"Ne emer te zotit" -lufta fetare
"Ne emer te zotit" -lufta fetare
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gLvlorė : 10-09-2014 mė 06:50 Arsyeja: dublikat
Giordano Bruno ishte nje shkencetar qe u ekzekutua nga kisha per faktin se vendosi diellin ne qender te sistemit diellor nderkoh qe kisha vendoste token. Pas vdekjes se tij, shume literature e shkruar prej tij u dogj dhe pas mbeshtetjes qe pati Bruno nga populli, ai u kthye me von nga kisha si nje martir i kishes per dijen dhe shkencen. Nicola Copernicus dhe Galileo kan patur gjithmone probleme ne mardhenien me kishen. Kisha e ka ber kthesen ne shekullin 18. 19. ku esht shprehur se "bibla nuk duhet interpretuar fjale per fjale por duhet interpretuar me zemer dhe dashuri per krishtin, te derguarin e zotit, krijuesit te gjithsesise." Evolucioni, nuk u mbeshtet kurr nga kisha. Njeriu (homo sapiens) nuk eshte kafshe por krijese e zotit. Po Neandertali krijesa e kujt ka qen? Apo ishte nje version "beta", nje test prov, gjate krijimit te njeriut nga zoti?
Ateizmi nuk perveteson shkencetar dhe njerez, ateizmi nuk esht as fe, as filozofi. Ateist eshte nje person qe quhet "pa-zot" nga menyra e te menduarit te tij.
Nuk kam shume info per fene islame, por ka fakte qe ne mesjete, vendet arabe kane qene shume hapa perpara ne mjekesi dhe literature nga europa. Nuk kane qene te gatshem dhe nuk e imagjinonin per te vajtur ne hene por studionin astronomine. Po, ne boten islame filloi te kete "bloodsheeeed" kur filloi lufta 30-vjecare per perhapjen e fese krishtere ne lindje.![]()
Por gjithcka do e ket dhe nje pretekst nga kisha, ashtu si vrasja e brunos dhe e disa te tjerve, indulgjencat, luftrat fetare, krijimi i protestanteve etj. Eshte fakt qe nr i besimtareve po bie ne vitet e fundit. http://atheistempire.com/reference/stats/. Natyra me ligjet e saj eshte shprehur shum qarte, asgje nuk jeton ne perjetese, gjithcka lind, zhvillohet dhe vdes.
Se pari i nderuar duhet ta dish se Xhordano Bruno ishte shkencetar por ishte edhe BESIMTAR I KRISHTERE. Idene se planeti toke eshte ne qender te universit Kisha Katolike e huazoi nga dijetaret pagane. Edhe Koperniku por edhe Galileo ishin te krishtere. Tregimi per ta sipas ateisteve fillon dhe perfundon me ate se ishin kunder Kishes Katolike Full Stop.
Ateizmi eshte botekuptim, pozicion se nuk ka Perendi. Pra kur ne themi se ateizmi eshte fe e kemi parasysh faktin se ateizmi merr nje pozicion negativ-mohues ne lidhje me ekzistencen e Perendise. Eja na argumentoni logjikisht se nga materia e pajete krijohet jete (pa nderhyrje mbi natyrore) atehere ne do ta pranojme se ateizmi eshte shkence ose se ateizmi ka baze ne shkence. Por ju smund ta beni kete, atehere ne e konsiderojme pikepamjen tuaj si pikepamje fetare.
Askush se mohon se ka patur dijetare myslimane, sic ka patur edhe dijetare cifute, poashtu dijetare hinduse, budiste etj. por te thuash se bota islame ishte e perparuar dhe Evropa ne anen tjeter ishte ne erresire te plote (pra pa kurrfare njohurie) kete vetem disa ateiste dhe myslimane te cmendur e bejne.
Mos shtrembero argumentat historike sic e keni zakon, Kryqezatat qellimin kryesor e kishin te clironin Jeruzalemin dhe jo per te perhapur krishterimin me dhune. Te gjitha fete e botes mund te perhapen me dhune e me imponime, ndersa vetem besimi krishter nuk perhapet me dhune, por kur njeriu vendos te pendohet sinqerisht dhe te kerkoje faljen e mekateve nga Perendia.
Sot ka me shume myslimane sesa ateiste. Dhe cka pastaj?
Indulgjencat, lufterat fetare, konfliktet e ndryshme nuk kane te bejne asgje me mesimet e Krishtit. Meqenese Kisha Katolike i ka bere keto gjera qe bijne ne kundershtim me Ungjillin atehere ne te krishteret e konsiderojme si Kishe jo te vertete. Eja lexo Ungjillin pastaj fol per krishterim, e jo si na kane mesuar komunistet jugosllave ne shkolla.
Kastravec a te thote shkenca se ne kemi ardhur ne ekzistence nga materia e pa jete? A te thote shkenca qe peshkut po te ia japesh miliona vite mund te evoluoje ne njerez?! Por a eshte e vertete kjo?! Jo. Atehere kush i paska fajet, shkenca apo mendimet e disa personave?!
Ti sje i gatshem per te bere debat mbi Islamin pasi beni shtremberime haptazi, e po mundohesh te flasesh per Biblen. Rri urt qaty.
Perendia ekziston, ky eshte fakt. Krijuesi ekziston, ky eshte fakt. Ky fakt nuk varet me ate se sa ka ateiste e sa ka myslimane.
Ti o kastravec a lufterat civile ne Evrope apo Revolucionin Francez po e prezanton si 'krim i krishterimit ndaj njerezimit'?! Injorante.
Ore zoteri a te tregova se Krishti nuk ka bere thirrje per vrasje?!
Keto kane qene luftera per pushtet e jo luftera te thirrura nga te krishteret.
Per Neandertalet edhe evolucionistet por edhe kreacionistet vetem mund te spekulojne. A ishin njerez apo majmune ne rrugetimin e tyre per te evoluar ne njerez varet se nga cilet shkencetare zgjedh qe te besosh. Evolucionistet thone se ata ishin majmune ne rrugetimin per te evoluar ne njerez. Kreacionistet thone se ishin njerez pasi kishin nje lloj civilizimi (mjete pune, rituale per te vdekurit, vizatime ne shpella etj.)
Eshte e mundur qe forma trupore e neandertaleve ka pesuar ndryshime nga kushtet klimatike ne te cilen kane jetuar, e ajo klime ishte e ftohte dhe kushtet jetesore ishin te ashpra.
Nje mendim tjeter eshte se ata ishin njerez qe jetonin qindra vite (p.sh. ne Bibel regjistrohen njerez qe jetuan 800 vite) dhe dallimet ne format trupore mund te vinin si rezultat i jetegjatesise se madhe, por nga ateistet dhe njerezit qe Biblen e konsiderojne 'thjesht mit' nuk pranohet ky pretendim.
Por edhe nese ne kemi 'evoluar' nga ta (kemi ndryshuar formen trupore) kjo nuk eshte prove e evolucionit - por vetem indikacion per evolucionistet, pasi teoria e evolucionit ben pretendime me te medha (p.sh. nese peshkut ia japim 500 milione vite ai mund te evoluoje ne qen - ky eshte evolucioni i vertete). Po e zeme se njeriu evoluoi nga majmuni por majmuni nga cila kafshe evoluoi, asnje kafshe nuk e ke te ngjashme me majmunin, as ne fosile nuk e ke asnje kafshe te ngjajshem me te? Cka eshte me e keqja per ju ateiste nuk e keni as edhe nje forme te ndermjetme ne fosilet e zbuluara te nje specieje duke evoluar ne nje specie tjeter, dhe deri tashti duhet qe keto te zbuloheshin po te ishte teoria e evolucionit e vertete.
Nje gje eshte e carte ketu dikush eshte gabim.
Vet ekzistenca jone ne kete planet e ben te nevojshme ekzistencen e Krijuesit.
Pershendetje
Te pakten kur i lexon ato qe shkruaj, lexoi paster, ne rregull, sakte dhe pa gabime. Kisha ka qene kunder Brunos, Kopernikut dhe Galileos, nuk te shkruajta qe nuk ishin besimtare dhe qe ishin kunder kishes. Ishin njerez qe po benin punen e tyre duke zbuluar fakte qe hidhnin poshte disa nga teorite fetare. Kisha e vrau dhe dogji librat e Brunos dhe kisha ishte kunder Kopernikut dhe Galileos. Full Stop.
Te kam shkruar vetem etimoligjine e fjale ateist dhe te kundershtova kur the qe ateizmi merr shkencetar. Te tjerat nuk i di se nga cili ngacmim mbinatyror e skizofrenik u nise te shkruash. Gjithsesi, eja me argumento ti mua se ca kupton ti me materie te pajete, kur esht ligj ne univers, asgje nuk vdes dhe humbet, ajo vetem shnderrohet. Nuk ka materie te pajete. Eshte nje cikel energjitik qe ndjek cdo materie. Te pakten epitetoi termat ne nje forme tjeter qe mos te jen kontradiktore me terma te tjere. Eja me argumento ti mua se kur dhe si u be kjo nderhyrja mbi natyrore me fakte shkencore dhe jo biblike apo halucinogjene. Mos thurr elogje kot kur ke nje super paragjykim per cdo gje ca bie ne kundershtim me besimin tend servilist qe sherben vetem per te mbushur dobesin tende si njeri, trashegim nga shtypja dhe presioni.
Per epoken e mesjetes ka fakte. Ka qene dhe epoka e vogel akullnajore dhe vdekja e zeze pikerisht ne vitet e epokes se mesjetes ne europe kur miliona njerez vdiqen. Nga 450milion qe ishte popullsia e europes, 100milion vdiqen. Ulja e temperaturave ne europe solli qe mos te rritej drithi dhe mos te kishte buke per te ngren. Dhe ne ate periudh filloi te kultivohej patatja qe sipas kishes ishte "ushqim i djallit" dhe ushqim i ndaluar.
Nuk te shkruajta erresire e plote, pa kurrfare njohurie. Interpretimet i ben ti ne menyren si do ti dhe te lutem mos me kundershto mua ne ato qe shkruaj duke i keqinterpretuar me mendjen tende. Lexoi disa here sepse semundja e keqinterpretimit degradon deri ne keqinterpretim te realitetit dhe ka nevoj per kurim.
Nuk te shkruajta qe Kisha eshte jo e vertete dhe indulgjencat duhet te sherbejne per kete qellim. Thjesht te vura ne dukje disa gabime qe vinin nga thelbi administrativ i kishes qe u perdoren pretekste per tu kundershtuar. Per te disaten here po te shkruaj; Mos i keqinterpreto.
Nuk kam lidhje as kohore ose familjare me komunizmin. Kam lindur ne Vlore po jam shkolluar dhe vazhdoj te shkollohem ne Perendim. Dhe vlora ska patur komunist jugosllav qe jepnin mesim ne shkolla. Dhe per te fundit here te shkruaj qe interpretimet po ti le ty dhe te lutem mbaji per veten tende sepse keq interpretimi jot sjell keq informim per lexuesit e ketij forumi. -Cila do te jete feja qe do te kete nje femij i porsalindur ne te ardhmen, i rritull ne pyll, prane natyres, nga nje familje ku mos ti tregohet asgje per kishen, xhamite apo tempujt... Me kaq e mbyll dhe nuk kam aspak interes te vazhdoj kete debat duke rene ne nje nivel te ulet gjykimi mjegullor.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gLvlorė : 14-09-2014 mė 07:39 Arsyeja: .
Sa per perhapjen e ateizmit qe quhet si "zgjim" dhe sukses... thjesht keshtu plotesohenn/vertetohenn profecit e shkruajtura shekuj me par.
mesia4ever (16-09-2014)
A kane qene te krishtere, mua kjo me intereson. Ju se permendni qe kane qene te krishtere, por ju mendoni ndoshta se ata ishin ateiste sepse sipas jush te zbulosh dicka apo te shpikesh dicka duhet medoemos te jesh ateist.
Kisha Katolike vrau sepse nuk i konvenonte qe ta zbatonte Biblen, sepse duke zbatuar Biblen nuk mundnin te manipulonin.
Ty kur te te fusin ne varr nuk do te vdesesh a? Ti do te 'shndrohesh' ne nje materie tjeter te gjalle sepse spaska materie te pajete. Apo ndoshta ti do te vdesesh por trupi yt do te jetoje i shndrruar ne nje materie tjeter?!
Krijimi i botes ka ndodhur nje here. Nuk mund te riperseritet 30 miliarde here per t'ua provuar juve ateisteve se vertete Perendia ka krijuar universin, token, planetet e gjithcka qe gjendet ne to.
O zoteri Bibla e regjistron, kjo eshte ngjarje qe vertete ka ndodhur ashtu. Halucinacion eshte besimi juaj, sepse ju me pranimin e teorise se evolucionit keni pranuar qe keni prejardhjen nga krijesa parazitore.
Ka fakte de, po si ska. Per kete qe ka fakte jam anetaresuar ne forum qe t'i ofroj ato fakte e ato argumenta. Mos te te kishte fakte nuk do te anetaresohesha.
Patateja ushqim i djallit?! Kush krijoi pemet, perimet, dritherat, mos u krijuan hokus pokus sic beson ti apo i krijoi Perendia. Skam cka te te keqinterpretoj ty, ti me thua se kisha katolike tha se patateja eshte ushqim i djallit. Ti me kete e bere veten troll.
Kisha Katolike te thote ta adhurosh edhe Marine, por a ka baze kjo ne Bibel, jo, une nuk jam anetaresuar ta debatoj fene apo kishen katolike me ateiste, nese debatoj per fene katolike une e debatoj me vellezerit e mi katolike, me ty mund te debatojme per Biblen, nese ke deshire, nese jo tungjatjeta.
Indulgjencat ishin manipulim per qellim perfitimi material. A kane baze ne krishterim jo. A po na del qitash qe Kisha Katolike ka bere gjera jo Biblike, po. Ju skeni patur por kemi patur ne ne Kosove te cilet na bene vllazerim-bashkim me njerez qe dhunojne gra e qe presin femije ne fyt - , shkijet, serbet. Kjo ideologji e shemtuar qe shkatrroi pothuajse popullin shqiptar e na izoloi nga Evropa per gati gjysem shekulli, kjo ideologji qe torturonte vellezerit e mi ne Shqiperine, e internonte familjet e tyre pa kurrfare te drejte.
Skam cka te mirrem une me kishen katolike o zoteri, une besoj ne Bibel per 100 milionten here po ua spjegoj.
As une nuk kam interes te debatoj me njerez si ju pasi une skam kohe te debatoj me ateiste per ate cfare beri kisha katolike e cfare ajo orthodokse. Ju jeni personat e fundit ne tere boten me te cilet do te debatoja per fene katolike, nese ke pyetje per besimin krishter, eja hap teme, do te mundohem te u sqaroj, nese jo, te pershendes dhe te uroj cdo te mire ne jete. Tungat.
Kjo foto eshte marr nga nje liber i huaj fetar katolik "Bimet dhe shkenca e shpirtit" ku ne faqen 446 te tij shkruhet: "...patatja ishte deklaruar nga kisha romake katolike si ushqim i djallit...sepse nuk gjendej asnje e dhene si ushqim i perdorur ne testamentin e vjeter te bibles"
Zoteri, akoma nuk e ke kuptuar qe e njoh historine e kishes dhe fese katolike me mire se ty dhe shume nga vellezerit e tu katolik qe ti debaton? Nese ty te duket per te qeshur kjo puna e patates mua nuk mu duk aspak. Injoranca lind me cdo qenie, e mira eshte te mos vdesesh i till, prandaj te luteme mjafton te kerkosh ne google "potato food of the devil" dhe do kesh mijra faqe informacion vetem per kete fakt.
Une shume gjera i kam mesuar nga katoliket dhe nga studente qe studionin teologji dhe filozofi dhe disa te tjera duke lexuar sepse kam jetuar per disa kohe prane tyre dhe i kam miq shum te mire. U kam perkthyer cdo fjale te pergjigjeve te tua dhe cka me thene nuk besoj se do t'ju interesoj shume por ishin ne te njejtin mendim me mua, ju nuk dini si ta prezantoni kishin katolike, jeni nje ekstremist qe keni frike nga faktet dhe harroni nje mesim tejet te rendesishem qe kisha jep: duhet gjithmone te jetoni prane dijes dhe drites, te mesoni prej saj, te ndriconi shpirtin dhe mendjen tuaj dhe me pas do te jeni te afte te ndriconi dhe boten e te tjereve.
Ti nuk ke asnje lidhje me dijen dhe postimet e tua nuk kane asnje vlere per kete forum. Cdo pyetje qe kam patur dhe kam per krishterimin ma shpjegojne katolik te vertete te cilet jane shume te respektuar dhe keta njerez jane pasqyra e vertete e besimit krishter dhe jo njerez si juve. Juve keni nje shpirt dhe mendje te erret. Nuk eshte asnjeher vone te filloni te lexoni dhe te ndriconi veten tuaj.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gLvlorė : 23-09-2014 mė 03:20 Arsyeja: .
martini1984 (01-05-2015)
Krijoni Kontakt