Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 66
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gati te gjithe ministrat e Nanos..drejtoret e ministrive ..shefat e departamenteve si dhe krejt mini-fund-istet e kollaro-armani-stet e ministrive e bashkive jane te rinj e te reja..

    dhe kurre nuk eshte vjedhur kaq harbuterisht ky shtet sa tani..

    albo vazhdo bej petulla me uj ti...

    ketu e ke nje cun te ri nga permeti..lexoje.. eshte me bolshevik se Beria i stalinit..
    te ri e ke pasur dhe ate orion Djep Milloshin..
    te ri e ke harasan hajdutin e Keshit dhe Dritan erresiren e Harvardit..
    Te ri jaho salihin e altin Arapin..te Ri dhe Kapo banden Edvin e erion Brace..

    Sna the gje o Albo...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Si mund te zhvillohet Shqiperia?

    - Te largohet nga politika Nano dhe Berisha
    - Te ndertohen qytete te reja (nga fillimi)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ka vetem nje rruge zhvillimi:

    Edukimi dhe arsimimi i brezave te rinj te shqiptareve, pasi brezat e vjeter jane tashme breza te djegur. Ata shqiptare qe besojne se integrimi ne BE eshte aspirata e shqiptareve, bejne mire qe te lexojne me shume histori dhe ca me shume rilindasit tane kombetare. Aspirata e shqiptareve asnjehere nuk ka qene "integrimi evropian", por jeta ne paqe e liri si nje popull e nje komb. Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane nevoje per integrim evropian qe te ndihen evropiane, pasi ne jetojme ne ate pjese te Evropes ku ka lindur qyteterimi greko-romak qe ka perfaqesua pjesa perparimtare e botes.

    Prandaj arsimimi dhe njohja e historise jane rruget e vetme qe garantojne nje te ardhme me te mire per shqiptaret, pasi mbi te gjitha, zgjidhin nje prej krizave me te medha ne identitetin shqiptar, kush jemi, nga kemi ardhur, ne menyre qe te kuptojme se ku duhet te shkojme ne te ardhmen.

    Problemet e shoqerise shqiptare jane shume te thella dhe Shqiperia ka nevoje per shqiptare qe kane fjale pak e pune shume.

    Albo
    E para,
    BE perpara se te jete bashkim politik eshte nje bashkim ekonomik i vendeve evropiane, kshu qe nese deshirojme te te futemi ne BE duhet se pari te kemi plotesuar standartet ekonomike si dhe disa standarte te tjera....
    E dyta,
    aspiratat e shqiptareve te sotem nuk te jene te njejta me ato te rilindasve pasi ne ate periudhe aspirata e nje kombi ishte krijimi i nje shteti kombetar ndersa BE gradualisht po shenderrohet ne nje bashkim te kontinentit evropian....
    E treta,
    vetem Shqiperia, Serbia, Bosnja dhe Maqedonia kane mbetur jashte BE evropian, mos te harrojme se keto te tjerat jane shtete ne territorin e te cilave ka patur konflikte dhe kjo ka penguar integrimin e tyre, Shqiperia pse mos te kete bere hapa perpara drejt ketij integrimi?

    Une mendoj dhe e kam shprehur shume here se qe te zhvillohet apo te integrohet Shqiperia duhet patjeter qe te kete nje qeveri te afte, me njerez te rinj si dhe kjo Qeveri te jete e afte te fitoje besimin dhe ndihmen e BE, besim te cilin e ka humbur qeveria e tanishme....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    11.03.2005

    Investime të rëndësishme infrastrukturore të firmave gjermane në jug të Shqipërisë


    Llampa e parë elektrike në Botë


    Qeveria gjermane po kryen disa investime të rëndësishme infrastrukturore në jug të Shqiperisë. Pas ndërtimit të një nenstacioni elektrik ne Korçë, rikonstruksionit te hidrocentralit te Bistrices, këtë vit radha i erdhi ndërtimit të një nënstacioni elektrik ne Gjirokaster. KESH-i dhe qeveria shqiptare nenshkruan nje kontrate me kompanine gjermane Siemes me nje vlere prej 13,5 milionë euro qe do te përdoren edhe për përmirësimin e rrjetit shpërndares.

    Qeveria gjermane dhe Bashkimi Europian po realizojnë një varg investimesh në rajonin jugor të Shqipërisë, me synimin për të përmirësuar standartin e jetesës së banorëve dhe për zgjidhur disa nga problemet më të mprehta të infrstrukturës. Në qytetin e Korcës dhe në
    hidrocentralin e Bistricës në Sarandë, me investime të drejtëpërdrejta të qeverisë gjermane janë kryer ndërtimi nënstacioneve elektrike dhe rikonstruksioni hidrocentralit të Bistricës. Pas tyre, po me fonde të qeverisë gjermane është miratuar edhe ndërtimi nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës si dhe përmirësimi rrjetit shpërndarës së energjisë elektrike në krejt rajonin. Sipas kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime, është nënshkruar kontrata me kompaninë gjermane Siemens dhe ka përfunduar projekti për ndërtimin e nënstacionit të ri të qytetit me një vlerë prej 6.5 milionë eurosh. Kryebashkiaku Gjirokastrës Flamur Bime thotë për dë se ky është një nga projektet kryesore që kompania gjermane Siemens do të investojë në Gjirokastër. Ndërtimi nënstacionit elektrik të qytetit me një vlerë 6.5 milionë euro dhe rreh 7 milionë eurosh do të përdoren për përmirësimin e rjetit të shpërndarjes.
    Ndërtimi nënstacionit elektrik dhe përmirësimi rjetit shpërndarës do të zgjidhin pëfundimisht furnizimin me enrgji elektrike të banorëve të krejt rajonit jugor si dhe do të ndikojnë fuqishëm në prodhimin e biznesin vendor.
    Ndërtimi në 14 muaj i nënëstacionit elektrik e më pas shtrirja e të gjithë rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në krejt rajonin jugor do të zgjidhë përfundimisht problemet teknike të furnizimit të popullatës dhe prodhimit me energji elektrike, duke përmirësuar ndjeshëm dhe parametrat teknikë të këtij furnizimi. Rajoni jugor i vendit megjithë burimet e konsiderueshme hidrike dhe hidrocentralin e Bistricës, për shkak edhe të amortizimit të rrjeteve shpërndarëse dhe të nënstacioneve ka hasur në probleme të rënda që janë bërë edhe një pengesë serioze për zhvillimin e bnizneseve e të ekonomisë. Ndërhyrjet dhe investimet e qeverisë gjermane në këtë rajon, konkrete dhe të dobishme kanë zgjidhur një nga problemet më të rëndësishme, atë të furnizimit me ebnergji elektrike si dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm siç është ujësjellësi i Korcës, Ersekës e Sarandës. Po me fonde të Komunitetit Europian dhe të qeverisë gjermane, është në përfundim edhe ujësjellësi qytetit të Gjirokastrës, një investim prej 5.5 milionë eurosh. Përfaqësues të komunitetit europian ishin sot në Gjirokastër dhe kanë monitoruar nga afër ecurinë e këtyre investimeve.

    Odise Kote
    DW
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anëtarësuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    na ke hap pune me kete temn or mik vllai.....deri tani lexova lloj lloj komentesh. Bahkohem pikesepari me nje qe ka shkrujt i shoku im me lart:

    1) si rrace "nyjesh" dhe kapadaish qe jena neve albanezet, me ca merr goca cuna burra plaka, numer 1 duhet ligji. Po jo ligj me breke nepr kome, futja ktij se osht i dobet , lena ate se osht kunati ministrit. Ligj qe me te dridh leqet dhe qorr per t'gjithe. Ktheje denimin me vdekje, se dhuna eshte ajo qe marrim vesh neve. Ne asnje menyre nuk du me nigju kundershtime, sepse po te menoni pak a shume te githe e keni provu ne jeten tuaj kur keni bo kunder deshires tuaj vetem e vetem se ju kan detyruar dhe keni pat fryke nga ndershkimi. Ne fier kur varen ata dy vllezrit per vrasje makaber 92-93 kur ishte, nuk pati as cic as mic, se i pa gjithe poppulli mu ne mes te fierit duke ju dridh komet nga era. Masi te bohet rrup sup me ligj isoj per te gjithe, fillo edukimin e masave me anen e medias qe ne shqiperi te len per te deshiruar.......ky oshte menimi im me i von robt ne rruge te zotit. Nxirre te paligjshme gjakmarrjen dhe futi i pickim 200 voltsh njereve qe jetojne me kanunin e lekes nen krevat. mirepriti ne shekullin e 21..............domethone njishi eshte ligji

    2) mblidh keshillin e ministrave dhe intellektualet e sotem , futi ne nje dhome, kyci dyret hudhi benzol dhe rri mbrapa deres me 12.7 ... veni zjerrmin dhe prit sa te bohen shkrumb e hi. Po doli nanjoni ( sa i kena p..dha seme ne kta tanet te fusin mik edhe per ket lloj situate) kputja kapsollin mu ne lule). Urgjentisht partive dhe cellullave neper cdo rreth mbledhjee urgjente per gjetjen e politiakneve te rij, klase e re e fryre me optimizem, jo stagnante, perparimore dhe largpamese.... gjithe at qe kane maru shkollen jashte venit te vine ke veni qenit se i detyrohen popplit ( kjo duke perfshi ene lalen ktu, ene ty ene ate tjetrin). Domethone 2..............krijo klasa te reja , nxirri keta veqot ne pension se kane 15 vejt qe po i soj e hudhin shurren perpjete.

    3) vizen ke thona te gjithe atyre qe bojne gili vili ku vje puna tek ceshtjet e shqiprise. grekut veja turkun ne qafe ( lidh aleanca me ata qe te perjkrahin tani edhe ne qofte se me perpara te kan q. nonen...armiku i armikut tim eshte miku im ). serbit qe oshte duke dhone shpirt boja me te futme sic po na lu lojen neve tani. Maje evropen ne xhep, po politikat e fsheta luji me xhaxhin. Po pate Ameriken ne krah te ta rrujne trapezin ma te bukrit. Nanjoni qe do me dal i squte me ato teoremat e integrimit dhe associimit dhe se ne jemi pjese e evropes te rrije urte. Shife ca kam shkrujt ma lart Evropen ne xhep. Xhaxhit jepi mjalte dhe lyja me sheqer. Kur ti heqesh patericat dhe te rrish ne kom drejt me dur hap si mic sokoli atehere osht koha me kthy pak politike.Cdo gjo duhet bo per vendin ne fillim packa se nuk duket e drejte ne fillim. Tani per tani vetm amerika ta jpe ate pavarsine dhe evropa do sdo do filloje te kujisi si qen dhe ma vone ta mylli halen. Ama po u bo shqipria etnike ndyshojne shume gjona lale. Po u bo atehre fillojme i teme tjeter ne. Domethone 3 .............motoja e cdo politikani dhe rramaduci duhet me qene ---- cdo gje per vendin tim.

    4) leri investimet dhe marketo vendin neper bote qe ti heqesh ate imazhin e kazanit te plehrave te botes se trete. Per tju pergjigj nja dyve me lart.......projektet e naftesjellesit jane fitimprurese dhe duhet te lejohen por me there ne zemer qe te kaoljne aty ku ne kemi perlen e bukurise natyrore. duhet gjetur nje zone tjeter per derdhjen e naftesjellsit.
    Nuk jom absolutisht dakor me ate muhabetin e plenave. Nada, nunca, never ,mai , kurre. Po te investoje italioni te sjelli technologjine e te djegim plenat tona ne me nai fabrike qe po pat mundesi me u ndertu anej nga biza martaneshit poooooooo.... jam mese dakort. Po me i djeg plenat italionit mu ne buze te tiranes. Ik ere krric sumen. domethone 4) investimet.......................................


    5-6-7-8-9-en jua jap me vone se me duhet me punu pak tani....shife car dashurie kam per ju, edhe ne orar te pune mendoj per ju.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking hahahaha

    Po Te Ecİ Kshu Sİ E Ka.ska Per Tu Bere Ndonjehere.
    Apo Skemİ Ca Polİtİkane Ne Mer Aman Mer Aman.
    Duhet Te Ndryshohen Te Ghİthe Qe Te Behet Shqİperİ.
    Ose Ose
    Te Vİje Nje Enver Hoxha İ Dyte(nuk Jam Komunİst)
    Tung.

  7. #17
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Si mund te kete zhvillim Shqiperia, kur vete shqiptaret nuk dine te dallojne ne politike cfare eshte e djathta e cfare e majta? Cfare perfaqesojne ato dhe ku ndryshojne ne qeverisjen e shtetit. Si Nano si Berisha, te njejtit avaz i bien, po me vegla te ndryshme. Cili eshte ndryshimi? Te dy majtiste jane....me ndryshmin se Nano e pranon se eshte i tille, ndersa Berisha jo. Sa kohe te jete e majta , socialistet ne pushtet, zhvillimi i Shqiperise ka per te qene, nje hap para e nje mbrapa. Por njekohesisht sa kohe te jete Berisha ne pushtet , qe nuk merr vesh nga politika, aq me keq te perfaqesoje te djathten, Nano ka per ti fituar perseri zgjedhjet.....Sepse popullit, midis dy gomereve buzebardhe, i pelqen te zgjedhe ate qe e pranon se eshte...gomar! Tjetrit qe e mban veten per kale, i fut specin ne prapanice.

    Keshtu kalamoja...Gjeni njehere se cili eshte ndryshimi midis te majtes dhe te djathtes ne politke, dhe pastaj flisni per zhvillim...
    P.S. Dhe mos me ofroni pergjigje te tipit, i majte=socialist=ish komunist, sigurims, se do tregoni qe keni ngelur akoma ne kohen e qepes!
    "Who is John Galt?"

  8. #18
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga episodestory
    Po Te Ecİ Kshu Sİ E Ka.ska Per Tu Bere Ndonjehere.
    Apo Skemİ Ca Polİtİkane Ne Mer Aman Mer Aman.
    Duhet Te Ndryshohen Te Ghİthe Qe Te Behet Shqİperİ.
    Ose Ose
    Te Vİje Nje Enver Hoxha İ Dyte(nuk Jam Komunİst)
    Tung.
    Mos do te thuash se Shqiperise i duhet nje Reagan apo nje Bush !?....
    "Who is John Galt?"

  9. #19
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Sot ne politiken moderne:
    E majta, socialistet , pseudodemokratet etj kerkojne qe cdo gje ta kete ne dore shteti. Shteti te kete kontroll ekonomine, cmimet, taksat ( shume here keto te fryra), te nderhyje ne pronat ( te ndara apo jo) , te kete ne dore arsimin, shendetin, punedhenien, ruajtjen e rendit , centralizimin e pushtetit etj dhe si shkembim te ofroje "mireqenie" , perparim dhe akoma me teper taksa.

    E djathta nga ana tjeter, qe ne Shqiperi nuk perfaqesohet nga asnje lloj partie politike, kerkon zvogelim te shtetit dhe te rolit te tij, liberalizim te cmimeve dhe mosnderhyrje shteterore ne ekonomi dhe ne treg, dhenie me teper autoritet qeverive vendore ( Keshillave, prefekturave etj), heqjen e monopolove ( jo me dekrete shteterore, por me liri veprimi ne ekonomine e tregut nga vete ata qe merren me ...ekonomine, jo nga politikanet). E djathta, insiston per nje shtet e nje qeveri sa me te vogel dhe buxhet shteteror sa me pak te fryre, qe do te thote me pak taksa, me shume zhvillim ne ekonomi. E djathta iniston ne dhenien me teper fuqi qeverive lokale, ne menyre qe administrimi i fondeve dhe i buxhetit te behet ne menyre sa me efikase.

    Shqiperia qe te zhvillohet, duhet te decentralizohet. Nuk ka nevoje qe qeveria, te fusi turickat dhe te nderhyje dhe tu gjeje pune apo shtepi nepunesve shteterore dhe atyre partiake . Kete fare mire mund ta bejne sindikatat e tyre perkatese, nese kane deshire dhe fonde. Fshatari i Kukesit nuk ka pse te mbipaguaje taksa per te pasur nje shtepi ne mes te Tiranes fshatari tjeter i Skraparit apo i Gjirokastres qe erdhi aty polic meqe kishte ministrin mik. As shteti nuk eshte i detyruar ti gjeje pune cdo "gjynafqari" e qaramani qe braktisi token ne fshat dhe erdhi ne Tirane a Durres dhe kerkon "te drejten" e tij sepse ndihmoi X apo Y te fallsifikonte zgjedhjet qe te vinte ne pushtet nje Z parti politike.

    Shqiperia nuk ka nevoje per disa dhjetera parti politike, qe ne thelb nuk shprehin asnje gje te ndryshme, thjesht thone te njejtengje me fjale te ndryshme. As nuk ka nevoje qe keto parti te financohen nga shteti, dmth nga taksat e secilit prej nesh. Ne se dikush do te beje nje parti politike, ta beje, pa financim nga taksapaguesit vec.

    Arsimi duhet ti lihet ne dore prefekturave dhe bashkive, jo ministrise se Arsimit se ndryshe ministri i Arsimit shikon me syrin e njerkes ato zona qe e zgjodhen dhe me ate te nenes periferine dhe rrethet.

    Universitetet s'ka pse te financohen nga shteti dhe profesoret me nje rroge te mjeruar te kerkojne ryshfet qe tu vene nxenesve nje note me te mire apo per ti kaluar. Universiteti ska pse te jete shteteror dhe te jete shteti ai qe do te caktoje fatin e jetes se cdo studenti , nese do te behet inxhinjer , diplomat apo ....veteriner. Sistemi i sotem eshte "falas" , por nuk eshte i lire. Mundesia e zhvillimit te cdo personi eshte ne dore te cdo komisioneri qe cakton se kush do futet ne cilen shkolle ne baze te ryshfetit qe merr, jo ne baze te aftesise dhe mundesive qe ka.

    Sistemi bankar te lihet i lire, jo te shtype qeveria monedha sa here nuk ka te paguaje nepunesit shteterore dhe te lozi lart e posht me inflacionin.

    Shqiptari humbi gjate 50 vjeteve te nje pushteti super te centralizuar deshiren per te pasur ne dore jeten e tij. Sot presim nga qeveria e Nanos, Berishes me shoke nese do kemi drita, do kemi uje , do kemi pune e shtepi. Kemi humbur aftesine te veteqeverisemi , te veteadministrohemi dhe presim te marrim nje cope prone me shprese mos ia shesim investitorit te huaj qe do te vije ne Shqiperi. Presim ndihma ekonomike nga jashte qe te shtyjme dhe nje vit dhe nje vit dhe nje muaj.....Jemi katandisur si Afrika qe ka marre deri me sot me miliarda e miliarda dollare ndihma , por sot pas 40 vjetesh me shtete te pavarura, keto shtete jane me te varfra se ne 1960 kur sapo kishin fituar pavaresine.

    Pra ndihma ekonomike nga jashte E PENGOJNE ZHVILLIMIN, nuk e stimulojne ate.
    "Who is John Galt?"

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    privatizimi eshte zgjidhje per zhvillimin

    Pse sektori strategjik duhet privatizuar
    Nga Adri Nurellari (Instituti Liberal)
    Marre nga gazeta biznesi


    Me hapat që po ndërmerren për privatizimin e Telekomit, po rikthehet sërish debati I privatizimit të sektorit strategjik. Opinionet në lidhje me këtë lloj privatizimi ndahen në dy grupe, në grupin e parë futen njerëzit të cilët besojnë në përparësinë e ekonomisë së tregut dhe janë pro procesit të privatizimit të një ndërmarrje të tillë për sa kohë ai bëhet në kushtet e një tenderi të hapur ku blerës bëhet kandidati më I mirë. Në grupin e dytë përfshihet edhe numri më I madh I njerezve të cilët mendojnë se sektori strategjik duke qenë I një rëndësie të veçantë duhet të mbetet në dorën e shtetit. Sipas tyre po qe se këto ndërmarrje bien në dorën e tregut, atëhere konsumatori do të jetë i dëmtuar pasi nuk do të ketë mundësi të ketë ndikim tek këto kompani. Tregu për ta do të thotë ligji I xhunglës ku më I forti fiton dhe më të varfërit do të jenë humbësit e mëdhenj.
    Ky mendim vjen jo vetëm si një reminishence e propagandës komuniste por edhe për faj të monopolizimit të disa sektorëve të ekonomisë shqiptare. Këto monopolizime në një farë mënyre kanë delegjetimuar procesin e privatizimit pasi kanë lënë të mendohet se nëse një kompani shtetërore privatizohet atëhere do të rritet çmimi dhe do të ulet cilësia. Po të njëjtën impakt ka pasur rritja e varfërisë dhe e papunësisë gjatë vitit të fundit. Mirëpo këto zhvillime ndodhin vetëm në rastet kur këto kompani janë monopole ose kartele pasi në kuadrin e konkurrencës së lirë ndodh krejt e kundërta.
    Konkurenca e lirë e kënaq konsumatorin si asgjë tjetër. Sot ekonomitë vuajnë nga mbiprodhimi dhe jo nga rrallësia e produkteve. Në fakt të rrallë janë konsumatorët e për rrjedhojë prodhuesit detyrohen që ti bindin të blejnë mallrat e tyre dhe jo të tjetrit. Kjo e bën konsumatorin mbret, duke I dhënë forcën vendimtare në ekonomik. Nëse një konsumator është I pakënaqur me një prodhim apo shërbim të një kompanie mjafton ta braktisi atë e të shkoj tek konkurrenca që ta shkatërrojë këtë kompani.
    Për të konkuruar mes shumë prodhuesish një kompani duhet që të bëj kërkime se si ta joshin sa më shumë konsumatorin. Prandaj ata investojnë ose në kërkime shkencore për ide ose produkte të reja ose në teknologji apo teknika të prodhimi që synojnë të ulin koston e prodhimit. Pra vetëm në kuadrin e një ekonomie të sipërmarjes së lirë kompanitë kanë interes që të nxjerrin produkte të reja ose të rrisin cilësinë e shërbimeve duke çuar shkencën para dhe kanë interes që të ulin çmimet. Mjafton të shikosh çmimin në rrënie të kompjuterave që shoqërohet me avancimin e tyre për të kuptuar vërtetësinë e këtij pohimi. Ndërkohë gjatë komunizmit, në dekada prodhoheshin të njëjtat produkte pa kurrfarë ndryshimi në çmim e cilësi.
    Tregu i lirë rrit gjithashtu prodhimtarinë, fal faktit që ky system është shmë motivues. Në një ekonomi kapitaliste njerëzit janë të lirë që ti mbajnë për vetë frutat e punës së tyre dhe shpërblimet që marrin për shërbimin që iu bëjnë konsumatorit është më I madh se çfarëdo sistemi alternative ekonomik. Në skllavëri ku individi është I detyruar që të punojë për të tjerët ose në një ekonomi publike ku qeveria organizon prodhimin dhee merr shumicën e rezultatit, mungon motivimi për të punuar. Gjatë komunizmit nuk kishte stimule materiale por vetëm morale të cilët nuk ishin mjaftueshëm për të motivuar punonjësi që të punonte më shumë. Për rrjedhojë rendimenti i një puntori të pamotivuar është shumë më i ulët se sa kur puna shpërblehet. Edhe taksat mund të konsiderohen dekurajuese për rendimentin dhe prodhimtarinë në përgjithësi pasi nuk është aspak motvues fakti që një pjesë të fitimit ke për ta lënë në dorë të një qeveria që ata para kushedi se si ka për ta shpërdoruar.
    Dhe është pikërisht dobia e madhe e motivimit të punës që çon edhe në rritjen e rrogave në një ekonomi tregu. Ndërsa në një kompani publike duhet shumë presion nga sindikatat dhe punëtorët që të rriten rrogat, në një kompani private vetë sipërmarrësit kanë interes të rrisin rrogat që të stimulojnë vullnetin dhe aftësinë e punëtorëve për të punuar më shumë e me më shumë cilësi. Kjo është arsyeja pse në ekonomi që janë shumë të hapura si ajo amerikane, rrogat janë kaq të larta.
    Megjithatë pavarsisht nga shembujt e dështimit të procesit të privatizimit në Shqipëri që vijnë si pasojë e mungesës së një tregu të lirë, në Shqipëri ka boll raste të suksesshme të privatizimit që dëshmojnë se privatizimi I shoqëruar nga çlirimi I tregut nga monopolet, është alternative më e mirë ekonomike.
    Kështu në vitet e para të pluralizmit problemet që binin më shumë në sy ishin mungesa bukës, mungesa e dritave dhe mungesa e ujit. Lajmet e kohës flisnin për radhë të gjata para dyqaneve të bukës, kishte vetëm dy tre lloj bukësh dhe shumë njerëz shpesh ankoheshin se bukët peshonin më pak nga sa çduheshin. Sot bukë ka me bollëk nëpër dyqane, me dhjetra lloje dhe askujt nuk I bie në mendje për peshën. Kjo gjë ishte e paimagjinueshme para një dekade dhe dëshmon se tregu I lirë dhe privatizimi ishte zgjidhja më e mirë për furnizimin e popullit me bukë. Mirëpo shërbimet që vazhdojnë të jenë akoma në dorën shtetit siç janë uji dhe dritat, akoma nuk arrijnë të kënaqin publikun.
    Edhe buka në atë kohë konsiderohej një gjë strategjike dhe thelbësore nga njerëzit dhe privatizimi I plotë I prodhimit të bukës u duk friksuese. Suksesi I privatizimit nuk është vetëm tek privatizimi I bukës por edhe tek një sektorë të tjerë që quhen zakonisht strategjik si transporti..I tillë është sistemi I transportit interurban I cili është shumë efikas dhe ka zhdukur nga kujtesa e njerëzve rradhat e gjata për bileta tek agjencitë e udhetimit ose tek stacionet a autobuzëve dhe trenave, gjë që ishte rutine pesëmbëdhjetë vite më parë.
    Po aq nevralgjik në Shqipëri është edhe sektori I shëndetit. Deri në vitin 2004 në Shqipëri nuk lejoheshin ndërtimet e spitaleve private ndërkohë që cilësia e shërbimit të ofruar lë shumë për të dëshiruar. Për mos të folur pastaj për faktin që njerëzit duhet të paguajnë dyfish, pasi nga njera anë duhet të paguajnë nën dorë për çdo shërbim duke filluar nga gjilpëra dhe vënia e serumit, dhe nga ana tjetër paguajnë çdo ditë taksa për të mbajtur në këmbë gjithë atë strukturë të kalbur të shëndetit publik. Ama ajo pjesë e sistemit shëndetësor që u lejua të privatizohej dhe tregu i të cilës u liberalizua, është jashtëzakonisht efikase. Bëhet fjalë për farmacitë dhe klinikat dentare të cilat I përmbushin në mënyrë shumë të kënaqshme nevojat e publikut. Janë të ralla ilaçet që nuk mund të gjenden në farmacitë tona sot dhe po kështu shërbimi dental në Shqipëri nuk është aspak prapa perëndimit për nga cilësia dhe teknologjia e aplikuar.
    Tregu I lirë në Shqipëri e ka dëshmuar mjaftueshëm se është alternativa më e mirë dhe këtu sektori strategjik nuk bën përjashtim. Përvoja e vogël e privatizimit të sektorëve strategjikë e shoqëruar me liberalizimin e tregut ka treguar se privatizimi I sektorëve të konsideruar si strategjik si ushqimi, transporti dhe shëndeti jo vetëm që nuk kanë shkaktuar probleme por ka qënë një zgjidhje shumë e volitshme. Kjo gjë dëshmon se në rastet kur privatizimi nuk ka ecur mirë, nuk mund ti vihej faji tregut pasi tregut në ato situata nuk I është dhënë mundësia që të funksionojë. Prandaj del e nevojshmë që ne të kujdesemi edhe për tregun e lirë bashkë me privatizimin.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •