Jo, Jo, dhe Jo.
Ka te beje me pozicionimin Arrogant qe fetaret shpesh e marrin mbi supe.
Ky eshte mendimi personal imi.
Por moralin, personalisht mendoj, eshte nje "sjellje" socio-kulturore e lidhur fort me procesin evolutiv, ku nje qenie krijon afinitete emocionale/reagimi ndaj nje fenomeni qoft demtues apo dhe perfitues respektivisht.
Ne lidhje me kete, kur permenda pinguinin kishte te bente me afinitetin seksual qe ata ushqejne si "grup social" ku partneriteti M/F eshte i perjetshem.
Ke dhe shembuj te tjere, psh. grupet sociale te Ujqerve, per shembull. Sjelljet e tyre jane thelle te ngulitura ne procesin evolutiv, dhe nese nje gje prish zinxhirin e mbijeteses se tyre ata kane aftesi te reagojne ne menyre kolektive.
Shembulli me konkret qe sigurisht koheve te fundit zuri titujt e faqeve te para te revistave shkencore eshte sjellja me e re e Elefanteve ndaj njerzve. Ku njeriu, tashme nga elefanti shikohet si nje armik i cili demton procesin e tyre jetesor, dhe si pasoje reagimin agresiv qe ne pamje te pare.
Kjo sigurisht si pasoje e gjuetise shekullore te pameshirme qe gjuetaret e fildishit kane bere ne dem te Elefanteve.
Duke shtjelluar keto fakte, ne si qenie koshiente, preferencialisht duhet te kuptojme dhe pranojme boten ashtu sic eshte dhe jo "sic na predikohet", sepse predikimet me sisteme morali sjellin domosdoshmerisht dogmatizim te etikes shoqerore.
Te gjitha rastet, kety hyn dhe njeriu mbeshtetur mbi keto afinitete kolektive kane arritur te krijone KODE Sjelljeje (Moral Primitiv) mbi te cilen kane organizuar jeten e tyre. Religjioni, si sistem thjeshte ka kopjuar keto sjellje dhe ka bere zgjedhjen se c'eshte e c'nuk eshte e drejte.
Aty ku une personalisht kam problem me moralin religjioz eshte se sillet shume harbut ne raport me zhvillimet e reja qe po ndodhin, dhe sigurisht arsyetimet qe c'do gje qe nuk eshte ne sistemin e moralit religjioz "eshte e lejuar".
Krijoni Kontakt