Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    nga Naim Frasheri

    FJALËT E QIRIRIT

    Në mes tuaj kam qëndruar
    E jam duke përvëluar,
    Që t'u ap pakëzë dritë,
    Natënë t'ua bënj ditë.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  2. #12
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    E cili shqiptar nuk i din keto vargje qe i mesonim ne abetare?

    Gjuha jone sa e mire
    sa e embel, sa e gjere
    sa e lehte, sa e lire
    sa e bukur sa e vlere

    Gjuha e jone sa e mire
    sa e embel, sa e dlire

    Edhe kete besoj qe e dini Shqipetare te dashur

    O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
    Kush te ka qitë me krye n'hi?
    Ti ke pas kenë një zojë e randë,
    Burrat e dheut të thirrshin nanë.

    Un keto dy poezi qe i kam mesuar nga abetarja, apo gjate lendes te gjuhes Shqipe ne Shqiperi nuk i kam harruar dhe nuk do ti harroj sa te jem gjalle, sepse per mendimin tim jane poezi klasike, te thjeshta dhe shume originale, por edhe prekse.


    Ne Shqiperi me dukeshin thjesht poezira, por un tani qe jam vete jashte Shqiperise e kam kuptuar dhe po e kuptoj nga dite ne dite se sa shume poezi me karakter, kuptimplotse dhe prekse Shqiptar si Naim Frasheri me shoke dikur shkruajten per ate Shqiperine e tyre dhe timen te dashur.


    Kalofshi mire
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  3. #13
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    "O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
    Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!"


    Edhe keto vargje mu kujtuan dhe duhej qe ti shkruaja patjeter, sepse kisha shume deshire meqe mu dha rasti.

    Jane poezi qe do te jetojen gjithmone brenda ne koken dhe shpirtin tim, sepse jane shume te thjeshta dhe te pastra, por edhe shume te bukura dhe kuptimplotse.


    Kalofshi mire
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Periodi
    Anëtarësuar
    03-02-2006
    Postime
    253
    Gjeth mbi thupër
    -----

    Rrëke lumit
    në pakthim ikim
    gjeth mbi thupër drithma ime
    se di
    vërtetë se di
    kur, ku do fundosemi.

  5. #15
    e lehte dhe e tejdukshme Maska e ana.luna
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ne maj te botes
    Postime
    61
    " Oh, we're back
    to the Balkans again,
    Back to the joy and the pain
    what if it burns or it blows
    or it snows?
    We're back to the Balkans again,
    Back, where tomorrow
    the quick may be dead,
    With a hole in his heart
    or a ball in his head
    Back,where the passions are
    rapid and red

    Oh, we're back
    to the balkans again!"
    disobbedisci a chi ti vuole servo
    di un dio,
    di un esercito,
    di una patria...

  6. #16
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Un ecja mbi reren e lagur ,
    veshtrimi tek ti me mbeti ,
    kur ti me pyete sa te doja ,
    veshtrimin hodha nga deti ....

  7. #17
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Dashuria ime per ty
    do te mbaroj ateher
    kur nje piktor shurdh
    te pikturoj zhurmen qe ben
    nje petale trendafili kur
    bie mbi nje dysheme kristali .......

  8. #18
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Vuaj kur te shikoj ,
    te dua dhe te mallkoj ,
    te dua me shum se nje jet ,
    te mallkoj qe askush mos te ket .....

  9. #19
    Malli i atdheut


    Kur vete njeriu, i lire e i vetem, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit e nje mije gjera qe vihen re nder popuj te huaj, te gjitha keto ta pergezojne zemren e te bejne jo te harosh Shqiperine, po te mos te veje tek ajo aq dendur mendja. Me tutje, si ngopen syte se pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di c`te mungon, s`di se c`te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren; e, pike se pari here-here, mbastaj me dendur e me ne fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prinderve, i miqve e shokeve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtem foshnja e ku lozem djelm, kujtimi i atyre maleve larg te cileve nuk rron dot mire nje shqiptar, kujtimi i kombit, qe, me gjithe ca te liga qe ka, eshte kombi yne, e me teper kujtimi e deshira e etja e gjuhes sone ta shtrengojne e ta derrmojne me te vertete zemren. Ah, malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur, i shenjte mall e dashuri e shenjte, kush eshte ai shqiptar qe s`e ka pasur ne dhe te huaj! Duhet te jeshe jashte Shqiperise, e te jesh larg, per te kuptuar se c`force e c`bukuri te embel ka per veshet kjo fjale: Shqiperi! Ajo me e zbrazura leter, ajo fjala me e vogel,na sjell, kur vjen nga Shqiperia, nje gaz te parrefyeshem, se na sjell si nje cope te atdheut...

    Nga FAIK KONICA

  10. #20
    special Maska e Lemon tea
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-këtej
    Postime
    99
    Mos me shkruaj,
    le te dergjemi zeheshtur, syvenitur
    pyet veten, pyet zotin sa te desha zemerplot
    prej mergimit tend te larget mos me thirr ti mallzhuritur
    s'dua qiellit t'ia ndjej zene
    kur e di qe s'ngjitem dot.
    ???

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përmeti i Edit'h Durhamit: Ndër vendet më të bukura në botë
    Nga dardajan në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-06-2012, 17:49
  2. Ah, më ka mbërthyer vjeshta...
    Nga Xhexho në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 04:47
  3. Artet e Bukura të Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  4. Vargjet janë si njerzit!........
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-03-2003, 13:39
  5. "E Bukura dhe e Shëmtuara" flet piktori Ndini Bardhi
    Nga katana në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •