Ne fakt hipoteza e zotit eshte me e veshtira per tu pranuar. Si eshte ai parimi i Oakham ( Rasoio di Oakham): Per te njejtem sasi faktesh e verteta tenton drejt zgjidhjes me te thjeshte.
Ne kete pike per te replikuar me disa postime te mesiperme duhet sqaruar nje koncept thelbesor:
Diferenca midis jetes dhe jo-jetes , midis materies se gjalle dhe asaj inerte.
Ne jemi mesuar te bejme diferencen midis ketyre gjerave sikur te ishin dy bote komplet te ndryshme.
Ne te vertete, ajo qe kerkimet shkencore po demostrojne eshte se behet fjale per diference strukturore.
Do ishte njesoj sikur te thuash (supozosh) qe nje tren elektrik eshte materia e gjalle , kurse nje difekt ( kur prishet motori) eshte materia inerte.
Diferenca qendron ne faktin qe pjese te ndryshme , shina , tuba, fije (korenti) ( ose me mire , atome te ndryshme), jane vendosur me shume ne nje menyre, se sa ne nje tjeter: Ne menyre te "drejte " apo te "gabuar". Duke spostuar disa "pjese" treni i gjalle mund te kthehet ne inert dhe e anasjellta.
E njejta gje edhe per nje organizem te gjalle .
Trupi yne eshte i per bere nga te njejtat atome te nje guri , rruge te asfaltuar ,apo treni elektik: hekur ,fosfor,karbon,kalcium,hidrogjen,oksigjen ,azot.........Duke i vene keto atome ne menyren e drejte ,arrihet nje organizem i gjalle, kur mekanizmat e bredeshme prishen, njesoj si vetura apo treni, ne kthehemi ne materie inerte, d m th vdesim.
Nepermjet metabolizmit ne shkembejme vazhdimisht te gjitha atomet tona, bile dhe ato te perhershmet ,qelizat nervore , pra edhe ato te trurit.
Dite per dite ne marrim nga ambienti me miliarda atome ( duke marre fryme, ngrene,pire) dhe hedhim miliarda te tjera( duke djersitur, eleminuar mbeturinat etj ). Ky shkembim i vazhdueshem me keto atome inerte vendoset ne piken e duhur duke e bere strukturen tone ,funksionuese, tamam si treni.
Te gjitha indet e pjeseve te ndryshme te trupit ( syve,zemres,buzeve,lekures,gjuhes,melcise,stomakut , bile edhe ato te trurit) zvendeohen ne xhiro te ndonje muaji me atome qe me pare ndodheshin ne dyqane ushqimore, ose supermerkato, nen formen e domateve , marmalates,makaronave, proteinave,trangujve, patateve,kungujve.............
Edhe kujtimet tona zmontohen dhe montohen vazhdimisht fale ketij shkembimi molekular dhe atomik, njesoj sikurse ne nje shtepi mund te zvendesohen tullat, freksionin e vetures, etj pa u vene re asgje ne aparence. Njesoj si per veturen dhe trenin, priza jone e korentit eshte e jashmtme, eshte Dielli, nga i cili marrim direkt ose indirekt (nepermjet fotosintezes) energjine ne "pilula" nen formen e ushqimit vegjetal apo te kafsheve , qe lejon te funksionoje makina jone biokimike. Ajo qe ka rendesi te kuptohet eshte qe diferenca midis materies se djalle dhe asaj inerte eshte diference strukturore, d m th montazh atomesh.
Dhe me te vertete n q s per nje sistem rrethanash disa atome fillojne te bashkohen, rastesisht, ne struktura te percaktuara , nen aksionin e energjise diellore , behet e mundur nje proces, qe gradualisht,(nepermjet nje mekanizmi seleksioni) mund te coje ne struktura gjithnje me komplekse dhe funksionuese.
Krijoni Kontakt