Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Konstatimet tuaja janë plotësisht të pavend. Është qesharake të mendohet se Haradinaj dhe institucionet e Kosovës nuk dëshirojnë te shkojnë ne KS të OKB-së sepse ne këtë mënyre do te rrezikohen interesat tona.
    1. Kosova nuk u clirua nga forcat paqeruajtese te OKB, por nga forcat e NATO pa aprovimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Vrije pak mendjen perse presidenti Klinton i beri bisht KS ne OKB se mbase e shikon se kush e ka mire dhe kush e ka keq.

    2. Statusi final i Kosoves nuk eshte ne doren e Keshillit te Sigurimit, eshte ne doren e Grupit te Kontaktit, qe perbehet nga ministrat e jashtem te atyre qe organizuan Rambujene dhe luften ne Kosove. Nje tjeter mekanizem per te shmangur Keshillin e Sigurimit.

    Dhe per me teper, zgjidhja e statusit te Kosoves nuk eshte me nje ceshtje nen kontrollin diplomatik nderkombetar, eshte 99.99% ne doren e vete institucioneve te Kosoves, qe qe neser mund te shpallin pavaresine dhe askush nuk i pengon dot.

    Koha nuk punon me per llogari te serbve, por per llogari te shqiptareve, dhe ndryshe nga 6 vjet me pare ne Rambuje, me te prirur per "takime", "konferenca", "debate" nderkombetare jane serbet dhe jo pala shqiptare.

    Kryeministri i Kosoves duhet te shkeli ne Keshillin e Sigurimit te OKB vetem kur Kosova te kete fituar pavaresine e saj, dhe vetem kur Kosova te jete pranuar si anetare me te drejta te plota te OKB. Qeveria shqiptare ne Kosove do te vazhdoje kontaktet me UNMIK ne permbushjen e standarteve demokratike ne vend. Por kur vjen fjala tek Pavaresia, ashtu sic ndodhi me luften, ajo nuk do te njihet nga Keshilli i Sigurimit, por nga partneret tane nderkombetare, te njejten partnere qe u vune ne krye te luftes ne Kosove.

    Mosshkuarja e kryeministrit shqiptar ne NY shmangu nje maskarade qe qarqet anti-shqiptare pergatisnin ne te vetmin institucion nderkombetar sic eshte OKB, ku ata ende kane nje ze te forte.

    Albo

  2. #12
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Albo,

    Nuk e kam te qarte pse paske shkruar kështu sepse këto s’kanë te bëjnë aspak me pergjigjen time ndaj konstatimeve tuaja te gabueshme. Nuk eshte turp te mos ia qelloj njeriu siç ke bërë ti...,por është keq te dalësh plotësisht nga ceshtjet te cilat vet i ke shtruar.

    Nejse!

    Edhe njëherë paske gabuar kur thua qe kryeministri i Kosovës duhet te shkojë ne KS te OKB-se vetëm pas njohjes se pavarësisë.

    Dëgjo:- Politika e izolimit dhe përjashtimit qe ti në këtë rast e konsideron te drejte është praktikë e qeverise se Fidel Kastros, Koresë se Veriut, e ish-regjimit te Irakut, dhe e ndonjë shteti tjetër totalitar...kurse me herët e Enver Hoxhës.

    Institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e saj legjitim duhet te jene te pranishëm kudo, e sidomos aty ku ekskluzivisht flitet për gjendjen ne Kosove, siç do te bëhet me 24 shkurt.

    Haradinaj ishte i penguar te shkojë ne këtë takim nga Tribunali i Hagës dhe jo qe ai dhe kabineti i tij e kanë parë te arsyeshme te mos jenë atje. Edhe kryetari Rugova vuan për te shkuar atje, dhe jo vetëm atje... po ku ta ftojnë. Te gjithë liderët institucional janë tejet te zhgënjyer qe ndodhi kësisoj... Haradinaj tha që “atë ditë ka shume punë në Kosovë” (sic).....po s’ka pasur se si te arsyetohet i shkreti se i ka ra në qafë Karla del Ponte me shpifje e fabrikime serbe, por edhe të bashkepunetoreve të UDB-së ne Kosovë.


    Pasi qe ja nisa me shkru po ta plotësojë edhe një konstatim te ri qe edhe këtë ta kesh te qarte ne te ardhmen: - Grupi i Kontaktit, nuk përbëhet (vetëm) nga ministrat e punëve te jashtme te gjashtë vendeve me tw fuqishme ne botë, por nga qeveritë e tyre. Ai mblidhet nw lloj-lloj nivelesh. Pas luftës gati gjithherë është mbledhur ne nivel te drejtoreve te drejtorive te ministrive te jashtme përkatëse ose nëndrejtorëve. Vetëm pas ngjarjeve te marsit është mbledhur ne nivel zv.ministrash te punëve te jashtme. SHBA përfaqësohej nga nënsekretari Marc Grossman.

    Nëse donë te tregoje edhe kush, pse, dhe kur e ka themeluar ketë Grup si dhe cfare roli ka. Kush i fton mbledhjet, ne cfare mënyre, etj.

    Unë ne shkrimin tim nuk kam thëne se KS do te vendose për pavarësinë e Kosovës..., as qe e kam përmendur këtë gjë bile...

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga Marinari
    Albo,

    Nuk e kam te qarte pse paske shkruar kështu sepse këto s’kanë te bëjnë aspak me pergjigjen time ndaj konstatimeve tuaja te gabueshme. Nuk eshte turp te mos ia qelloj njeriu siç ke bërë ti...,por është keq te dalësh plotësisht nga ceshtjet te cilat vet i ke shtruar.

    Nejse!

    Edhe njëherë paske gabuar kur thua qe kryeministri i Kosovës duhet te shkojë ne KS te OKB-se vetëm pas njohjes se pavarësisë.

    Dëgjo:- Politika e izolimit dhe përjashtimit qe ti në këtë rast e konsideron te drejte është praktikë e qeverise se Fidel Kastros, Koresë se Veriut, e ish-regjimit te Irakut, dhe e ndonjë shteti tjetër totalitar...kurse me herët e Enver Hoxhës.

    Institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e saj legjitim duhet te jene te pranishëm kudo, e sidomos aty ku ekskluzivisht flitet për gjendjen ne Kosove, siç do te bëhet me 24 shkurt.

    Haradinaj ishte i penguar te shkojë ne këtë takim nga Tribunali i Hagës dhe jo qe ai dhe kabineti i tij e kanë parë te arsyeshme te mos jenë atje. Edhe kryetari Rugova vuan për te shkuar atje, dhe jo vetëm atje... po ku ta ftojnë. Te gjithë liderët institucional janë tejet te zhgënjyer qe ndodhi kësisoj... Haradinaj tha që “atë ditë ka shume punë në Kosovë” (sic).....po s’ka pasur se si te arsyetohet i shkreti se i ka ra në qafë Karla del Ponte me shpifje e fabrikime serbe, por edhe të bashkepunetoreve të UDB-së ne Kosovë.


    Pasi qe ja nisa me shkru po ta plotësojë edhe një konstatim te ri qe edhe këtë ta kesh te qarte ne te ardhmen: - Grupi i Kontaktit, nuk përbëhet (vetëm) nga ministrat e punëve te jashtme te gjashtë vendeve me tw fuqishme ne botë, por nga qeveritë e tyre. Ai mblidhet nw lloj-lloj nivelesh. Pas luftës gati gjithherë është mbledhur ne nivel te drejtoreve te drejtorive te ministrive te jashtme përkatëse ose nëndrejtorëve. Vetëm pas ngjarjeve te marsit është mbledhur ne nivel zv.ministrash te punëve te jashtme. SHBA përfaqësohej nga nënsekretari Marc Grossman.

    Nëse donë te tregoje edhe kush, pse, dhe kur e ka themeluar ketë Grup si dhe cfare roli ka. Kush i fton mbledhjet, ne cfare mënyre, etj.

    Unë ne shkrimin tim nuk kam thëne se KS do te vendose për pavarësinë e Kosovës..., as qe e kam përmendur këtë gjë bile...

    Si duket po del ne sheshe e gjithe ajo marri qe eshte bere dhe po behete edhe sot.
    Mjere Kosova se nu duart e kujt ka mbete,se nuk jane keto te verteta asnje po me analfabet dhe njeresz qe njk kan lidhje ne shtetsi dhe politike njk ke ku shkon.
    Noj Kosove te marrte pusi e Drini po te sundon Ramushi - Peterseni - Ibrahimi,pra kjo eshte ajo cka ka ndodhe dhe po ndodhe sot ne Kosove.Pra atje zhvillohet beteeja per shtetsi e jo ne qeverin e Ramushit qe nuk ka asfare kompetencash soty,cfar bugjeti do aprovoj ai ato jan donacione qe i jepin te huajt se ekonomi ram ushi nuk ka,pra jane ato paftyrsit e tyre per kete.Atje ne Ks mbohet shtetsia e Kosoves.Pra kryetari e kryeministrti jane veteem emra ne leter apa kurfar funksioni sepse shteti mungon se pari.E ti leme perrallat e disave ketui se nuk eshte ashtu.

  4. #14
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Analistet nuk e mirepresin refuzimin e Haradinajt per pjesemarrje ne KS te OKB-se

    PRISHTINE (19 Shkurt) -Analistet nuk e kane mirepritur refuzimin e kryeministrit Ramush Haradinaj per te marre pjesen ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ku do te diskutohet per Kosoven. Sipas shefit te Departamentit te Shkencave Politike ne Universitetin e Prishtines, Bernard Zeneli, mos shkuarja e Hardinajt ne Nju Jork me shume ishte humbje e Jesen-Petersenit dhe ne te njejten kohe tregon se qeveria e vendit ka legjitimitet te kufizuar. Nderkaq analisti Milazim Krasniqi, eshte i mendimit se pjesemarrja e Hardinajt ne Nju Jork do te duhej te ndodhte gjithsesi. Vendimi i kryeministrit Haradinaj per mos shkuarje ne Nju Jork eshte vleresuar si irritues nga analistet ne Kosove. Bernard Zeneli, shef i Departamentit te Shkencave Politike ne Universitetin e Prishtines thote se vendimi i kryeministrit per mosshkuarje ne seline e Kombeve te Bashkuara gjithnje e me qarte tregon se kjo qeveri eshte me legjitimitet te kufizuar. Sipas Zenelit, ftesa qe i eshte bere kryeministrit ka qene nje hap i parakohshem dhe pervec faktit qe tregon se qeveria ka legjitimitet te kufizuar ketu del ne siperfaqe edhe fakti se kemi te bejme me nje mision nderkombetare te papjekur politikisht: Nese deri ne keto momente ne patem menduar dhe ne pergjithesi ne shtypin kosovare zoti Petersen eshte pare me ngjyra shume pozitive une do te thoja qe ne kete rast nuk eshte nje humbje per Hardinajn por eshte nje humbje per Petersenin. Puna e tij deri me tash tregon qe ai nuk ka arritur deri aty ku duhej arritur dhe ky refuzim qe i behet tregon qe ne fund te fundit elemente te caktuar qofshin edhe nderkombetare per sa i takon ceshtjes se Kosoves ende nuk jane gati per ta shtruara ne agjendat e tyre" Nderkohe sipas analistit Milazim Krasniqi, arsyet per mosshkuarje ne Nju Jork qe u paraqiten nga kryeministri nuk jane bindese dhe jane teper irrituese. Nderkaq sipas Bernard Zenelit nuk eshte i rendesishem fakti i shkuarjes apo mosshkuarjes por eshte shqetesues fakti se me kete qeveri po luhet. balkanweb

  5. #15
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Perse duhet te shkoje kryeministri i Kosoves ne KS te OKB? Per te dhene llogari se perse institucionet nuk funksionojne ne Kosove? Per hapat nje para e nje mbrapa qe ka bere Kosova? Apo te kerkoje ndjese qe nuk ka mundur ti beje keto institucione te mundshme , sepse vete OKB nuk i jep autoritet ti beje?

    Si mund ti kerkohet Kosoves te ndertoje institucione politike kur nuk ka autonomine te veproje? "Kriminelet" shqiptare qe kishin bere krime, dolen ne gjyqe, u denuan , madje ky veprim i qeverise se Kosoves shikohet nga shume shqiptare si tradheti. Po kriminelat serbe qe fshihen pas minoritetit serb ne Kosove dhe mbrohen nga OKB dhe qe kane bere krime gjate luftes si mund te denohen? Si mund te verproje Kosova si shtet ne teresine territoriale te saj, kur ajo pengohet nga vete OKB!!!! Minoriteti serb ne Kosove, nuk e njeh as qeverine e saj, as legjitimitetin e kesaj qeverie , qe erdhi me vota demokratike. Por ama OKB nuk ben asgje per kete....Thjesht kritikon....Kercenon....Dhe kryeministri i Kosoves, u dashka te shkoje ne KS qe te "haje nje dush te ftohte"....Perse? Le te shkoje administratori, i cili ka pergjegjesi per kete gjendje.

    Kam bindjen se Haradinaj nuk e ka marre me koke te vet kete vendim. Dikush e perkrah....Dikush qe ka dhe ai te drejte vetoje ne KS te OKB dhe qe do ti shkoje kunder Frances , Rusise dhe Kines.....Ndofta SHBA!
    "Who is John Galt?"

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    8
    Ju të gjithëve po ju duket e çuditshme se përse nuk shkoi Haradinaj në OKB,
    kurse mua më duket e çuditshme që OKB fton Haradinajn, në një kohë që ka qenë përfolur për akuza nga Haga.
    Më duket se nuk i kemi të gjitha elementet për të diskutuar për këtë çështje dhe kam përshtypjen që luhej diçka e madhe dhe jo medoemos në favor të shqiptarëve.
    Shtrohet pyetja: a është pozitive për Kosovën që kryeministri i saj të fliste në OKB apo jo?
    Dhe çfarë të mire do të kishte?
    Po përpara se t'i përgjigjemi kësaj pyetje, më duket se ka një tjetër pyetje akoma më me rëndësi:
    Përse OKB nuk ftoi Rugovën?
    Në një kohë që Rugova ka kaq vite që është bashkëbiseduesi i preferuar i komunitetit ndërkombëtar dhe që është Presidenti i Kosovës?

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Ballisti
    Përse OKB nuk ftoi Rugovën?
    Në një kohë që Rugova ka kaq vite që është bashkëbiseduesi i preferuar i komunitetit ndërkombëtar dhe që është Presidenti i Kosovës?
    ballist atje ata te okb-se kur te kan naj fest qe vetem pihet raki do ta ftoin presidentin tan rugoven dhe ky pa dyshim do tju shperndaj atyre kur te dehet e te behet drraas gur e guralec.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Mani

    Si hapes i temes qe je,me dukesh se goxha ngacmon biseden dhe e drejton ne nje humnere..

    Pajtohem me Ballistin

    Se a shkon,apo nuk shkon Ramushi ne mbledhjen e ftueme,
    vendos ai dhe qeveria e Kosoves (me dyer te mbyllura)
    e shyqyr qe nuk vendosim ne neper forume!

    pershendetje
    rtp-ja

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DUHET NDIHMUAR QEVERINË E IZOLUAR QË TË VETËRRËZOHET MË SHPEJT





    Haradinaj, simbol izolimi



    Asnjë “agjendë e ngjeshur” nuk mund ta arsyetojë mungesën e përfaqësimit të Kosovës në New York apo kudo tjetër nga përfaqësuesit e institucioneve të saj. Këtë sigurisht që e di edhe vetë Haradinaj. Porse kjo tregon se ai edhe më tutje po ka vështirësi dhe i mungojnë kapacitetet e nevojshme menaxhuese që ta kuptojë drejt porosinë e Bashkësisë Ndërkombëtare, të dërguar përmes karantinës politike në të cilën e ka futur qeverinë e tij.

    Opozita duhet bërë më e guximshme dhe më zemërgjerë- të gjejë mënyrat dhe mekanizmat më demokratikë të mundshëm dhe të ndihmojë Qeverinë Haradinaj që ta përshpejtojë procesin e vetërrëzimit.



    Shkruan : LULËZIM ETEMAJ



    Më në fund, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar të premten pas takimit që ka pasur me PSSP-në, Soren Jesen-Petersen, se nuk do të udhëtojë në Nju Jork për të raportuar para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “për shkak të agjendës së tij të ngjeshur”.

    Faktikisht, në këtë mënyrë Haradinaj e ka hequr dilemën e ngritur vetë para mediave dhe opinionit për qëllime politike personale, rreth shkuarjes apo jo të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për shumkënd, sidomos për ata që vëmendshëm e përcjellin punën e Qeverisë Haradinaj, në këtë rast edhe raportet e saj me qendrat e politikave ndërkombëtare si dhe opinionin vendor, mosshkuarja e kryeministrit në Nju Jork nuk paraqet asnjë befasi.

    Duke qenë se kjo qeveri fillimisht është konstruktuar dhe ndërtuar kryekëput mbi bazën e jointeresit të qytetarëve të Kosovës dhe joprogresit të proceseve demokratike në vend, ajo që nga hapat e parë në raport me qytetarët e Kosovës ka preferuar dhe aplikuar filozofinë e jotransparencës, të megallomanisë dhe injorimit.

    Jotransparenca ka filluar qysh me pazarin (në kuptimin e plotë të fjalës) që kanë bërë LDK dhe AAK (dy armiq për të cilët dihet publikisht se pas luftës mes vete kanë qenë në armiqësi vrasëse, posaçërisht në Dukagjin) për të ardhur gjer tek ndërtimi i saj, ka vazhduar- me pazaret dhe çmimet, në euro, me të cilat thuhet se janë blerë postet, jo vetëm nga zv.kryeministri Salihaj por edhe nga ministra të caktuar të kësaj qeverie; me shpenzimet e milionave gjatë dhjetorit; pilot-projektin e decentralizimit; me bashkëdhënien e vizës për ardhjen e kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, e tash vonë edhe jo më pak sesa presidentit të Serbisë, Boris Tadiq në Kosovë dhe “shtosin” e pakripë të zhvendosjes në Austri të kryeministrit Haradinaj, e për të arritur gjer tek kontaktet që zyra e kryeministrit të Kosovës paska me zyrat e Koshtunicës dhe Tadiqit, gjë të cilën votuesit në Kosovë patën privilegjin për ta mësuar nga der Standardi austriak, e dje edhe nga vetë Haradinaj në paraqitjen para mediave.

    Megallomania qeverinë Haradinaj e ka shoqëruar po ashtu që nga hapat e parë; zgjedhja dhe vendosja e ministrave të saj nëpër zyra dhe kabinete. Shpenzimi enorm i milonave të buxhetit të Kosovës, ky është çmimi që kanë paguar qytetarët e këtij vendi, në mënyrë që qeveritarët kompleksin e iks mungesave në lëmin profesional, moral dhe në rrafshin politik kombëtar ta kompensojnë me “enterier” xixëllues. Darkat e drekat e vizitat, zakonisht mes vetë krerëve të koalicionit qeverisës dhe paraqitja para mediave si dhe raportet me to dhe opozitën gjithashtu janë shoqëruar nga megallomania trashamane qeveritare.

    Si jotransparenca ashtu dhe megallomania, në vete përmbajnë injorimin. Kuptohet, edhe ky ka shkallët dhe fazat e tij të paraqitjes dhe zhvillimit tek kjo qeveri e Kosovës. Është injorimi shumë i trashë dhe për më tepër tejet skandaloz i së kaluarës dhe po ashtu edhe i së ardhmes së qytetarëve shumicë të Kosovës, shqiptarëve, ai që qëndron në bazën e kërkesës së kryeministrit Haradinaj, bërë në adresë të tyre përmes der Standardit austriak, që “…të ketë kërkim falje edhe nga pala kosovare”.

    “Shkuarja ime me administratorin e Kosovës në Nju Jork nuk do të ndodhë. Pra unë do të qëndroj në Prishtinë, do të vazhdoj me punën, sepse aktiviteti ynë duhet të vazhdojë me ritmin e duhur për vlerësimin e ardhshëm”. Kështu është shprehur të premten kryeministri Haradinaj pas takimit me Jesen Petersenin. Që të tria bashkë; Jotransparenca, megallomania dhe injorimi, e dominojnë edhe këtë deklaratë të Haradinajt. Asnjë “agjendë e ngjeshur” nuk mund ta arsyetojë mungesën e përfaqësimit të Kosovës në Nju Jork apo kudo tjetër nga përfaqësuesit e institucioneve të saj. Këtë sigurisht që e di edhe vetë Haradinaj. Porse kjo tregon se ai edhe më tutje po ka vështirësi dhe i mungojnë kapacitetet e nevojshme menaxhuese që ta kuptojë drejt porosinë e Bashkësisë Ndërkombëtare, të dërguar përmes karantinës politike në të cilën e ka futur qeverinë e tij. Gjithësesi, për shkak të “konfliktit të interesave” është e tepërt të pritet që atij edhe në këtë drejtim t’i ndihmojë dikush nga koalicioni qeverisës, aq më pak Daci apo Rugova. Këtë duhet ta bëjë opozita; PDK-ja, si forca më e madhe opozitare, së bashku me partinë ORA, OJQ-të dhe qytetarët e Kosovës. Pra, opozita duhet bërë më e guximshme dhe më zemërgjerë- të gjejë mënyrat dhe mekanizmat më demokratikë të mundshëm dhe të ndihmojë qeverinë Haradinaj që ta përshpejtojë procesin e vetërrëzimit. Për këtë tashmë ajo i ka përmbushur të gjitha standardet. Kjo duhet bërë për hir të mbarëvajtjes së proceseve demokratike në Kosovë, të tanishme dhe të ardhshme, të cilat as që mund të paramendohen nëse në krye të vendit vazhdojmë të kemi një qeveri të vendosur në karantinë politike nga ana e Brukselit dhe New Yorkut.

    Nuk është pritur gjë e mirë nga Haradinaj, jo pse ai nuk do të donte, por për shkak të pozicionit të tij dëmtues për Kosovën, ama, se kaq pa mendje do të bëhet kaq shpejt simbol i izolimit të Kosovës në vend se simbol i përkrahjes së proceseve mbi bazë të forcës partiake, nuk është pritur nga shumëkush. Simbol i izolimit dhe ndarjeve të brendshme, pa pikën e nevojës, nuk kishte pse të bëhej. Ka pasur punë më të mençura që do të mund t’u dilte zot.

    20 shkurt 2005

    epoka e re
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Lexoni ketu lajmin e raportit te mbajtur ne Keshillin e Sigurimit nga shefi i UNMIK Petersen dhe vleresimin e tij per ecurine e reformave drejt permbushjes se standarteve.

    Nje vleresim i kenaqshem dhe pozitiv, aqsa Petersen mendon se bisedimet per statusin final te Kosoves duhet te fillojne gjysmen e dyte te 2005, pas nje raporti te dyte qe do mbahet ne KS ne muajin maj, qe pritet te jete pozitiv.

    Albo

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  3. Nënshkruaj peticionin për gjykim në liri të R. Haradinaj
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 15-06-2005, 03:26
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •