Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së

    Pse more athue?
    Paska vend ma me randesi ku po u vendsoka per Kosoven se ne KS te OKB athue a?
    Mos me ta marre mendja!!!!
    Cka mendoni ju bashkkombas per kete?


    Haradinaj nuk do te shkoje ne KS te OKB-se


    PRISHTINE (18 Shkurt) -Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, gjate takimit te sotem me kryeadministratorin Soren Jesen Petersen deklaroi se nuk do shkoje ne Keshillin e Sigurimit te OKB, arsye per kete vendim eshte axhenda e tij e ngjeshur politike. Ne kete takim kryeministri Haradinaj tha nder te tjera se dy muajt e ardhshem jane te rendesishem per Kosoven ne planin e permbushjes se standardeve . em/em (Rtk/BalkanWeb

  2. #2
    You'll never wallk alone
    Anëtarësuar
    06-12-2004
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    17
    Me siguri se i ka perfunduar qeshtjet e interesave te Kosoves, edhe nuk i beri pershtypje ajo, ka pune te tjera, eshte kurgjo hic per te!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga sagittarius
    Me siguri se i ka perfunduar qeshtjet e interesave te Kosoves, edhe nuk i beri pershtypje ajo, ka pune te tjera, eshte kurgjo hic per te!
    E ke me vend!
    E i ashtuqujturi Kryeminister ka pune me me rendesi private ne prishtine,mjer ne!


    Qeveria e Kosoves: Raporti i sekretarit te pergjithshem te KB-se, Anan, joreal

    PRISHTINE (18 Shkurt) - Qeveria e Kosoves dhe perfaqesuesit e partive politike shqiptare e kane vleresuar joreal raportin e fundit te Sekretarit te Pergjithshem te KB, Kofi Anan ku eshte vleresuar se serbet ne Kosove po jetojne ne frike. Qeveria e Kosoves sipas pohimeve te zedhenesit te te qeverise, Arben Qirezi eshte e angazhuar aktivisht ne integrimin e serbeve ne strukturat e qeverise, perkunder obskursioneve nga Beogradi. Kritikave te politikaneve u jane bashkuar edhe mediat shqiptare duke vleresuar se konstatimi i Ananit se asnjeri nga standardet nuk eshte permbushur, ne teresi eshte i tepruar. Mediat kane percjellur vleresimin e Ananit se ne Kosove serbet po jetojne ne frike dhe se ndarjet etnike po shtrihen ne Kosove, dhe se qeveria e Kosoves nuk ka bere sa duhet per ti denuar te gjithe krimet me motive etnike. em/em(Beta/BalkanWeb)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga mani
    Pse more athue?
    Paska vend ma me randesi ku po u vendsoka per Kosoven se ne KS te OKB athue a?
    Mos me ta marre mendja!!!!
    Cka mendoni ju bashkkombas per kete?


    Haradinaj nuk do te shkoje ne KS te OKB-se


    PRISHTINE (18 Shkurt) -Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, gjate takimit te sotem me kryeadministratorin Soren Jesen Petersen deklaroi se nuk do shkoje ne Keshillin e Sigurimit te OKB, arsye per kete vendim eshte axhenda e tij e ngjeshur politike. Ne kete takim kryeministri Haradinaj tha nder te tjera se dy muajt e ardhshem jane te rendesishem per Kosoven ne planin e permbushjes se standardeve . em/em (Rtk/BalkanWeb
    Cfare planesh me te rendesishme ka pasur ky ne axhende sa te anulloje viziten ne Keshillin e Sigurimit?! Edhe nqs ka pakenaqesi prej Ananit per deklaratat e ketij te fundit se po anashkalohen serbet, ku ka me mire se kontakti personal per tu sqaruar dhe per te patur nje raport miqesor.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Cfare planesh me te rendesishme ka pasur ky ne axhende sa te anulloje viziten ne Keshillin e Sigurimit?! Edhe nqs ka pakenaqesi prej Ananit per deklaratat e ketij te fundit se po anashkalohen serbet, ku ka me mire se kontakti personal per tu sqaruar dhe per te patur nje raport miqesor.

    Mjer Kosova ne duart e kujt ka mbete!
    Kujt ti besohet me pare KS te KB apo ketyre dezinformuesve tan qe e bejne politiken sipas qefit te tyre.
    Le te mbetet te shihet po populli thot:"Rrena i ka kmebet e shkurtera"

    Haradinaj përfundimisht nuk do të shkojë në Nju Jork në takimin e KS të OKB-së

    Prishtinë, 18 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se përfundimisht nuk do shkojë në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës. Haradinaj mosshkuarjen e arsyetoi për shkak të axhendës së ngjeshur politike që e ka këto ditë. Ai këtë vendim e bëri të ditur pas një takimi me kryeadministratorin, Soren Jesen Petersen.
    Haradinaj tha se dy muajt e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm për Kosovën në planin e përmbushjes së standardeve.
    Kështu, tha ai, gjatë javës së ardhshme pritet të aprovohet buxheti për vitin 2005, do të mbahet mbledhja e Këshillit Ekonimik Fiskal si dhe pritet që Qeveria të aprovojë planin për komunat pilot ku do të testohet procesi i decentralizimit në vend.
    "Shkuarja e kryeministrit me kryeadministratorin në Nju Jork nuk do të ndodhë, pra unë do të qëndroj në Prishtinë do të vazhdoj me punë. Fillimisht aktiviteti ynë duhet të vazhdojë më ritmin e duhur për vlerësimin e ardhëshëm dhe po ashtu në javën që vjen kemi një vizitorë me rëndësi që vijnë në Prishtinë dhe unë do të jem këtu", u shpreh Haradinaj.
    Ai sqaroi se po të shkonte në Nju Jork do të ishte vetëm shoqërues i Petersenit, por pa të drejtë fjale.
    "Atje flet vetëm një përfaqësues nga Kosova, ndërsa në bazë të 1244-shit përfaqësues yni është kryeadministratori. Unë në këtë rast me prezencën time do të isha shoqërues dhe meqenëse kam besim se ai prezanton mënyrën që ne e kemi vertetuar, atëherë është më rëndësi që të vazhdojmë me punë në Kosovë".
    Petersen përshëndeti vendimin e kryeministrit të Kosovës, duke thënë se kjo axhendë është e mjaftueshme që Haradinaj ta marrë një vendim të tillë. Njëherit ai njoftoi se në Këshillin e Sigurimit do të paraqesë një raport për zhvillimet më të reja në Kosovë, të cilat i cilësoi pozitive.
    "Unë do të jem atje për të prezantuar Kosovën dhe do të flas në emër të Kosovës. Një gjë tjetër e rëndësishme është axhenda këtu. Unë mendoj se kjo axhendë do të ecë përpara nëse kryeministri është i angazhuar në të", tha Petersen, duke shtuar se askush nuk mund ta zëvëndësojë kryeministrin në Kosovë. Por ai tha se shpreson që një ditë kryeministri i Kosovës do ta zëvëndësojë atë në Nju Jork.

  6. #6
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Kjo është hera e dyte që Kosova humb rastin historik që përfaqësuesi i saj legjitim të jetë në mbledhjen e KS të OKB-së ku edhe do të diskutohet për gjendjen në Kosovë.

    Kryeministri Ramush Haradinaj nuk mund të arsyetohet se atje nuk do të shkojë për shkak të obligimeve që ka. Kjo eshte shumë e pavërtetë. Të gjithë e dimë se përderisa nuk ndërpritet procedura e Tribunalit të Hagës ndaj tij, ai nuk do të ketë mundësi të ushtrojë të gjitha detyrat që ka si kryeministër vendi.

    Në anën tjetër, edhe bashkësia ndërkombëtare është treguar shumë e pafytyrë në lidhje me këtë ftesë, sepse mu këta që e ftojnë Haradinajn në OKB ia pamundësoj udhëtimin në Nju Jork me hetimet e nisura...

    Po të ishte e interesuar bashkësia ndërkombëtare që Kosova ta dërgojë përfaqësuesin e vet në Këshillin e Sigurimit, atëherë në pamundësi të Haradinajt do të mund ta ftonte kryetarin e Kosovës, zv.kryeministrin, kryeparlamentarin apo edhe ndonjë ministër.

    Kjo që ka ndodhur është për t’u shqetësuar...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Ftesa per shkuarje dhe mosshkuarja e Kryeministrit ne KS, me sy te par ngjan ne nje truk propagandistik. Por druaj se ketu ka dicka me te madhe, qe per opinionin e gjere mbetet ende e panjohur.

    Une mendoj se Kryeministrit do t'i eshte bere presion nga Beogradi per te mos shkuar atje. Jane dokrra ato qe thuhen se gjoja ai paska "pune me te medha"! Po sikur vertet te jet keshtu, ashtu sic u shpreh paradiskutuesi im, a do te mund te shkonte ndonje tjeter ne vend te Kryeministrit? Sado formale qe te duket ftesa, KS i OKBs eshte porta me e madhe e shtetesise qe deri me tani i eshte hapur Kosoves, prandaj nuk ka asnje arsye per te mos u shfrytezuar ky rast.

    Tanime u njoftua edhe publikisht se Kryeministri mban kontakte me serbin Koshtunica. Edhe deklarata e tij se "shqiptaret duhet t'iu kerkojne falje serbeve", eshte bere nen presionin e Koshtunices.

    Deri me tani u vertetua se te gjithe ata qe jane karrabythave me shkije, ne situate kyce kane mbajtur qendrime dhe bere deklarata te percudshme. Nano greku eshte i njohur per kete gje. Keshtu shume here pat vepruar Veton Surroi e me pastaj edhe Hashimi.

    Me deklaratat e tij denigruese per shqiptaret, Surroi perpiqej te perfitonte poena tek nderkombetaret, se goja ai nuk ishte "nacionalist" shqiptar, por edhe duhej mbajtur ison Serbise per shkak te vellazerise permanente qe kishte patur ai me shkije.

    Hashimi, se bashku me Qosjen kishin bere pazarlleqe te hapta me shkije menjehere pas perfundimit te luftes. Si rezultat i atyre pazarlleqeve sot kemi gjendjen ne Mitrovice. Pastaj dalja e Hashimit ne uren e Ibrit per te penguar popullin qe te marrshonte ne anen tjeter. Ku mbeten premtimet e tij te famshme mbi uren e Ibrit? Cfare koncesionesh do te kete perfituar Hashimi kur beri dorezimin e Limajt ne Hage, tashti per tashti vetem ai e din. (???)

    Po rremuja e marsit te para nje viti, perkrahjen e kujt e kishte?

    Serbet luajne bukur sipas nevojave e situatave me karten e Hages. Aktpadine e kane bere ata, dhe serbet kur te deshirojne e aktivizojne apo e pezullojne ate. Fati i Ramushit ndoshta eshte ne doren e shkijeve, prandaj Kryeministri i Kosoves eshte i detyruar te veproje sipas instruksioneve te tyre. Mos zot me keq!

    Shkuarja apo mosshkuarja e Kryeministrit ne KS eshte gje shume e vogel ne krahasim me hapat dhe vendimet qe do te duhet te mirren gjate ketij viti.

    Dhente zoti qe fati i njerezve me hipoteka te mos jete edhe fati i Kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini : 18-02-2005 më 21:20
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Mos qelloni me automatik me pare, dhe pyesni viktimen me pas, pasi nuk keni per te mesuar gje nga i vdekuri. Prandaj pyesni ne fillim dhe qelloni me pas, qe te mos vrisni edhe korrierin e lajmit te mire.

    Mos vajtja e kryeministrit Hajradinaj ne OKB nuk eshte dicka qe duhet denoncuar, por duhet pershendetur nga ne shqiptaret. Kjo levizje e tij nuk eshte nje teke e kryeministrit por nje vendim i marre nga qeveria e Kosoves dhe gjithe institucionet e saj. Duhet te keni disa gjera te qarta per te kuptuar se perse Haradinaj nuk duhet te shkonte ne Kosove.


    1. OKB nuk njeh autoritetin e qeverise shqiptare ne Kosove, por autoritetin e UNMIK

    Keshilli i Sigurimit me rezolutat e veta vazhdon te mos njohi sic duhet qeverine e Kosoves, por vazhdon ti meshoje idese se UNMIK eshte autoriteti qeverises i vendit dhe jo qeveria demokratike e Kosoves. Si mund te shkosh ne nje Keshill Sigurimi per te perfaqesuar interesat shqiptare kur ky Keshill nuk njeh ende autoritetin ligjor dhe demokratik te qeverise se Kosoves dhe popullit te Kosoves qe e ka zgjedhur kete qeveri? Qeveria e Kosoves e njeh autoritetin e UNMIK dhe OKB me mandatin e se ciles UNMIK vepron ne Kosove. Prandaj nuk duhet te jete kryeministri i Kosoves qe duhet te beje nje hap drejt Keshillit te Sigurise, por duhet te jete Keshilli i Sigurise qe te beje nje hap drejt Kosoves. Nese Haradinaj te kish shkuar ne NY, ai nuk do ti raportonte keshillit ne pozitat e perfaqesuesit te Kosoves, por ne pozitat e ndihmesit te Petersonit.


    2. Rusia, Kina dhe Franca, tre vetot e Keshillit te Sigurimit

    Nuk ka asnje dyshim per palen shqiptare dhe faktoret nderkombetare ne bote qe punojne per nje Kosove demokratike dhe te pavarur, qe pavaresia e Kosoves nuk ka per te ardhur ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Tre vetot e anetareve permanente te ketij Keshilli, Rusi, Kina, Franca, kane qene, jane dhe do te jene blloqe te pakapercyeshme per avancimin e interesave tona kombetare ne ate front. Nese Haradinaj do te shkonte ne NY, gje qe pala serbe do te deshironte te ndodhte, ai do te sulmohej hapur nga perfaqesueset e treshes me qellim acarimin e maredhenieve midis komunitetit nderkombetar dhe qeverise shqiptare. OKB, eshte fushebeteja e fundit ku shpreset kane nje shprese per te ndalur planet e shqiptareve dhe miqve te tyre ne bote per pavaresi.

    Kryeministri Hardinaj nuk eshte shqiptari me inteligjent ne rradhet e shqiptareve te Kosoves, por per aq sa kam mundur te degjoj nga intervistat e tij dhe te lexoj ne shtyp, ai gezon dy cilesi te admirueshme: perkushtimin ndaj procesit demokratik ne Kosove, frymen e bashkepunimit dhe gjitheperfshirjes ne qeverine e tij, qe do te thote, se ai nuk merr vendime personale subjektive te castit, por peshon sic duhet mendimin e njerezve rreth tij per ceshtje te nje rendesie te jashtezakonshme kombetare.

    Albo

  9. #9
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Albo,

    Konstatimet tuaja janë plotësisht të pavend. Është qesharake të mendohet se Haradinaj dhe institucionet e Kosovës nuk dëshirojnë te shkojnë ne KS të OKB-së sepse ne këtë mënyre do te rrezikohen interesat tona.

    Këto institucione ka disa vjet që nuk rreshtin së kërkuari për të marrë pjesë në takimet çdo tre muaj të KS të OKB-së.

    Së shpejti do të prononcohen vetë liderët e institucioneve dhe do t’i dëgjosh nga goja e tyre...

    Nuk është e vërtetë ajo që thua ti se OKB dhe KS nuk e njohin autoritetin apo legjitimitetin e institucioneve të Kosovës kur ato janë themeluar në bazë të Kornizës Kushtetuese (e pranuar nga Rugova dhe Haradinaj), kurse kjo kornizë është hartuar në bazë të Rezolutës 1244 e miratuar nga Këshilli i Sigurimit.

    Zgjedhjet e lira në Kosovë (të gjitha deri më tani), janë organizuar, mbikëqyrur, votat janë numëruar, dhe në fund rezultati është certifikuar nga vetë Kryeadministratori, që është njeriu numër një i OKB-së në Kosovë (fatkeqësisht).

    Pra këto zgjedhje janë të njohura ndërkombëtarisht, dhe kanë qenë zgjedhjet më suksesshme së paku në Ballkan, kurse Qeverinë e Kosovës e njeh çdo qeveri ne botë, përveç ndonjë çetniku të krisur..

    Nëse ke dashur të thuash që ende KS nuk ua lejon institucioneve të Kosovës të gjitha kompetencat, atëherë kjo është tjetër gjë...

    Edhe një gjë, KS i OKB-së nuk ka nxjerrur asnjë rezolutë për Kosovën që nga 10 qershori 1999. Kjo duhet të dallohet që të mos ngarrohen gjërat.

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Per mua ka bere mire qe nuk ka shkuar. Aresyet jane ato qe thote Albo, por ky njeri nuk eshte larguar kurre nga Kosova, me keto urdhera arresti qe pergatiten andeja, cfare nuk mund te ndodhi e te haj dhe ndonje **** plumbi, gje qe perseri do acaronte marredheniet.
    Nuk eshte e thene se te behesh i pavarur do te thote te antaresohesh kudo e te marresh pjese ne keto vende. Me karar cdo gje, sepse karta qe luhet kundra Kosoves eshte per trazira.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  3. Nënshkruaj peticionin për gjykim në liri të R. Haradinaj
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 03:26
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •