Koha Jone
E Premte, 18 Shkurt 2005
GJYKATA E LARTE DHE EDI RAMA, VARRMIHESIT E ESTRADES SE TIRANES
Nuk besojme se mund te gjendet keto dite nje dyshe personash, e cila ploteson njera-tjetren me strategji keqdashese me mire se ajo Rama-Kondi. I pari me heshtjen e mosperfilljen dhe i dyti me veprimin aspak te agrumentuar ligjerisht, po kthehen keto dite ne dyshen varrmihese per Teatrin e Estrades, pra po i gatisin fundin. I cili ne fakt dukej se kishte mberritur ngadale me mungese investimesh, rrenim godine dhe zbehje aktiviteti per institucionin publik qe duhej te ishte me vitali ne kryeqytet per nga lloji i veprimtarise qe ushtron. Teatri i Estrades qe per vite me radhe ka dhuruar shfaqje te mrekulleshme ndaj publikut tiranas, prej vitesh po ndien qendrimin e ftohte dhe mosperfilles te Bashkise se Tiranes. Kjo e fundit duket se pas nje pakti te fshehte me ish-pronaret e godines se pallatit "Ali Kelmendi", nuk mund te kishte nje sjellje tjeter ndaj institucionit qe kishte ne varesi. Heshtja totale ndaj problemit te kercenimit te godines se Teatrit te Estrades prej ish-pronareve e mospritja asnjehere e artisteve lidhur me kete problem, ishin dy nga rruget qe Bashkia perdori per te mos dale kunder ish-pronareve dhe pretendimit te tyre. Nga ana tjeter, nje "mbrojtje" ne gjykate, asnjehere e fituar gjate 7-8 viteve prej Bashkise se Tiranes, te le te dyshosh se kjo "beteje" e nisur prej ish-pronareve nuk ka ndeshur ne kundershtare te forte. Dhe kur kundershtaret nuk jane te tille, beteja eshte me e lehte te fitohet edhe ne Gjykaten e Larte. Aty ku kryetari Thimio Kondi do te kete nje argument me teper per t'u dhene te drejte ne menyre te paligjshme ish-pronareve te Teatrit te Estrades.Edhe pse ligji 9235 parashikon: "Nuk u kthehen pronareve pronat e paluajshme qe u sherbejne interesave publike, ruajtjes se mjedisit, shendetit, kultures, arsimit publik e edukimit parashkollor", Kondi ligjeroi kthimin e prones tek ish-pronari. Megjithese, sipas ligjit te cituar me lart, ekziston forma e kompensimit dhe jo e kthimit. Duke u nisur nga ky ligj, lind e drejta e artisteve per te mbrojtur Teatrin e tyre te Estrades, se ai eshte institucion i rendesishem.
Por si mund te mbrohen te pambrojturit? Me nje kryetar bashkie qe as i pret ne takim kur bie fjala per ceshtjen e godines? Apo me nje kryetar Gjykate te Larte qe u jep te drejte atyre qe nuk e kane ate? Apo qe u kthen pronen atyre qe meritojne vetem kompensim?
Kush duhet te pergjigjet per kete shkelje qe po behet hapur ne mes te dites nga kjo dyshe, e cila nga dita ne dite po hap varrin e madh te Teatrit te Estrades? Tashme jane bere vite qe artistet kane kundershtuar me te gjitha menyrat, por ata nuk i degjon me askush. Ndersa vendimet e paqena te Gjykates se Larte merren si te mireqena. Dhe heshtja e Bashkise se Tiranes nuk komentohet nga askush. Kryetari i Bashkise, Edi Rama, parapelqen te dale te flase ne konference shtypi dhe t'i beje publicitet nje autobusi linje qe do te vere ne dispozicion te pensionisteve, sesa te flase per dhjetera artiste qe mbeten ne rruge dhe nje varr te hapur per Teatrin e Estrades se Tiranes.
Krijoni Kontakt