Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 66
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Dublimet, Anglishtja dhe Zhvillimi Ekonomik

    Dublimet, Anglishtja dhe Zhvillimi Ekonomik
    Adri Nurellari
    Instituti Liberal Shqiptar (liberalb.org)
    marre nga gazeta metropol

    Kohët e fundit vihen re përpjekje të mediave private shqiptare për të dubluar programe apo filma të prodhuar jashtë Shqipërise. Në pamje të parë kjo gjë mund të duket e dobishme pasi nxit lëvrimin e gjuhës shqipe në televizione, gjë që ka munguar edhe si pasojë e rënies së kinematografisë shqiptare gjatë dekadës së fundit.
    Duke qënë të mësuar me televizionet italiane, fakti i dublimit na duket tejet natyral dhë nuk na duket cudi që kjo gjë të bëhet edhe në Shqipëri. Por unë besoj se ne duhet të matemi para se ta bëjmë traditë dublimin e filmave apo programeve të tjera audiovizive të huaja. Unë besoj se nuk duhet ti dublojmë filmat por të mjaftohemi më nëntitujt për dy arsye kryesore. Së pari për të ruajtur origjinalitetin e veprave artistike kinematografike dhe së dyti për të stimuluar zhvillimin ekonomik shqiptar nëpërmjet përhapjes së njohjes së anglishtes në shqipëri ( duke qënë se pjesa më e madhe e filmave dhe programeve janë origjinalisht në anglisht).
    Tek shohim filmat e dubluar italisht dallojmë se zërat e Marlon Brando, Robert Redford dhe Paul Newman jane tepër të ngjashëm, ose më saktë janë të njëjtë pasi i përkasin një farë Giuseppe Rinaldi. Po kështu nuk kemi fatin që të dëgjojmë zërat origjinal të aktorëve Robert de Niro, Sylvester Stallone, Al Pacino dhe Dustin Hoffman por atë të dubluesit Ferruccio Amendola. Italia ka pasur arsye objektive për të dubluar filmat. Në fakt filmat u panë në vitet 20-të si mjete ideale për të përhapur një gjuhë standarte letrare në Italinë e fragmentuar nga dialektet e shumta. Mendohet se në atë periudhë më pak se ¼ e popullsisë e kuptonte tamam gjuhen letrare. Kjo bëri qe regjimi fashist ta ndalonte me ligj projektimin në vend te filmave ne gjuhë të huaj.
    Mirëpo dublimi sjell në një farë mënyrë përdhosjen e veprave të kinematografisë. Prandaj edhe disa vende si ato Skandinave e kanë të ndaluar me ligj dublimin pasi besojnë se prek te drejtën e autorit për ta patur veprën të pacënuar. Kinematografia është një art dhe duhet trajtuar si i tillë. Unë mendoj se dublimi është njësoj sikur të merrnim një pikturë klasike dhe ti ndërronim ngjyrat ose sikur të merrnim skulpturën e një personi dhe ti ndërronim fytyrën. Për filmat nuk është e rëndësishme vetëm ana pamore por edhe ajo dëgjimore, pasi aktrimi nuk ka të bëj vetëm me paraqitjen, plastikën ose pantomimen por edhe me zerin. Sado që të përpiqen dubluesit, mospërkimi mes fjalëve që fliten dhe lëvizjeve të buzëve mbetet shumë i dukshëm dhe i sikletshëm. Admiruesve të filmave nuk iu jepet mundësia që të dëgjojne zërat origjinal te aktorëvë duke humbur kështu kënaqësinë e të dëgjuarit të nuancave dhe aksenteve vokale të të mëdhënjve të kinemasë. Vlera artistike e aktrimit të yjeve të kinemasë del në pah vetëm kur mund të shijojmë përdorimin simultan të zërit me gjestet dhe mimikën. Dëmi është akoma më i madh kur kujtojmë se dubluesit shpesh i duhet që të ndryshoj atë që personazhi i filmit thotë në mënyrë që të përshtasi fjalën e gjuhës vendase më lëvizjen e gojës së karakterit të filmit në një moment të caktuar.
    E vetmja alternativë ndaj dublimeve janë nëntitujt, por mbrojtësit e dublimeve pretendojnë se leximi i nëntitijve është i mundimshëm dhe shkëput vëmendjen nga rrjedha e filmit. Mirëpo unë mendoj se duke u ushtruar, leximi i nëntitujve bëhet shprëhi dhe nuk terheq më vëmendjen. Bile ka studiues që thonë së në vendet ku nuk ka dublime por vëtëm nëntituj, njerëzit janë të prirur për të lexuar më shumë libra. Mua më pëlqen autenticiteti i një vepre dhe besoj se përdorimi i nëntitujve është e vemja mënyrë që kombinon kuptueshmërine e filmit me afrimitetin më të madh me origjinalin.
    Përvecse dobisë që kanë nëntitujt në konservimin e vlerave artistike, duhet të cmojmë edhe dobine që do kenë në përhapjen e njohjes së gjuhës angleze. Duke patur parasysh që filmat anglofon janë mbizotërues të tregut botëror të kinematografisë është e kuptueshme që nëse do ti shikonim filmat origjinal e jo të dubluar në italisht apo shqip, ne do ta njihnim më masivisht anglishten. Dihet se shqiptarët sot kanë italishten si gjuhë të dytë falë televizioni. Hollanda dhe Skandinavia që vendosin vetëm nëntituj për cdo film dhe program televiziv, për të njëjtën arsye kanë anglishten sic kemi ne italishten.
    Unë nuk dua të paragjykoj italishten, e cila është një gjuhë mjaft e bukur dhe e pasur, por dua të theksoj faktin që ne e flasim tashmë italishten dhe se dobia e saj praktike është shumë herë më e vogël se ajo e lingua franca të vërtetë, anglishtes.
    Duke patur parasysh lidhjen që egziston mes zhvillimit social dhe komunikimit kuptojmë edhe problemin e madh qe sjell larmia e gjuhëve që fliten në botë për komunikimin dhë krijimin e marrëdhënieve të shëndosha. Ne e dimë gjithashtu që gjuha angleze, për shkak të faktorëve të ndryshëm historik është përdorur tashmë gjerësisht në gjithë botën si ura e artë që lidh njerëzit që i përkasin kombeve, racave apo feve të ndryshme. Anglishtja ka fituar një rol të pamatë në tregtinë ndërkombëtare, cështjet politike dhe rritjen kulturore. Zgjerimi i pandalueshëm i tregut ndërkombëtar lë të kuptojmë se që të zhvillojmë ekonominë shqiptare duhet të jemi sa më të përgatitur për të, dhe njohja masive e gjuhës angleze është një ndër hapat kryesore. Duke qënë gjuha kryesore e komunikimit ajo është e nevojshme edhe për qarkullimin dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit shkencor, artistik dhe kulturor.
    Literatura që gjendet në anglisht është shumë e pasur dhe influencuese dhe mbledh përvojën e ardhur nga njerëz prej shumë vendesh. Anglishtja mes te tjerash gëzon edhe fatin që është një gjuhë me hapësirë të gjerë që lejon njrezit të shprehin lehtë krijimet dhe imagjinatën e tyre si dhe të komunikojnë me të tjerët në një mënyrë shumë efikase. Për më tepër zhvillimet kryesore shkencore në shekullin e njëzetë u arritën në vende anglofone si Britania dhe Amerika dhe për rrjedhoje anglishtja ka fituar në një farë mënyre të drejtën për tu konsideruar gjuha amtare e shkencës. Botimet anglisht nuk po përkthëhen më në gjuhen kombëtare as në vende me gjuhë të konsoliduar dhe të përhapur si Gjermania pasi pritet që komuniteti shkencor ta zotëroje tashmë këtë gjuhë. Për rrjedhojë zoterimi i gjuhës angleze jep mundësinë e shfrytëzimit të një gamë të gjerë burimesh dhe do të ndihmonte në rritjen cilësore të burimeve njerëzore në Shqiperi. Nuk është e rastit që kohëve të fundit vendet që thithin me shumë investime të drejtpërdrejta të huaja janë vendet ish koloni të Britanisë si India e Pakistani, ku anglishtja është si gjuhë zyrtare. Shumë biznese perëndimore, sidomos në sektorin ë shërbimeve (ku janë të angazhuar edhe shumica e shqiptarëve), është duke u transferuar në këto vende duke përfituar nga lehtësirat që ofrohen nga njohja e anglishtes. Psh. nëse në Britani i bëhet një telefonatë një operatori telefonik ka shumë gjasa që të komunikojë me një indian apo pakistanez, pasi ky biznes është transferuar pothuaj i gjithi nga Britania në gadishullin Indian. Favoret që krijon njohja e gjuhës angleze duhen shfrytëzuar edhe nga shqiptarët, prandaj duhet tju themi jo dublimeve italiane dhe shqiptare. Masivizimi i njohjës se anglishtes nga shqiptarët mund të bëhet lehte duke ditur që ne jemi një komb që kemi disi prirje për mësimin e gjuhëve të huaja.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    Tigri Keltik dhe Shqipëria

