Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Gjysma e gjimnazistëve janë mbetës!!

    Shkaqet: Tekstet e ngarkuara dhe mbipopullimi i klasave


    Brikena Demiras
    Në 22 gjimnazet e kryeqytetit semestrin e parë e kanë kaluar pothuajse gjysma e nxë-nësve. Gjysma tjetër janë ngelës. Shifrat e bëra publike nga Drejtoria Arsimore në kryeqytet “flasin” me një shqetësim të madh.

    Në shkollat e mesme të përgjithshme kanë kaluar 54,2 për qind e nxënësve, kurse në ato profesionale 56,3 për qind. Përfundimi, të rinjtë nuk arrijnë rezultate të mira dhe nuk arrijnë të thithin njohuritë që marrin në shkollë. Është për shkak të dembelizmit të tyre në studim? Është për faj të mësuesve? Apo ndoshta tekstet janë ato që nuk japin mënyra më të thjeshta për të kuptuar?

    SHQETËSIMI
    Gjimnazistët shqiptarë e kanë sprovuar veten për njohuritë dhe arritjet e tyre, më mirë se kudo, në universitetet e huaja. Megjithatë, rezultatet e ulëta mbeten një shqetësim i vazhdueshëm, jo vetëm për prindërit e tyre, por edhe për gjithë specialistët dhe drejtuesit e sistemit arsimor në vendin tonë. Problemet që hasen, në bazë të testimeve të bëra nga vetë mësuesit, mbeten lëndët e shkencave natyrore. “Lëndët shoqërore janë më të kuptueshme dhe vetë nxënësit janë të prirur ndaj tyre. Ndërsa, përsa i përket lëndëve të shkencave natyrore, si matematika, kimia, fizika, nxënësit te këto lëndë kërkojnë një përgatitje më specifike dhe një talent të veçantë. Jo të gjithë kanë prirje për t’ju përkushtuar këtyre lëndëve dhe në shumë prej kapitujve të librave, ka gjëra të vjetruara”, thotë një mësuese në shkollën e mesme “A.Z.Çajupi” në kryeqytet.

    TEKSTET, PENGESA E MADHE
    Tekstet janë të vështira dhe të lodhshme. Ato janë pengesa e madhe. Prindër, mësues dhe nxënës mendojnë se tekstet nëpër shkolla janë të vështira për t’u kuptuar dhe të mbingarkuara me data dhe numra që zor se mund të fiksohen edhe kur ke studiuar për orë të tëra. Gjithashtu, ata ankohen se njohuritë që marrin nga librat nuk lënë shumë hapësirë për të mësuar duke arsyetuar dhe duke diskutuar, por ato janë thjesht mekanike, ose të mësuara përmendësh. “Librat kanë më shumë fjalë dhe më pak praktikë, gjë që nuk na lë shumë hapësirë për të reflektuar, ndaj e vetmja mënyrë për të marrë një notë të mirë është të mësosh përmendësh ato që shkruhen në libër”, thonë dy gjimnaziste në shkollën “Myslym Keta” në Kombinat. Edhe mësuesit nga ana e tyre janë të shqetësuar, pasi edhe ata duhet të mësojnë dhe të përgatiten para se të shpjegojnë, pavarësisht nga përvoja e gjatë që mbajnë mbi supe. “Gjatë shpjegimit të mësimit unë bëj të pamundurën që nxënësit e mi të kapin të paktën 30 për qind të atyre që unë shpjegoj që në klasë, pasi e di mirë që kur të shkojnë në shtëpi shumë nga ato që unë kam sqaruar do t’u duken sërish të pakuptueshme”, - thotë një nga mësuesit e kësaj shkolle.




    Niko Kreçi, drejtori në Ministrinë e Arsimit: Mësimi, jo me turne
    “Kalueshmëria prej 50 për qind në semestrin e parë është e pranueshme”

    Faktorët që ndikojnë në rezultatet e dobëta të gjimnazistëve, sipas specialistëve të Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë Arsimore janë tekstet e vështira dhe të ngjeshura. “Cilësia e teksteve, sidomos atyre të Shkencave Natyrore, si matematika, ku kapituj të veçantë janë të pakuptueshëm, mbeten vështirësia më e madhe që haset aktualisht”, thonë specialistët. Por, gjithashtu, mbipopullimi i klasave dhe mësimi me turne në klasa nëpër shkolla. “Semestri i parë është gjithmonë me rezultate të tilla. Ndodh që mësuesit nuk kanë akordancën e duhur me njëri-tjetrin dhe gjithçka rregullohet gjatë semestrit të dytë. Megjithatë, një kalueshmëri prej 60 për qind në semestrin e parë mendoj se është e pranueshme”, tha dje për “Panoramën”, Niko Kreçi, drejtor i arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit. Sipas tij, mbipopullimi i klasave është një tjetër problem që ndikon në rezultatet që arrijnë gjimnazistët gjatë gjithë shkollës, jo vetëm gjatë semestrit të parë. “Të njëjtin ndikim kanë edhe oraret dhe klasat me turne, që shpërqendrojnë nxënësit dhe vështirësojnë mësimdhënien”, tha Kreçi. Ministria e Arsimit, gjatë këtij viti ka planifikuar ndërkohë përmirësimin e kushteve nëpër shkolla dhe shtimin e tyre, në mënyrë që të përmirësohet procesi i mësimdhënies.



    Faktorët

    Tekste të vështira dhe të ngjeshura
    Cilësia e teksteve, sidomos atyre të shkencave natyrore, si matematika, ku kapituj të veçantë janë të pakuptueshëm
    Mbipopullimi i klasave
    Mësimi me turne nëpër shkolla


    Vjet kaluan 53 për qind e nxënësve

    Gjatë vitit shkollor 2003 - 2004, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në semestrin e parë kaluan vetëm 53 për qind e nxënësve. Në bazë të këtyre të dhënave, specialistët mendojnë se, arsimi i mesëm është më problematik, përsa i përket rezultateve të arritura nga nxënësit në përfundim të semestrit të parë. Në shkollat e mesme të përgjithshme vihet re një vështirësi më e madhe, ndërsa në arsimin profesional gjendja është më e mirë. Vitet e para të gjimnazeve janë më “të dobëta”. Kalueshmëria më e ulët paraqitet në vitin e parë të shkollës së mesme me 46 për qind, pak më e lartë në vitin e dytë me 53 për qind, diçka më ndryshe në vitin e tretë, me 56 për qind. Po kështu, në vitin e katërt, kalueshmëria arrin edhe nivelin më të lartë, në 61 për qind.

  2. #2
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Sa turp ! ne kohe te monizmit thone qe ka pasur nje perqindje te larte te shkolluarish kurse tani ... me hapa mbrapsht po shkojme cdo dite
    tani e kuptoj pse kur shoh ndonje shqiptar qe sapo ka ardhur ketu nga shqiperia dhe flet pa edukate


    Ps: wicked avatar lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pink^ Pearl : 18-02-2005 më 16:38

Tema të Ngjashme

  1. Statuti i Shkodres
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-12-2014, 12:32
  2. Gjysma e viktimave të luftës së Kosovës nuk janë gjetur akoma
    Nga NoName në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 15:45
  3. Gjysma e Beogradit bënë tifo për Flamurtarin
    Nga Xhuxhumaku në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 18-07-2006, 10:26
  4. Gjysma
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 18:34
  5. Gjysma që i "mungon" Berishës
    Nga Kryeplaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 11:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •