Close
Faqja 16 prej 27 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 268
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga YaSmiN Lexo Postimin
    Lexova nje postim ne nje gazete shqipetare ketu ku jetoj edhe eshte nje postim interesant eshte shkruar nga Pandeli Simsia Nju Jork, SHBA

    Ne ikem atehere nga Shqiperia ne fillimin e viteve 90-te,duke shqyer dyert e ambasadave te huaja dhe duke kacavjere e gjakosur ne kangjellat e hekurta te mureve rrethues te tyre.Ne ikem atehere si te babezitur drejt shteteve te huaja,te uritur per te pare boten e jashteme,pa e ditur se kush na priste.
    Ne ikem atehere,duke kapercyer malet,duke ecur dite e nete te tera,e duke fjetur ne pyje mes egersirave.
    Ne ikem atehere duke care detin e qete e te trazuar me vapore e me anije,duke pare se si shoket qe kishim ne krahe binin ne det per t`u bere ushqim per peshqit dhe per te mos u gjedur me kurre.........
    Ne po ikim tani perseri nga malet,nga deti me gomone.... duke pare se si shoku qe kemi prane e perpin dallga e detit,se si foshja qe qan ne krahet e nenes pa grene e pa pire e remben e njejta dallge e mallkuar dhe nena e pafuqishme mes nates se erret dhe te ftohte nuk ka force t`a rriktheje e t`a marre perseri prane gjirit te saj.
    Ne po ikim perseri me nje vize turistike per te mos u kthyer me.
    Ne ikem e po ikim nga atdheu yne,nga toka jone,cdo vite,cdo jave,cdo ore.....
    Ne erdhem ne toke te huaj,se dhe ajo ka nevoje per ne.Jane metrote per t`u ndertuar,jane dhent e dhit per t`u kullotur,jane ullinjt per t`u shkundur e per t`u mbledhur,jane pleqte,jane njerezit e semure qe kane per sherbim shqipetar,jane pjatat dhe tenxheret e restoranteve per t`u lare e ferkuar nga duar shqipetare,jane.......
    Ne erdhem ne toke te huaj duke gjetur vendin qe na takon te jemi ne jete.Po studjojme,po shkollohemipo mbarojme shkollen ne universitet me me emer ne bote me rezultate te shelqyera.Ne erdhem ne toke te huaj per te mbajtur ne xhep diplomat e Masters Degree dhe ate te Profesor e Doktorit.
    Ne erdhem ne toke te huaj per te cuditur profesoret,mesimdhenesit tane,duke u treguar atyre racen e bukur e te zgjuar shqipetare,Shqiperine e panjohur.......
    Ne erdhem ne toke te huaj per t`i dhene lirise njerezimin bijte tane me te mire,ushtaret,marinsat,heronjt tane ne luften kunder terrorizmit.
    Ne erdhem ne toke te huaj,por edhe duam te kthehemi,po ku do shkojme,kush na pret?(Sa keq!Te mendosh kush na pret ne shtepine tone).
    Po hyjme ne vitin e 15-te qe jemi larguar nga Shqiperia,ndoshta dhe jemi rritur edhe plakur pak nga vuajtjet dhe streset e mergimit e atdheu yne ndoshta nuk do na njohe,por ne duam te kthehemi te punojme per nenen tone,se kaloresit e saj te keqinj qe e drejtojne , i kane hipur mashkes xanxare,duke e bere nje Nene te vuajtur,te mberdhire,pa drita,pa uje,te permbytyr mes shiut,llumit dhe baltes.
    Ne duam te kthehemi perseri,po ku do vemi?Nuk mund te blejme dot nje apartament banimi ne periferi te qytetit a kryeqytetit,me leket qe kemi kursyer gjate ketyre viteve ne toke te huaj.Ato leke nuk majfojne,se kaloresit xanxare te shtetit tone i kane "blere" apartamentet e tyre ne qender te kryeqytetit sa trefishi i siperfaqes i atij qe duam te blejme ne me nje trefish me pak lekesh se ato qe kerkojme ne.
    Ne duam te kthehemi po ku do kthehemi?
    Kaloresit kane filluar te "shtrojne" rruget per t`a bere udhetimin e tyre me makinat e shtrejta sa me te rehatshem per te shkuar drejt vilave te tyre te "blera"ne Shkembin e Pellumbave,ne Malin e Robit a ne Kalane e Lekuresit....
    Ne duam te kthehemi ,po ku do kthehemi ?
    Nese Shqiperia eshte i vetmi vend pa metro ,vijme ne e i ndertojme metrote ne shtetin tone.Nese ka ullinjper te shkudur e per t`i mbledhur Shqiperia,vijme ne e t`a bejme ate pune ne token tone.Nese ka piata dhe tenxhere ne restorantet shqipetare vijme ne i lajme.
    Nese shqiperia eshte vertet shtet ligjor demokratik,vijme ne e t`a drejtojme ate, por a do na pranojne valle kaloresit xanxare qe e kane privatizuar edhe drejtimin e Shqiperise e nuk zbresin kollaj mushka ku kane hipur?
    Ne duam te kthehemi nje dite ne shqiperi dhe do kthehemi,po kur?As vete nuk e dime.

    Ne po themi kur do ikim prape nga ky vende ju doni te ktheheni lol

    Normal qe kur je jashte shtetit ke nostalgji per vendin tend,se kur vin puna te merr malli dhe per gurin thone,po seriozisht nuk eshte me per te jetuar ne kete vende,ku pushteti eshte mberthyer dhe do vazhdoje te mberthehet nga kthetrat e perbindshave tane politikane,dhe qe me bejne jete mondane nen kurrizin e ketij populli qe nga ana tjeter i behet edhe mire qe qendrone kaq indiferent ndaj pothuajse c'do padrejtesie dhe poshterimi qe i behet. Jo per zotin une kam qene jashte shtetit dhe kam goxha kohe qe jetoje ne shqiperi,por le te jemi realista nuk jetohet dot me ne kete hale te quajtur shqiperi.

    Normal mund te kete edhe 'patriota' qe do mundohen te sulmojne postimin tim,por le te jemi realista dhe t'i themi gjerat sic jane dhe jo te fshihemi pas maskave tona patriotike!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-01-2008
    Postime
    35
    Shumica e emigranteve besoj do kthehen keto vite te krizes.

    Me dhimbje vella!!!

  3. #153
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Me kismet te zotit nga 2020
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e darla1
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    Athens, Greece
    Postime
    57
    nuk mendoije se do kthehem..per nje arsye te thjeshte se kushtet..e jeteses..qe kame krijuare ketu nuk do i arrija dote ne shqiperi..e pastaije aty ku jetone..perditshmerine aty je pjese e shoqerise,,i perkete atije vendi asaije shoqerije..dhe keshtu qe shqiperia...do jete vendi ku une kame familjen atedheu i ime po jo vendi ku une do jetoije..shpresoije dhe uroije qe kontigjenti i njerzve qe largohen nga shqiperia te ndaloije se ..vertet..shqiperia ka novoije per rinin..per fuqine intelektuale..dhe ate puntore qe po largohen dhe sote e kesaije dite nga shqiperia....per kete...politika duhet te filloije te beje dicka...te pakten te japin dorheqjen ata qe smunde te bejne as njegje perveqe se te rrisin korrupsjonin..dhe krimin...

  5. #155
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-11-2008
    Vendndodhja
    Postime
    597
    S O T !

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    ne vere [per pushime] pergjithmone nuk e di sakt por nje dite po.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  7. #157
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Mbase nje dite ,por se kur ,kete se di. Me pare mendoja se kthimi do ishte i afert,sa me shume kalon koha aq me pak me bie ne mend kthimi perhershem .Per pushime eshte shume bukur .Mbase nje dite...........
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #158
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865
    shum shpejt

  9. #159
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865
    edhe ketej jashte ka shqiptar qe mezi hane buke.

    Jam Dakort me Pyes Lotin, sepse edhe atje ka pune ( per ata qe e duan punen).

    Ketej jashte, shesin pordha shqiptaret sikur kan kapur qiellin me dore, por shumica jan te mbytur ne borxh. Nuk behet ndonje jete kushedi se ca.

    mire do ishte me punu fort dhe me ba i dore pare. Dhe me u kthy sa ma shpejt sepse kto vende te perpijne si deti po nuk qe 99 nensh

    me rrespekt Erando

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Ndersa une do shtroja pyetjen
    Kur do kete nevoje atdheu per ne qe te kthehemi?
    se tani per tani po u kthyen emigrantet mbrapsht ne ngordhem per buke pasi emigracioni e mban gjalle ate vend

Faqja 16 prej 27 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •