O Meri eja ne dritare
eshte ora jone e deshiruar
ç'kushtojne mijera thesare
perpara syve te adhuruar.
Mundim te madh do te duroja
si skllavi qe duron i strukur
veç zemren tende ta fitoja
moj Meri Morison e bukur.
Dje me muzike e me vjoli
nder djem e vajza kercimtare,
mendimi im me shkoi tek ti
une isha atje,
po s'isha fare.
O Meri do ti ta mundosh
ate qe zbret per ty ne varr
do shpirt e zemer t'mi copetosh
per fajin se te du me zjarr.
Ne s'me pranon si dashuror
trego per mua pak meshire
ti s'mund te kesh nje shpirt mizor
moj Meri Morison e mire.
Krijoni Kontakt