Bota e ēmendur dhe ballada e dhimbjes
Mbi qepallėn e pagjumur,
pėrkundet djepi i ėndėrrės.
Shtrati i pagjumėsisė, qyteti im,
vibron nė hirin pėrvėlues tė harresės.
Mbi qepallėn qė dridhet
pėrkundet sėrish djepi i ėndėrrės.
Pagjumėsia, pezull nė trurin tim,
grindja, mikesha ime bezdisėse.
Si fėmija nė barkun e nėnės,
nga brenda ndjej prushin tim.
Zagushi nė lėmin e pafundėsisė,
unė kutullē nė shtratin tim
I zhgėnjyer nga ėndėrra, po dal
sėrish, te tjetra nxitoj tė hyj.
Pagjumėsia, pezull nė shtratin tim,
e kapur, e ndjerė nga gishtat e mi.
...........
Ngado e kudo kėmbėzbathur rend.
Jam shqetėsimi i vetvehtes.
Kupėn e helmit paskam pirė,
apo djeg veten nė terr
Njė lėmė i pafundėm, universi.
Rend e digjet, misteri nsimfoni.
Sinjale tė njė ylli, qė nga larg
njė zemėr e largėt qė rreh
I tėri, pa gjumė ditė e natė,
pa stacion a ndėrrim turnesh.
Brigjet e shpresės, humbur krejt,
Loti, akuj dhimbjesh tret
Nėn qerpikė, sinjale, ėndėrra pafund.
Nis dita sė largu, tė flakėrojė sėrish.
Pafundėsia pėrherė nė simfoni
ritual i hershėm, jo paqėllim.
..................
Instikti i verbėr, ishte nė fillim
dhe sylidhur mbetėm pėrgjithėmonė.
Pritja e lodhshme u kthye nė plagė,
dhe ngutazi, pas dritės lėngojmė.
Dielli, tek pragu lagur nė vrer,
errėsirė nė vetvete e dritė pėr tė tjerė.
Realiteti, kaos, me sherre e dėshpėrim,
flladi moskokėēarjes, sot bėhet shpėtim.
...........
Natyra fle, pa zhurmė e pipėtimė.
Frika e shkėmbinjėve ruan ēdo tingull,
nė gjinjtė e vet, futur e fshehur
kthyer sėrish, ofshamė e psherėtimė.
Sa i vockėl, njeriu nė kėtė botė,
kėmbėt nė qiell, sherrnaja nė tokė.
Vetja mė duket fare i kotė
i gjallė i vdekur, mbi kėtė botė.
................
I zakonshėm si ju, po ashtu,
i lindur nga verbėria e instiktit.
Bota e ēmendur, na ēmendi
nė kėrkim tė pafundėmit mister.
Ėshtė boshatisur shpirti, o njerėz !
Nxitoni, tė mos bini nė bosh
Planeti nė kėrthizė ėshtė qelbur.
Thirr Noenė sėrish, tė shpėtosh !
O njerėz tė mirė !
Bir bujku jam, e farėn kėrkoj.
Kokėrr mė kokėrr, sa mė shumė,
brenda prushit tė vetes, kėrkoj.
Nė blunė e syve tė mi
koha do ngrijė, do ngecė.
Nxitoj, pėr mė shumė njerėz,
ti kem me vehte, nė zjarrmin tim.
....................
I paanė deti i dhimbjes
si njė prush i kallkanizuar.
Kėmbadorazi, mbahemi,ecim.
Nė funddete rrėnjėt tona !
Tė heshtur varret e tė parėve,
mal qėndrese janė !
Dhimbja, si mace e egėr,
rehat smė le, veē grric e ējerr.
..............
Nė fillim melodia, kujtohet
pastaj fjalėt vijnė njė e nga njė.
Kėnga e balladave, mė deh
si kaēuben, nga zogj tė pafaj.
..................
Si njė gozhdė e ngulur nė kujtesė,
ata qė nė mėnyrė shtetėrore, vodhėn.
Hajdutė, kusarė, vėrtetė pa thonjėza :
Mė grabitėn, mė fyen, tė flakur mė hodhėn.
Kam shkuar te ujku, jam ankuar :
Ēakalli me dhelprėn ėshtė dashuruar!
Tė pangopurit, luani i duket mi
gjithēka, qė shkelqen i bėhet flori.
Krijoni Kontakt