Derguar me: 07/05/2007
• Ilia Xhokaxhi, piktor dhe skenograf i njohur, edhe ndare nga jeta nė moshėn 59 vjeēare, pas njė hemoragjie cerebrale. Xhokaxhi, njė artist me njė aktivitet te pasur nė gjininė e pikturės dhe nė atė tė skenografisė ishte shtruar disa ditė mė parė nė njė nga spitalet e kryeqytetit, nė njė gjėndje tė rėndė shėndetėsore, tė cilėn nuk mundi ta pėrballonte dot.
Nderkaq personalite te larta te shtetit, artiste, miq dhe te aferm bene homazhe prane trupit te pajete te vendosur ne hollin e Galerise Kombetare te Arteve. Ilia Xhokaxhi lindi nė 28 Korrik 1948 nė Tiranė Ai u diplomua nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė nė vitin 1973. Xhokaxhi ka punuar nė Radio Televizionin Shqiptar si skenograf , si dhe nė "Alba Film Studio" ku ka realizuar 27 filma artistike me regjisorėt mė tė njohur tė kohės.
Ndėr kėto filma pėrmenden "Shėmbja e idhujve", "Mėsonjtorja", "Njė emėr midis njerėzve", "Gjeneral Gramafon", "Pėrballimi", "Dollia e dasmės sime", " Prilli i thyer", "Pas vdekjes", "Vrasje nė gjueti", "Nekrologji", "Vitet e pritjes", etj. Ai ėshtė nderuar me shumė ēmime tė para si skenograf dhe kostumograf. Xhokaxhi ka qėnė pjesmarės nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Filmit nė Venecia si piktor me filmin "Funeral Bizness" si dhe fitues i Kupės sė festivalit tė XI tė Filmit Shqiptar me Skenografine e Filmit “Dasma e Sakos”. Ilia Xhokaxhi ka hapur njė seri ekspozitash si brenda ashtu dhe jashtė vendit. News24
Biografi artistike
EKSPERIENCA PROFESIONALE :
1973 - 1975 Skenograf dhe piktor nė Radio - Televizionin Shqiptar
1975 Skenograf dhe piktor filmi nė Kinostudion Shqipėria e Re
Ka marrė pjesė nė realizimin e 34 filmave artistikė dhe dokumentarė si dhe tė huaj. Disa prej tyre :
“Shembja e idhujve”
“Mėsonjėtorja”
“Njė emėr midis njerėzve”
“Dollia e dasmės sime”
“Prilli i thyer”
“Pas vdekjes”
“Vrasje nė gjueti”
“Nekrologji”
“Vitet e pritjes”
“Nata”
“Dasma e Sakos”
“Funeral biznes”
1991 - 1994 Pedagog nė Akademinė e Lartė tė Arteve nė lėndėn e Pikturės .
1997 - 2000 Punon si pedagog nė lėndėn e Historisė sė Artit Botėror dhe Pikturės nė shkollėn private tė kishės Ortodokse “Frymė Dashurie”.
2004 Fillon punė nė Televizionin Publik Shqiptar.
KRIJIMTARIA :
Mars, 1991 - Ekspozitė personale nė Tiranė (Muzeu Historik).
Shtator, 1991 - Ekspozitė nė Ankara (Turqi), nė Muzeun Arkeologjik.
1992 - Ekspozitė personale nė Tiranė (Muzeu Historik).
Tetor, 1992 - Ekspozitė nė JANOSH GET GALERY, Manhattan, New York, SHBA.
1994 - Ekspozitė personale nė Tiranė, Galeria Kombėtare.
1995 - Fitues i Ēmimit tė Parė “World Concepts” Budapest, Hungari. Zhanri pikturė nė vaj me titull “SHPATĖ dhe HĖNĖ”.
1996 - Ekspozitė nė Slloveni, Lubjana “Novi Graniti”.
1997 - Pjesėmarrės nė ekspozitėn “Radio Tirana Fax” nė Molfeta, Bari, Itali
Dhjetor, 1997 - Ekspozitė me artistė tė tjerė nė T&G Gallery.
Shtator, 1998 - Ekspozitė nė Paris, Lucernere, Centes Nationale d’Art d’Dssei.
Dhjetor, 1998 - Ekspozitė e pėrbashkėt nė Tiranė, Shqiptaro - Italiane “Mesdheu njė horizont i pėrbashkėt kulturor”.
1999 - Ekspozitė e pėrbashkėt nė hollet e Ambasadės Shqiptare nė Paris.
Shtator, 2000 - Arkitekt dhe skenograf i skenes madheshtore ne Festivalin Folklorik Kombetar te Gjirokastres.
Nentor, 2000 - Ekspozitė personale “Benedictus” nė Galerinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė.
Dhjetor, 2000 - Skenograf i dekorit tė qendrės sė Tiranės pėr Festėn e Vitit tė Ri 2001 .
2001 - Pjesmarrės nė ekspozitėn “Onufri”
2002 - Skenograf i dramės “Njė njeri nė det”
Maj, 2002 - Arkitekt i FARIT SIMBOL nė qytetin e Sarandės.
Qershor, 2002 - Skenograf i baletit “Franceska da Rimini”.
Tetor, 2002 - Autor i Ekspozitės personale : MAKBETH, (Ky Kumbim Mitik Mbikohor) nė Galerinė Kombėtare tė Arteve.
Qershor, 2003 - Skenograf i baletit modern “Paradoksi i Jetės”.
Nėntor, 2003 - Skenograf i dy filmave tė rinj.
“Lule tė kuqe lule tė zeza”
“Women without Wings” (Gruaja pa krahė), film kanadez.
Maj, 2004 - Skenograf i operas “DHOMA” te Zhan Pol Sartrit.
Tetor, 2004 - Autor i ekspozitės personale : BLASFEM (i kamės sė thyer) nė Galerinė Kombėtare tė Arteve.
Janar, 2005 - Skenograf i dramės “BALLKAN EKSPRES”.
Dhjetor, 2005 - Skenograf i festivalit tė 44 tė RTSH.
Krijoni Kontakt