Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    The “sworn virgin” - "Vajza e betuar"

    Deri sot nuk eshte zbuluar ndonje dokument, i cili te mund te shpjegoje fenomenin e “virgjereshave/vajzave te betuara”, po ashtu dhe mbi origjinen e ketij fenomeni studimet akoma nuk na kane dhene ndonje rezultat. Teorite me shume rrutullohen rreth “Legjendes se amazonave” nga Greqia e Lashte. mendim qe e mbeshtesin disa studieus si, Milenko Filipovic, Andromaqi Gjergji, Karl Kaser, etj
    Ne shoqerine perendimore sot pranohet kalimi apo nderrimi i sekseve, me ane te marrjes se hormoneve, nderhyrjeve kirurgjikale etj.
    Por per shoqerine shqiptare, keto lloj nderhyrjesh jane te paimagjinueshme dhe madje nderrrimi apo kalimi ne seksin tjeter, behet vetem nga femrat e jo nga meshkujt Kjo zgjedje me shume se prej qellimve vetjake, kushtezohet nga ambjenti social, ekonomik apo situatat kulturale.
    Arsye personale mund te jete refuzimi qe ben femra burrit qe i eshte caktuar nga familja per t’u martuar. Po ashtu tjeter arsye mund te permendet dhe deshira per t’u bere kryetare e familjes, trashegimtare e ligjshme e pasurise se te atit, kur ky eshte ne prag te vdekjes apo ka vdekur. Mungesa e krahut mashkullor ne familje per te kryer punet qe u takojne meshkujve. Dhe mqs per shoqerine shqiptare, mospasja e femijeve meshuj konsiderohet si dicka e turpshme, dhe e keqe, atehere ka gra apo vajza nga familje pa trashegimtare djal, qe marrin persiper te behen “burra” duke bere paraprakisht nje betim, sipas te cilit heq dore nga jeta e meparshme, betohen se s’do te kryejne me marredhenie seksuale dhe qendrimi i tyre tashem do te jete komplet i ndryshem nga i meparshmi, kjo duket se pari dhe nga menyra e re e veshjeve dhe e paraqitjes se jashtme, ku rrobat e zakonta te femrave ia lene vendin atyre te meshkujve. Pra jeta e kesaj femre ndryshon plotesisht dhe ajo tashme pas betimit, shoqerohet me burra dhe konsiderohet nder ta si e barabarte.
    Ka studiues qe lidhur me kete problem, kane marre ne shqyrtim dhe kane hedhur per analize dhe hipotezen e homoseksualitetit tek keto femra.
    Por shumica e studiesve qe kane pasur te bejne me shoqerine shqiptare, e hedhin poshte apo nuk e perkrahin kete argument. Per shoqerine shqiptare marredheniet seksuale jane te nje sfere “tabu” dhe nuk diskutohen me te huaj. Ato i perkasin sferes intime, madje kur nje studius “guxon” e cek kete pike, nuk para merr shume shpjegime nga pala e intervistuar apo subjekti i studimit. Po ashtu ne pergjithesi homoseksualiteti tek femrat ne Shqiperi ne pergjithesi eshte fenomen i huaj dhe nuk njihet apo te jete i perhapur. Madje “virgjereshat e betuar” mund te ndihen te ofenduara apo te lenduara ne personalitetin e tyre, ne qofte se nje studiues i pyet mbi ndjenjat intime te tyret. Ato zakonisht nuk flasin per ndjenjat vetjake dhe emocionale, pasi kjo do te konsiderohej si nje prishje e reputacionit te mire qe kane krijuar. Pra per shoqerine shqiptare nje argument i tille i bazuar ne arsyet honoseksuale qe mund te jene faktor i “virgjerise se betuar” nuk pranohet nga shumica e studiuesve te ketij fenomeni dhe per ta jane me shume arsyet sociale apo ekonomike qe kane çuar ne te tille fenomen.
    Siç e kemi permendur me lart, nje vajze mund te mos jete dakord me te fejuarin qe familja i ka zgjedhur, dhe keshtu duke mos preferuar te largohet apo arratiset nga familja e dhendrit apo e saj, ajo vendos te kthehet ne nje “virgjereshe te perjetshme” duke u betuar para pleqve te fshatit apo fisit dhe ne pranine e deshmitareve betohet per “pastertine” e saj. Keshtu i shpeton fejeses apo marteses, gjithashtu dhe “gjakmarrja” midis familjes se te atit te saj me ate te dhendrit quhet e pushuar. Pas betimit ajo shndrrohet automatikisht ne burre. Veshja e saj mund te jete o femerore ose mashkullore, kryesisht grate qe i kane hyre kesaj rruge te veshtire, zgjedhin te vishen si burra. Asaj i lejohet te mbaje arme, dhe te luftoje rrjedhimisht si burrat dhe te kryeje te gjitha detyrat e punet qe kryejne meshkujt. Ne qofte se kjo virgjereshe thyhen betimin, kapet ne kryerje e siper te marredhenieve seksuale, pleqte e fshatit sipas se drejtes kanunore mund dhe ta djegin te gjalle, por ne pergjithesi nuk evidentohen te tilla raste djegiesh.
    Kryesisht jane tre lloje te ketyre “virgjereshave”
    Se pari kur kjo zgjedhje per femren behet qe ne femijeri nga vete prinderit e femijes. Se dyti kjo zgjedhje mund te behet pas periudhes se pubertetit dhe varianti i trete eshte ai fetar, por qe besohet se nuk ekziston me.
    Varianti i pare duket se eshte dhe ai me i perhapuri, p.sh. ne rast te mungeses se meshkujve trashegimtar ne familje, nga prinderit vendoset qe nje prej bijave te tyre te kthehet ne “vajze e betuar”, keshtu detyrat e punet qe i takojne nje mashkulli do kryhen tashme nga kjo bije. Asaj do t’i lejohet te hipe ne krye te familjes, duke u shndruar ne kryetar familjeje, te trashegoje pasurine dhe shtepine e familjes.
    Varianti i dyte eshte i aplikueshem kryesishte ne rastet kur vajza duke mos rene dakord me te fejuarin qe i eshte caktuar vendos te kryeje betimin. Keshtu familja e saj çlirohet nga marreveshja me familjen e djalit, ky madje mund te martohet me nje vajze tjeter, ndersa virgjeresha e betuar, nuk mund ta beje nje gje te tille, pasi kjo do te konsiderohej e turpshme dhe nje tradheti ndaj familjes se ish te fejuarit te saj dhe kesisoj do te lindte nje konflikt mes dy familjesh. Tjeter rast eshte dhe kur bijes se familjes i jane vrare te gjithe vellezrit dhe duke mos patur me ne familje nje mashkull tjeter qe te marre hakun e vellezerve te vrare, vasha vendos te beje betimin, shnderriohet ne burre dhe keshtu te mund te vere ne vend nderin e familjes se tet.
    Varianti i trete qe nuk para ekzisotn aq shpesh, eshte ai fetar, ku vasha vendos te behet murgeshe, ku ajo vishet e zhvillon nje jete te ngjashme me ate te murgeshave te manastireve, por duke ndenjur ne shtepine e te atit, apo duke sherbyer ne shtepite e prifterinjve katolike.

    Dy raste interesante te dy “burrneshave” nga territoret shqiptare

    Rasti i pare ka te beje me Dyloshin, nga Prizreni e cila ishte rritur nga familja e saj qe e vogel si djal. Gjate Luftes se Dyte Boterore dergohet ne lufte si ushtar dhe plagoset ne luftime ne qytetin e Triestes. Dyloshi dergohet ne spital dhe aty zbulohet se nuk ishte djal, por vajze. Me pas lirohet nga sherbimi ushtarak. Kur komuniteti zbulon se Diloshi ishte nje vashe, me 1951 ajo martohet dhe nga martesa lind 2 femije. E ema e saj ishte e shqetesuar qe “i vetmi djal i saj” u martua dhe ndryshoi emrin ne Fatima.

    Ndersa rasti i dyte vjen nga fshati i Ujit te Shenjte prane lumit Kiri. Sheqerja ne moshen 28 vjeçare ishte e ve dhe gjithashtu shtazene me femijen e saj te katert. Nuk kishte vellezer dhe djemte i kishte shume te vegjel, qe te mund te trashegonin token. Keshtu Sheqerja per te marre pronen dhe punuar token, vendos te vishet si burre e keshtu tregon se as nuk do te martohej me. Qe nga ajo kohe burrat i drejtoheshin si mashkull dhe femijet e saj e therritnin “babë”. Vetem ne moshen 74 Sheqerja rivishet si grua.

    Burrnesha apo “virgjeresha te betuar” ka ende dhe sot e kesaj dite, kryesisht ne Veri te Shqiperise. S’para njihen kollaj se jane te tille. Qe prej betimit, ndryshimit te veshjes, ato sillen si burra dhe jane te pranuar si te tille. Njereit e Shqiperise se Veriut ku ky fenomen eshte akoma i vezhgueshem, nuk e shohin si ndonje gje te jashtezakonshme, por si gje normale dhe qe s’ben buje. Thjesht “virgjereshat e betuara” nuk jane nje fenomen i jashtezakonshem per ta, ato jane nje fakt i jetes aty dhe e organizojne jeten e tyre sipas zgjedhjes qe kane bere, duke u pranuar nga te tjeret.

    pergatiti €ni

  2. #2
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Foto te "burrneshave" nga ditet tona

    Raba nga Kosova, 1995
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Haki(u) nga nje fshat perreth Bajram Currit (1994)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #4
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Sanije, nga B. Curri (1994)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pashka, nga Thethi. (1993)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Hey Eni mund te me thuash ku e ke gjetur kete teme sepse do ta bej per 'extra credit' ne klasen e antropologjise.

    Faleminderit shume
    Eliona

  7. #7
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pershendetje Eliona !

    Tema eshte teper interesante sidomos per Shqiperine, ku ky fenomen ka qene i shperndare dhe ne fakt sot ekziston akoma, por ne zona malore dhe ne nje numer me te ulet rastesh se me pare.

    Spunton per hapjen e kesaj teme, ma solli nje liber nga Antonia Young, "Women who became men - Albanian Sworn Virgin" m.q.s. paske ore antropologjie ne studimin tend, ta keshilloj ta lexoash, pasi eshte teper interesant e te informon mbi kulturen kanunore ne Shqiperi.

    p.s.
    Eliona, mqs qenke e interesuar mbi antropologjine, do te te ftoja te shkruaje ca rreshta tek ky forum keshtu behet me i larmishem me shkrime nga autore e pikepamje te ndryshme.

    pershendetje!

  8. #8
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Eni une nuk jame shume ..i sig ...per Sworn Virgins

    Eni une njof shume vajza ...shqipetare ne Shqiperi ...dhe jo vende malore....qe jane virgins...!!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  9. #9
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    ore

    Code Cracer,

    nuk eshte synimi i temes tek vajzat e virgjera ka apo s'ka dhe ku ka nqs ka....

    Problemi eshte tek ato vajza qe per nje a tjeter arsye vendosin t'i bashkangjiten grupit te "burrave" e te abandonojne kopmlet jeten e meparshme e tani e tutje te kene zakone e sjellje qe i ngjan aty te burrave, kjo duket qe nga menyra e jeteses se tyre, ku se pari vishen si burra.

    Ne shtepite ku keto "burrnesha" jane, kryesisht caktohen si kryetare shtepie, jane ato qe drejtojne punet e shtepise, ekonomine e njerezit, jane ato qe kur u vjen miku, i mirepresin e i mbajne me muhabet e muakajet sic e do zakoni shqiptar.

    me kupton tani?

    Nuk eshte e thene qe kur keto vajza kthehen ne burrnesha , te jene te virgjera, pra mund te kene patur marredhenie me pare, kurse pas deklarimit te tyre se tashe tutje behen "burrnesha" keto lloj marredheniesh nderpriten e sic kam permendur ne shkrim lart, kanuni apo e drejta zakonore, ne rast se ato kapen duek kryer marredhenie, i denon. Kanuni ne kete rast flet per djegje te gjalle te tyre nga pleqte e fshatu, por kuptohet qe nuk eshte degjuar apo deshmuar nje rast i tille.

  10. #10
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    ok...Eni ...e kuptoj....!!

    Te kerkoj falje...per keqkuptimin...!!

    cya

    P.S u arent mad at me r u ...?
    Jam JETUS jo TREGUS!.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dj Ilda "Vajza Dj Me E suksesshme Ne Tirane"
    Nga zebrone në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2007, 05:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •