Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Si mund të zhvillohet Shqipëria?

    Si mund te zhvillohet Shqiperia?

    Jane te lutur te gjithe shqiptaret si ne Shqiperi ashtu dhe ne diaspore te shprehin mendimet apo zgjidhjet per zhvillimin e Shqiperise dhe permbushjen e qellimit final apo enderres per disa te tjere, pra Antaresimit ne Bashkimin Europian...

    Jane te mirepritura mendimet dhe pikepamjet e te gjithe shqiptareve....
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 18-02-2005 më 08:37
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Them se perpara se te shpreh mendimin tim per kete ceshtje po them se cfare me duket kohet e fundit si elementi kryesor qe do na coje perpara. Kam menduar se mungesa e ideve na ka lene ne vend. Por tani mendoj se eshte nje element tjeter qe eshte krucial ne zhvillimin tone.

    Elementi kohe. Pra deri sa te mos jete eleminuar natyralisht brezi i vjeter, pra brezi politik i monstrave te tipit Sali, Tos, Gjinush, Arbnor,etj, etj Shiperia nuk do shohe drite. Por sduhet larguar vetem brezi politk. Jo vetem Eqeremi roje te dera spitalit qe te merr 5000 lek per tu futur brenda. Jo vetem Skenderi qe punon ne teater dhe do rroge shteti pavaresisht se ben shfaqje apo jo. Por edhe njerezit e moshes 45 e lart kane te njejtat tipare. Tipa agresive, intolerante, tipa qe e bazojne gjithcka te nderi, tipa qe rrahin apo me keq vrasin vajzat e tyre per ceshtje nderi dhe perkrahin kedo qe i tregon 'vendin femres'. Per sa kohe qe shqiperia akoma te kete shqiptare te pagdhendur si ata fshataret e fshatit Baldushk ne Tirane te cilet i thane 'tu befte pushka top' atij bashkefshatrit te tyre i cili vrau vajzen e vet para nja nje viti se i kishte 'cnderu' familjen, ( pra kishte rene ne dashuri) ne sdo bejme hajer.

    Pa e larguar nga lemi politik-social-ekonomik kete brez mentalisht te mbrujtur pse prapthi neve do bejme vendnumro. Kur te jene larguar keta gozhda te ndryshkura do ta kemi me te lehte te japim ide per zhvillim. Deri atehere, projektet per zhvillimin e arsimit, emancipimit te gruas, ndarjes absolute te shteti nga feja etj etj, do jene ide boshe. Ne nuk kemi nevoje per ide. Ne kemi nevoj per nje mini-revolucion qe te carmatose shoqerisht si Salen nga Berisha qe akoma e sheh shqiperine si stanin e vet dhe veten si Skenderbeu, si Gramozin nga Tepelena qe di te vjedhe por jo te kontriboje, si Kosten nga Himara qe thote shqiperia eshte Greqi, si Hasanin nga Tirana qe di vetem 50% te gjuhes shqipe, si Bilalin nga Kavaja qe di vetem te beje llogje e te dredhe tespijet, por jo pune, si Tosin nga Gjirokastra qe favorizon me teper kazinon sesa zyren e punes, etj etj. Idete po i them njehere tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga manoklla : 18-02-2005 më 23:33

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Jam shume dakort me Makutin.
    Ne Shqiperi duhen edhe shume vjet, qe te pastrohet, te kullohet nga mentalitet e mbrapshta te se kaluares.
    Ka shume rendesi qe te triumfoje demokracia, e cila forcohet ne cdo zgjedhje. Prandaj edhe zgjedhjet e rradhes kane nje rendesi jetike per te ardhmen tone.

    Per sa i perket ekonomise , mendoj se ne Shqiptaret duhet te shfrytezojme sa me mire burimet tona ekonomike te vendit, te cilat duhet t`a pranojme i kemi me pikatore.Projekti AMBO do te ishte nje realizim madhor per ne. Sot degjova tek TOPCHANNEL se ambientalistet jane kunder.
    Ne si vend nuk kemi pasuri, tip nafte apo kushedi cfare tjeter, prandaj duhet te pranojme cfaredo investimi te huaj .Se i huaji investon ku ka interes, prandaj edhe neve nuk duhet te bejme naze.
    Bile edhe ai investimi italian per fabriken e djegjes se plerave , i cili u refuzua nga ne, me duket nje humbje e madhe.

  4. #4

    Duhet kohe

    Ne vitin 1991 po beja bisede me nje plak te cilin nga qe ishte shume i mencur,bashkefshataret e tij i thonin budalla.
    Nder te tjera me tha:"Me ne fund po iken komunizmi por do te kete shume probleme".
    "Cfare problemesh i thashe?"
    "Degjo" me tha,"ekonomia do te ngrihet shume shpejt por rrenimi moral e shpirteror do kohe te riperterihet se nese komunisteve ju nevojiten 50 vite per t'a rrenuar,ju do ju duhen 50 vite per t'a ndertuar".
    Ne te edukuar me frymen ateiste pak e dinim se cfare do te thoshte se shqiptaret me shume se ekonomikisht ishin rrenuar shpirterisht dhe moralisht.
    Sot qe kane kaluar gjithe keto vite e ai plak nuk jeton me,mua me vijne nder mend fjalet e tij.
    Kur thuhet se nje demokraci ka shtetin ligjor dhe ekonomine e tregut te lire te cilat duhet te ecin paralel me njera-tjetren athere duhet kuptuar se krahas ketyre dy shtyllave duhet dhe nje shtylle e trete ajo e ringjalljes shpirterore dhe morale.
    Pra pa nje ecje te tyre paralele zor se do te kemi nje zhvillim te shpejte kombetar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Plan konkret:

    Ndertoni impiante per perpunimin e ujrave te zeza qe mos derdhen ne det. Detet e liqenet pastrohen, e shendeti i njerezve dhe i peshqve (ushqim) permiresohet. Nga perpunimi i ujrave te zeza mund te prodhohen plehra kimike qe perdoren ne bujqesi te rritin pjellorine e tokes. Nqs cmimet e ketyre plehrave kimike jane me te uleta se ato qe importohen atehere fshataret mund te ulin dhe cmimin e produkteve qe shesin.

    Problemi eshte Shqiperia ka shum monopole te huaja, te cilet bejne cdo gje te mundur ta mbajn tregun e kontrolluar. Plani i mesiperm nuk do punonte, nqs arrinte nje cek (ose para e that, skan problem ata) i majme ne zyren e qeveritareve perkates nga ata te cilet sot importojne plehrat kimike.

    KJO DOMETHEN, I VETMI PLAN REALISTIK PER SHQIPERINE SOT, ESHTE TE VAZHDOJE EMISIONI FIKS FARE QE TI TURPEROJE NE TELEVIZOR TE GJITH TE KORRUPTUARIT E ATIJ VENDI. NDRYSHE NUK VEN MEND ATA KRIMBAT E SHOQERISE. RROFT FIKS-FARE.

    Pershendetje o popull i vuajtur.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kur t'i vine trute ne koke miletit se cfare jane, e kujt komuniteti i perkasin, qofte ky joshqiptar atehere do kemi zhvillime, ne te kundert do kemi auu viuu te tipit minoritete, te tipit lavazho truri matane kufijeve, e lloj lloj.

    Pa ndergjegjezim e pa identitet nuk ja vlen te behen plane.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Nuk eshte dhe aq e veshtir te zhvillohet shqiperia sepse ka nje pozicion te mir ne rajon, por arsyeja kryesore qe ka mbetur ne vend jan monopolet qe kan ven disa firma mafioze dhe qe mbrohen nga qeveria keqberse socialiste. monopoli e vdes ekonomin. Impjantet duhet te ngrihen dhe do te ishin me fitim nese fermeret do ta blinin uren e prodhuar nga keto uzina por puna eshte se tokat jane ndar e copetuar ne ate menyr me hektar dhe dynym qe nuk lejojn asnje lloj industrie te rend ne bujqsi. zgjidhja eshte qe fshataret ta japin token me koncesion.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Me duket se problemi po kapet nga bishti ketu. Po akuzohen per mbajtjen peng te shqiperise disa monopole qe kane lulezuar keto vitet e fundit, a thua e perpara kohes se monopoleve Shqiperia ishe nje vend i zhvilluar e i begate. Keto janejustifikime per ta nxjerre veten te palare. Problemi yne eshte me i thelle. Problemi yne jemi vet ne, ne shqiptaret me kapadaillekun tone, me pertacine tone biblike, me deshiren per ti shmangur pergjegjesite nga vetja, ne qe kemi percmimin me te madh per ligjin, ne qe per gjithcka i sajojme vet ne moment ligjet si te na vije permbare, ne qe kemi 15 vjet qe votojme te njejtet politikane dhe serisht do votojme per ta kete vere, ne qe megjihese kemi degjuar deshiren e Sali Berishes per tu rizgjedhur kryeminister dhe te Fatos Nanos per te ruajtur karrigen vazhdojme bejme tifozllek, ne vend qe te cohemi e te bejme gjemen derisa keta te pacipe te marrin arratine, jemi ne fajtore qe ankohemi per monopole kur ne kohen kur keto u krijuan skemi nxjerre asnje ankese, ne qe jemi gati te harrojme cdo kritike nese keto monopole na punesojne, jemi ne qe ankohemi kunder korrupsionit por jemi gati te pranojme nje post ne dogane ku mund te vjedhim, ne qe ankohemi per korrupsion por jemi gati ti japim policit 5 mije leke per te mos na ven nje gjobe prej 50000 leke kur futemi me te kuqe, ne qe qahemi per mungese dritash dhe nuk paguajme energjine, ne qe qahemi per padrejtesite shteterore dhe ndrkohe paguajme miliona per te futur femijte tane ne Universitete, ne qe paguajme miliona qe femija jone t shmange sherbimin ushtarak, ne qe bejme njeqind lloj lidhje uji e korenti per ti rene qylit, ne qe mburremi si nacionaliste nderkohe qe lokalet tona bucojne nga muzika greke e turke, ne qe ndrrojme emrat pa pike turpi sipas interesit, ne qe nuk kemi integritet njerezor por brohorasim per cdo lider qe vjen ne shqiperi si te ishte mesia, ne qe nuk respektojme kurre rradhe por hipim ne autobus pa zbritur te tjeret me pare, ne qe nburremi per zakonet tona shekullore por i kemi nisur motrat tona neper semaforet e Evropes, ne qe akoma vritemi per gjakmarrje, akoma bejme thashethem ne 95% te dites e pune ne 5%, ne qe i plasim fishekzjarrin ne fytyre nje te panjohuri per vit te ri, ne qe duam paster shtepine tone por i hedhim plehrat nga ballkoni tek bahcja e komshiut, ne qe nuk njohim fjalen LIGJ, ne qe i rrahim motrat tona per ceshtje nderi por se kemi per turp ti perdhunojme motren nje tjetri, ne ne ne..........

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Ka vetem nje rruge zhvillimi:

    Edukimi dhe arsimimi i brezave te rinj te shqiptareve, pasi brezat e vjeter jane tashme breza te djegur. Ata shqiptare qe besojne se integrimi ne BE eshte aspirata e shqiptareve, bejne mire qe te lexojne me shume histori dhe ca me shume rilindasit tane kombetare. Aspirata e shqiptareve asnjehere nuk ka qene "integrimi evropian", por jeta ne paqe e liri si nje popull e nje komb. Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane nevoje per integrim evropian qe te ndihen evropiane, pasi ne jetojme ne ate pjese te Evropes ku ka lindur qyteterimi greko-romak qe ka perfaqesua pjesa perparimtare e botes.

    Prandaj arsimimi dhe njohja e historise jane rruget e vetme qe garantojne nje te ardhme me te mire per shqiptaret, pasi mbi te gjitha, zgjidhin nje prej krizave me te medha ne identitetin shqiptar, kush jemi, nga kemi ardhur, ne menyre qe te kuptojme se ku duhet te shkojme ne te ardhmen.

    Problemet e shoqerise shqiptare jane shume te thella dhe Shqiperia ka nevoje per shqiptare qe kane fjale pak e pune shume.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Jam dakort me mendimin e Albos ka shume te drejt.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •