
Postuar më parë nga
Jimy
Une kam 17 vjet qe jetoj jashte,por nje gje eshte e sigurte dhe aq me teper per te mos u treguar hipokrit,Mergimi te gerryen nga brenda,dhe te tret si qiriri.Asnje vend i botes qofte parajs,nuk i afrohet dhe zevendeson vendlindjen tende,femijerine ku je rritur,shoket te afermit etj.Une per veten time kam nostalgji per vendin tim,me te mirat dhe keqijat e veta.Ndihem me rehat dhe shume komod,pamvaresisht se sot jam me nenshtetesi Franceze,besoj mbas 5 ose gjashte vjetesh do kthehem pergjithmone.Ne Shqiperi ka gjalleri ,ka jete,humor,te varfer,te pasur,ka zhurme shume zhurme.E pra kjo eshte Shqiperia qe me mungon ketu ne France,ku jeta eshte e ngrire,e mbyllur pa humor ,pa zhurme ne kuptimin e mire te fjales,pa njerez, pa miq.Ketu jeta eshte pune shtepi.Dhe nje dite djele qe kemi pushim,nuk shikon kembe njeriu neper rruge,a thua se eshte bere shtet-rrethim,gjithshka gri.
Krijoni Kontakt