003 derisa ishin duke vozitur për në shtëpi. Gjatë luftës, të dy kishin shërbyer nën komandën e Zemës si anëtarë të FARK-ut.

    Policia e UNMIK-ut krijojë një forcë speciale në vitin 2002 për të hetuar vrasjet e lidhura me këtë gjykim. Nuk arriti ndonjë përparim, dhe u shpërnda – duke mos arritur as edhe një arrest.

    Policia e UNMIK-ut konfirmoj se fletëarrestet ishin lëshuar në rastet e Zemës dhe Selimaj, por të dyshuarit ende gjinden në arrati. Polica thotë se dy rastet, së bashku me vrasjet e dy policëve të SHPK-së, janë ende nën hetime.

    ARMIQËSIA DHE POLITIKA

    Në konferencë për shtyp me 2 shkurt të këtij viti, zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut Neeraj Singh konfirmoj se viktima e vrasjes së fundit, Sadik Musaj, gjithashtu kishte qenë dëshmitarë në gjykimin e grupit të Dukagjinit, dhe se një person ishte arrestuar.

    SHPK-ja konfirmoj për IWPR-në se i dyshuari kryesor për vrasjen e Musaj ende ishte në arrati, dhe se ishte kusheri i njërit nga “grupi i Dukagjinit.”

    “Policia ka kapur një person deri më tani,” tha Singh, duke shtuar “në këtë moment ne nuk kemi indikacione për motive të mundshme të vrasjes.”

    Familja e Musajt janë të bindur rreth arsyes – ata thonë se kjo ishte vrasja e fundit në gjakmarrjen e gjatë në mes tyre dhe klanit të Haradinajt. Ata theksojnë se kjo armiqësi daton nga viti 1999, kur Daut Haradinaj morri pjesë në keqtrajtimin dhe vrasjen e Sinan Musajt, vëllaut të Sadikut.

    Dënimi i Haradinajt në vitin 2002 nuk zgjodhi problemin për asnjërën palë.

    E veja e Sadik Musës, e cila është shtatzënë, kujton një incident në korrik të vitit 2002, në të cilën anëtarët dhe mbështetësit e klanit të Haradinajt erdhën në shtëpinë e Sadik Musës në një mëngjes.

    “Ata erdhën në shtëpinë tonë për të shkaktuar probleme,” thotë ajo. Është e paqartë se çka ndodhi më tëj, por policia e UNMIK-ut thotë se kishte patur “konflikt të armatosur” në të cilën Ramush dhe Daut Haradinaj ishin plagosur.

    Ramush Haradinaj u dërgua në spitalin e ushtrisë amerikane në Gjermani për trajtim mjekësor.

    Pas kthimit nga Gjermania, ai lëshoj një deklaratë për paqe për familjen Musajt duke u deklaruar për të përditshmen kosovare Zëri me 19 korrik, 2000, se “Unë mund të garantoj se askush nga ana ime nuk do të hakmirret apo të marrë veprime tjera ndaj tyre.”

    Vrasja e anëtarit të familjes Musa vjen në kohë të vështirë për Ramush Haradinajn, tre muaj pasi ai i zgjodh kryeministër i Kosovës. Ai fitoj postin pas koalicionit në mes partisë së tij, Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, AAK, dhe LDK-së.

    Ramush Haradinaj thotë se në asnjë mënyrë nuk është involvuar në vrasjen e Sadik Musës. “Kam pasur probleme me atë familje më parë, por as unë as vëllau im [Dauti] nuk do të përfitonim nga kjo vrasje,” Haradinaj u deklarua për IWPR në një intervistë me 10 shkurt.

    Haradinaj pohon se vëllau i tij ende gjindej në burg dhe se nuk do të dëshironte zgjatjen e burgimit të tij.

    Haradinaj jep një shpjegim tjetër për këtë krim, duke thënë se sigurisht ishte i lidhur me mafinë apo biznesë të tjera ilegale.

    “Duke ditur se kush ishte Musaj dhe faktin se ai kishte qenë në biznes me vrasësin e tij, nuk do të çuditesha nëse vrasja do të ndërlidhej me bizneset e tyre në Pejë,” thotë Haradinaj. “Është përgjegjësi e policisë për të hetuar dhe konfirmuar motivet.”

    Në klanin Musaj, vëllezërit e viktimës thonë se dëshironin të shihnin vrasësin prapa grilave. Por pak presin që policia të bëjë ndonjë arrest, dhe presioni po rritet për familjen të ndërmarrë masa për të mbajtur respektin.

    Ilir Balaj, vëllau i të cilit ishte një nga anëtarët e FARK-ut të vrarë nga grupi i Dukagjinit, thotë se kjo çështje kërkon vemendje të posaçme. Në familjen e Musës, ai shpjegon, “Përgjegjësinë për të bërë diçka e kanë anëtarët e ngushtë të familjes.”

    Të friguar nga ndonjë sulm hakmarrës, familja e të dyshuarit për vrasje kanë lëshuar banesën e tyre në qendër të Pejës. Por tregimi i tyre është krejt tjetër – kjo vrasje nuk kishte të bënte me gjykimin e Dukagjinit, dhe se ishte rast i thjeshtë i vetëmbrojtjes.

    IWPR-ja gjeti vëllaun e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Musajt, i cili tha, “Vëllau im ka qëlluar për vdekje Sadik Musën, por ai kishtë bërë këtë në vetëmbrojtje pasi truproja e Musajt kishtë shtënë i pari kur Musaj dhe vëllau im filluan të grinden.”

    Ky njeri, i cili kërkoj të mbetet anonim sepse ndihej në rrezik, mohoj akuzat se kjo ishte një vrasje e aranzhuar nga “grupi i Dukagjinit.”

    “Nëse kjo ishte një vrasje e planifikuar dhe vëllau im ishte paguar për këtë, do të ishte qesharake të kryhej vrasja në mes të ditës, në vendin përplotë njerëz ku të gjithë mund të shihnin këtë akt,” ai tha.

    Familja e të dyshuarit janë për pajtim me klanin Musaj, të cilëve dëshirojnë t’ua falin “borxhin e gjakut.” Sipas ligjit mesjetar të zakoneve të shkruara në Kanunin e Lekë Dukagjinit, hakmarrja duhet të jetë ekuivalente përpos në rastet kur familja e viktimës pranon ndonjë marrëveshje paqësore.

    Njerëzit në Pejë kanë njohur Sadik Musën, dhe jo të gjithë janë të pikëlluar me vrasjen e tij.

    Një burim i SHPK-së nga Peja, i cili kërkoj të mbetet anonim, i tha IWPR-së, “Nuk mund të gjeni shumë njerëz të cilët vajtojnë vrasjen e Sadik Musës. I gjithë qyteti e ka njohur si njeri problematik.” Një burim policor në Prishtinë ndau të njejtin mendim.

    Derisa disa të intervistuar pohuan se Musaj kishte reputacion për sjellje të dhunshme, Nekibe Kelmendi, anëtare e LDK-së në Kuvendin e Kosovës e cila e kishte njohur ate, thotë, “Sadiku mund të jipte përshtypjen se ai ishte njeri i rrezikshëm, por ai ishte shumë i sjellshëm.”

    KULTURË GANGSTERËSH

    Çfarëdo që të jetë e vërteta rreth Sadik Musës, gangsterizmi është profesion mjaft i zakontë në këtë pjesë të Kosovës.

    Vrasjet e shumta dhe aktet e tjera të dhunshme të kryera në rajonin e Pejës ilustrojnë shtrirjen e krimit të organizuar këtu si dhe faktin se rajoni është përplotë armë vdekjepruese.

    “Peja gjindet afër kufirit malazez dhe shqiptar, prandaj rajoni është qendër e kontrabandimit të armëve, drogës, cigareve dhe gjërave tjera,” thotë Ali Berisha, doktor në spitalin e Pejës i cili gjithashtu udhëheq degën e AAK-së në qytet.

    Përpos faktit gjeografik, mungesa e mundësive të zakonshme ekonomike shtyen njerëzit në kontrabandim. Në rajonin e Pejës ka pak aktivitet bujqësor dhe përpos birrarisë së vogël të rajonit nuk ekzistojnë industri të tjera të cilat do të punësonin këta njerëz.

    Një burim i SHPK-së i cili dëshiroj të mbetet anonim shpjegoj se si territori ishte i ndarë në mes të klaneve të ndryshme, dhe çdo klan kishte rajonin e tyre të operimit. Përplasjet ndodhnin nëse klani kalon përtej kufirit, apo ndonjëherë kur armiqësitë në mes të dy grupeve shpërthejnë në konflikt të hapur.

    “Ekziston ndarje e çartë në mes Pejës dhe Deçanit, dhë këto banda sigurohen se secili operon në territor të caktuar çartë ku dinë se nuk do të bezdisen nga të tjerët,” thotë ky burim.

    Cigaret janë artikulli kryesor për kontrabanduesit në Pejë. Në një konfiskim rishtazi, një njësi ushtarake italiane me baze në Pejë në janar gjeti tri tonë të cigareve të fshehura brend një kamioni.

    Grupet e bandave janë të involvuara në reketim si dhe kontrabandim.

    IWPR bisedoj me udhëheqës të bashkësive në Pejë dhe përreth, dhe ndëgjuan raste ku gangsterët lokal merrnin me forcë të holla nga bizneset, dhe një plan ku ata marrin në posedim apartamente të cilat shqiptarët kanë blerë nga serbët e larguar, duke kërkuar të holla për të lëshuar apartamentin.

    Një udhëheqës i bashkësisë tregoj se si biznismenët lokal duhej të paguanin 20,000 euro dy vjetë më parë pasi djali i tij u kidnapua, “Natyrisht, rasti nuk u raportua ngase biznismenët ishin të interesuar të mbanin gjërat në qetësi për të mos bezdisur kidnapuesit, në mënyrë që të kthenin djalin e tij.”

    Ramush Haradinaj thotë se krimi i organizuar ishte problem serioz. “E gjithë Peja dinë se këto banda po merrnin të holla nga bizneset dhe ishin duke fituar në mënyre të ndryshme ilegale duke i kërcënuar bizneset dhe njërëzit tjerë të pasur në rajon,” thotë ai .

    Edhe biznismen shumë të njohur mund të jenë cak i sulmeve. Në nëntor, Ekrem Lluka, biznismen lokal me biznes në cigare dhe sigurim ishtë qëlluar dhe plagosur në rajonin e Pejës.

    Kalimtarët gjithashtu mund të bien viktimë.

    Në vrasjen e gushtit 2003, e cila tronditi gjithë Pejën, tre persona – përfshirë dy vajza të moshës 11 dhe 14 vje[are – pësuan kur sulmuesit qëlluan me plumba një mercedes dhe dyqan afër tij në mes të ditës.

    Askush nuk u arrestua, dhe nuk është e çartë se kush ishin vrasësit. Vendorët thjeshtë thonë se sulmi kishte të bënte me rivalitetet e biznismenëve.

    Një javë më vonë, një njeri pësoj dhe dy të tjerë u plagosën kur vetura e tyre u qëllua me armë në fshatin Jabllanica e Vogël, afër Pejës. Ky incident besohej të ishte grindje e thjeshtë në mes klaneve.

    Konflikte të tilla famljare janë burim tjetër i dhunës. Me 9 shkurt të këtij viti, një person me emër Asllan Zenelaj u plagos në Deçan në mes të ditës, dhe SHPK thotë se kjo sigurisht ishte rezultat i gjakmarrjes.

    ARMËT NË DISPOZICION TË GJËRË

    Autoritetet fajësojnë pjesërisht armëbajtjet e shumta si shkaktarë të numrit të madh të vrasjeve.

    Guiseppe Iacoviello, i cili udhëheqë ekipin hetues me forcat e Karabinierit në Pejë, thotë se gjetja e cigareve të kontrabanduara ishte bërë derisa njësiti i tij ishte në kërkim të armëve.

    “Në zbulojmë shumë gjëra të kontrabanduara çdo ditë derisa jemi në kërkim të armëve,” thotë Iacoviello.

    Karabinierët thonë se ata kanë zbuluar më shumë armë ilegale gjatë dy muajve të kaluar se sa në gjithë vitin 2004. Zbulimet përfshinin dy armë anti-tenk dhe mjete tjera si radiolidhje, uniforma të zeza ushtarake, targa regjistrimi dhe të holla.

    Sandro Ottaviani, një ushtar i përfshirë në këtë operacion, thotë se italianët prisnin të gjenin edhe më shumë armë gjatë muajve të ardhshëm, “Numri sigurisht do të rritet kur bora të shkrihet.”

    Përdersia disa armë në qarkullim mund të jenë lënë nga koha e luftës, Iacoviello thotë, “Nuk ka dyshim se një numër i konsiderueshëm i armëve të gjetura janë blerë rishtazi.”

    POLICIA AKUZOHET PËR ÇASJE NEGLIZHENTE

    Shumë vendas të Pejës besojnë se numri i vrasjeve dhe krimeve të tjera do të ishte shumë më i ulët nëse policia do të bënte punë më të mirë dhe arrestojë bile disa nga përgjegjësit për sulme të dhunshme.

    Të intervistuarit kosovarë, përshirë një avokat dhe doktor, pohuan se ekzistonte një besim i ulët se SHPK-ja apo policia e UNMIK-ut mund të kryenin detyrat e tyre.

    Policia vendore dhe ndërkombëtare përgjigjen se është vështirë të arrihen rezultate kur popullata ndërton një murë të heshtjes në vend të ndihmës në identifikimin e të dyshuarve.

    “Njerëzit duhet të kenë arsyet e tyre se pse nuk flasin me ne, por unë nuk e di se cilat janë ato,” thotë Thomas Dyle, drejtor i Njësitit për Krime Serioze të UNMIK-ut.

    Zëdhënësi i SHPK-së Refki Morina i tha IWPR-së se pas vrasjes së policëve Tolaj dhe Haklaj në vitin 2003, vendorët ishin parë duke ndihmuar sulmuesit për të ndezur makinën me të cilën ata u larguan nga ngjarja.

    Përpos frikës, një arsye tjetër pse njerëzit nuk vijnë në ndihmë është se ata mendojnë se policia është e pafuqishme për tu marrë me banda të sofistikuara.

    “Pse të rrezikoj jetën time për të ndihmuar policinë në zgjidhjen e krimeve të kryera në mes grupeve të njerëzve të cilët janë pasuruar nga bizneset e tyre të paligjshme?” pyet një dëshmitar në një shkëmbim zjarri e cila ndodhi në Pejë në gusht të vitit 2003. “Me armë të dobëta dhe tre muaj trajnim, policia yne [SHPK] vetëm ikin për të shpëtuar jetën e tyre kur ka ndonjë krim serioz në sektorin e tyre.”

    Disa shkojnë edhe më tutje duke sugjeruar se në raste të vrasjeve të FARK-ut, aleancat e vjetra politika luajnë rol në veprimet e policisë.

    Ramuz Muriqi pohon se dëshmitë e mbledhura nga vendngjarja e tentim vrasjes kundër tij në shtator 2003 ishin “humbur” nga policia.

    “Kalashnikovi me të cilin unë jam qëlluar është gjetur në vendngjarje, por kur unë kërkova të shoh dokumentet mbi rastin, arma ishte humbur dhe dokumentet e mia nuk gjindeshin askund,” thotë Muriqi. “Ekzistojnë frakcione të ndryshme në SHPK, të cilat mbështesin këtë apo atë anë, dhe kurrrë nuk mund të jeshë i sigurtë se me kend je duke folur.”

    Karabinierët në Pejë llogariten si force ushtarake dhe prandaj janë pjese e forcës së Kosovës, KFOR, e jo policisë së UNMIK-ut.

    Iocaviello konfirmoj se ata nuk dëshironin të merrnin rolin e policisë lokale. “Është jashtë mandatit tonë të mirremi me krime përpos nëse ato rrezikojnë njësitë e KFOR-it që operojnë në terren.,” thotë ai, duke shtuar se kërkimet e armëve ishin bërë për shkak të rrezikut se armët e kontrabanduara mund të përdoreshin kundër trupave ndërkombëtare.

    Ali Berisha nga AAK-ja ishte kritikë ndaj qëndrimit të italianëve. “KFOR-i italian nuk dëshiron të involvohet,” thotë ai. “Kur autoritetet e KFOR-it italian u lutën të ofronin ndihmën e tyre rreth disa rasteve, vendorët shpesh kanë marrur përgjigje se autoritetet mund të bënin pak nëse klanet dëshironin të vritnin njëri tjetrin.”

    Berisha përfundoj, “Në praktikë, duket se çasja më e zakonshme e policisë dhe KFOR-it ishte mosinterevenimi, në shpresë se grupet do të vrisnin njëra tjetrën deri në mbarim.”

    Një nënpunës civil i KFOR-it përgjegjës për marrëdhënie në mes ushtrisë ndërkombëtare dhe popullatës kosovare beson se policia ndërkombëtare dhe vendore nuk duhet të fajësojnë popullatën vendore për paaftësinë e tyre për të zgjedhur krimet.

    “Ekziston një tendencë për të bërë popullatën kosovare përgjegjëse për diçka që policia e UNMIK-ut dhe KFOR kanë mandatë, sigurinë dhe drejtësinë,” thotë ky zyrtarë. “Kosovarët vazhdimisht janë duke u përkujtuar se ata janë pjesë e problemit, e jo sistemi – sikur ata të ishin një grup i marrë të cilët kurrë nuk do të mësohen me ligj dhe rend.”

    Me mbizotërimin e një jostabiliteti ekonomik dhe politik në Kosovë, stimulimi për kontrabandim dhe forma tjera të krimit të organizuar do të mbetet i fortë. Dispozicioni i gjërë i armëve do të thotë se vrasjet mund të vazhdojnë deri në pambarim. Dhe as familja personit të shtyer nga dëshira e flakët për hakmarrje, e as vrasësi profesional i cili vepron me një kalkulim të gjakëftohët nuk do të kujtohen dy herë përderisa nuk ekziston ndonjë sanksionim zyrtar ti parandaloj ata.

    Jeta Xharra është udhëheqëse e programit të IWPR në Kosovë, Muhamet Hajrullahu dhe Arben Salihu janë bashkëpunëtorë të rregullt të IWPR-së. Ibrahim Kelmendi, korrespondent i Pejës për gazetën Koha Ditore gjithashtu kontriboi në këtë artikull.

    Cka mendojne shqiptaret e Kosoves per kete tekst(pyetja vjen nga une), sidomos Llapi dhe disa tjere ketu ne forum?
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 19-02-2005 më 15:47
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Ne lidhje me shkrimin:

    Mjere Kosova qe i kane ra hise keta kriminele qe po e vrasin njeri-tjetrin!

    Cka te them tjeter, perveq qe iu bashkohem deshires se banoreve te Dukagjinit: dhashte Zoti qe kriminelet e dy grupeve rivale ne dukagjin te shfarosen deri ne pula! Cka na duhen ata? Kurgje hiq!

    Kriminele, bandite e mafioze te te gjitha llojeve ne Kosove, te te gjitha ngjyrave, bindjeve politike, te te gjitha llojeve te kontrabandes - vrajuni ne mes veti sa te mundeni se ndryshe s'ka mu ba shteti kurr!

    Po te doje policia dhe KFOR-i i neutralizon keto grupe kriminale ne Dukagjin, por po i le te vrasin njeri-tjetrin. Deri me tani me dhjetra jane vrare. Ka mbet edhe nje numer i vogel.

    Krejt Dukagjini e Kosova i n jeh se kush jane ata, prnadaj edhe s'i hane palla askujt per ta.

    Shpresoje qe asnjë qytetar i ndershem i Kosoves te mos e pesoje kurr, se per mafioze...sa ma pak, aq ma mire!

    Kaq....

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,319
    Postimet në Bllog
    22
    Hakmarrja, klanet, kanuni, gangsterizmat, trafiqet ilegale, armet, ligji i xhungles, jane pengesat kryesore per jeten e shqiptareve ne Kosove, dhe per te ardhmen e Kosoves. Detyra kryesore e qeverise se Kosoves duhet te jete qe te vendosi me hir e me pahir autoritetin e ligjit ne vend, duke i kapur, arrestuar, gjykuar dhe burgosur te gjithe kriminelet qe enden ne Kosove.

    E gjithe puna dhe perkushtimi i shqiptareve per te pare nje Kosove te pavarur, i gjithe gjaku i derdhur per nje Kosove te lire dhe te pavarur, shkojne dem, nese nje situate e tille vazhdon te mbizoteroje ne Kosove e ne Shqiperi.

    Fenomene te tilla nuk na integrojne ne Evrope, por na largojne dhe izolojne prej Evropes. Eshte detyra e gjithe shqiptareve te ndershem qe ti denoncojne akte te tilla dhe njerez te tille kriminale, pa marre parasysh fare se kush jane. Krimi nuk ka ngjyrime politike dhe kriminelet kane vetem nje emer, kriminel.

    Keto fenomene jane te patolerueshme dhe i takon qeverise se Kosoves qe te nderhyje e vere rendin dhe autoritetin e ligjit ne cdo pellembe toke te Kosoves.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga Albo

    Si po ke ndergjgej m eketo marifete o i mjere Albo.Lexo-

    Dënimi i Haradinajt në vitin 2002 nuk zgjodhi problemin për asnjërën palë.

    E veja e Sadik Musës, e cila është shtatzënë, kujton një incident në korrik të vitit 2002, në të cilën anëtarët dhe mbështetësit e klanit të Haradinajt erdhën në shtëpinë e Sadik Musës në një mëngjes.

    “Ata erdhën në shtëpinë tonë për të shkaktuar probleme,” thotë ajo. Është e paqartë se çka ndodhi më tëj, por policia e UNMIK-ut thotë se kishte patur “konflikt të armatosur” në të cilën Ramush dhe Daut Haradinaj ishin plagosur.

    Ramush Haradinaj u dërgua në spitalin e ushtrisë amerikane në Gjermani për trajtim mjekësor.

    Pas kthimit nga Gjermania, ai lëshoj një deklaratë për paqe për familjen Musajt duke u deklaruar për të përditshmen kosovare Zëri me 19 korrik, 2000, se “Unë mund të garantoj se askush nga ana ime nuk do të hakmirret apo të marrë veprime tjera ndaj tyre.”

    Vrasja e anëtarit të familjes Musa vjen në kohë të vështirë për Ramush Haradinajn, tre muaj pasi ai i zgjodh kryeministër i Kosovës. Ai fitoj postin pas koalicionit në mes partisë së tij, Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, AAK, dhe LDK-së.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazta panorama

    ---

    deshmia e rralle

    trafiku i armeve

    Shqiptaro-amerikani, Florim Krasniqi tregon për herë të parë

    “Si e furnizova UÇK-në me armët nga SHBA”

    Kanali televiziv amerikan CBSNews, në emisionin e tij të njohur “60 minuta”, i ka kushtuar vëmendjen e vet një “trafikanti” armësh, i cili ka furnizuar ish-UÇK-në me armët që blinte lirisht në dyqanet amerikane. Shqetësimi i medias dhe ekspertëve amerikanë lidhet me rrezikun që përbëjnë amrë të tilla si pushkët speciale me kalibër 50mm. Këto armë janë blerë dhe ngarkuar në aeroportin “Kenedi” në SHBA, falë ligjeve liberale për armëmbajtjen që ka Amerika. Problemi, sipas medias bëhet kritik, kur mendohet se armë të tilla kur bien në duar të organizatave terroriste, siç është Al-Kaeda e Osama bin Laden.

    Emri i transportuesit (trafikantit) të armëve është Florim Krasniqi dhe ai është shfaqur, duke bërë gati një ngarkesë të re armësh për rebelët shqiptarë, të cilët i fusin ato më pas kontrabandë nga malet për në Kosovë. Pas një udhëtimi pakditor ngarkuar në kurrizet e kuajve, armët përfundojnë në duart e forcave guerrile të njohura si: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila ka luftuar për pavarësinë e Kosovës nga Serbia prej rreth një dekade. Krasniqi i mori këto armë në shtëpinë e tij në Kosovë. Shumica prej tyre ishte e lehtë të hynin në Shqipëri, por jo pushkët e kalibrit 50 mm. “Kjo është ajo që ne marrim nga shtëpia e trimave dhe vendi i lirisë, siç na pëlqen ne ta themi”, thotë Krasniqi, i cili jeton në Brooklyn, Nju Jork. Ai merret me ndërtim çatish. “Kjo është ajo që unë bëj për të jetuar”, thotë Krasniqi. “Kjo është mënyra se si ne e fitojmë paranë në Nju Jork. Ka një komunitet të madh shqiptaro-amerikan në zonën e Nju Jorkut”. Kur nisi lufta në Kosovë në 1998, shumë të rinj dolën vullnetarë për të luftuar. Krasniqi vuri re se ai do të hynte më shumë në punë, duke ndenjur aty e mbledhur armë për UÇK-në. Pastaj, ai filloi të blinte pajisje komplete në një dyqan të ushtrisë amerikane në Brooklyn. “Çdo gjë që duhet për të pasur një ushtri të vogël guerile, mund ta blesh këtu në Amerikë”, thotë Krasniqi.

    “Vlerat” e pushkës 50mm
    Cila pushkë u bë arma që zgjodhi Krasniqi? “Prej kohësh ajo ishte një pushkë e kalibrit 50 mm”, thotë Krasniqi. “Me të mund të vrasësh një njeri në një distancë prej një milje. Mund të shkatërrosh një objekt prej një milje larg”. Ai thotë se mund të jetë “fare e lehtë” ta përdorësh kundër helikopterëve e aeroplanëve. Nëse fuqia e pushkës 50 mm e “habiti” disi Krasniqin, ajo çfarë e habit më shumë atë, në fakt është mënyra se sa e lehtë ishte të bliheshin ato. Krasniqi ka lejuar producentët holandezë të një dokumentari ta shoqërojnë atë në një dyqan armësh në Pensilvani (shtet në SHBA). “Nevojitet vetëm një kartë krediti dhe të mos kesh precedentë penalë dhe mund të shkosh të blesh aq armë sa të kesh qejf. Askush nuk të bën pyetje”, thotë ai. A mbeti ai i surprizuar me mënyrën se sa e lehtë paskësh qenë t’i blesh ato? “Jo vetëm unë. Shumë prej jo-amerikanëve mbetën të habitur se sa e lehtë është të kesh një armë në zemër të Amerikës”, thotë Krasniqi. “Shumë nga shpërndarësit në Montana dhe Uajoming as që ju pyesin për këtë gjë. Është tamam si në një dyqan ushqimor”. Dhe, thotë ai, ka një varg zgjedhjesh për pajisjen me municion, i cili gjithashtu mund të posedohet lehtë. Për municionin madje as që duhet të tregosh patentën e shoferit apo ndonjë gjë tjetër”. “Vetëm se shkon në një panair armësh ose në një dyqan në këtë vend dhe mund të blesh një kuti, që do ta pajisë armën tënde. “Një civil”, pyet Bradley. “Ti nuk e bën kurrë këtë? Ti je një amerikan. Mund të shkosh nëpër panaire e të shohësh për qejf kësisoj gjërash”, thotë Krasniqi. “Pyet ekspertët. Ata do të ndjehen të lumtur t’ju ndihmojnë”.

    “Armët blihen lirisht në SHBA”
    “60 Minutes” pyeti ekspertin Joe Vince, një ish-zyrtar i lartë në Zyrën për Alkolin Duhanin dhe Armët e zjarrit, nëse ndokush, madje edhe terrorist, do të mund të blinte lehtësisht pushkë të kalibrit 50 mm. “Ne jemi dyqani “më joshës” për armët në botë. Dhe është e lehtë për njerëzit t’i marrin ato këtu tek ne”, thotë Vince, i cili shton se Amerika është “absolutisht” vendi më i mirë për një terrorist për të pajisur veten me të tilla armë. “Vërehet shumë shqetësim në lidhje me terroristët, që sjellin armë të shkatërrimit në masë në SHBA”, thotë Bradley. “Përse duhet të bëhemi merak për armët e vogla, siç është rasti i pushkëve kalibër 50 mm, që dalin nga territori i SHBA-ve?” “Armët e vogla janë armët No. 1 për terroristët”, thotë Vince. “Nëpër rreshtat e gazetave, në lajmet mbi Irakun e Afganistanin, gjithmonë mund të shihen guerrilasit, duke ndenjur me raketahedhësit e tyre në supe. A mos përdoren këto armë të kalibrit të vogël më shpesh për të vrarë njerëz, sesa armët e mëdha? “Absolutisht”, na thotë Vince.

    Rruga drejt Kosovës
    “60 Minutes” pyeti Krasniqin se si ai i trafikoi apo tranportoi pushkët kalibër 50 mm jashtë territorit të SHBA-ve. “Ti thjesht hipën në avion, i deklaron ato dhe shkon më pas ku të duash”, thotë Krasniqi. “Është komplet legale. Është një pushkë gjuetie”. Krasniqi thotë se ai i dërgoi armët drejt Shqipërisë dhe më pas, ushtarët i ngarkuan ato për në betejat e luftës. Ai nuk e thotë se sa është numri i pushkëve kalibër 50 mm, që ai i ka dërguar për në Kosovë, kështu që redaksia e emisionit “60 Minutes” pyeti Stacy Sullivan, një ish-korrespondente e “Newsweek”-ut, e cila ka shkruar një libër mbi Krasniqin, “Mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë”. Sa armë transportoi Krasniqi për atje? “Ndoshta disa qindra”, thotë Sullivan. “Është e lehtë ta bësh këtë. Të lejohet të marrësh me vete dy ose tre njëherësh. Ekipi i transportuesve të armëve të Krasniqit nuk pati kurrë problem me dërgimin e armëve jashtë territorit të SHBA-ve. Por atyre shpesh u duhej të këmbenin fluturimet në Zvicër dhe autoritetet atje kërkonin të dinin se çfarë po bënin ata atje me ato armë kaq të fuqishme.
    “Ne u thamë atyre se “po shkonim të gjuanim elefantë“ dhe ata na thanë: S’ka elefantë në Shqipëri”, thotë Krasniqi. “Dhe ne i thamë se do shkonim në Tanzani, kështu që ne kishim ngritur një klub gjuetie atje dhe një në Shqipëri”. “Duhet të ngrinit gjoja një klub gjuetie në Shqipëri, u thatë autoriteteve zvicerane, që burrat e këtij klubi gjuetie ishin duke shkuar për në Tanzani për të gjuajtur elefantë”, pyet Bradley. “Po”, thotë Krasniqi. “Unë kurrë nuk kam parë një elefant gjatë gjithë jetës sime dhe lëre pastaj të mendoj ta vras ndonjërin prej tyre”. Edhe nëse do të ishte kështu, ekipit të Krasniqit do t’i nevojitej ndonjë dëshmi apo evidencë për të mbështetur alibinë e tyre me këtë historinë e gjuetisë së elefantëve në Afrikë, kështu që ai thotë se: “Ne blemë një elefant në Tanzani dhe sajuam për të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, kështu që i provuam atyre se ne ishim vetëm gjuetarë elefantësh”. Ai thotë se ai ka paguar rreth 10,000 dollarë amerikanë për elefantin. Por ai në fakt nuk e mori kurrë elefantin. “Ne nuk ishim të interesuar për elefantët”, thotë Krasniqi. “Ne ishim të interesuar të luftonim një luftë të pashpresë”. Dërgesat e armëve të Krasniqit, pushkë kalibër 50 mm, i dhanë guerrileve një besueshmëri e një fuqi zjarri, që ata s’e kishin pasur kurrë më parë. Por ata nuk po merrnin shumë prej tyre. Kështu që Krasniqi theu ligjin, duke dërguar jashtë SHBA-ve armë në sasi të mëdha, më shumë se sa lejonin doganat.

    Ngarkesat në aeroportin Kenedi
    Cila ishte ngarkesa më e madhe e dërguar në Kosovë nga Krasniqi me pushkë 50 mm? “Njëra ishte në një aeroplan, të cilin ai e mbushi me armë”, thotë Sullivan. “Dhe unë mendoj se aty ishin rreth nja njëqind pushkë,… 100 armë të kalibrit 50 mm”. Sipas Sullivan, transportuesit e armëve i ngarkonin armët në një kamion, që shkonte më pas drejt aeroportit “Kenedi”, të Nju Jorkut dhe i fshihnin ato brenda ngarkesës me ushqime e veshmbathje të destinuara për refugjatët. “Ata i vendosnin pakot në aeroplan. Asgjë nuk i nënshtrohej kontrolleve me rreze X”, thotë Sullivan. “Ambalazhi tregonte se ishin ndihma humanitare”. Fakti se Krasniqi mund të nxirrte kontrabandë një sasi të madhe armësh nga aeroporti “Kennedy”, nuk i dukej i habitshëm njeriut që mbulonte doganat amerikane në atë kohë. Ai tashmë është komisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Ray Kelly. “Me volumin e ngarkesës, që dilte e hynte në vendin tonë, nuk mund të dyshoja se mund të ishte e mundur që këto armë të kalonin oqeanin”, thotë Kelly. “Ka rregulla e ligje, që lejojnë pushkët të imbarkohen jashtë vendit e të kalojnë oqeanet. Ata limitojnë numrin e tyre, por ndoshta ka edhe rrugë të tjera për t’iu shmangur rregullave”. “Mund të marr me mend se është e sigurtë të them se ne nuk kemi numrin e nevojshëm të agjentëve doganorë, të cilët mund të kontrollonin në detaje çdo fluturim, që niset nga vendi ynë”, thotë Bradley. “Jo, kjo është e vërtetë”, thotë Kelly. Të gjesh armët, që do të nxirren jashtë vendit është njësoj si të kërkosh gjilpërën në kashtë, përderisa agjentët federalë janë gjithnjë në kërkim të kontrabandistëve e aktiviteteve të tyre”.
    Vince, një ish-zyrtar i ATF-së, thotë se Kongresi duhet të kalojë një ligj, i cili do të bënte të mundur forcimin e ligjit për zyrtarët për të mbajtur të regjistruara në kompjuter shitjet e armëve, diçka për të cilën lobi i armëve e kundërshton me forcë. Pikërisht tani, thotë Vince, nuk ka një bazë qendrore të dhënash për numrin e armëve të shitura. “Nuk ka një regjistër kombëtar apo diçka të tillë mbi këtë gjë”, thotë Vince. “Nëse ne kemi kompjuterizuar të gjitha shitjet e armëve të zjarrit, ne mund të shikonim për shembuj aktivitetesh”. Dhe Vince thotë se kjo i përmbledh të gjitha pushkët e kalibrit 50 mm të blera nga Krasniqi dhe ekipi i tij i transportuesve.
    “Njërëzit normalë i blejnë armët e zjarrit për gjueti, për qëllime sportive e për vetëmbrojtje. Por nuk mund të blihen 50 të tilla të të njejtit tip arme – apo më shumë në këtë rast. Mesa duket, ndoshta megjithë çdo lloj analize të mundshme, do të mblidheshin me dhjetra e dhjetra vetë për ta hetuar këtë gjë”. Si do ta përshkruante Krasniqi ligjin e armëve në këtë vend? “Më liberal se imagjinata më ekstreme evropiane”, thotë Krasniqi. “Ju mund të imagjinoni ata më liberalët dhe ata janë më liberalë se kjo”. “Por ju do të ishit në gjendje të blinit armë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nëse ligjet për armët në këtë vend do të ishin më të forta”, thotë Bradley. “Dhe po dëgjoj se ju thoni se jeni një njeri anti-armë. Si mund të jeni ju anti-armë, kur ju po blini armë për të çliruar popullin tuaj?” “Unë shfrytëzova anët pozitive të një ligji liberal në këtë vend, për të ndihmuar atdheun e të parëve të mi”, thotë Krasniqi. “Dhe unë besoj se thellë në zemrën time, unë e bëra këtë gjë për mirë. Por disa njerëz mund ta bënin këtë për keq”.

    Përktheu: Armand Plaka

    15 vjet më parë
    Njeriu i Bin Laden në SHBA për armë

    Pesëmbëdhjetë vite më parë, Osama bin Laden dërgoi njërin prej bashkëpunëtorëve të tij drejt SHBA-ve për të blerë e sjellë në destinacion për të, nja dy dyzina me armë-pushkë të kalibrit 50 mm, një armë, e cila mund të vrasë një njeri në një distancë prej një milje larg dhe madje të rrëzojë edhe një aeroplan. Përpos të gjitha përpjekjeve të kohëve të fundit për të ulur kurbën e terrorizmit, bin Laden mund të bëjë të njëjtën gjë edhe sot, sepse të blesh e të transpotosh pushkën snajper më të fuqishme sot në botë, nuk rezulton të jetë diçka aq e vështirë sa mund të mendohet. Dy muaj më parë, korrespondenti Ed Bradley njoftoi, duke shpjeguar se sa e fuqishme është kjo armë. Komisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Ray Kelly, ka në pronësi të departamentit një armë me goditje precizioni të kalibrit 30 mm snajper dhe plumbat e saj mund të hapin një vrimë gjysëm inch të gjerë në një pllakë hekuri. Pastaj, qitësi realizoi një goditje me pushkën snajper me kalibër 50 mm dhe plumbat goditën drejt e tek pllaka e hekurit. Tashmë, ju do të dëgjoni prej një qitësi, atë që vetëm pak vite më parë ishte në gjendje të shkaktonte një ushtri guerrile në Kosovë me këto armë të fuqishme. Ai ka shprehur dëshirën të fliste për “60 Minutes”, pasi tashmë ai mendon se ajo çfarë ai ka bërë, paskësh qenë shumë e lehtë për t’u realizuar.

    M-16, arma për UÇK-n

    “I ke të gjita armët për të bërë një luftë, siç është M-16-ta. Kjo për shembull është arma, që ushtarët amerikanë mbajnë në Irak. Të gjitha pushkët, të cilat ushtarët amerikanë përdorin në çdo luftë, mund të blihen në një dyqan armësh ose gjatë një panairi për ekspozimin e tyre”.

    Si bëhej furnizimi

    “Ai kishte një grup djemsh, që ishin inkurajuar ta bënin këtë gjë në Amerikë, disa në Alaskë, etj. Dhe ata do të blinin secili nga pak njëkohësisht e më pas ata do t’i merrnin ato me vete nga dy ose tre, duke i mbartur me linjat ajrore tregtare”

    Fshehurazi nga Meksika

    Krasniqi erdhi në SHBA në vitin 1989. Ai hyri ileglisht nga kontrabandistët nëpërmjet kufirit me Meksikën në bordin e një kamioni transporti, me vetëm 50 dollarë në xhep. Sot, ai është qytetar amerikan dhe pronar i një biznesi shumë të sukseshëm ndërtimi çatish.

    ---

    ????

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga mani
    Si po ke ndergjgej m eketo marifete o i mjere Albo.Lexo-

    Dënimi i Haradinajt në vitin 2002 nuk zgjodhi problemin për asnjërën palë.

    E veja e Sadik Musës, e cila është shtatzënë, kujton një incident në korrik të vitit 2002, në të cilën anëtarët dhe mbështetësit e klanit të Haradinajt erdhën në shtëpinë e Sadik Musës në një mëngjes.

    “Ata erdhën në shtëpinë tonë për të shkaktuar probleme,” thotë ajo. Është e paqartë se çka ndodhi më tëj, por policia e UNMIK-ut thotë se kishte patur “konflikt të armatosur” në të cilën Ramush dhe Daut Haradinaj ishin plagosur.

    Ramush Haradinaj u dërgua në spitalin e ushtrisë amerikane në Gjermani për trajtim mjekësor.

    Pas kthimit nga Gjermania, ai lëshoj një deklaratë për paqe për familjen Musajt duke u deklaruar për të përditshmen kosovare Zëri me 19 korrik, 2000, se “Unë mund të garantoj se askush nga ana ime nuk do të hakmirret apo të marrë veprime tjera ndaj tyre.”

    Vrasja e anëtarit të familjes Musa vjen në kohë të vështirë për Ramush Haradinajn, tre muaj pasi ai i zgjodh kryeministër i Kosovës. Ai fitoj postin pas koalicionit në mes partisë së tij, Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, AAK, dhe LDK-së.

    Albo ne shkrimin e tij nuk permendi emra dhe shume mire beri....Ai ju beri thirrje qe te vendosni rendin ne Kosove dhe kjo duhet te ndodhe patjeter nese me te vertete deshironi te fitoni pavarsine.....

    Gjendja ne Kosove le vertet per te deshiruar....Akoma nuk fituat pavarsine dhe keni filluar te vriteni me njeri tjetrin.....

    Ky "kancer" i shqiptarzmes pra vellavrasja duket se kohet e fundit po vepron gjeresisht dhe ne Kosove......

    Ne fillim kishim pershtypjen se Kosova do te ishte nje model per Shqiperine por me duket se Kosova eshte shenderruar ne nje Shqiperi te vogel.....

    Me duket se ne shqiptaret perfundimisht po vertetojme thenien e nje historiani te huaj, i cili kishte thene: ""Shqiptaret ose nuk dine te vetqeverrisen ose edhe kur jane veteqeverisur, jane veteqeverisur keq""
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Tani Athine

    Ne fillim kishim pershtypjen se Kosova do te ishte nje model per Shqiperine por me duket se Kosova eshte shnderruar ne nje Shqiperi te vogel.....
    Tano, ti gjithmone e perdor epitetin "shqiperia" si dicka te keqe dhe pa shprese.
    Shqiperia eshte me mire se sa Kosova, Serbia, dhe ndoshta me mire se Maqedonia, Bosnia. Dhe Shqiperia ka perspektiva shume te medha ,une per vete pres nje boom ekonomik ne vitet qe vijne.

    Kosova me te vertete eshte ne nje gjendje te mjerueshme.Para ca kohesh ishin tek une disa miq prej Prizreni, dhe mu duk sikur vinin nga "ferri".

    Personalisht mendoj se ka faj edhe udheheqja e Rugoves.
    Nese Thaci, pra e majta do te vinte ne pushtet ,gjerat do te shkonin me mire.
    E majta eshte me e pershtatshme per kesilloj situatash.
    Mjaft me me ekstremismin e se drajthtes, se ne shqiptaret jemi te zgjuar, se kosovaret kane pare, etj etj .

  8. #8
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    E mora tek :
    http://www.iwpr.net/index.pl?archive..._542_1_alb.txt

    Ligji i egër mbretëron në një pjesë të Kosovës ku drejtësia nuk përfillet.

    Nga Jeta Xharra, Muhamet Hajrullahu dhe Arben Salihu

    Ramiz Muriqi, një burrë i gjatë në të pesëdhjetat, duket i friguar dhe i izoluar në banesën e tij në Pejë, rreth 80 kilometra në perëndim të kryeqytetit kosovar Prishtinës.

    “Jam lodhur duke u kujdesur për vetveten time, duke u merakosur se unë kam radhën për tu vrarë,” thotë Muriqi, i cili mbanë pranë vetes dy celularë, një pistoletë automatike dhe dy magazina shtesë të varura në brez.

    Peja – e njohur për serbë si Pec – është një qytet i madh në fushën e Dukagjinit në perëndim të Kosovës. Në këtë rajon, ligji dhe rendi nuk funksionojnë dhe shkëmbimet me armë janë bërë përditshmëri e zakonshme.

    Akte të dhunës shkaktohen për qëllime të ndryshme, duke filluar qe nga rivaliteti i krijuar nga konfliktet politike në Kosovë, deri në krimin e organizuar dhe mosvarrëveshjet rreth biznesit, si dhe gjakëmarrje të ndryshme. Është vështirë ndonjëherë të qëllohet se ku ka fillimin dhe ku mbarimin ndonjë konflikt, por gjendja e përgjithshme është se këtu mbizotëron një kulturë krimi që mban peng gjithë shoqërinë.

    Kosova megjithate ka mjaft zyrtarë policorë, si Shërbimi Policor i Kosovës dhe ndërkombëtarët. Por asnjëra forcë nuk ka arritur të ndalë dhunën. Paaftësia për të zbuluar disa raste të vrasjeve të fundit lënë përshtypjen se vrasësit mund të veprojnë jashtë ligjit.

    Kjo dërgon një mesazh të keq: derisa numri i familjeve të viktimave të vrasjeve është në rritje, shumë fillojnë të besojnë se drejtësia do të arritet vetëm atëherë kur ata vet do të zgjidhin gjërat.

    E KALUARA E LUFTËS

    Prapavija e situatës së Ramiz Muriqit është indikacion i shkallës së problemit në këtë pjesë të Kosovës, dhe gjithashtu tregon se si politika e luftës gërshetohet me biznese të dyshmita dhe një traditë të gjakmarrjeve të pamëshirshme klanore.

    Kur IWPR intervistojë ate, Muriqi vetëm sa ishte kthyer nga varrimi i shokut të tij Sadik Muriqit, i cili ishte plagosur në qendër të Pejës me 2 shkurt, për të vdekur nga plagët më vonë.

    Muriqi është i kujdesshëm rreth paraqitjeve të tij në publik, duke lëvizur në veturë të blinduar e cila sipas tij kishte qenë pronë e kryetarit të ndjerë të Bosnës Alija Izetbegovic.

    Pistoleta e dytë është e varur në dhomën e ditës, derisa djali i tij 13 vjeçar tregon me krenari një snajper. Të gjitha këto japin një përshtypje të një shtëpie nën rrethim.

    Muriqi thotë se ai kishte qenë shënjestëR e tri tentimvrasjeve, të cilat ai thotë janë pjesë e fushatës së hakmarrjes kundër dëshmitarëve të cilët dëshmuan në gjykimin e njohur i cili mbaroj në dhjetor të vitit 2002.

    Në gjykimin e udhëhequr nga ndërkombëtarët në Prishtinë, pesë ish anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, forca guerile kryesore shqiptare e cila luftoj kundër serbëve, u dënuan për kidnapim, keqtrajtim dhe vrasje të katër anëtarëve të një grupi më të vogël rival shqiptarë, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, FARK, gjatë qershorit të vitit 1999 në periudhën e mbarimit të konfliktit.

    Në “Grupin e Dukagjinit,” siç morrën emrin të dënuarit, ishin Ramush Ahmetaj, Idriz Balaj, Ahmet Elshani, Bekim Zekaj, dhe Daut Haradinaj – ky i fundit vëllau i Ramush Haradinajt, komandant zone i UÇK-së gjatë konfliktit, i cili u zgjodh kryeministër i Kosovës në dhjetor të vitit 2004. Ata u dënuan me tri deri 15 vjet burg.

    Dëshmitarët e prokurorisë në këtë gjykim përfshinë Ramiz Muriqin, kushëririn e tij Vesel, Sadik Musaj në varrimin e të cilit ai ishte prezent, komandantin e FARK-ut Tahir Zemajn, dhe ish anëtarin e UÇK-së Ilir Selimaj.

    Nga këta dëshmitarë, të gjithë përpos Ramiz dhe Vesel Muriqit janë vrarë.

    Ramizi pohon se pesë anëtarët e burgosur të ish UÇK-së janë duke u hakmarrë në mënyrë sistematike.

    “Të gjithë dëshmitarët e rastit të Dukagjinit janë duke u vrarë,” thotë Ramizi. “Tani të vetmit të mbetur gjallë jam unë dhe kusheriri im Veseli.”

    Vesel Muriqi, i cili u kidnapua së bashku me katër anëtarët e FARK-ut, arriti të ikë nga vendngjarja, dhe prej kur dëshmoj në gjykim, ai është larguar nga Kosova.

    Pas dëshmisë, Muriqi është vendosur në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve nga administrata ndërkombëtare e Kosovës, UNMIK. Por ai thotë se hoqi dorë nga mbrojta pasi që “u mërzita nga ushtarët të cilët më përcjellnin tërë kohën, dhe se nuk kisha jetë private.”

    DËSHMITARËT NË SHËNJESTËR

    Ka dëshmi të besueshme se kjo seri e vrasjeve – pesë nëse përfshihen dy policët që hetonin këtë rast – është e lidhur me dënimet e “grupit të Dukagjinit”. Por posaçërisht në situatë të tanishme, vështirë se do të gjinden fakte për të mbështetur pohimet se shokë të të burgosurve janë të përfshirë në vrasjen e dëshmitarëve.

    E sigurtë është se edhepse krimet për të cilat ky grup u dënua ishin të tmerrshme – dhe kryer kundër shqiptarëve e jo ushtrisë serbe – gjykimi u ballafaqua me një reagim armiqësor nga shumë në Kosovë, ku ushtarët nga UÇK-ja ende konsiderohen si hero lufte. Dëshmitarët e prokurorisë rregullisht u akuzuan si tradhtarë nga mbështetësit e kësaj force paramilitare tani të çarmatosur.

    Një raport i drejtave të njeriut nga Zyra Amerikane – apo misioni diplomatik – në Kosovë I publikuar në shkurt të vitit të kaluar ndërlidhi vrasjen e Tahir Zemës dhe gjykimin në të cilën ai kishte qenë dëshmitarë kryesor.

    Zemaj – ish oficier i armatës jugosllave në të kaluarën – ishte udhëheqës i FARK-ut, e cila u krijua para konfliktit nga qeveria e Kosovës në ekzil, të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, i cili tani mbanë postin e presidentit të Kosovës.

    Me djalin e tij Enisin dhe nipin Hasanin, Zemaj – 53 vjeçar – vdiq nga të shtënat në Pejë me 4 janar, 2003.

    FARK mbajti lidhje të ngushta me Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK, të udhëhequr nga Rugova, dhe ish anëtarët si Ramiz Muriqi ende mbështesin këtë parti. Vajza e tij punon si truproje e president Rugovës. Kur IWPR e intervistoj ate, ai ende mbante këmishën e kaltërt të FARK-ut të cilën e mbajti edhe gjatë varrimit të Musajt në nderë të kujtimit të Tahir Zemës.

    Raporti i drejtave të njeriut nga Zyra Amerikane gjithashtu ndërlidhi vrasjen e Ilir Selimajt në vitin 2002 me këtë gjykim. Dëshmia e Selimajt për prokurorinë kishte vlerë të posaçme, pasi ai kishte qenë në anën e të akuzuarve në kohën e krimit. Ai isht anëtarë i njësitit të UÇK-së të Dukagjinit të udhëhequr nga Daut Haradinaj, dhe dëshmoj para gjyqit se ai kishte qenë prezent kur katër viktimat ishin vrarë, por ai u lirua këmbim me dëshmi.

    Me 14 prill, 2003, ai dhe halla i tij Feride Selimaj ishin qëlluar për vjekje në një pritë në fshatin Nabërgjan (gjithashtu të njohur si Pobrdje), afër Pejës.

    Rapori i njejtë theksoj edhe vrasjen e dy anëtarëve të SHPK-së të cilët ishin duke hetuar vrasjen e Zemës.

    Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj nga Njësiti i Pejës për Krime Serioze u qëlluan për vdekje me 24 nëntor, 2003 derisa ishin duke vozitur për në shtëpi. Gjatë luftës, të dy kishin shërbyer nën komandën e Zemës si anëtarë të FARK-ut.

    Policia e UNMIK-ut krijojë një forcë speciale në vitin 2002 për të hetuar vrasjet e lidhura me këtë gjykim. Nuk arriti ndonjë përparim, dhe u shpërnda – duke mos arritur as edhe një arrest.

    Policia e UNMIK-ut konfirmoj se fletëarrestet ishin lëshuar në rastet e Zemës dhe Selimaj, por të dyshuarit ende gjinden në arrati. Polica thotë se dy rastet, së bashku me vrasjet e dy policëve të SHPK-së, janë ende nën hetime.

    ARMIQËSIA DHE POLITIKA

    Në konferencë për shtyp me 2 shkurt të këtij viti, zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut Neeraj Singh konfirmoj se viktima e vrasjes së fundit, Sadik Musaj, gjithashtu kishte qenë dëshmitarë në gjykimin e grupit të Dukagjinit, dhe se një person ishte arrestuar.

    SHPK-ja konfirmoj për IWPR-në se i dyshuari kryesor për vrasjen e Musaj ende ishte në arrati, dhe se ishte kusheri i njërit nga “grupi i Dukagjinit.”

    “Policia ka kapur një person deri më tani,” tha Singh, duke shtuar “në këtë moment ne nuk kemi indikacione për motive të mundshme të vrasjes.”

    Familja e Musajt janë të bindur rreth arsyes – ata thonë se kjo ishte vrasja e fundit në gjakmarrjen e gjatë në mes tyre dhe klanit të Haradinajt. Ata theksojnë se kjo armiqësi daton nga viti 1999, kur Daut Haradinaj morri pjesë në keqtrajtimin dhe vrasjen e Sinan Musajt, vëllaut të Sadikut.

    Dënimi i Haradinajt në vitin 2002 nuk zgjodhi problemin për asnjërën palë.

    E veja e Sadik Musës, e cila është shtatzënë, kujton një incident në korrik të vitit 2002, në të cilën anëtarët dhe mbështetësit e klanit të Haradinajt erdhën në shtëpinë e Sadik Musës në një mëngjes.

    “Ata erdhën në shtëpinë tonë për të shkaktuar probleme,” thotë ajo. Është e paqartë se çka ndodhi më tëj, por policia e UNMIK-ut thotë se kishte patur “konflikt të armatosur” në të cilën Ramush dhe Daut Haradinaj ishin plagosur.

    Ramush Haradinaj u dërgua në spitalin e ushtrisë amerikane në Gjermani për trajtim mjekësor.

    Pas kthimit nga Gjermania, ai lëshoj një deklaratë për paqe për familjen Musajt duke u deklaruar për të përditshmen kosovare Zëri me 19 korrik, 2000, se “Unë mund të garantoj se askush nga ana ime nuk do të hakmirret apo të marrë veprime tjera ndaj tyre.”

    Vrasja e anëtarit të familjes Musa vjen në kohë të vështirë për Ramush Haradinajn, tre muaj pasi ai i zgjodh kryeministër i Kosovës. Ai fitoj postin pas koalicionit në mes partisë së tij, Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, AAK, dhe LDK-së.

    Ramush Haradinaj thotë se në asnjë mënyrë nuk është involvuar në vrasjen e Sadik Musës. “Kam pasur probleme me atë familje më parë, por as unë as vëllau im [Dauti] nuk do të përfitonim nga kjo vrasje,” Haradinaj u deklarua për IWPR në një intervistë me 10 shkurt.

    Haradinaj pohon se vëllau i tij ende gjindej në burg dhe se nuk do të dëshironte zgjatjen e burgimit të tij.

    Haradinaj jep një shpjegim tjetër për këtë krim, duke thënë se sigurisht ishte i lidhur me mafinë apo biznesë të tjera ilegale.

    “Duke ditur se kush ishte Musaj dhe faktin se ai kishte qenë në biznes me vrasësin e tij, nuk do të çuditesha nëse vrasja do të ndërlidhej me bizneset e tyre në Pejë,” thotë Haradinaj. “Është përgjegjësi e policisë për të hetuar dhe konfirmuar motivet.”

    Në klanin Musaj, vëllezërit e viktimës thonë se dëshironin të shihnin vrasësin prapa grilave. Por pak presin që policia të bëjë ndonjë arrest, dhe presioni po rritet për familjen të ndërmarrë masa për të mbajtur respektin.

    Ilir Balaj, vëllau i të cilit ishte një nga anëtarët e FARK-ut të vrarë nga grupi i Dukagjinit, thotë se kjo çështje kërkon vemendje të posaçme. Në familjen e Musës, ai shpjegon, “Përgjegjësinë për të bërë diçka e kanë anëtarët e ngushtë të familjes.”

    Të friguar nga ndonjë sulm hakmarrës, familja e të dyshuarit për vrasje kanë lëshuar banesën e tyre në qendër të Pejës. Por tregimi i tyre është krejt tjetër – kjo vrasje nuk kishte të bënte me gjykimin e Dukagjinit, dhe se ishte rast i thjeshtë i vetëmbrojtjes.

    IWPR-ja gjeti vëllaun e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Musajt, i cili tha, “Vëllau im ka qëlluar për vdekje Sadik Musën, por ai kishtë bërë këtë në vetëmbrojtje pasi truproja e Musajt kishtë shtënë i pari kur Musaj dhe vëllau im filluan të grinden.”

    Ky njeri, i cili kërkoj të mbetet anonim sepse ndihej në rrezik, mohoj akuzat se kjo ishte një vrasje e aranzhuar nga “grupi i Dukagjinit.”

    “Nëse kjo ishte një vrasje e planifikuar dhe vëllau im ishte paguar për këtë, do të ishte qesharake të kryhej vrasja në mes të ditës, në vendin përplotë njerëz ku të gjithë mund të shihnin këtë akt,” ai tha.

    Familja e të dyshuarit janë për pajtim me klanin Musaj, të cilëve dëshirojnë t’ua falin “borxhin e gjakut.” Sipas ligjit mesjetar të zakoneve të shkruara në Kanunin e Lekë Dukagjinit, hakmarrja duhet të jetë ekuivalente përpos në rastet kur familja e viktimës pranon ndonjë marrëveshje paqësore.

    Njerëzit në Pejë kanë njohur Sadik Musën, dhe jo të gjithë janë të pikëlluar me vrasjen e tij.

    Një burim i SHPK-së nga Peja, i cili kërkoj të mbetet anonim, i tha IWPR-së, “Nuk mund të gjeni shumë njerëz të cilët vajtojnë vrasjen e Sadik Musës. I gjithë qyteti e ka njohur si njeri problematik.” Një burim policor në Prishtinë ndau të njejtin mendim.

    Derisa disa të intervistuar pohuan se Musaj kishte reputacion për sjellje të dhunshme, Nekibe Kelmendi, anëtare e LDK-së në Kuvendin e Kosovës e cila e kishte njohur ate, thotë, “Sadiku mund të jipte përshtypjen se ai ishte njeri i rrezikshëm, por ai ishte shumë i sjellshëm.”

    KULTURË GANGSTERËSH

    Çfarëdo që të jetë e vërteta rreth Sadik Musës, gangsterizmi është profesion mjaft i zakontë në këtë pjesë të Kosovës.

    Vrasjet e shumta dhe aktet e tjera të dhunshme të kryera në rajonin e Pejës ilustrojnë shtrirjen e krimit të organizuar këtu si dhe faktin se rajoni është përplotë armë vdekjepruese.

    “Peja gjindet afër kufirit malazez dhe shqiptar, prandaj rajoni është qendër e kontrabandimit të armëve, drogës, cigareve dhe gjërave tjera,” thotë Ali Berisha, doktor në spitalin e Pejës i cili gjithashtu udhëheq degën e AAK-së në qytet.

    Përpos faktit gjeografik, mungesa e mundësive të zakonshme ekonomike shtyen njerëzit në kontrabandim. Në rajonin e Pejës ka pak aktivitet bujqësor dhe përpos birrarisë së vogël të rajonit nuk ekzistojnë industri të tjera të cilat do të punësonin këta njerëz.

    Një burim i SHPK-së i cili dëshiroj të mbetet anonim shpjegoj se si territori ishte i ndarë në mes të klaneve të ndryshme, dhe çdo klan kishte rajonin e tyre të operimit. Përplasjet ndodhnin nëse klani kalon përtej kufirit, apo ndonjëherë kur armiqësitë në mes të dy grupeve shpërthejnë në konflikt të hapur.

    “Ekziston ndarje e çartë në mes Pejës dhe Deçanit, dhë këto banda sigurohen se secili operon në territor të caktuar çartë ku dinë se nuk do të bezdisen nga të tjerët,” thotë ky burim.

    Cigaret janë artikulli kryesor për kontrabanduesit në Pejë. Në një konfiskim rishtazi, një njësi ushtarake italiane me baze në Pejë në janar gjeti tri tonë të cigareve të fshehura brend një kamioni.

    Grupet e bandave janë të involvuara në reketim si dhe kontrabandim.

    IWPR bisedoj me udhëheqës të bashkësive në Pejë dhe përreth, dhe ndëgjuan raste ku gangsterët lokal merrnin me forcë të holla nga bizneset, dhe një plan ku ata marrin në posedim apartamente të cilat shqiptarët kanë blerë nga serbët e larguar, duke kërkuar të holla për të lëshuar apartamentin.

    Një udhëheqës i bashkësisë tregoj se si biznismenët lokal duhej të paguanin 20,000 euro dy vjetë më parë pasi djali i tij u kidnapua, “Natyrisht, rasti nuk u raportua ngase biznismenët ishin të interesuar të mbanin gjërat në qetësi për të mos bezdisur kidnapuesit, në mënyrë që të kthenin djalin e tij.”

    Ramush Haradinaj thotë se krimi i organizuar ishte problem serioz. “E gjithë Peja dinë se këto banda po merrnin të holla nga bizneset dhe ishin duke fituar në mënyre të ndryshme ilegale duke i kërcënuar bizneset dhe njërëzit tjerë të pasur në rajon,” thotë ai .

    Edhe biznismen shumë të njohur mund të jenë cak i sulmeve. Në nëntor, Ekrem Lluka, biznismen lokal me biznes në cigare dhe sigurim ishtë qëlluar dhe plagosur në rajonin e Pejës.

    Kalimtarët gjithashtu mund të bien viktimë.

    Në vrasjen e gushtit 2003, e cila tronditi gjithë Pejën, tre persona – përfshirë dy vajza të moshës 11 dhe 14 vje[are – pësuan kur sulmuesit qëlluan me plumba një mercedes dhe dyqan afër tij në mes të ditës.

    Askush nuk u arrestua, dhe nuk është e çartë se kush ishin vrasësit. Vendorët thjeshtë thonë se sulmi kishte të bënte me rivalitetet e biznismenëve.

    Një javë më vonë, një njeri pësoj dhe dy të tjerë u plagosën kur vetura e tyre u qëllua me armë në fshatin Jabllanica e Vogël, afër Pejës. Ky incident besohej të ishte grindje e thjeshtë në mes klaneve.

    Konflikte të tilla famljare janë burim tjetër i dhunës. Me 9 shkurt të këtij viti, një person me emër Asllan Zenelaj u plagos në Deçan në mes të ditës, dhe SHPK thotë se kjo sigurisht ishte rezultat i gjakmarrjes.

    ARMËT NË DISPOZICION TË GJËRË

    Autoritetet fajësojnë pjesërisht armëbajtjet e shumta si shkaktarë të numrit të madh të vrasjeve.

    Guiseppe Iacoviello, i cili udhëheqë ekipin hetues me forcat e Karabinierit në Pejë, thotë se gjetja e cigareve të kontrabanduara ishte bërë derisa njësiti i tij ishte në kërkim të armëve.

    “Në zbulojmë shumë gjëra të kontrabanduara çdo ditë derisa jemi në kërkim të armëve,” thotë Iacoviello.

    Karabinierët thonë se ata kanë zbuluar më shumë armë ilegale gjatë dy muajve të kaluar se sa në gjithë vitin 2004. Zbulimet përfshinin dy armë anti-tenk dhe mjete tjera si radiolidhje, uniforma të zeza ushtarake, targa regjistrimi dhe të holla.

    Sandro Ottaviani, një ushtar i përfshirë në këtë operacion, thotë se italianët prisnin të gjenin edhe më shumë armë gjatë muajve të ardhshëm, “Numri sigurisht do të rritet kur bora të shkrihet.”

    Përdersia disa armë në qarkullim mund të jenë lënë nga koha e luftës, Iacoviello thotë, “Nuk ka dyshim se një numër i konsiderueshëm i armëve të gjetura janë blerë rishtazi.”

    POLICIA AKUZOHET PËR ÇASJE NEGLIZHENTE

    Shumë vendas të Pejës besojnë se numri i vrasjeve dhe krimeve të tjera do të ishte shumë më i ulët nëse policia do të bënte punë më të mirë dhe arrestojë bile disa nga përgjegjësit për sulme të dhunshme.

    Të intervistuarit kosovarë, përshirë një avokat dhe doktor, pohuan se ekzistonte një besim i ulët se SHPK-ja apo policia e UNMIK-ut mund të kryenin detyrat e tyre.

    Policia vendore dhe ndërkombëtare përgjigjen se është vështirë të arrihen rezultate kur popullata ndërton një murë të heshtjes në vend të ndihmës në identifikimin e të dyshuarve.

    “Njerëzit duhet të kenë arsyet e tyre se pse nuk flasin me ne, por unë nuk e di se cilat janë ato,” thotë Thomas Dyle, drejtor i Njësitit për Krime Serioze të UNMIK-ut.

    Zëdhënësi i SHPK-së Refki Morina i tha IWPR-së se pas vrasjes së policëve Tolaj dhe Haklaj në vitin 2003, vendorët ishin parë duke ndihmuar sulmuesit për të ndezur makinën me të cilën ata u larguan nga ngjarja.

    Përpos frikës, një arsye tjetër pse njerëzit nuk vijnë në ndihmë është se ata mendojnë se policia është e pafuqishme për tu marrë me banda të sofistikuara.

    “Pse të rrezikoj jetën time për të ndihmuar policinë në zgjidhjen e krimeve të kryera në mes grupeve të njerëzve të cilët janë pasuruar nga bizneset e tyre të paligjshme?” pyet një dëshmitar në një shkëmbim zjarri e cila ndodhi në Pejë në gusht të vitit 2003. “Me armë të dobëta dhe tre muaj trajnim, policia yne [SHPK] vetëm ikin për të shpëtuar jetën e tyre kur ka ndonjë krim serioz në sektorin e tyre.”

    Disa shkojnë edhe më tutje duke sugjeruar se në raste të vrasjeve të FARK-ut, aleancat e vjetra politika luajnë rol në veprimet e policisë.

    Ramuz Muriqi pohon se dëshmitë e mbledhura nga vendngjarja e tentim vrasjes kundër tij në shtator 2003 ishin “humbur” nga policia.

    “Kalashnikovi me të cilin unë jam qëlluar është gjetur në vendngjarje, por kur unë kërkova të shoh dokumentet mbi rastin, arma ishte humbur dhe dokumentet e mia nuk gjindeshin askund,” thotë Muriqi. “Ekzistojnë frakcione të ndryshme në SHPK, të cilat mbështesin këtë apo atë anë, dhe kurrrë nuk mund të jeshë i sigurtë se me kend je duke folur.”

    Karabinierët në Pejë llogariten si force ushtarake dhe prandaj janë pjese e forcës së Kosovës, KFOR, e jo policisë së UNMIK-ut.

    Iocaviello konfirmoj se ata nuk dëshironin të merrnin rolin e policisë lokale. “Është jashtë mandatit tonë të mirremi me krime përpos nëse ato rrezikojnë njësitë e KFOR-it që operojnë në terren.,” thotë ai, duke shtuar se kërkimet e armëve ishin bërë për shkak të rrezikut se armët e kontrabanduara mund të përdoreshin kundër trupave ndërkombëtare.

    Ali Berisha nga AAK-ja ishte kritikë ndaj qëndrimit të italianëve. “KFOR-i italian nuk dëshiron të involvohet,” thotë ai. “Kur autoritetet e KFOR-it italian u lutën të ofronin ndihmën e tyre rreth disa rasteve, vendorët shpesh kanë marrur përgjigje se autoritetet mund të bënin pak nëse klanet dëshironin të vritnin njëri tjetrin.”

    Berisha përfundoj, “Në praktikë, duket se çasja më e zakonshme e policisë dhe KFOR-it ishte mosinterevenimi, në shpresë se grupet do të vrisnin njëra tjetrën deri në mbarim.”

    Një nënpunës civil i KFOR-it përgjegjës për marrëdhënie në mes ushtrisë ndërkombëtare dhe popullatës kosovare beson se policia ndërkombëtare dhe vendore nuk duhet të fajësojnë popullatën vendore për paaftësinë e tyre për të zgjedhur krimet.

    “Ekziston një tendencë për të bërë popullatën kosovare përgjegjëse për diçka që policia e UNMIK-ut dhe KFOR kanë mandatë, sigurinë dhe drejtësinë,” thotë ky zyrtarë. “Kosovarët vazhdimisht janë duke u përkujtuar se ata janë pjesë e problemit, e jo sistemi – sikur ata të ishin një grup i marrë të cilët kurrë nuk do të mësohen me ligj dhe rend.”

    Me mbizotërimin e një jostabiliteti ekonomik dhe politik në Kosovë, stimulimi për kontrabandim dhe forma tjera të krimit të organizuar do të mbetet i fortë. Dispozicioni i gjërë i armëve do të thotë se vrasjet mund të vazhdojnë deri në pambarim. Dhe as familja personit të shtyer nga dëshira e flakët për hakmarrje, e as vrasësi profesional i cili vepron me një kalkulim të gjakëftohët nuk do të kujtohen dy herë përderisa nuk ekziston ndonjë sanksionim zyrtar ti parandaloj ata.

    Jeta Xharra është udhëheqëse e programit të IWPR në Kosovë, Muhamet Hajrullahu dhe Arben Salihu janë bashkëpunëtorë të rregullt të IWPR-së. Ibrahim Kelmendi, korrespondent i Pejës për gazetën Koha Ditore gjithashtu kontriboi në këtë artikull.

    Cka mendojne shqiptaret e Kosoves per kete tekst(pyetja vjen nga une), sidomos Llapi dhe disa tjere ketu ne forum?
    Në një kohë të kaluar,kam patur rastin ta njoh një Ramiz Muriq nga Peja por që dihet se në Pejë kanë ardhur nga Rugova apo...Ishte një darsëm!Në at darsëm isha dhe unë!Një gjë e pahijshme ndodhi dhe ky R.Muriqi ishte njëri nga udhëheqësit e këtij manifestimi:"Bajraktari i Hotit"i kërcënoi muzikantët me tregim në policinë serbe për këngën e Jakup Ferit!...Të shpresoj se nuk është ky vet!

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54
  3. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •