Olsi Kolami (marre nga "Shekulli" )
Kriminelët lindin apo bëhen…?. Një pyetje që ka shqetësuar shoqërinë për vite të tëra. Gjithnjë e njëjta histori dhe sërish flitet për vrasës serialë apo fajtorë që gjithçka e lidhin me mjedisin ku kanë lindur. Studimet tregojnë pothuajse të kundërtën. Prirja për të qenë një vrasës apo një person agresiv siç e etiketon psikologjia, lidhet me prodhimin e disa gjeneve përgjegjës që quhen serotonina (neurotrasmetues të dhimbjes) si dhe veçanërisht të një enzime që quhet monoamina e ndryshkur. Kur niveli i këtyre dy substancave në organizëm rritet, lindin dhe sjelljet agresive. Por nëse agresiviteti është gjenetik, përse nuk ndiqen kura familjare. Gjatë një eksperimenti të kryer nga Stephen Suomi tek minjtë dhe majmunët është vërejtur se disa braktisen nga vetvetja. Tek majmumët e sapolindur që jetojnë të vetmuar, vërehet se niveli i serotoninës humbet çdo ditë gjurmët e agresivitetit, pra në mungesë të familjes niveli ishte pothuajse minimal. “Mbi të gjitha është e rëndësishme të mos bëhet asnjë lloj paragjykimi për rastet, pasi shpesh ekziston një raport midis gjenit dhe ambjentit, që bëhet shkak për rikthimin e sjelljeve agresive”-thekson Suomi. Nëse vërtet kurat mbund të ndikojnë mbi gjenet, kjo mund të ketë sukses vetëm tek disa tipa, pasi mjedisi ka ndikimin e tij në rizgjimin e këtij gjeni dhe prodhimin në nivele të larta të enzimës Monoamida e Ndryshkur. Një fëmijë krejt paqësor, krijon rreth tij një mjedis më pak miqësor, që do të thotë se gjenetikisht ai mund të shmangë të qarit apo të vuajë pa u kuptuar nga të tjerët, duke zhvilluar në mënyrë të paimagjunueshme këto dy substance, të cilat bëhen shkak për sjelljen në jetë të sjelljeve agresive më pasoja për shoqërinë. Pra përfundimisht, pavarsisht mënyrave për të shmangur këto sjellje, gjithçka është e trashëguar nga nëna, për këtë qëllim kura më e mirë do të ishte psikoterapia, e cila do të frenonte zhvillimin e sjelljeve agresive.
--------------------------------------------------------------------------------------------------
Tek po lexoja kete lajm me linden edhe ca pyetje:
1) Sa te pranueshme jane perfundimet qe arrihen duke u bazuar tek minje, majmunet etj. ? Kam lexuar shpesh studime te tilla... Personalsht me duket pak absurde...
2) Pse thote "eshte e trasheguar nga Nena" (d.m.th. pse vetem Nena)?
nejse, ju mund t'ju lindin edhe pyetje te tjera...
Krijoni Kontakt