Hasan KADRIU ngado qė shkoi e nderoi Preshevėn
Fjalim i mbajtur para vorrit tė Hasan Kadriut
E dashur familje e Hasan Kadriut,
Vėllezėr e motra
Tė dashur miq
Jemi kėtu pėr t'i thenė lamtumirėn e fundit birit, vėllaut, nipit, shokut e mikut tonė tė paharrueshėm, Hasan Skėnder Kadriut, i cili nė rrethana tragjike vdiq nė moshėn 39 vjeēare, duke kredhur familjen e tij, tė afėrmit, shokėt dhe miqtė, tė gjithė ata qė e kanė njohur mirė nė njė pellg tė pamasė dhimbeje e trishtimi.
Hasani ishte djalė i njė dere tė njohur patriotėsh nga babai dhe nga nėna, familje tė cilat nė pikėn me verilindore tė Shqipėrisė mbrojtėn dhe vazhdojnė tė mbrojnė me vendosmėri dhe shumė flijime dheun e shqiptarėve, te drejtat dhe krenarinė e tyre.
Gjyshi i Hasanit ishte veprimtar i paepur i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Babai i tij Skėnder Presheva, intelektual nga tė paktit nė Kosovė, njėri me kulturė e guxim, burrė e patriot, me armė nė dorė u angazhua pėr ēlirim e bashkim kombėtar. Pėr kėto angazhime njė pjesė tė mirė tė jetės sė tij e kaloi nėpėr burgjet serbo-maqedone.
Skėnder Presheva, njė pjesė tė mirė tė jetės sė tij punoi si mėsues, duke mbrujtur te brezat e rinj kultin pėr atdheun, pėr lirinė, pėr punėn, pėr besėn dhe pėr nderin.
Kėto virtyte ai i mbrujti edhe te djemtė e tij qė i lindėn vonė, pas golgotave tė burgjeve.
Hasan Kadriu, si fėmijė e nxėnės ėshtė shquar pėr dashuri ndaj atdheut, pėr qiltėri, guxim, aftėsi e hijeshi.
I preokupuar pėr gjendjen e gjysmės sė atdheut nė robėri, i papėrmbajtur pėr tė duruar pushtimin, i pamėsuar tė fshehė atė qė mendon e qė dėshiron, Hasan Kadriu pa mbushuur 20 vjet ia mėsyen mėrgimit.
Nė Zvicėr Hasani u regjistrua nė Universitetin e Friburgut. Me krahėt e tij tė njomė siguronte tė ardhurat pėr studimet dhe ndihmonte familjen.
Me shpėrthimin e demonstratave tė vitit 1981, ishte ndėr tė parėt qė bashkė me Kadri Zekėn dhe vėllezėrit Gėrvalla e ngritėn zėrin nė mbrojtje tė kėrkesave tė studentėve, nė mbrojtje tė ēėshtjes sė Kosovės.
Nuk ka njė manifestim tė vetėm tė mbajtur gjatė viteve tetėdhjetė nė metropolet pėrėndimore e ku Hasan Kadriu tė mos ketė qenė gjithmonė nė ballė tė tyre.
Duke qenė shtyllė e organizimit tė shqiptarėve nė Zvicėr, Hasan Kadriu themeloi qė mė 1981nė Bull tė Friburgut, klubin « Shote Galica » qė ishte njė vatėr pėrpjekjesh pėr liri. Pėr kėto angazhime Hasan Kadriu nuk mundi mė kurrė tė kthehet nė vendlindjen e tij, nė Preshevė.
Gjatė gjithė kėtyre viteve tė trazuara tė Kosovės e tė shqiptarėve, Hasan Kadriu i ka takuar krahut mė militant e mė nacionalist tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Edhe pse ndėr mė tė rinjtė e veprimtarėve tė Lėvizjes nė Mėrgim, Hasan Kadriu qe ndėr ata burra tė rrallė qė disa diplomatėve dallkaukė shqiptarė ua thoshte troq se ėshtė tradhti tė vėsh interesat e kombit nė gijotinėn e ideologjisė. Hasan Kadriu ka qenė antikomunisti dhe nacionalisti mė origjinal dhe mė i vendosur qė kam njohur ndonjėherė.
Hasan Kadriu, padyshim ėshtė ndėr tė parėt shqiptarė nga territoret e pushtuara qė u vu nė kontakt me filizat e para tė demokracisė nė Shqipėri, tė cilat po bulonin me mundim nėn akullnajėn gjysmėshekullore. Ai ėshtė i pari qė i ka mbėshtetur e ndihmuar kėto forca politikisht dhe materialisht.
Si njėri shumė i vyeshėm e inteligjent qė ishte, Hasan Kadriu arrijti tė bėhet ndėr shqiptarėt mė tė mėkembur nė Zvicėr. Me vite ai ka mbajtur familje tė tėra nė Kosovė. Nuk ka njėri t'i jetė drejtuar Hasanit e ky tė mos i ketė dalur nė ndihmė me gatishnmėri prej vėllaut.
Hasani tani ėshtė kėtu, buzė vorrit, prandaj duhet thėnė tė gjitha tė vėrtetat. Duhet thėnė edhe njė e metė e tij: t'i stigmatizojė njėrėzit pa kurrėfarė paragjykimi. Mė kujtohet si sot, kur mė 1990, nė klimėn e zallahisė sė duartrokitjeve kolektive, Hasan Kadriu mė emėr dhe mbiemėr ka denoncuar njėrėzit qė jo vetėm situata i kishte nxjerrė nė sipėrfaqe. Shumve prej nėsh na u deshėn tetė vjet pėr tė mėsuar kėtė.
Hasan Kadriu qe ndėr shqiptarėt mė tė vendosur qė kam njohur pėr ēėshtjen e bashkimit kombėtar. Atė e terrorizonin tė ashtuquajturit shqiptarė realistė e tė moderuar, qė sidomos tani janė fort nė modė, e qė bashkimin kombėtar tė shqiptarėve e shohin si ėndėr e jo si domosdoshmėri.
Hasan Kadriu, veē atdhedashurisė kishte edhe pasionė tė tjera, ndėr to edhe futbollin. Falė kėtij pasioni ai u bė i pari dhe i vetmi shqiptar menagjer i FIF-as. Edhe kėtė emėr ai e shfrytėzoi pėr tė ndėrkombėtarizuar ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi dhe ēėshtjen e Kosovės dhe territoreve tjera tė pushtuara nė veēanti.
Janė tė pakėt ata qė dijnė njė rast kur disa lojtarė tė ekipt kombėtar tė Shqipėrisė, tė shqetėsuar me gjendjen nė atdhe deshėn tė kėrkonin azil nė Spanjė, Hasan Kadriu nuk ka lėnė gur pa tundur gjersa i ka bindur se ata pėrkundėr vėshtirėsive, megjithatė nuk guxojnė tė vėnė nė lojė dinjitetin e Atdheut, tė Kombit e tė Flamurit. Dhe ia arrijti jo vetėm t'i bind, por edhe t'i mbrojė e t'i ndihmojė qė nė tregun e sportit profesional tė kenė mundėsi tė konkurrojnė dhe tė vėnė nė pah gjithė talentin e tyre.
Hasan Kadriu, duke qenė shok lufte e bese i Jusuf Gervalles, Kadri Zekes e Bardhosh Gervalles, i Nuhi Berishės e i Rexhep Males, i Zijah Shemsiut e Afrim Zhitisė i Ali Ajetit e Edmond Hoxhės ka mbėshtetur me gjithė qenien e tij edhe ata djem tė Kosovės qė sot nė kėto kohė tė vėshtira kur janė nėpėrkėmbur e pėshkelur interesat dhe krenaria e kombit, po e mbrojnė me armė nė dorė emrin, jetėn dhe nderin e shqiptarėve.
Nė emėr tė kėtyre sakrificave, nė emėr tė tė gjithė atyre qė tė kanė pasur shok, nė emėr tė shokėve tu luftėtarė tė vijės sė parė tė frontit pėr liri e bashkim kombėtar, qofshin ata sot nė varre, nė burgje, apo nė male po pėrulem para kujtimit tėnd, po pėrulem para teje qė ke qenė krenaria e familjes dhe e miqve, pėrsonifikimi i atdhedashurisė, i ēiltėrisė, i sakrificave dhe i besnikėrisė.
Qoftė i pėrjetshėm kujtimi yt, Hasan Skėnder Presheva!
Tė qoftė i lehtė dheu i Nėnės Shqipėri, qė ishte dhe mbeti pėr ty mė i shėnjti ideal, mė e madhja dashuri!
Krijoni Kontakt