    Tigri Keltik dhe Shqipëria
    Adri Nurellari (Instituti Liberal Shqiptar)
    gazeta Metropol

    Boom-i ekonomik që Irlanda kaloi gjatë viteve nëntëdhjetë bëri që ky vend të fitonte emrin Tigri Keltik. Nga ekonomia më e varfër e Evropës Perëndimore, ajo sot është ekonomia e dytë më e shëndetshme e Bashkimit Evropian pas Luksemburgut. Nga një vend që përfitonte nga ndihmat e BE-së sot është shndëruar në një kontribuse neto e buxhëtit të Bashkimit Evropian. Por po të shikohet periudha para kësaj mrekullie ekonomike, Irlanda kishte karakteristika shumë të ngjashme me Shqipërinë, gjë që çon të mendohet se po të aplikojmë edhe ne modelin irlandez mund të përfitojmë të njëjtin zhvillim.
    Së pari Irlanda, po ashtu si Shqipëria, është një vend i vogël me popullsi të ngjashme, që ka vuajtur gjatë nën pushtimin e të huajve, pra nga Mbretëria e Bashkuar, dhe e fitoi pavarsinë shumë kohë pas nesh. Në vitin 1932 Irlanda e pavarur me në krye de Valerën, ndërmerr politika të qarta proteksioniste duke u përpjekur që të fitonte pavarsinë ekonomike nga Britania e Madhe. E izolon vendin ekonomikisht duke vendosur kuota të rrepta importimi, kushte të vështira për të marrë liçensat për importim, si dhe tarifa të larta doganore, dhe këto barriera proteksioniste e çuan këtë vend në një gjendje ekonomike shumë të keqe që shpesh shoqërohej me zi buke. Edhe Shqipëria ka qënë për një kohë të gjatë e izoluar ekonomikisht dhe shumë armiqsore ndaj importeve, gjë që ka pas çuar në kriza të vazhdueshme që manifestoheshin me dhënien me racione të ushqimit dhe mallrave të konsumit të përgjithshëm. Me gjithë përpjekjet e pareshtura për të ngritur industrinë vendase nëpërmjet subvencioneve, Irlanda mbeti një vend i varfër me ekonomi bujqësore. Varfëria shekullore e Irlandës ka shtyrë irlandezët, po ashtu si shqiptarët, që të emigrojnë vazhdimisht dhe të formojnë diaspora masive jashtë vendit. Jeta shoqërore në Irlandë më para ishte tradicionale rurale dhe karakterizohej nga një rol i fuqishëm i kishës katolike. Një tjetër karakteristikë e përbashkët është fakti që popullsia irlandeze është më e reja në Evropë pas asaj shqiptare. Edhe Irlanda vuajti nga nje klimë konfliktuale rajonale si Shqipëria, duke patur prane për shumë dekada konfliktin e Irlandës së Veriut. Kjo klimë dekurajonte investimet e huaja dhe mungesa e investimeve bëntë që Irlanda të kishte nivele tejet të larta papunësie.
    Irlanda kur u fut në Komunitetin Evropian u përfshi në grupin e vendeve më të varfra të kësaj organizate ndërkombëtare që u emëruar PIGS, që përbëhej nga Portugalia, Irlanda, Greqia dhe Spanja. U quajtën pigs, që në shqip do të thotë derra, pasi këto vende ishin të pangopura me ndihma dhe rrufisnin një sasi të madhe të buxhetit të Komunitetit Evropian që kur u anëtarësuan. Mirëpo ajo që vihet re është se nga të gjitha vendet që përbënin këtë grup, Irlanda ishte i vetmi vend që u shkëput nga varfëria, dhe u bë një ekonomi e shëndetshme. Shumë partizanë të Bashkimit Evropian sot thonë që Irlanda u zhvillua si pasoj e futjes në Komunitetin Evropian dhe si pasojë e ndihmave bujare qe merrte nga ky i fundit. Por atëhere lind pyetja pse nuk kaluan në boom ekonomik edhe vendet e tjera anëtare të varfra që merrnin ndihma si Greqia, Spanja dhe Portugalia? Gjithashtu, nëse pika e kthesës ishte anëtarësimi dhe marrja e ndihmave atëhere pse Irlanda e kaloi boom-in ekonomik në vitet nëntëdhjetë e jo gjatë shumë viteve të mëparshme që Irlanda kishte kaluar si anëtare që merrte ndihma. Del pra e qartë se anëtarësimi mund të kishte ndihmuar në një farë mënyre në zhvillimin ekonomik por nuk ishte faktori vendimtar dhe as pika e kthesës.
    Ndryshimi radikal i ekonomisë irlandeze ndodhi me përqafimin e liberalizimit radikal ne fillimin e viteve nëntëdhjetë. Kjo reformë ekonomike solli ndryshimin e regjimit të taksave duke ulur në maksimum sidomos taksat për korporatat. Kjo bëri që koorporatat e ndryshme ndërkombëtare të josheshin nga kjo politikë fiskale dhe të zhvendoseshin për në Irlandë. Në vitin 2003 Gjermania dhe Franca duke parë dobinë që silli ulja e taksave për korporatat në Irlandë, vendosën që edhe ato ti ulnin në 15% taksat e korporatave. Mirëpo Irlanda shkoi më tej dhe i eleminoi plotësisht ato. Po kështu u minimalizuan tarifat doganore dhe Irlanda i’u hap plotësisht tregut ndërkombëtar. Kjo çoi në një lëvizshmëri të lartë të kapitalit dhe bëri që Irlanda sot të quhet nga analistë me famë botërore si shteti më i globalizuar në botë.
    Por reforma nuk ishte thjesht ekonomike por edhe ligjore, pasi Irlanda ndërmori një proces de-regullarizimi ekstrem. Ky proces eleminoi vonesat e tejskajshme administrative që nevojiteshin për të hapur një biznes si dhe kontrollin e rëndë që legjislacioni e deriatëhershëm ushtronte mbi biznesin. Legjislacioni i ri irlandez vinte theksin tek konkurrenca e tregut të lirë dhe tek eleminimi i burokracisë. Kjo bëri që Irlanda të konsiderohet edhe sot si një ndër 9 vendet e botës ku është mundësia më e lehtë për të hapur një biznes të ri.
    Ndërkohë Irlanda, po si Shqipëria sot, kishte një popullsi shumë të re që ishte e etur për punë, duke i’u ofruar investitorëve të huaj krah të lirë dhe masive të punës. Për më tepër fakti që ishte popullsi e re i jepte mundësi kësaj popullsie që të ishte fleksible, të trajnohej lehtë dhe ti përshtatej shpejtë nevojave të tregut. Për më tepër në Irlanda nuk kishte një traditë të fortë sindikaliste siç e kanë vende si Franca dhe Italia ku sindikatat e gjunjëzojnë biznesin privat.
    Irlanda përfitoi edhe nga pozicioni gjeografik, duke qënë pjesë e Tregut të Përbashkët Evropian . Njesoj si Shqipëria, kostoja e transportit për në territoret e Bashkimit Evropian janë shumë të ulta.
    Irlanda ndërmorri edhe një proces privatizimi masiv që e shkriu sektorin publik. Fatmirësisht ne nuk kemi më nevojë për një proces të fortë privatizimi pasi ne e kemi kaluar tashmë atë kohë më para dhe tani sektori publik në Shqipëri zë një rol shumë të vogël në ekonominë e vendit.
    Në vitin 1998 Marrëveshja e Paqes së të Premtes së Mirë (Good Friday Agreement) bëri edhe eleminimin e klimës konfliktuale që kishte afër Irlanda dhe largoi turbullirën dhe dekurajimin qe kjo klimë shkaktonte tek ekonomia. Edhe ne falë marrëveshjeve të Dejtonit, Ohrit dhe paqes në Kosovë, sot jetojmë në një rajon që po shkëputet nga klima konfliktuale qe e ka karakterizuar në të kaluarën.
    Kjo gjë çoin në lulëzimin e nje klime investitore në Irlandë që e vuri Irlandën në qëndër të vëmendjes së investuesve ndërkombëtarë. 15% e investime të drejtpërdrejta që dilnin nga Shtetet e Bashkuara shkonin në Irlandë. Investimet e huaja që shkonin në Irlandë gjatë viteve nëntëdhjetë arritën disa herë deri në 3000 dollarë amerikan për frymë gjatë një viti. Irlanda gjithmonë në të kaluarën kishte patur nivele të larta remitance që vinin nga kolonitë e mëdha të emigrantëve irlandez në Amerikë dhe Angli, por përmirësimi i kushteve investitore në Irlandë gjatë viteve nëntëdhjetë bëri që shumë emigrantë irlandez të ktheheshin ose të investonin në vendin e tyre të origjinës.
    Reformat ekonomike të liberalizimit që ndërmorri Irlanda gjatë viteve nëntëdhjetë dëshmuan për efikasitetin e tregut të lirë dhe për nevojën që ka rritja ekonomike për liberalizim. Ekonomia e Irlandës gjatë periudhës 1991-2001 është rritur me një mesatare prej 7% në vit. Në vitin 2000 kjo rritje arriti 11%. Brenda kesaj periudhe, në vendin që dikur ishte rajoni më i varfër i Evropës Perëndimore, të ardhurat vjetore për frymë në Irlandë janë dyfishuar. Duke patur parasysh karakteristika të përbashkëta mes dy vendeve tona si e kaluara izolacioniste, klima konfliktuale rajonale, popullsia e vogël dhe e re, kultura e dikurshme tradicionale dhe e prapambetur, ekonomia e prapambetur bujqësore, emigracioni i madh, pozicioni gjeografik etj., mund të mendohet se reformat ekonomike që u aplikuar në Irlandë do të kenë impakt të ngjashëm në Shqipëri. Kjo do të thotë që suksesi i liberalizimit të ekonomisë irlandeze mund të shërbejë si një model i mirë për tu ndjekur nga Shqipëria në një të ardhme të afërt.

  3. #23
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Doja te shtoja se ekonomite e pas LIIB te Gjermanise, Frances e Britanise se Madhe, qe u rimekemben sic mendojne disa prej "planit Marshall" nuk eshte e vertete. Ato u rimekemben ngaqe u bene reformat e duhura ne ekonomi, qe sollen liberalizimin e tregut dhe te cmimeve. Fakt tjeter eshte se vende te tjera qe moren ndihme nga plani Marshall, si Greqia psh, ngelen ne vend numero deri ne fund te viteve '60, kur keto te ardhura u nderprene dhe Greqi u ndermoren masa per lenien e tregut te lire.

    Shembull per ne eshte dhe Hong-Kongu dhe Singapori. Madje Hong Kongu nuk posedon as 1% te pasurive natyrore qe ka Shqiperia sot. Fale lenies se ekonomise se tregut te lire dhe moskontrollit te saj nga qeveria ( Hong Kongu ishte nen administrimin britanik, i cili i kishte lene nje autonomi aq te larte saqe ishte pothuajse i pavarur). Nga nje shtet qe nuk kishte as pasuri natyrore, as mjete te tjera per te "mbijetuar" si shtet i pavarur, fale ekonomise se tregut te lire, ne vitet '70 -'80 kishte aq shume eksporte me cmime te lira saqe konkurrentet e tij, SHBA dhe Japonia (!!!!!) i kerkuan te ulte pak numrin e eksporteve!!! Shembull tjeter per ne eshte Kili! Quhet sot Gjermania e Amerikes Latine. Fale liberalizimit te ekonomise se tregut nga "diktatori" Pinochet sot kilianet jane te vetmit ne Ameriken Latine qe jo vetem nuk dergojne emigrante,perkundrazi marrin nga shtetet fqinje, te vetmit qe dine dhe njohin dhe perdorin kartat e kreditit ne Ameriken Latine, ndersa vererat kiliane konkurrojne nga cilesia e cmimet vererat e Kalifornias dhe te Frances!!!!

    Sa per hyrjen tone ne BE! Personalisht jam kunder. Cfare do te fitojme ne si komb qe hyme ne Evrope? Qe te mund te shkojme ne Evrope pa viza? Kaq? Per kaq lire do ta shesim pavaresine ekonomike dhe politike te vendit? Liberalizoni ekonomine, lereni shqiptaret te qete te veteadministrohen dhe veteqeverisen dhe do ta shikoni se per jo me teper por 5-7 ( pese deri ne shtate ) vjet do te jene evropianet ata qe do te na kerkojne te futemi ne Evrope! Pa kushte! Do te na luten, sepse nje vend i tille aq i vogel sa yni do te jete konkurrent i fuqishem per mallrat e tyre!!!

    Pra me pak fjale, nuk ka formula magjike, as "ndihma" e "investime" cudiberese qe ndihmojne ne zhvillimin ekonomik te nje vendi. Eshte liberalizimi i ekonomise se tregut, mosnderhyrja e qeverise dhe lenia e lire e shqiptareve te shfaqin shpirtin e tyre inovator ne lidhje me ekonomine. Por si duket, as Nano, as Berisha, qe ne jeten e tyre nuk kane pasur ndonjihere ndonji biznes, aq me teper ta nxjerrin me fitime, vertet jane te paafte te qeverisnin Shqiperine, por me teper jane jokompetente ne lidhje me ekonomine. Per hir te deshirave te tyre politike jane te gatshem te lene nje popull te tere ne mjerim, mjafton qe ta kene ne dore!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toro : 20-03-2005 më 10:37
    "Who is John Galt?"

  4. #24
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga liridashes
    Tigri Keltik dhe Shqipëria
    Adri Nurellari (Instituti Liberal Shqiptar)
    gazeta Metropol

    . Por po të shikohet periudha para kësaj mrekullie ekonomike, Irlanda kishte karakteristika shumë të ngjashme me Shqipërinë, gjë që çon të mendohet se po të aplikojmë edhe ne modelin irlandez mund të përfitojmë të njëjtin zhvillim.

    .
    Te thuash qe Irlanda eshte e ngjashme me Shqiperine dhe se futja ne bashkimin European nuk arsyeja e zhvillimit ekonomik te irlandes eshte tja fusesh kot.

    Irlanda u perdor nga firmat me te medha boterore per te shfrytezuar marketin e perbashket European.. Sidomos nga firma ne High-Tech industries. Microsoft, IBM etc, i kane te gjitha operacionet ne Irlande. Dhe ne qofte se nje firme leviz ne nje vend atehere te tjerat pasojme dhe ndodh cka quhet "clusters".Asnje firme sdo vendosej ne Irlande per te shfrytezuar marketin e vogel irlandez. Pse pikerisht Irlanda? I vetmi vend tjeter qe ka marre me shume FDI se Irlanda ishte Britania. Sic e shikojme e qene e Irlandes nje vend Anglo-Saxon ka luajtur nje roll te madh. Duke nje vend qe flet gjuhen angleze Irlanda irlanda ka terhequr shume investime te huaja sidomos nga firma Amerikane. Gjithashtu Irlanda ka taksa shume te uleta, nje force punetore shume te edukuar ( ne ndryshim nga shqiperia), dhe kjo si pasoje dhe e nje programi arsimor te suksesshem te qeverise irlandeze. Gjithashtu Irlanda duke qene vendi me i varfer i Europes kishte dhe rrogat me te uleta dhe kjo eshte arsyeja qe kete vende zhgjidhen per veprimtarine proidhuese te firmave. Ne ndryshim nag vendet e tjera "te varfera" te europes pra greqia, spanja, portugalia irlanda kishte keto avantazhet qe permenda me siper qe beri te mundur terheqje shume me te medha te investimeve te huaja.

    Nje pjese e madhe e popullsise Amerikane kane Origjine Irlandeze dhe kjo padyshim luajti nje rol te madh. Nuk mund te krahasosh qindra mijera shqiptare ne amerike me "diasporen" irlandeze atje. Gjithashtu pati dhe shume investime nga firma angleze qe u vendozen ne irlande per te shfrytezuar rrogat e uleta.

    Qeveria lujati nje rol te madh sic e thashe me siper. Ato paten nje plan te detajuar per te terhequr kompanite me te medha boterore te investojne ne irlande. Qeveria krijoi dhe nje zyre qe do te merrej posaqerisht me kete ceshtje. Perfaqesuesit e qeverise irlandeze u futen ne kontakt me firma amerikane dhe i ftuan te vendosen ne irlande duke i lobuar dhe ofruar taksa te uleta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga rudo : 20-03-2005 më 11:29

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Citim Postuar më parë nga Tani Athine
    Si mund te zhvillohet Shqiperia?
    Formulimi me i sakte i pyetjes me karakter multi opinion-nxites e cila do e fshikullonte problemin, atje ku t'i pervelonte "sa" me shume, do te ishte:

    Si do te mund t'i shpetonin shqiptaret skllaverimit Nano-Berishian?!

    Kjo nisme realizohet duke perenduar Sulltan tOS Nevruzin dhe pashallaret e tij njehere e pergjithmone nga spektri politik dhe ne te njejten kohe duke mos lejuar serish "zbarkimin aksidental" te Lyfo Berishes dhe langoreve te tij.

    Ky eshte hapi i pare dhe vendimtar per te menduar se jemi te pakten ne nje prej rrugeve te cilat te shoqerojne ne autostraden e zhvillimit.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Per mendimin tim nuk ka navoj per ndryshim brezash nuk ka nevoje te presim sa te behen te gjithe me shkolle sepse po ndodh e kunderta po ngelin pa shkoll ,dhe po shtohet anafalbetizmi, nuk ka nevoj ti zhdukim te gjith politikanet e vjeter , nuk ka nevoj te marrim shembuj nga irlanda apo diku tjeter,por ka nevoje per nje program shqiptar ,dhe per ne shqiptaret sidomos ne qe jemi jasht pasi kemi mundesi ti shohim problemet nen nje kend veshtrim tjeter , jeni pothuajse te gjjith me shkoll me pervoje ne vendet e zhvilluara githashtu e doni Shqiperine pa interes ,pra shkurt e keqja jon jane Partit politike dhe programet e tyre sepse cdo Parti ka si qellim kryesor egzistencen e saj dhe njerzit qe i perbejne ato e shohin pjesmarrjen ne nje parti si nje mjet fitimi mjet per te regulluar veten dhe te afermit pasi jane te varfer ose ishin te varfer dhe nuk e shohin si nje alternative per te zhvilluar kombin.

    duke patur shum parti edhe populli nuk eshte me i bashkuar per nje interes te caktuar kombetar por i shohin partite si nje qeqnder pune ku simpatizantet do gjejne pun mbas fitores , dhe keshtu njeher Sala heq socialistet ,pastaj socialistet heqin ( demokratet ) prandaj dhe pushteti tek ne esht i veshtir te ndryshoj ne rruge demokratike , por ndryshon si ne 97

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Me kujtohet disa muaj me pare ne nje gazet nje profesor apo akademik Shqiptar shprehej qarte se mbase shqipria nuk esht e pregatitur per nje sistem partiak etj. dhe shtronte alternativa te tjera , por kush i degjon thuaj kush e ka mendjen aty ata e kan mendjen kush te vjedh me shume tendere dhe jo te degjojn intelektualet tane qe skan gje ne xhep vec penes .

    prandaj meqe pyetja esht direkte nga hapsi i temes do nje pergjigje direkte dhe jo analiza pa buk pasi per ato jemi te vetmit ne.


    1-- Duhet hartuar nje program politik kombetar ku te perfaqsohen te gjitha shtresat e popullsise.

    2-- Duhet hartuar nje program me drejtim ekonomik afat shkurter dhe nje me drejtim afat gjat

    3--Duhet te hartohet nje program real dhe i drejt per ndarjen e tokes apo shperblimin e saj

    4- Duhet te mbyllim te gjitha hakmarjet te tregojm me gisht kriminelet
    duke ja dhene ( drejtesise) dhe jo ti fshehim neper shtepi.

    5 - Duhet te percaktojm njeher e mire perspektiven e vendit tone do jete industrial , turistik apo qender e krimit politik dhe ordiner

    Ne qoftese jeni dakort ne parim me pikat e mesiperme un kam edhe per cdo pike nga nje plan te detajuar imtesisht mund te ve ne levizje edhe intelektual ne shqiperi gjithashtu te mund te gjej edhe fonde per realizimin e saj nga bisnesmenet shqiptar me te sukseshem patriot dhe te pa perlyar me krimin.

    meqense Albo thot fjale pak e pune shum jepni nje mendim shkurt pro o kunder.

    pastaj po deshet vazhdojm projektin pasi kemi ne dor armen me te fuqishme internetin qe bashkon me mijra njerez ne te gjith globin dhe ne te gjith se bashku perbejm 1/3 e popullsise Shqiptare dhe 30% te krahut e punes qe po mban gjall Shqiperine .


    me respekt
    dardajan

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Citim Postuar më parë nga liridashes
    Tigri Keltik dhe Shqipëria
    Adri Nurellari (Instituti Liberal Shqiptar)
    gazeta Metropol

    Boom-i ekonomik që Irlanda kaloi gjatë viteve nëntëdhjetë bëri që ky vend të fitonte emrin Tigri Keltik. Nga ekonomia më e varfër e Evropës Perëndimore, ajo sot është ekonomia e dytë më e shëndetshme e Bashkimit Evropian pas Luksemburgut. Nga një vend që përfitonte nga ndihmat e BE-së sot është shndëruar në një kontribuse neto e buxhëtit të Bashkimit Evropian. Por po të shikohet periudha para kësaj mrekullie ekonomike, Irlanda kishte karakteristika shumë të ngjashme me Shqipërinë, gjë që çon të mendohet se po të aplikojmë edhe ne modelin irlandez mund të përfitojmë të njëjtin zhvillim.
    Së pari Irlanda, po ashtu si Shqipëria, është një vend i vogël me popullsi të ngjashme, që ka vuajtur gjatë nën pushtimin e të huajve, pra nga Mbretëria e Bashkuar, dhe e fitoi pavarsinë shumë kohë pas nesh. Në vitin 1932 Irlanda e pavarur me në krye de Valerën, ndërmerr politika të qarta proteksioniste duke u përpjekur që të fitonte pavarsinë ekonomike nga Britania e Madhe. E izolon vendin ekonomikisht duke vendosur kuota të rrepta importimi, kushte të vështira për të marrë liçensat për importim, si dhe tarifa të larta doganore, dhe këto barriera proteksioniste e çuan këtë vend në një gjendje ekonomike shumë të keqe që shpesh shoqërohej me zi buke. Edhe Shqipëria ka qënë për një kohë të gjatë e izoluar ekonomikisht dhe shumë armiqsore ndaj importeve, gjë që ka pas çuar në kriza të vazhdueshme që manifestoheshin me dhënien me racione të ushqimit dhe mallrave të konsumit të përgjithshëm. Me gjithë përpjekjet e pareshtura për të ngritur industrinë vendase nëpërmjet subvencioneve, Irlanda mbeti një vend i varfër me ekonomi bujqësore. Varfëria shekullore e Irlandës ka shtyrë irlandezët, po ashtu si shqiptarët, që të emigrojnë vazhdimisht dhe të formojnë diaspora masive jashtë vendit. Jeta shoqërore në Irlandë më para ishte tradicionale rurale dhe karakterizohej nga një rol i fuqishëm i kishës katolike. Një tjetër karakteristikë e përbashkët është fakti që popullsia irlandeze është më e reja në Evropë pas asaj shqiptare. Edhe Irlanda vuajti nga nje klimë konfliktuale rajonale si Shqipëria, duke patur prane për shumë dekada konfliktin e Irlandës së Veriut. Kjo klimë dekurajonte investimet e huaja dhe mungesa e investimeve bëntë që Irlanda të kishte nivele tejet të larta papunësie.
    Irlanda kur u fut në Komunitetin Evropian u përfshi në grupin e vendeve më të varfra të kësaj organizate ndërkombëtare që u emëruar PIGS, që përbëhej nga Portugalia, Irlanda, Greqia dhe Spanja. U quajtën pigs, që në shqip do të thotë derra, pasi këto vende ishin të pangopura me ndihma dhe rrufisnin një sasi të madhe të buxhetit të Komunitetit Evropian që kur u anëtarësuan. Mirëpo ajo që vihet re është se nga të gjitha vendet që përbënin këtë grup, Irlanda ishte i vetmi vend që u shkëput nga varfëria, dhe u bë një ekonomi e shëndetshme. Shumë partizanë të Bashkimit Evropian sot thonë që Irlanda u zhvillua si pasoj e futjes në Komunitetin Evropian dhe si pasojë e ndihmave bujare qe merrte nga ky i fundit. Por atëhere lind pyetja pse nuk kaluan në boom ekonomik edhe vendet e tjera anëtare të varfra që merrnin ndihma si Greqia, Spanja dhe Portugalia? Gjithashtu, nëse pika e kthesës ishte anëtarësimi dhe marrja e ndihmave atëhere pse Irlanda e kaloi boom-in ekonomik në vitet nëntëdhjetë e jo gjatë shumë viteve të mëparshme që Irlanda kishte kaluar si anëtare që merrte ndihma. Del pra e qartë se anëtarësimi mund të kishte ndihmuar në një farë mënyre në zhvillimin ekonomik por nuk ishte faktori vendimtar dhe as pika e kthesës.
    Ndryshimi radikal i ekonomisë irlandeze ndodhi me përqafimin e liberalizimit radikal ne fillimin e viteve nëntëdhjetë. Kjo reformë ekonomike solli ndryshimin e regjimit të taksave duke ulur në maksimum sidomos taksat për korporatat. Kjo bëri që koorporatat e ndryshme ndërkombëtare të josheshin nga kjo politikë fiskale dhe të zhvendoseshin për në Irlandë. Në vitin 2003 Gjermania dhe Franca duke parë dobinë që silli ulja e taksave për korporatat në Irlandë, vendosën që edhe ato ti ulnin në 15% taksat e korporatave. Mirëpo Irlanda shkoi më tej dhe i eleminoi plotësisht ato. Po kështu u minimalizuan tarifat doganore dhe Irlanda i’u hap plotësisht tregut ndërkombëtar. Kjo çoi në një lëvizshmëri të lartë të kapitalit dhe bëri që Irlanda sot të quhet nga analistë me famë botërore si shteti më i globalizuar në botë.
    Por reforma nuk ishte thjesht ekonomike por edhe ligjore, pasi Irlanda ndërmori një proces de-regullarizimi ekstrem. Ky proces eleminoi vonesat e tejskajshme administrative që nevojiteshin për të hapur një biznes si dhe kontrollin e rëndë që legjislacioni e deriatëhershëm ushtronte mbi biznesin. Legjislacioni i ri irlandez vinte theksin tek konkurrenca e tregut të lirë dhe tek eleminimi i burokracisë. Kjo bëri që Irlanda të konsiderohet edhe sot si një ndër 9 vendet e botës ku është mundësia më e lehtë për të hapur një biznes të ri.
    Ndërkohë Irlanda, po si Shqipëria sot, kishte një popullsi shumë të re që ishte e etur për punë, duke i’u ofruar investitorëve të huaj krah të lirë dhe masive të punës. Për më tepër fakti që ishte popullsi e re i jepte mundësi kësaj popullsie që të ishte fleksible, të trajnohej lehtë dhe ti përshtatej shpejtë nevojave të tregut. Për më tepër në Irlanda nuk kishte një traditë të fortë sindikaliste siç e kanë vende si Franca dhe Italia ku sindikatat e gjunjëzojnë biznesin privat.
    Irlanda përfitoi edhe nga pozicioni gjeografik, duke qënë pjesë e Tregut të Përbashkët Evropian . Njesoj si Shqipëria, kostoja e transportit për në territoret e Bashkimit Evropian janë shumë të ulta.
    Irlanda ndërmorri edhe një proces privatizimi masiv që e shkriu sektorin publik. Fatmirësisht ne nuk kemi më nevojë për një proces të fortë privatizimi pasi ne e kemi kaluar tashmë atë kohë më para dhe tani sektori publik në Shqipëri zë një rol shumë të vogël në ekonominë e vendit.
    Në vitin 1998 Marrëveshja e Paqes së të Premtes së Mirë (Good Friday Agreement) bëri edhe eleminimin e klimës konfliktuale që kishte afër Irlanda dhe largoi turbullirën dhe dekurajimin qe kjo klimë shkaktonte tek ekonomia. Edhe ne falë marrëveshjeve të Dejtonit, Ohrit dhe paqes në Kosovë, sot jetojmë në një rajon që po shkëputet nga klima konfliktuale qe e ka karakterizuar në të kaluarën.
    Kjo gjë çoin në lulëzimin e nje klime investitore në Irlandë që e vuri Irlandën në qëndër të vëmendjes së investuesve ndërkombëtarë. 15% e investime të drejtpërdrejta që dilnin nga Shtetet e Bashkuara shkonin në Irlandë. Investimet e huaja që shkonin në Irlandë gjatë viteve nëntëdhjetë arritën disa herë deri në 3000 dollarë amerikan për frymë gjatë një viti. Irlanda gjithmonë në të kaluarën kishte patur nivele të larta remitance që vinin nga kolonitë e mëdha të emigrantëve irlandez në Amerikë dhe Angli, por përmirësimi i kushteve investitore në Irlandë gjatë viteve nëntëdhjetë bëri që shumë emigrantë irlandez të ktheheshin ose të investonin në vendin e tyre të origjinës.
    Reformat ekonomike të liberalizimit që ndërmorri Irlanda gjatë viteve nëntëdhjetë dëshmuan për efikasitetin e tregut të lirë dhe për nevojën që ka rritja ekonomike për liberalizim. Ekonomia e Irlandës gjatë periudhës 1991-2001 është rritur me një mesatare prej 7% në vit. Në vitin 2000 kjo rritje arriti 11%. Brenda kesaj periudhe, në vendin që dikur ishte rajoni më i varfër i Evropës Perëndimore, të ardhurat vjetore për frymë në Irlandë janë dyfishuar. Duke patur parasysh karakteristika të përbashkëta mes dy vendeve tona si e kaluara izolacioniste, klima konfliktuale rajonale, popullsia e vogël dhe e re, kultura e dikurshme tradicionale dhe e prapambetur, ekonomia e prapambetur bujqësore, emigracioni i madh, pozicioni gjeografik etj., mund të mendohet se reformat ekonomike që u aplikuar në Irlandë do të kenë impakt të ngjashëm në Shqipëri. Kjo do të thotë që suksesi i liberalizimit të ekonomisë irlandeze mund të shërbejë si një model i mirë për tu ndjekur nga Shqipëria në një të ardhme të afërt.

    Ca krahaso ky kllufi irlanden me shqiperine. irlanda eshte shtet qe ka pasur historikisht mbreter e universitete atehere kur shqiperia ishte nje nocion gjeografik nen erresiren osmane, kurse ky flet dokrra. irlanda eshte shtet me taban qe ka pasur letersi kur para se shqipja te ekzistonte si gjuhe. te gjitha keto trashegohen ne genin e irlandezit dhe bejne qe sot irlanda te beje hajer se e ka bazamentin individi, edhe kulturen edhe edukaten, kurse shqiperia eshte akoma 70% fshat dhe 10% anafalbet.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga EXODUS
    Formulimi me i sakte i pyetjes me karakter multi opinion-nxites e cila do e fshikullonte problemin, atje ku t'i pervelonte "sa" me shume, do te ishte:

    Si do te mund t'i shpetonin shqiptaret skllaverimit Nano-Berishian?!

    Kjo nisme realizohet duke perenduar Sulltan tOS Nevruzin dhe pashallaret e tij njehere e pergjithmone nga spektri politik dhe ne te njejten kohe duke mos lejuar serish "zbarkimin aksidental" te Lyfo Berishes dhe langoreve te tij.

    Ky eshte hapi i pare dhe vendimtar per te menduar se jemi te pakten ne nje prej rrugeve te cilat te shoqerojne ne autostraden e zhvillimit.

    Persa i perket verejtjes tende mund te them se kam hapur dhe nje teme tjeter e cila titullohet "Nano dhe Berisha si mund te largohen?"
    Pra tema e tanishme eshte e karakterit ekonomik dhe politik, sepse qe te zhvillohet nje vend duhet te merren parasysh si politika dhe politika ekonomike qe ky vend ndjek, ndersa tema e dyte eshte e karakterit politik......
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Persa i perket verejtjes tende mund te them se kam hapur dhe nje teme tjeter e cila titullohet "Nano dhe Berisha si mund te largohen?"
    Re file, postimi im nuk ishte verejtje, me teper se nje sugjerim ose "opsion," ne formen me te plote ne dobi te konsumimit te "pyetjes baze" qe zotrote tashme ka shtruar...apllu-kapllu (katallavenis hic fare?!)

    Pra tema e tanishme eshte e karakterit ekonomik dhe politik, sepse qe te zhvillohet nje vend duhet te merren parasysh si politika dhe politika ekonomike qe ky vend ndjek, ndersa tema e dyte eshte e karakterit politik......
    Une e kuptoj temen Kirios, po a e kupton ti se ca ke shkruar, ky eshte problemi madhor?!
    Pastaj, pse re kshu mendoni te gjithe ju pe Athine. . . Tigani mbi zjarr, peshku ne fund te Atlantikut?! Pastaj ngaterrohesh me kembet e tua e shkruan ( cka eshte nenvizuar. . .)
    Edhe mo shpik kot se koti fjale si psh: politika ekonomike se le nam!!!

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •