Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 66 prej 66
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Kam qejf ti pergjigjem R2T.

    1. Ne fillim duhet te kemi ligje dhe pastaj te kerkojme zbatimin e tyre.Pse kemi akoma fabrika ne Shqiperi qe prodhojne?Ah po flasim per punishte primitive.
    Sa per ryfshete e kemi vete fajin se edhe ne qe vijme nga jashte gjasme,e kemi si per zakon me i dhon nji 5 € per mos me ndejt nje gjysem ore ne port duke prit.
    2. Kujt me ja ul taksat,a po sheh qe po zihen me grushta me ardh ne Shqiperi per investime?I kishim perpara 97' italianet qe po vinin me vrull,por i hodhem serish ne det.
    Me ja rrit taksen punetorit qe merr 150 € ne muaj?Pse ti si shtet zotrote po ja fal dritat,ujin,telefonin dhe buken e gojes?Jo plako se ato leke nuk mjaftojne as per te arritur ne fund te muajit.
    3. Ketu jam dakord,po vetem me nje kusht.Qe une qe do paguaj autostraden dua sherbim dhe jo korsi preferenciale per kuaj e lope.Te marri persiper kompania ndertuese objektin dhe ta shfrytezoje per kohen qe do vendoset.Kjo eshte nje menyre per te filluar te menaxhosh vendin.Nuk mbaron punen brenda afatit te percaktuar?Fillon e paguan nga xhepi i kompanise gjobat ditore per çdo dite vonese.
    3. Ta lejme per nje moment ushtrine dhe avionat se nuk kemi as nafte per furgonat e policise.
    Mbi te tjerat jam dakord por duket sikur flasim pa pasur parasysh situacionin aktual te vendit tone.

    xeni
    Ne fakt edhe une po flisja per kontributin ndaj komunitetit,por jo ne kontest paraje.
    Dihet qe askush nuk e ka kete mundesi.E vetmja gje qe kane shqiptaret ne dore eshte te mos demtohet ajo pak qe ekziston.Por edhe kjo relativisht.
    Une kembengul me individin sepse eshte menyra e vetme per te arritur mireqenien e shoqerise.
    Kur nje person arrin nje fare mireqenie ateher sigurisht do te filloje hapat e pare ne evolucionin drejt civilizimit te asaj qe ti quan komunitet.Sepse ne jetojme akoma ne primitivitet shoqeror,ku rregullat duken paradokse.
    Si ai qe tallet kur te sheh ty qe si i mete te digjen kembet nen reren perveluese te korrikut,sepse ben 50 metra per te hedhur ne kosh mbeturinat.
    Dikush tallet,po ama dikush tjeter ndoshta do marri shembull.Jo se po ben ndonje gje te madhe,eshte thjesht edukate.
    Dhe padiskutim shoqeria ku jeton,te shtyn ne nje sjellje humane ndaj tjetrit.Por duhet kohe sepse eshte histori qe perseritet,ashtu si ka ndodhur ne gjithe boten.
    Koha dhe nderrimi i mentalitetit jane te vetmet mjete per te arritur ne shoqerine civile.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga leci
    3. Ta lejme per nje moment ushtrine dhe avionat se nuk kemi as nafte per furgonat e policise.
    Mbi te tjerat jam dakord por duket sikur flasim pa pasur parasysh situacionin aktual te vendit tone.
    Ketu ke te drejte......

    Une kembengul me individin sepse eshte menyra e vetme per te arritur mireqenien e shoqerise.
    Kur nje person arrin nje fare mireqenie ateher sigurisht do te filloje hapat e pare ne evolucionin drejt civilizimit te asaj qe ti quan komunitet.Sepse ne jetojme akoma ne primitivitet shoqeror,ku rregullat duken paradokse.
    Dhe ketu ke te drejte, por une mendoj se qe te arrije individi te jete i ndergjegjshem duhet qe te veproje dhe shteti me ligjet dhe rregullat qe jane ne fuqi....Nese zbatohen keto rregulla dhe ligje cdo gje eshte normale...Po si do zbatohen?
    Nese do arrijme qe "shteti" apo strukturat e tjera te punojne per zbatimin e tyre...
    Ceshtja eshte shume e thjeshte, kush shkel rregullat te gjobohet....E keni pare jashte sa shume praktikohen gjobat?
    Pra qytetari duhet te filloje te ndieje "friken" e ligjit nese abuzon dhe jo te ndihet i pavarur per gjithcka qe kryen te ligjeshme apo te paligjeshme....
    Duke e mbyllur dua te theksoj se duhet te funksionoje binomi, komunitet + strukturat perkatese.......Ne Albani nuk funksionon sic duhet as njera as tjetra.....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga leci
    Kam qejf ti pergjigjem R2T.

    1. Ne fillim duhet te kemi ligje dhe pastaj te kerkojme zbatimin e tyre.Pse kemi akoma fabrika ne Shqiperi qe prodhojne?Ah po flasim per punishte primitive.
    Sa per ryfshete e kemi vete fajin se edhe ne qe vijme nga jashte gjasme,e kemi si per zakon me i dhon nji 5 € per mos me ndejt nje gjysem ore ne port duke prit.
    2. Kujt me ja ul taksat,a po sheh qe po zihen me grushta me ardh ne Shqiperi per investime?I kishim perpara 97' italianet qe po vinin me vrull,por i hodhem serish ne det.
    Me ja rrit taksen punetorit qe merr 150 € ne muaj?Pse ti si shtet zotrote po ja fal dritat,ujin,telefonin dhe buken e gojes?Jo plako se ato leke nuk mjaftojne as per te arritur ne fund te muajit.
    3. Ketu jam dakord,po vetem me nje kusht.Qe une qe do paguaj autostraden dua sherbim dhe jo korsi preferenciale per kuaj e lope.Te marri persiper kompania ndertuese objektin dhe ta shfrytezoje per kohen qe do vendoset.Kjo eshte nje menyre per te filluar te menaxhosh vendin.Nuk mbaron punen brenda afatit te percaktuar?Fillon e paguan nga xhepi i kompanise gjobat ditore per çdo dite vonese.
    3. Ta lejme per nje moment ushtrine dhe avionat se nuk kemi as nafte per furgonat e policise.
    Mbi te tjerat jam dakord por duket sikur flasim pa pasur parasysh situacionin aktual te vendit tone.
    C'kemi Lec!
    1. Shqiperia ka po te njejtat ligje si dhe Evropa, jane te gjitha te hartuara me ndihmen e KE. Ligjet i kemi, problemi yne eshte se nuk ka kush ti veje ne zbatim. Dhe nuk po flasim vetem per punishte primitive, po per shume dege te ekonomise se lehte. Ne Shqiperi ka akoma ndermarje punime veshjesh, ka akoma prodhim bujqesor vendi apo fabrika cigaresh. Qr keto te fuqizohen, apo dhe qe te rilindi prodhimi ne vend, duhet me pare te ndalohet importimi. Dhe kjo behet 1. Me rritjen e doganes per keto mallra 2. Me mos-futjen neper organizata nderkombetare qe detyrojne "kufinjte e hapur" per importim.
    2. Mos kesh fare dyshime qe nese krijohet rendi i duhur, dhe perfaqesohemi sic duhet edhe me grushta do zihen per te investuar. Detyra e qeverise eshte te krijoje klime te sakte per investime. Shqiperia, Lec, ka qindra sektore ekonomie te pazhvilluar akoma, biles disa jan fare te pashkelur. Nuk ka c'ta pengoje investorin e huaj, nese ti i ul taksen ne shume here me pak se sa e ka ne vendin e tij, vendos rend e ligj dhe mbeshtet keto investime. Qeveria duhet te krijoje klimen Lec, pa investoret kurre nuk mungojne. Nuk ka njeri qe mos deshiroje te beje leke, mjafton ti ulesh rrezikun qe shoqerohet me investimin.
    Dhe taksa nuk rritet tek cdo puntor, por taksa formohet ne proporcion te moshes dhe familjes qe ke. Nje beqar pa femije mund te taksohet disa here me lart se nje familjar, keta jane ata qe duhet te paguajne me teper. Pastaj nese rrit investimet, ti fut ne pune njerez qe me perpara ishin te papune, ketyre mund tua rrisesh taksen me lart se te tjereve.
    3. Ushtria Lec, pavarsisht se ti mund te te duhet problem pa rendesi, eshte problem shume jetik per vendin tone. Cdo vit qindra mijra dollare shkojne per te mbajtur kete ushtri qe sot ka mjete-arkivol. Ose 1. eleminoje komplet Ushtrine, dhe perdori ato fonde per rindertim, ose 2. perdori ato fonde per modernizimin e saj. Cdo vit po derdhen leke per mirmbajtjen e nje ushtrie fantazme, pa asnje vlere ushtarake. Nuk eshte dicka qe mund te injorohet,Ushtria eshte shume e rendesishme per vendosjen e rendit, si dhe ngritjen e zerit ne nivel nderkombetar.

    Por mbi te gjitha, nevoja kryesore e vendit eshte nje politikan qe di ti adresoje keto probleme dhe mos kete frike ti zgjidhi.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Mire plako,faleminderit.
    Ne nje moment kur po hiqen kufijte e po globalizohet ekonomia ne te mbyllim kufijte e te vejme taksa doganore.Po perher kunder rryme do shkojme ne?Nuk do ishte me mire nje pershtatje e ligjeve ekonomike si te BE,ne vend qe te mbyllemi.Se kete kemi bere 50 vjetet e fundit ne mos gabohem.
    Si mjaft me leverdi mund te perdorim fuqine punetore qe ka akoma çmim te ulet duke e krahasuar me çmimin qe kushton ne vendet e industrializura.
    Pikerisht duhet te jete hapja kundrejt vendeve fqinje dhe joshja e tyre duke i premtuar koncesione me afat dhe shfrytezim te risorsave per nje afat kohe jo shume te gjate.Por jo duke ulur koken e duke falenderuar si eshte bere deri tani.Kush vjen ka leverdine e vet.
    Nuk besoj qe do zihen me grushta per te ardhur ne Shqiperi edhe pse kjo gje do me bente te lumtur.Sigurisht duhet te jene kushtet socio-politike dhe investitoret nuk do mungojne.Kete e kemi edhe ne ne dore duke ngritur imazhin e Shqiperise.
    Te perdoret turizmi si mjet per te krijuar nje sistem te stabilizuar dhe jo hajme sot se neser shohim.E ketu eshte faji i pseudo tregtareve shqiptare qe akoma nuk kane kuptuar qe turizmi per vendin e vogel qe jemi ne mund te jete hapi i pare drejt asaj qe quajme ekonomi te forte.
    Ja ku mund te kopjojme nga fqinjet tane qe kane bere biznesin kryesor me turizmin.
    Per taksat nuk jam dakord te behen dallime midis atyre qe jane single e familjareve.Me fal por une nuk do isha dakord te punoja me shume se kolegu im e te mirrja me pak sepse qenkam beqar
    Mbi ushtrine jam dakord te eliminohet komplet sistemi qe bazohet ne ate ish komunist.
    Te krijohen trupa vullnetare dhe te njhet si profesion karriera ushtarake.Ushtria duhet te jete mburrje per nje popull e jo turp,si psh. kur i sheh afer kolegeve te shteteve te tjera.
    Nuk kemi nevoje per nje popull te tere ushtar si thoshin parullat e dikurshme po per trupa te zgjedhura qe te japin kontributin e tyre duke ngritur imazhin e vendit tone.
    Po mbi te gjitha duhet nje politikan si e the vet,por fatkeqesisht ne nuk kemi politikane por majmuna dhe karikatura politikanesh.

    U pa puna,po me duhet te lej punen time kendej e po shkoj te bej politikan.Me jepni voten se do jem e ardhmja,si slogan nuk duket keq
    Shnet grupo
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #65
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Kam degjuar diku nje barcalete italiane qe tregon sesi Zoti, kur krijoi boten e beri Napolin shume me te bukur se gjithe vendet e tjera. Kur kjo pune mori fund, u ngriten njerezit nga te kater anet e botes dhe ju ankuan Zotit. Pse e bere Napolin kaq te bukur - i thane - tani duam drejtesi dhe barazi! Athere Zoti, per t'i kenaqur gjeti kete zgjidhje:

    Napolit i beri Napolitanet!

    Per mendimin tim, po ky muhabet eshte edhe me ne. Shqiperia eshte vend i bukur, por fatkeqesisht, ate e banojne Shqiptaret. Tani, duke qene edhe vet Shqiptar, nuk dua te them se ne kemi probleme gjenetike qe na pengojne te zhvillohemi (sic mund te thone armiqte e vendit tone), por kam pershtypjen se eshte pertej cdo dyshimi fakti qe jemi popull shume i prapambetur.

    Per kete arsye, une mendoj se e ardhmja e Shqiperise qendron ne edukimin (arsimimin, shkollimin) e Shqiptareve.

    Thuhet se ne bote, brenda sistemeve demokratike, ne te vertete nuk qeverisin mazhorancat, por minorancat e determinuara e te mireorganizuara. Mendoj se kete pohim mund ta perkthejme fare mire edhe ne terma popujsh e shtetesh. Pra boten nuk e qeverisin detyrimisht shtetet (popujt) e medhenj, por ata qe jane me kembengules e me te organizuar per te mbrojtur e cuar perpara interesat e veta.

    Pershendetje
    BenAlbani

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Perendi
    Anëtarësuar
    19-03-2005
    Postime
    13
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    +/- nje apo dy vite jam dakort. Por do kisha deshire te dija perse mendon se pikerisht atehere do e fitoj pavaresine?
    Thashë "brënda 10 vjetëve", dmth si maksimum 10 vjet dhe brënda asaj kohe janë edhe 6 muaj, apo 2 vjet, apo 5 vjet, etj. Dmth nuk mendoj se PIKËRISHT pas 10 vjetëve do bëhet e pavarur.
    Megjithatë 1 vit më duket pak, sepse Serbia mundohet me të gjitha mjetet ta pengojë Kosovën e pavarur (përfshi mjete që janë jashtë imagjinatës) dhe Serbia ka përkrahjen e vëllait të saj të madh (Rusisë); dhe sepse as Evropës s'i interesojnë shqiptarët e bashkuar qoftë si Shtet, qoftë si Komb.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •