A thue a ka zot Kosova,apo ka mbetur e meprekembur nga analfabete e gjytyryma ?
A thue a ka shtet Kosova apo eshte vend ku mund te hyj e dal kush te doje pa kurfar problemi?
A thue a ka qeveri, a ka polici apo ushtri Kosova per ta mbrojtur nga aata qe e vran, e dogjen e poqen me vite?
Si duket JO,JO,JO?
Si duket ketu ka vetem njerez te interesit,njeres te cilet beten e qesin mbi qeshtjen kombetare,njeres qe mendojne se nese ka nje titull eshte gjithcka,pra Jo o njerez emri nuk te bene te madh,nuk te bene patriot as kombetar.
Si munden keta lider tan keshtu,per te huajt eshte lehte per per tanet pse?
Pse u lejua nje kriminel sdi Tadiq te vij ne vendin ton????
“Kosova është pjesë e Serbisë”, porosit Tadiqi në vizitën e tij vendit tonë
Sipas njoftimeve nga mediat serbe, me qëndrimin e tij në Shillovë, kryetari i Serbisë Boris Tadiq ka filluar vizitën e tij në Kosovë. Tadiqi banorëve të Shilllovë, sipas mediave serbe, u ka thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi, jo vetëm sipas të drejtës serbe por edhe sipas të drejtës ndërkombëtare”. "Ky është qëndrmi im edhe në Beograd edhe në Kosovë, në Prishtinë, në Shillovë dhe kudo që të shkoj”, tha ai.
Sikur që është paralajmëriar, pas Shillovës dhe Cërnicës, Tadiqi do ta vizitojë edhe Anamoravën , Kosovën qendrore, Shtërpcen, Hoçën e madhe, Graçanicën, Deçanin, Batusën dhe Lypianin, siikurse edhe veriun e Kosovës.
Pjesa zyrtare e vizitës dyditore do të fillpojë me bisedat e Tadiqit me kryeadministratorin Peteresen.
Kjo është vizita e parë e një kryetari të Serbisë në Kosovë, që nga viti 1999.
Siç dihet, shefi i UNMIK-ut, Jesen-Petersen, i ka bërë thirrje kryetarit serb Tadiq, që gjatë vizitës së tij në Kosovë, "të mos e ushqejë frikën e serbëve të Kosovës dhe të kontribuojë për përmirësimin real të gjendjes”. Kryeministri Haradinaj po ashtu ka shfaqur shpresën se vizita e Tadiqit në Kosovë do të jetë fillim i një roli konstruktiv të Beogradit ndaj Kosovës.
Krijoni Kontakt