une nuk kam ndermen te kthehem asnjehre ne shqipri me mer malli ta shikoj por jo te jetoj
une nuk kam ndermen te kthehem asnjehre ne shqipri me mer malli ta shikoj por jo te jetoj
HESHTJA ESHTE FLORI
FJALA ESHTE ARGJEND
Të gjithë mëndjen të kritikoni e keni. Shqipëria nuk bëhet, nuk ka kushte sociale, nuk ka kushte shëndetësore, ka moral, ska moral. Epo rrini rrugëve të botës me iluzionin e një të ardhme më të mirë, dhe punoni e ndërtoni shtetet ku keni shkuar meqë i dashkeni gati në shqipëri të gjitha që të ktheheni ju. Rrini jashtë shtetit duke ja bërë vetes me sy se zgjidhja e vetme për një të ardhme më të mirë është ikja nga vëndi pa kushte sociale etj etj.
Mos i jipni kësaj teme doza pesimizmi. A ikët nga shqipëria ? A jeni të kënaqur aty ku jeni ? E atëher për car vini e llomotitni në këtë temë për kushte kushte kushte. Kjo temë është për optimistët, jo për ata që nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e tyre për ta lënë shqipërinë dhe tani vijnë e shfrynë inatin këtu duke e bindur veten se kanë bërë zgjedhjen e drejtë duke nëncmuar dhe vënë në dukje problemet e atdheut.
Ankesa ankesa ankesa. U shpërngul gjithë Tirana e intelektualët lart e poshtë nga Greqia në Toronto ku dhe ndodhet pjesa më e madhe dhe ankohen se e kanë marë vëndin "fshatarët, katundarët, malokët". A ikët ? E c'keni atëher me ata që mbetën. Vëndi duart e hapura i ka për ata që duan të ndihmojnë dhe kanë energji e doza optimizmi.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
ti dukesh qe qenke shum e mencur moj vajz ose cun cfar do qe te jesh
kjo tem i perket shqipove ne emigrim jo disa si ty qe e kan gojen shum e madhe edhe mendjen bosh
do te keshilloja te qe here tjeter te qecohesh pak se do stresohesh shum
persa i perket mendimeve te gjitheve ketu te tjerve cdo njeri arsyeton veten e ti familjen e ti edhe ku eshte me e mira per te edhe familjen e ti
persa i perket shqiperis madhin qe ndjen shqiptari jasht atdheut qe eshte ne emigrim ti se besoj se e ndjen
asnje nga ne ketu nuk e shan shqiperin se te tere jena shqiptar ketu
nejse rrespekte o njeri edhe mend ne kok gjith te mirat
Partizoni
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
E nisa per nje tjeter teme po i shkon edhe kesaj.
Shpresoj qe nuk tingelloj shume pesimiste Hyllien po........
Dhe uroj qe sa me pak dimra te shkojne e te vijne rrugeve te botes.
As nje here.Ka mjafte te pa pune atje.Po te kthehemi ne ju marin atyre vendet e punes.
Da steh' ich nun, ich armer Tor,
Und bin so klug als wie zuvor!
Nje lajm inkurajues vjen nga Ministria e Punes...
Ministria e Punës: Qëllimi i ndryshimeve, riintegrimi i shtetasve të kthyer
Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë miratoi sot në parim ndryshimet e propozuara në Ligjin nr.9668, datë 18.12.2006, “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi”.
Drejtoresha e Zyrës Juridike në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, znj. Albana Shtylla, sqaroi se këto ndryshime vijnë në zbatim dhe përmbushje të Planit të Veprimit të Strategjisë për Riintegrimin e Shtetasve Shqiptarë të Kthyer në Vend, miratuar në qershor të vitit të kaluar dhe kanë për qëllim sigurimin e një kthimi të qëndrueshëm për shqiptarëve të kthyer në vend, përmes mbështetjes së proçesit të riintegrimit, pavarësisht formës së kthimit të tyre.
Drejtoresha Shtylla sqaroi se, hartimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit, vitin e kaluar u realizua në kuadër të plotësimit të kritereve të vendosura për liberalizimin e vizave dhe ndryshimet ligjore do të bëjnë të mundur zbatimin e këtij dokumenti të rëndësishëm politik dhe ofrimin e shërbimeve të nevojshme dhe domosdoshme riintegruese për të gjithë ata shqiptarë të cilët, në mënyrë vullnetare, apo në bazë të marrëveshjeve të ripranimit kthehen në vend.
Duke u ndalur konkretisht tek ndryshimet e propozuara në Ligj, Shtylla sqaroi se ato përfshijnë zëvendësimin e termit “emigranti shqiptar i rikthyer” në “shtetas shqiptar i rikthyer”, si dhe heqjen e kufizimit të qëndrimit prej “të paktën një vit në Republikën e Shqipërisë”, për të përfituar statusin e të rikthyerit. Me këtë ndryshim shtetasi i kthyer përfiton menjëherë pas kthimit shërbime informimi, orientimi, referimi, pjesëmarrjeje në programet e punësimit, formimit profesional,etj.bazuar në nevojat e tij.
Ndryshimet në Ligj parashikojnë edhe “Regjistrit për emigrantët”, i cili ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Ndryshimet e propozuara bëjnë të mundur krijimin e një banke të dhënash për ruajtjen e të dhënave të shtetasve shqiptarë të kthyer dhe të regjistruar pranë Sporteleve të Migracionit (të ngritura prej gjashtë muajsh, pas miratimit të Strategjisë, në 36 zyra pune në të gjithë vendin). Në këtë mënyrë, Sportelet e Migracionit do të shërbejnë si pikë kyçe në nivel vendor, për të kryer vlerësimin e nevojave të personave të kthyer, për t’u dhënë atyre informacionin që u nevojitet si edhe për t’i referuar këta persona në institucione që japin shërbimet përkatëse.
Ndryshime janë propozuar edhe në nenin që përcakton lëshimin e dokumentit “Statusi i emigrantit”, duke e lidhur Statusin me shërbimet që ata përfitojnë.
Ligji përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrive të linjës si, MPÇSSHB, MPJ, MB, MASH, MPPTT, MBUMK, MF, METE, në kuadër të riintegrimit të shtetasve shqiptarë të kthyer. Sipas Strategjisë këto institucione dërgojnë informacione pranë Sporteleve të Migracionit, të cilat më pas bëjnë informimin e shtetasve të kthyer.
Drejtoresha e Politikave të Migracionit në MPÇSSHB, znj. Silva Banushi, sqaroi se ndryshimet nuk kanë efekte financiare për buxhetin e shtetit, pasi ndryshimet ligjore vijnë në funksion dhe në zbatim të Strategjisë së miratuar në korrik dhe se efektete financiare për çdo institucion janë parashikuar që në atë kohë dhe janë miratuar tashmë në buxhetin e këtij viti.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës iu përgjigjen interesit të deputetëve, duke sqaruar konkretisht shërbimet që personat të cilët marrin “Statusin e Emigrantit”, do të përfitojnë, duke filluar nga informimi, lehtësirat doganore, orientimi për investime, mbështetje për strehim, etj.
Në ditët në vazhdim, Komisioni i Parlamentar do të marrë në shqyrtim ndryshimet ligjore nen për nen.
http://www.mpcs.gov.al/zedhenesi/6-n...otive-punesimi
Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri
Krijoni Kontakt