Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71

    Falenderimi Amerikan

    "Ne kemi nje miqesi ndoshta dhe vellazeri te sinqerte me popullin amerikan" - keto qene fjalet kaq pathetike te politikaneve te sotem shqipetar dhe per te mos mjaftuar , kur spanja i hoqi ushtaret nga iraku ne per nder te vellait te madh i shtuam ( Do zoti nuk i heq ndonje shtet tjeter).
    Por i beme hesapet pa hanxhine se ne politike nuk ka ndershmeri por interesa.
    Ne nga Europa u larguam sikur te ishim ne australi dhe jo mu ne mes te europes. Nga korridori 8 na ngelen vetem kujtimet aq te bukura fitimprurese.
    Por ne kemi Ameriken qe na do si vellaun e vogel. Por ama kur vete puna per te 1 Milliarde dollare ne ........
    Rrofshin aleatet tane te sinqerte!!!!!!!!!!!!!!!
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    sa te kete Hondurasin amerika, qe ia ktheu edhe ushtaret, nuk para i kujtohet Shqiperia qe i ka akoma ne Irak komandot. Bravo amerikes qe me zi e kemi.
    Shqiperi mos ki frike, se ke djemte ne amerike.
    duaje atdheun, si shqiptari ameriken.
    MtrX ubicumque felix

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    dmth un personalisht nuk mendoj se politikanet tane kan bere nje zgjedhje me mend ose qe do ti japi pike shqiperis si per te hyr ne Eu dhe tjer
    duke derguar forca ne irak,pergjerisa shum shtete nuk kan pranuar, dhe madje vet amerikan kan bere demostrata qe mos te sulmojne irakun me amerikan,

    por kjo dihet qe eshte mendimi i bushit me ata qe ka per rreth,
    ne raste te tilla duhet pyetur dhe popullin sepse ne fund populli e hengri jo qeveritarte, por ata te pafajshmit.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  4. #4
    Gentoo Maska e Betimi
    Anėtarėsuar
    14-12-2003
    Vendndodhja
    Far From the Land of Eagles.
    Postime
    8
    Citim Postuar mė parė nga rremujxhie
    dmth un personalisht nuk mendoj se politikanet tane kan bere nje zgjedhje me mend ose qe do ti japi pike shqiperis si per te hyr ne Eu dhe tjer
    duke derguar forca ne irak,pergjerisa shum shtete nuk kan pranuar, dhe madje vet amerikan kan bere demostrata qe mos te sulmojne irakun me amerikan,

    por kjo dihet qe eshte mendimi i bushit me ata qe ka per rreth,
    ne raste te tilla duhet pyetur dhe popullin sepse ne fund populli e hengri jo qeveritarte, por ata te pafajshmit.
    Une besoj qe Shqiperia ka bere hapin shume te mire qe ka dergu forca ne Irak. A nuk e kuptoni valle qe usa eshte super fuqi boterore, dhe eshte e forte sa te gjitha shtetet evropiane bashke me Rusi. Mos e shikoni fazen ne Irak perderisa eshte ai Bushi ne krye t'shtetit.
    Duke u nise prej sendeve me elementare e deri te Nasa qe si e vetme dergon sfonda neper Mars perderisa ESA (European Space Agency) me gjithe ato forca vazhdon se deshtuari.

    Nese e kemi nje perkrahje t'madhe nga USA atehere c'na duhet Evropa. Fqinjet dhe Evropa gjithmone na kane sulmuar me lufte apo ne menyre intelektuale.
    Te gjithe e dime se nuk do t'futemi ne Evrope per disa vite, e kur vjen koha te futemi, atehere puna Irakut harrohet, ndersa nderkohe e kemi fituar nje mik te forte siq eshte Amerika. Amerika nuk i harron aleatet e tij.

    Me aq zemer qe e du Shqiperine, me aq zemer e perkahi Ameriken (perveq Bushit).

    Mbahu nene o mos ke frike se i ke djemte n'amerike!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Asnje ushtar Shqiptar nuk ka shkuar me detyrim ne Bosnje apo Kabul e Bagdad..

    Te gjithe kane pranuar vullnetarisht te perballen me rrezikun..
    Sot ka ne Shqiperi Shtyp te lire e qe eshte merit e Azem Hajdareve te Dhjetorit e asnje ushtar deri tash nuk rezulton te kete protestuar per detyren e marre nga Shteti qe te inkuadrohen ne forcat paqe ruajtese te FN-se apo ne aleancen atlantike..

    Nuk na u dhane 1miliard Dollare..
    Me mire qe nuk na u dhane tani se ndoshta na jepen me vone...dhe ndoshta Amerika do ndihet borxhlije ndaj Shqiperise..e na e shperblen diku tjeter..
    Ku psh..?

    Tek ceshtja kryesore kombetare.. Ne njohjen e Pamvaresisese Kosoves..

    Ne se do na i jepte Amerika kto 1 miliarde Dollaret sa mendoni ju nga ky miljardesh dollar do shkonte ne gojen e femijve Shqiptare?

    Asnje kokerr..ju siguroj..

    Ka nje harmoni e nje bashkpunim ideal ne Shqiperine Nanoiste Ruciste Ruliste Polloiste e Makbuliste mes " Shitsave te djathit e revizoreve te NTSHUSIT e drejtorave te NTLAPIT..e operativave te Deges e Hetuesve te Sigurimit e sekretareve te rajon-komiteteve te partise-shtet e te gonxhe- Skendo- marsel-Fevzive te Televizioneve Cac-Malove te financ bankave e Edvinave te Bashkive e Klosave te Shikut e Kercukave te kontroll revizionit e Sallak-Abdive te Gjykat Prokurorive qe jo 1 miliard po 120 miliard Dollare do i kullufisnin sa hap e mbyll syte Mafia Socialiste per qejfet e veta e per operacionet plastike te cicave te dashnoreve te tyre e per shendoshjen e bo-le mullaqeve te tyre e per financimin e fuqi-llapjes se cdo militanti erion Brace Dokle ZP-ist e cdo Kadri-rosho Violet Manushas e cdo Jevgjiti elbasanso-Korcar e cdo banditi Vlore.. e cdo katunari Lezhjano- Koplikas.. e per ndertimin e vilave ne qipro e Krete te kupoles e per privatizimin e cdo resursi kombetar e.. sdo kish komision parlamentar qe do guxonte te bente gek -mek per te kerkuar llogari..

    A spo zhduken miliarda nga Telekomat e Doganat e Thesar-arkat e Shtetit e spo i hyn ferr ne kembe askujt..?

    Po..

    Le te rrine pra atje 1 Miliard dollari deri sa te kemi nje qeveri te popullit..

    posiii

    Amerika nuk eshte aq budallaqe..
    Xhefer-Linoja te lejon te vjedhesh Popullin tend o TosRuci..por jo te vjedhesh Ameri-qine..

    qashtu..

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Une e perkrah shume faktin qe jemi ne krah te Amerikes.
    Pavaresisht se jemi vend mikroskopik dhe po aq i parendesishem ne arenen e politikes nderkombetare.

    Jam edhe shume pro per ate qe tha Brari, qe ato dollare te mos i jepen kurre ne dore Shqiperise per sa kohe qe ne pushtet te kemi parazite ose specie aq te veēanta ,- kerpudha,- te cilat asnje biolog nuk ka guxim t'i identifikoje as me boten bimore, as me boten shtazore, por qe thjesht i quajme PARAZITE.
    Por, ama, do te ishte mire qe dhe Amerika te ishte me e qarte ne qendrimet e veta. Te na quaje "ALEATE", nuk eshte ndonje gje e madhe fort, se aleate te Amerikes jane dhe greket ose turqit, edhe gjermanet ose italianet... por te gjithe u hodhen pupthi nga gezimi ne 11 shtator. Te fusesh ne nje thes me te tille "aleate" nje popull i cili eshte populli me pro-amerikan ne bote, madje edhe me pro se vete amerikanet... nuk me duket gje e drejte.

    Vertete qe ato 1 miljard dollare nuk duhej te binin kurrsesi vrimen e zeze te politikes shqiptare, por, te jemi te ndergjegjshem, ka aq menyra(1 miljard) saē jane dhe dollaret qe dikush mund te mendoje te investoje ne Shqiperi.
    Vertet, Shqiperia nuk eshte se e nxori Ameriken nga halli ne Irak ose Afganistan, por, te mos harrohet se sa here qe kemi mbajtur krahun e Amerikes jemi ftohur me Evropen. Jo se dashuria me Evropen me intereson fort, por, ketu kemi te bejme dhe me interesa kombetare(me sakte te popullit), qe ne po u biem me shkelm. Duke menduar ne kete menyre, une ate miqesi te Amerikes do ta vleresoja si tejet te ftohte.

    Vertet, Amerika nuk mund te na ndertoje me zor... por ama, mund te na drejtohej ndryshe... 3 miljon jemi, per hir te Zotit... kaq te rende paskemi qene?
    Jo se nuk ka bere gje Amerika per ne, te jemi realiste, por... Populli i shkrete nuk ja ka pare fort hajrin; dhe per kete gje une ndjej keqardhje.
    Une nuk e kuptoj psh sesi Amerika derdh 5 miljard dollare per nje Serbi qe vete e shkaterroi... Apo ka nderruar mendje dhe ajo lufte qe beri po i duket e padrejte?
    Politika serbe eshte diku me e korruptuar se ajo shqiptare, por Amerika aty i ka gjetur menyrat per te rindertuar rruget, infrastrukturen, dhe si t'i perdore keto 5 miljard dollare. Mbase une flas nga ajo ndjenja qe "nuk na do kerrkush"... Por, edhe realiteti nuk eshte kaq i erret ose i turbullt.

    Do te ishte gjeja me e ēuditshme sikur pas Bushit te vinte ne pushtet nje president tjeter qe te kritikonte nderhyrjen ne Irak... rrjedhimisht edhe ēdo kontribut ose perkrahje e Shqiperise dhe popullit shqiptar ne krah te DAJES se madh Amerike do te binte ne heshtje... Edhe per kete do te me vinte shume keq.

    Une them qe t'i shpallim lufte Amerikes derisa t'i mbushet mendja e te na pushtoje; duke pare si rrjedhin ngjarjet shpeshhere, ka shume gjasa qe te afrohemi shume me sinqerisht me njerit jetrin.

    Brari; nje verejtje per ju.
    Ju gjithmone permendni katrahurin socialist, me emra dhe mbiemra dhe emaile...
    Nuk keni asgje per te thene per "demokratet"? Apo mos valle ata ju duken me te ndershem? A nuk ishin ata "demokrate" qe shkaterruan ushtrine shqiptare, dhe qe emeruan "gjeneralet" 30 vjeēare? A nuk ishin ata "demokrate" qe harxhuan 640 miljon dollare per te ndertuar vetem 35Km rruge Tirane-Durres e nuk arriten ta shtynin me shume se 10 km? Fundi i fundit, a nuk ishin ata qe i lejuan socialistet te fitonin zgjedhjet duke ia ēuar popullit shpirtin ne maje te hundes?

    Mos me keqkuptoni, thjesht do kisha deshire qe hajduti te quhej hajdut pavaresisht nga perkatesia politike; ashtu si perdhunuesi, ashtu si mafjozi, ashtu si i ligu, ashtu si krimineli. Dyshoj se Amerika do t'i derdhte 1 miljard dollare ne Shqiperi nese PD do te ishte ne pushtet.

    me respekt.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Un them qe bem mire qe cuam ushtare ne irak, thjesht edhe si falenderim per ameriken per clirimin qe i beri Kosoves. E dyta, amerika e ka vath ne vesh ndihmen tone ne irak, sado simbolike, dhe ne mos sot nje dite do na shpebleje, mos me pare me perkrahje politike. Psh te na anetaresoje ne NATO ose ne EU. Po ne budallenjte shqiptare e masim gjithcka vetem me dollare, po me dhe dollare je i mire, po sme dhe je kot. Mentalitet debil.

  8. #8
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Keni te drejte Makuti; por mos harroni, edhe Amerika ēdo gje e peshon me dollare.
    Nuk le shije te mire qe te jesh aleat me dike per shkak te dollareve; duket sikur behesh mercenar, ose si ata qe ndajne plaēken e luftes.
    Une nuk e pata fjalen tek leket ose tek ndihma qe mund te na jepte Amerika; por, e kam fjalen se shume shtete te tjera qe nuk i vijne Amerikes sipas avazit kane marredhenie shume me te mira sesa i ka Shqiperia.
    Kot te bej nje pyetje te vogel ketu; ēfare ju ben te mendoni se Amerika mund t'ia "dije per nder" Shqiperise nje dite? A nuk kemi vepruar ne si servile dhe si sahanlepires? ēfare ju ben te mendoni se Amerika nuk na konsideron te tille?
    Ne sondazhin e fundit qe kam lexuar lidhur me Ameriken, tregohej se Shqiptaret ishin populli me filoamerikan ne bote; vete Amerikanet shprehin habi me kete fakt.
    Madje shqiptaret e Shqiperise ishin me filoamerikane edhe se shqiptaret e Kosoves, me gati 8 pike perqindjeje me lart.
    Te flasim drejt; a ju duket se Amerika po na konsideron me te njejten dashamiresi? A mos po mendoni se Shqiperia eshte miku numer 1 i Amerikes, apo te pakten te konsiderohet e tille?
    Une nuk e di, po flas per te tashmen, e jo per te kaluaren e as per te ardhmen.
    Ku eshte Shqiperia tani? Ku jemi ne? Sa dollare ben te nxjerresh nje vize ne ambasaden amerikane? Sa perqind mundesi ka nje qytetar i thjeshte shqiptar per te nxjerre nje vize ne ambasaden amerikane? A keni deshire te krahasojme Shqiperine me Francen? Me ke eshte me dashamires Amerika? Cilet qytetare respekton me shume?(te pakten te na fuste ne nje thes me francezet, do ishim te paret e fshatit!)
    E pra, te gjitha keto gjera nuk maten me dollare, dhe nuk mund te blihen.
    Ky eshte treguesi i vullnetit te mire dhe respektit reciprok midis dy vendeve.
    Shihni Shqiperine sot! 15 vjet me pare Amerika mbeti me goje hapur nga pritja qe iu be James Baker-it nga shqiptaret; kurre nje diplomat amerikan nuk eshte pritur me nje zjarr te tille... Ku eshte Shqiperia sot? Pas 15 vjetesh e Shqiperia eshte ne vend numerņ, madje edhe me keq(te pakten kishim drita dhe uje dikur!).
    Pse asnje president Amerikan nuk ka vizituar kurre Shqiperine? Frike terrorizmi? Amerika kurre nuk ka kerkuar te influencoje mbi Shqiperine ne format origjinale te influences amerikane. Interesi i Amerikes per nje Shqiperi te vogel qe nuk ka toke te mjaftueshme as per t'i dhene nje bahēe qe ta beje baze ushtarake, eshte afer zeros. Te mos flasim per Kosoven, se po te ishte per te pritur Ameriken sa t'i mbushej mendja qe Rusia nuk ka dhembe, por proteza dhe te vjetra fare, Kosova do ishte fshire nga faqja e dheut, dhe jo 350 000 si ne Bosnje, por mbase edhe 1 miljon shqiptare mund te kishin shkuar per vizite tek kasapi. I qofshim fale Tony Blair-it... se ai u tregua burre dhe u nis i pari!
    Nuk e mohoj kurre, dhe gjithmone kam per t'i qene mirenjohes Amerikes per gjithe gjerat qe ka bere per Shqiperine, ato publiket qe i njohin te gjithe, dhe ato te fshehtat, qe pak veta i njohim.
    Amerikes kurre nuk kane per t'i rene vlerat, beri apo s'beri per ne.
    thjesht po them qe Shqiperia dhe shqiptaret jane endč vend i BOTES SE TRETE.
    Kur them vend i botes se trete, nuk e kam fjalen nga ana ekonomike, sepse thame qe dollaret nuk do t'i permendim, por nga ana konsiderative, politike, morale... Ku eshte Shqiperia? Mikja aq e ngushte e Amerikes? Mbesa e dajes se madh?
    Kjo duhet t'i peshoje ne "seder" Amerikes.

    Une flas keshtu sepse e dua Ameriken me te vertete, dhe kam deshire qe nje dite Shqiperine dhe Ameriken t'i shoh se bashku. Moralisht na takon te jemi edhe me te lidhur me Ameriken sesa Izraeli. Kam deshire te shoh universitete Amerikane te hapura ne Shqiperi. Kam deshire qe nje dite Amerika te ndergjegjesohet per keto fakte. Nejse... deshira dhe enderra ime.


    me respekt...

    God bless Albania, and God bless USA...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 11-02-2005 mė 19:02
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jo ore jo. Amerika eshte shteti me i poshter ne bote. Ne duhet te mundohemi te lidhim marredhenie me partneret tane ne Evrope si Greqia dhe Serbia, mundesisht me Angline deri diku. Nese deri ne 2050 do quhemi njerez nga keto shtete, atehere per cfare ta duam miqesine me Ameriken ?

    Fundia fundit gjeografikisht ndodhemi ne Evrope, dhe kjo eshte me shume se nje aresye qe politikat tone te jene vetem drejt Evropes bujare.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Citim Postuar mė parė nga Der Albaner
    "Ne kemi nje miqesi ndoshta dhe vellazeri te sinqerte me popullin amerikan" - keto qene fjalet kaq pathetike te politikaneve te sotem shqipetar dhe per te mos mjaftuar , kur spanja i hoqi ushtaret nga iraku ne per nder te vellait te madh i shtuam ( Do zoti nuk i heq ndonje shtet tjeter).
    Por i beme hesapet pa hanxhine se ne politike nuk ka ndershmeri por interesa.
    Ne nga Europa u larguam sikur te ishim ne australi dhe jo mu ne mes te europes. Nga korridori 8 na ngelen vetem kujtimet aq te bukura fitimprurese.
    Por ne kemi Ameriken qe na do si vellaun e vogel. Por ama kur vete puna per te 1 Milliarde dollare ne ........
    Rrofshin aleatet tane te sinqerte!!!!!!!!!!!!!!!

    Eshte nje nga veprimet e zgjuara (shume te rralla) nga qeveria jone. Pervec faktit se ne mund te vjelim nga te dyja anet: evropa dhe amerika, nje argument tjeter qe mund te perdoret eshte se qe ne momentin kur amerika filloi tentativat per lufte ne Kosove ne u beme aleate...mos harro qe ka akoma shume ushtare amerikane ne Kosove.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ēėshtja Ēame
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Interviste e ambasadorit amerikan ne Tirane
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 10:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •